HISTORIA E TĖ ZOTĖVE TĖ ELEFANTIT
© dielli.net, Historitė mė tė bukura kur’anore
20.05.2007


Sulmi i tufės sė zogjve Ababil





Nė vitin 535 tė erės sonė, Ebreha nga Abisinia, qė ishte sundimtar i Jemenit, u shkėput nga Perandoria e Abisinisė dhe u bė i pavarur nga ajo.

Ebreha e quante veten perandor. Ai dėshironte tė zgjeronte hapėsirėn e vendit tė tij nėpėrmjet pushtimeve tė vendeve tė tjera.

Nė atė periudhė ekzistonte njė konflikt i ashpėr midis Perandorisė Perse dhe Perandorisė Romake.

Romakėt e pėrkrahėn Ebrehan dhe e inkurajuan qė tė fitonte pavarėsinė. Nė kėtė mėnyrė, ata i forcuan edhe mė tepėr lidhjet e tyre me tė. Ndėrsa persėt, nga ana tjetėr, mbėshtesnin tė krishterėt qė kundėrshtonin sundimin e Ebrehas. Persėt po ashtu mbėshtesnin edhe ēifutėt qė jetonin nė Jemen.

Ēifutėt, nga ana e tyre, mbėshtesnin abisinasit qė synonin tė pushtonin Jemenin. Ata provokuan Dhu Nuasin tė keqtrajtonte tė krishterėt e Nexhranit, kėshtu qė abisinasit shkuan nė Jemen dhe e pushtuan atė.



El-Kalis


Ebreha mendonte se ai mund tė hynte nė Hixhaz e tė kontrollonte territorin e linjės sė rrugėve tė tregtisė. Nė kėtė mėnyrė ai do tė kishte mundėsi tė komunikonte me Perandorinė Romake.

Romakėt e inkurajuan Ebrehan tė arrinte kėtė qėllim, pasi kjo do t’u mundėsonte ndikimin qė kishin nė territoret fqinje tė Perandorisė Perse.

Kėshtu romakėt dėrguan predikues qė tė pėrhapnin Krishtėrimin nė ato territore. Ebreha nga Abisinia mendoi tė ndėrtonte kishėn mė tė madhe tė atij rajoni, pasi donte t’i pengonte arabėt nga kryerja e Haxhit nė Qabe dhe t’i konvertonte ata nė kristianė.

Pasi pėrfundoi ndėrtimi i kishės mė tė madhe, Ebreha i ftoi arabėt ta vizitonin dhe ta shihnin atė. Por karvanet tregtare arabe ngulmuan qė tė vazhdonin rrugėn e tyre drejt Qabes sė shenjtė.

Ebreha nga Abisinia vendosi ta shkatėrrojė Qaben dhe pėr kėtė ai formoi njė ushtri tė madhe dhe pėrgatiti njė elefant afrikan tė stėrvitur mė sė miri, me qėllim qė ta forconte edhe mė tepėr kėtė ushtri.

Ebreha u vu nė krye tė ushtrisė sė tij dhe u largua nga Sana’a-ja.

Disa fise arabe u pėrpoqėn ta pengonin dhe ngadalėsonin pėrparimin e ushtrisė sė Ebrehas, por ai arriti t’i mposhtė ata dhe tė vazhdojė kėshtu drejt Mekės pėr ta pushtuar atė dhe shkatėrruar Qaben.

Ushtria abisinase pushtonte tė gjitha zonat nėpėr tė cilat kalonte. Kur ushtria arriti pranė Mekės, gjeti devetė e Abdul Mutalib bin Hashimit dhe i mori ato.

Banorėt e Mekės dėgjuan pėr lajmin e ekspeditės ushtarake, kėshtu qė u larguan nga qyteti e u drejtuan nė majat e maleve aty rrotull. Nė qytet nuk mbeti asnjė banor, pėrveē Abdul Mutalibit, gjyshit tė Profetit tonė Muhamed (a.s).



Zoti do ta mbrojė shtėpinė e Tij


Abdul Mutalibi, zotėriu i Mekės, i kėshilloi njerėzit qė tė largoheshin nga qyteti nė mėnyrė qė tė ishin tė sigurtė nga ushtarėt abisinas.

Abdul Mutalibi ishte njė figurė e shquar. Ai ishte njeriu qė kishte gėrmuar pusin e Zemzemit nė vitin 540 tė erės sonė. Atė e respektonin tė gjithė dhe e mbėshtesnin udhėheqjen e tij.

Abdul Mutalibi shkoi tek Qabja dhe iu lut Allahut tė Madhėruar qė ta mbronte shtėpinė e Tij. Abdul Mutalibi u lut me kėto fjalė: “O Zot, njeriu e mbron shtėpinė e Tij, ndaj mbroje shtėpinė Tėnde nga sulmi i abisinasve!”

Trupat e abisinasve mbėrritėn nė rrethinat e Mekės dhe ngritėn ēadrat e tyre atje. Qė aty ata u pėrgatitėn pėr tė sulmuar Qaben.

Ebreha pyeti dikė nga njerėzit e tij: “Cili ėshtė udhėheqėsi i Mekės?”. Personi iu pėrgjigj: “Udhėheqėsi i Mekės ėshtė njė burrė i moshuar me emrin Abdul Mutalib, i cili rrjedh nga bijtė e Ibrahimit.”

Ebreha kėrkoi qė ta takonte Abdul Mutalibin dhe pėr kėtė urdhėroi njė njeri nga Himjari qė tė shkonte tek ai. Ai shkoi tek Abdul Mutalibi dhe e lajmėroi: “Mbreti ka thėnė qė nuk ka ardhur t’ju shpallė luftė. Ai thotė se ka ardhur vetėm tė shkatėrrojė Qaben. Nėse nuk do t’i bėni rezistencė ushtarėve tė tij, ne nuk do t’i sulmojmė njerėzit e Mekės.”

Lidhur me kėtė, Abdul Mutalibi iu pėrgjigj: “Edhe ne nuk duam t’ju shpallim luftė dhe nuk jemi nė gjendje t’i bėjmė ballė ushtrisė abisinase.”

Mė pas, duke iu referuar Qabes, Abdul Mutalibi tha: “Ajo ėshtė shtėpia e shenjtė e Zotit dhe e njeriut tė Tij tė dashur, Ibrahimit. Vetėm Allahu ka fuqinė pėr ta mbrojtur shtėpinė e Tij. Ne nuk kemi ushtri.”

Pastaj Himjari i tha: “Nėse ju nuk keni ndėrmend tė na shpallni luftė, atėherė eja me mua pasi mbreti kėrkon tė tė takojė.” Kėshtu Abdul Mutalibi shkoi nė Mekė pėr tė takuar Ebrehėn.

Ebreha ishte ulur mbi fronin e tij mbretėror nė njė tendė tė shtruar me tapetė tė kushtueshėm. Kur e pa Abdul Mutalibin, ai u ngrit nė kėmbė dhe e priti me ngrohtėsi. Mė pas ai e uli mbi fronin e tij mbretėror dhe i tha: “Qėllimi ynė i vetėm ėshtė qė tė shkatėrrojėm Qaben.”

Pastaj Ebreha iu drejtua pėrkthyesit: “Pyete Abdul Mutalibin pėr nevojat qė ka.”

Abdul Mutalibi iu pėrgjigj: “Ushtria mė ka marrė 200 devetė e mia, tė lutem urdhėroji ata qė tė m’i kthejnė pėrsėri.”

Kur Ebreha e dėgjoi kėtė nga goja e pėrkthyesit ai pa me habi nga Abdul Mutalibi dhe tha: “Kur tė pashė, tė respektova. Kur ti the fjalėn tėnde unė u distancova nga ty. Pse mė kėrkon qė tė tė kthej devetė e tua dhe nuk mė kėrkon tė largohem nga Shtėpia qė ti dhe baballarėt e tu e doni kaq shumė?”

Abdul Mutalibi vėshtroi Ebrehan dhe iu pėrgjigj: “Unė mbroj devetė e mia dhe Zoti im mbron Shtėpinė e Tij!”

Ebreha ia ktheu me tallje: “Unė nuk mendoj ashtu.”

Abdul Mutalibi, me besim tė fortė, iu pėrgjigj: “Ta shohim!”

Fjalėt e Abdul Mutalibit e mėrzitėn Ebrehan, kėshtu qė ai i dha fund bisedės me tė.

Kėshtu, Abdul Mutalibi u kthye nė Qabe dhe kur mbėrriti nė dyert e Qabes sė Shenjtė shtrėngoi fort njė nga unazat qė varej nga copa qė e mbėshtillte atė e me lot nė sy u lut: “O Zoti im, njeriu mbron shtėpinė e tij nga sulmet, kėshtu qė mbroje dhe Ti shtėpinė Tėnde nga ky sulm.”



Sulmi


Nė orėt e para tė atij mėngjesi ushtria abisinase e vendosi elefantin e bardhė nė krye tė saj dhe nisi rrugėn drejt Qabes pėr ta shkatėrruar.

Ebreha qėndroi te kodrat dhe ndiqte ushtrinė e tij qė pėrparonte pėr tė shkatėrruar Qaben, tė cilėn arabėt e donin aq shumė.

Ebreha u kishte thėnė ushtarėve tė tij: “Lejojini elefantit qė tė shkundė muret e Qabes dhe mė pas shkatėrrojini ato me shpatat dhe shtizat tuaja.”

Banorėt e Mekės qėndruan nė majat e maleve dhe po ndiqnin ēfarė do tė ndodhte nė luginė.

Ata shihnin me keqardhje Shtėpinė qė kishte ndėrtuar Ibrahimi.

Tregtarėt e Mekės ishin gjithashtu tė shqetėsuar, pasi frikėsoheshin pėr interesat e tyre personale, duke qenė se Meka ishte njė qendėr e rėndėsishme tregtare.

Abdullahu, i biri i Abdul Mutalibit i cili kishte shkuar nė Siri, e kishte lėnė bashkėshorten e tij nė shtėpinė e Abdul Mutalibit. Ajo qėndronte sė bashku me banorėt e tjerė nė majėn e njė mali dhe po mendonte pėr fėmijėn e bekuar qė kishte nė bark.



Elefanti nuk bindet


Kur elefanti iu afrua Qabes, ai ndaloi dhe nuk iu bind atij qė po e drejtonte.

Njeriu qė drejtonte elefantin e fshikulloi me kamxhik nė kurriz, por tė gjitha pėrpjekjet e tij ishin tė padobishme pasi elefanti filloi tė tėrhiqej.

Ebreha, udhėheqėsi i ushtrisė, u habit nga mėnyra e sjelljes sė elefantit i cili refuzonte tė pėrparonte drejt Qabes dhe bėrtiti gjithė tėrbim.

Personi qė kishte drejtimin e elefantit bėri ē’ishte e mundur pėr ta detyruar elefantin qė tė pėrparonte drejt Qabes, por elefanti nuk bėri as edhe mė tė voglin hap pėrpara.

Ndėrkohė ndodhi diēka e mrekullueshme. Elefanti u gjunjėzua dhe kėshtu qė puna e personit qė po e drejtonte u bė edhe mė e vėshtirė. Elefanti pėrfundimisht nuk iu bind drejtuesit tė tij, i cili tashmė ishte i pafuqishėm pėr ta kontrolluar.

Nėse nė zemrėn e Ebrehas do tė ekzistonte njė grimcė besimi, ai do t’i bėnte pyetje vetes: “Pėrse elefanti refuzon tė ecė pėrpara nė drejtim tė Qabes me gjithė kėtė fshikullim?”

Megjithatė, Ebreha ishte kryeneē. Ai nuk mendonte pėr gjė tjetėr vetėm pėr ambiciet e tij personale.



Sulmi me gurė tė skėterrės sė Xhehenemit


Paprtiur, diēka e ngjashme me re tė zeza u shfaqėn nė horizont. Ato nuk ishin re, ato ishin tufa zogjsh qė quheshin Ebabil, tė cilėt mbanin nė sqepat e tyre gurė tė vegjėl prej zjarri.

Zogjtė u sulėn mbi ushtrinė abisinase dhe i goditėn ata me gurėt qė mbanin nė sqepa. Pasi largohej njė tufė prej tyre, ushtrinė e sulmonte njė tufė tjetėr dhe kėshtu ushtarėt e panė veten nė njė kaos tė tillė qė s’dinin ēfarė tė bėnin. Ata u rrėzuan tė gjithė nė tokė si miza.

Abdul Mutalibi, i cili po shikonte se ēfarė po ndodhte, ishte i mbushur me pėrulėsi dhe besimi i pasqyrohej dhe nė sy. Ai tha me vete: “Ja, kjo ėshtė fuqia e Allahut!”

Ebreha e goditi me kamxhik kalin e tij dhe tentoi tė largohej, por zogjtė e ndoqėn dhe e sulmuan me gurėt e tyre prej zjarri.

Ebreha me kalin e tij arriti deri nė kryeqytetin Sana’a, por u rrėzua nga kali nė hyrje tė qytetit. Sytė e tij ishin plot tmerr e llahtar.



Si byk i ngrėnė


Abdul Mutalibi u kthye tek Qabja dhe kontrolloi me imtėsi zonėn pėrreth saj, e cila ishte kthyer nė njė fushė beteje e mbushur me trupa tė djegur, qė ngjasonin si byk i ngrėnė.



Lindja e diellit


Abdul Mutalibi u dha lajmin e mirė banorėve tė Mekės: “Allahu i shkatėrroi agresorėt dhe e shpėtoi Qaben prej tyre.” Pasi u dha lajmin e mirė banorėve tė Mekės, njė njeri erdhi dhe e lajmėroi se kishte lindur njė djalė i bekuar. Burri i tha: “Emina ka lindur njė djalė.”

Abdul Mutalibi ishte shumė i gėzuar dhe fytyra e tij ishte plot lumturi, pasi Zoti e kishte mbrojtur shtėpinė e Tij dhe Emina kishte lindur njė djalė tė bekuar.

Abdul Mutalibi e mori nipin nė krah dhe tha: “Unė i kam dhėnė atij emrin Muhamed.”

Njerėzit u habitėn dhe thanė: “Pse i ke dhėnė kėtė emėr?”

Abdul Mutalibi iu pėrgjigj: “E kam quajtur me kėtė emėr, pasi dua qė tė jetė i lavdėruar nė qiell dhe nė tokė.”



Viti i Elefantit


Njerėzit e Mekės u kthyen nė shtėpitė e tyre dhe ishin tepėr tė gėzuar. Ndėrsa Abdul Mutalibi shkoi te Qabja pėr ta pastruar nga papastėritė e agresorėve.

Lajmi i kėsaj ngjarjeje u pėrhap tek fiset arabe dhe respekti i tyre pėr Qaben u rrit edhe mė shumė.

Njerėzit e quajtėn atė vit “Viti i elefantit” dhe Profeti ynė, Muhamedi (a.s.), lindi po nė atė vit.

Kur Profeti arriti moshėn dyzetvjeēare, engjėlli Xhebrail shkoi tek ai e i dha lajmin e mirė tė Shpalljes. Kapitulli i Kur’anit qė titullohet “Fil” (Elefanti) ishte nga suret e para qė i kujtonte banorėt e Mekės pėr vitin e elafantit. Nė tė thuhet: “Vallė, a nuk ke dėgjuar ti se si bėri Zoti yt me njerėzit e elefantit? A nuk ua prishi atyre kurthin, duke dėrguar kundėr atyre tufa zogjsh, tė cilėt i gjuajtėn me gurė prej baltės sė pjekur? Dhe kėshtu, i bėri si byk i ngrėnė”.     


Hanifėt (Pasuesit e fesė sė pastėr)


Abdul Mutalibi besonte nė fenė e Hanifėve, qė ishte feja e stėrgjyshit tė tij Ibrahimit (a.s.), njeriut tė dashur tek Zoti.

Kur Allahu i Madhėruar e shpėtoi Qaben nga sulmi i abisinasve, njerėzit e kuptuan pozitėn e lartė qė kishte Abdul Mutalibi te Zoti.

Abdul Mutalibi nuk iu lut idhujve qė ta shpėtonin Qaben, por iu lut Allahut tė Madhėruar pėr ta ruajtur atė.

Kėshtu, Allahu i Madhėruar iu pėrgjigj lutjeve tė Abdul Mutalibit e i shkatėrroi agresorėt e Qabes.



Tregtia


Meka u kthye nė njė qendėr tė rėndėsishme tregtare. Karvanėt e tregtarėve Kurejshitė shkonin gjatė verės nė Siri dhe gjatė dimrit nė Jemen.

Tregtarėt Kurejshitė ishin tė mbrojtur nga sulmet e fiseve, pasi tė gjithė arabėt e pėrshkonin rrugėn pėr nė Qabe.

Kur Allahu e caktoi Muhamedin (a.s.) si profet, Ai u kujtoi Kurejshitėve nderin qė u bėri kur e shpėtoi Qaben nga sulmet e agresorėve dhe shkatėrrimi. Po ashtu, Ai u kujtoi atyre faktin qė ata ishin tė sigurt nga sulmet e fiseve tė tjera gjatė udhėtimeve tė tyre me karvanet pėr tregti nė dimėr dhe verė.

Nė lidhje me kėtė, Allahu ka thėnė: “(Shkatėrrimin e njerėzve tė elefantit Allahu e bėri) pėr tė mbrojtur fisin Kurejsh, pėr t’i mbrojtur ata nė udhėtimin qė bėjnė dimėr e verė. Prandaj le tė adhurojnė Zotin e kėsaj Shtėpie (Qabes), i Cili i ushqen ata nė ditė urie dhe i siguron nė ditė frike”.

Sot Qabeja ėshtė kthyer nė simbolin e njėsimit tė Zotit dhe bashkimit tė muslimanėve nė tė gjithė botėn.

Gjatė kryerjes sė lutjeve ditore, ne duhet tė kemi ndėrmend Qaben, Shtėpinė e Shenjtė tė Zotit, shtėpinė qė ndėrtoi Ibrahimi sė bashku me Ismailin.

Ne duhet ta dimė se Qabeja ėshtė simboli i fuqisė dhe i lavdisė sonė.

Qabeja ėshtė perla e Islamit.

Qabeja ėshtė bėrthama e botės muslimane dhe kibla (drejtimi) i tė gjithė muslimanėve kudo qė ndodhen.


Vallė, a nuk ke dėgjuar ti se si bėri Zoti yt me njerėzit e elefantit?
A nuk ua prishi atyre kurthin,
duke dėrguar kundėr atyre tufa zogjsh,
tė cilėt i gjuajtėn me gurė prej baltės sė pjekur?
Dhe kėshtu, i bėri si byk i ngrėnė.”

(Kur’an, 105: 1-5)


© dielli.net/div>
copyright © dielli.net. All rights reserved.
Tekstet e prezentuara domosdoshmërisht nuk përfaqësojnë politikën e redaksisë të dielli.net!