Duaaja e sė shtunės
Bismilahir-Rahmanir-Rahim
1 'Bismilah',
fjala e atyre qė kapen fort pas Tij,
ligjėrimi i atyre qė kėrkojnė mbrojtjen e Tij!
Synoj strehim tek Allahu (i tejlartėsuar ėshtė) nga
padrejtėsia e zullumqarėve,
dinakėria e lakmiqarėve,
dhe shtypja e keqbėrėsve,
dhe e lavdėroj pėrtej lavdėrimit tė lavdėruesve!
2 O Allah,
Ti je Ai qė nuk ka shok,
dhe Mbreti pa u patur bėrė sovran;
askush sTė kundėrvihet dot nė vendimin Tėnd
e askush nuk Tė kundėrshton nė sundimin Tėnd!
3 Tė kėrkoj ta
bekosh Muhammedin dhe Pasardhjen e tij,
shėrbėtorin dhe tė dėrguarin Tėnd,
fymėzomė me falėnderim pėr favoret e Tua
qė do mė ēojė te kufiri i skajshėm i kėnaqėsisė Tėnde tė mirė,
ndihmomė me butėsinė e vetmisė Tėnde qė tė Tė bindem,
tė kapem fort pas adhurimit Tėnd
e ta meritoj shpėrblimin Tėnd,
mėshiromė,
pengomė nga mosbindja ndaj Teje
pėr sa kohė tė mė mbash gjallė,
mė jep sukses nė atė qė kam dobi
pėr sa kohė tė mė ruash,
zgjeroma kraharorin me Librin Tėnd,
lehtėsoma barrėn pėrmes recitimit tė tij,
dhuromė shėndet nė dinin e shpirtin tim,
mos mi shkėput tė afėrmit intimė,
dhe plotėsoje mirėsinė Tėnde nė ēmė ka mbetur prej jetės,
ashtu siē ke treguar mirėsi
nė ēka kaluar prej saj!
O Mė i Mėshirshmi i mėshiruesve!
Duaaja e sė dielės
Bismilahir-Rahmanir-Rahim
1 Nė Emėr tė Allahut,
nga i Cili shpresoj veēse begati,
dhe prej tė Cilit druaj veēse drejtėsi!
I mbėshtetem fjalės sė Tij,
dhe kapem fort pas litarit tė Tij!
2 Tek Ti e kėrkoj mbrojtjen
- O Zotėrues i faljes dhe kėnaqėsisė sė mirė -
nga e gabuara dhe armiqėsia,
ndryshimet e kohės dhe rishfaqja e pikėllimeve,
nga goditja e belave,
dhe kalimi i afatit tim
para pregatitjes dhe gatishmėrisė.
3 Prej Teje kėrkoj udhėrrėfim
nė atė qė ka drejtudhėzim e mbarėsi.
4 Nga Ti kėrkoj ndihmė
nė ēfarė lidhet me suksesin dhe pėrgjigjen e favorshme.
5 Ty Tė pėrgjėrohem
pėr rrobėn e mirėqenies
dhe plotėsimin e saj
pėr petkun e shėndetit
dhe pėrhershmėrinė e tij.
Kėrkoj strehim tek Ti, o Zoti im,
nga cytjet e shejtanėve,
dhe mbrojtje tek Sovraniteti Yt
nga zullumi i sovranėve.
Ndaj, pranomi lutjet dhe agjėrimet e shkuara
e bėma tė nesėrmen dhe ēi vijon
mė tė mirė se tė tashmen e tė sotmen!
Lartėsomė nė fisin dhe popullin tim
e mė mbro nė ecjen dhe gjumin tim!
Se Ti je {Allahu, Mbrojtėsi mė i Mirė}
dhe Ti je {Mė i Mėshirshmi i mėshiruesve}.
6 O Allah,
i lirė jam para Teje
nė kėtė ditė timen
dhe nė tė gjitha tė dielat qė i vijojnė
nga tė shoqėruarit e tė tjerėve me Ty e nga kufri,
dhe Ta kushtoj sinqerisht lutjen,
tek i drejtohem pėrgjigjes Tėnde.
7 Ndaj bekoje Muhammedin dhe Pasardhjen e Muhammedit,
mė tė mirėt e krijimit Tėnd,
thirrėsit kah e vėrteta Jote,
lartėsomė me lartėsimin Tėnd,
qė kurrė nuk i nėnshtrohet humbjes,
mė mbro me syrin Tėnd,
qė nuk flė kurrė,
dhe vulosmi
punėt duke mė shkėputur nga gjithēka veē Teje
dhe jetėn me falje!
Ska dyshim se Ti je Falėsi,
Gjithmėshiruesi!
Duaaja e sė hėnės
Bismilahir-Rahmanir-Rahim
1 Lavdėrimi i takon Allahut,
qė si lejoi kujt tė dėshmonte
kur krijoi qiejt dhe tokėn,
e qė nuk mori ndihmės
kur bėri shpirtrat!
2 Ai nuk ka shok nė Hyjni
e as mbėshtetės nė Njėshmėri.
3 Gjuhėt heshtin para cakut tė pėrshkrimit Tėnd,
intelektet dėshtojnė para thelbit tė dijes sė Tij,
tiranėt gjunjėzohen nga tmerrimi i Tij,
fytyrat pėrulen nga frika e Tij,
dhe gjithēka e fuqishme
shpie tek fuqia e Tij!
4 Ndaj, pėr Ty ėshtė lavdėrimi,
rishtasi e pėrsėri, i mirėpeshuar,
pareshtur, me rregullsi!
5 Bekimet e Tija qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, pafundėsisht,
pėrshėndetja e Tij e pėrhershme, pėrjetėsisht!
6 O Allah, bėma
fillimin e kėsaj dite drejtėsishmėri,
mesin mbrothėsi,
dhe fundin sukses!
Kėrkoj strehė tek Ti
nga njė ditė qė e ka nisjen frikė,
mesin ankth,
e pėrfundimin dhimbje!
7 O Allah,
lus falje nga Ti
pėr ēdo betim qė jam betuar,
ēdo premtim qė jam premtuar,
dhe ēdo zotim qė jam zotuar
e qė pastaj se kam mbajtur pėr Ty.
8 Tė kėrkoj, pėr ankesat e shėrbėtorėve tė Tu ndaj meje:
Nė pastė ndonjė shėrbėtor nga shėrbėtorėt e Tu
ose shėrbėtore nga shėrbėtoret e Tuaja,
me ndonjė ankesė
ndaj meje pasi i kam hyrė nė hak nė lidhje me
veten,
namin,
pronėn,
gruan ose fėmijėn,
fjalė tė liga qė ia kam thėnė nė mungesė,
ndonjė detyrim mbi tė pėrmes animit,
tekės,
pėrbuzjes,
zellit,
kapardisjes,
fanatizmit,
qoftė mungues a i pranishėm,
i gjallė apo i vdekur,
ashtu qė dora ime ska arritur
dhe aftėsia ime ka qenė tepėr e ngushtė
pėr tia shlyer atij
ose pėrmbushur detyrimin,
9 Po Tė kėrkoj,
O Ai qė zotėron tė gjitha objektet e nevojės
- qė dhurohen nga vullneti i Tij
dhe nxitojnė te dėshira e Tij -
qė ta bekosh Muhammedin dhe Pasardhjen e Muhammedit,
ta bėsh tė kėnaqur me mua
nė mėnyrėn qė do Ti,
e mė jep mėshirė nga Ti!
Falja sTė pakon
e dhėnia sTė dėmton,
O Mė i Mėshirshmi i Mėshiruesve!
10 O Allah,
jepmė nė ēdo tė hėnė dy favore nga Ti:
lumturinė e tė bindurit Ty
nė fillim tė saj
dhe favorin e faljes Tėnde
nė mbarim tė saj!
O Ai qė ėshtė Zot
pėrveē tė Cilit askush tjetėr nuk i fal mėkatet!
Duaaja e sė martės
Bismilahir-Rahmanir-Rahim
1 Lavdėrimi i takon Allahut
- dhe lavdinė e ka hak, pasi e meriton -
njė lavdėrim i bollshėm!
2 Kėrkoj strehim nė Atė nga e keqja e nefsit tim,
{se pa dyshim, nefsi urdhėron pėr keq
pėrveē kur Zoti im ka mėshirė}.
3 Kėrkoj strehim tek Ai nga e keqja e Shejtanit
qė i shton gjynahe mėkatit tim.
4 Kėrkoj mbrojtjen me Atė nga ēdo tiran i lig,
sundimtar i padrejtė,
dhe armik zaptues.
5 O Allah,
mė vendos mes trupave tė Tu,
sepse {trupat e Tuaja janė ngadhėnjimtarėt},
vendosmė nė palėn Tėnde,
sepse {pala Jotė ėshtė fitimtarja}
dhe pėrfshimė me tė dashurit e Tu,
se pėr tė dashurit e Tu {nuk do tė ketė frikė,
e as pikėllim}.
6 O Allah,
rregullomė drejtė pėr fenė time,
sepse ajo ėshtė lidhja ruajtėse e punės sime,
rregulloma ahiretin tim,
se ai ėshtė vendi i qėndrimit tim tė pėrhershėm
dhe aty i shmangem fqinjėsisė sė tė ligėve!
Bėma jetėn rritje nė ēdo tė mirė
dhe vdekjen lehtėsim pėr mua nga ēdo e keqe!
7 O Allah, bekoje
Muhammedin, Vulėn e Profetėve
dhe plotėsimin e numrit tė tė dėrguarve,
Pasardhjen e tij tė mirė, tė kulluar,
dhe Sahabėt e tij, tė dalluar,
dhe jepmė tri gjėra tė martėn:
8 Mos mė lėr
asnjė mėkat pa e falur,
asnjė pikėllim pa e larguar,
asjė armik pa ma dėbuar!
Pėrmes 'bismilahit', mė tė mirit Emėr,
nė Emėr tė Allahut, Zotit tė tokės dhe qiellit,
9 Kėrkoj tė largoj ēdo gjė tė urryeshme,
tė parėn nga tė cilat zemėrimin e Tij,
dhe synoj tė afroj ēdo gjė tė pėlqyeshmė,
tė parėn nga tė cilat kėnaqėsinė e Tij!
10 Ndaj vulosmė me falje nga Ti,
O Zotėrues i mirėsisė!
Duaaja e sė mėrkurės
Bismilahir-Rahmanir-Rahim
1 Lavdėrimi i takon Allahut,
{qė e caktoi natėn si petk,
e gjumė pėr ēlodhje,
kurse ditėn pėr gjallėrim}!
2 Ty Tė pėrket lavdėrimi,
se Ti mė ngrite nga gjumi,
- qė sikur tė doje,
do ta kishe bėrė tė pėrjetshėm -
njė lavdėrim tė pėrhershėm qė sdo ndėrpritet kurrė
dhe numrin e tė cilit krijesat sdo ta numėrojnė dot kurrė!
3 O Allah,
Ty Tė pėrket lavdėrimi,
pse Ti ke krijuar e pastaj mirėpjestuar,
caktuar dhe urdhėruar,
dhėnė vdekje e dhuruar jetė,
sėmurur e shėruar,
ēliruar e kapluar,
mbizotėruar Arshin dhe pėrfshirė Mbretėrinė!
4 Tė pėrgjėrohem me pėrgjėrimin e atij
qė ndėrmjetėsimin e ka tė dobėt,
marifetet i janė ndėrprerė,
afati i ėshtė afruar,
pritshmėrita nga kjo dynja i ėshtė tkurrur,
nevoja pėr mėshirėn Tėnde i ėshtė pėrforcuar,
brenga pėr neglizhencėn e tij i ėshtė zmadhuar,
rrėshqitjet dhe rrėzimet i janė shumuar,
e qė pendimit me sinqeritet (para) fytyrės Tėnde i ėshtė pėrkushtuar.
5 Ndaj bekoje Muhammedin, Vulėn e Profetėve,
dhe Pasardhėsit e tij, tė mirėt, tė kulluarit,
siguroma ndėrmjetėsimin e Muhammedit
(salallahu alejhi ue alihi)
e mos mė privo nga shoqėria e tyre!
Vėrtet, {Ti je Mė i Mėshirshmi i mėshiruesve}!
6 O Allah,
cakto pėr mua tė mėrkurėn katėr gjėra:
Mė nxit
tė jem i fortė nė bindjen ndaj Teje,
i gėzuar nė adhurimin Tėnd,
i ethshėm pėr shpėrblimin Tėnd e
i pėrmbajtur nga ajo qė do ta ma bėnte
tė detyrueshėm
ndėshkimin Tėnd tė dhimbshėm!
Ti je i Butė ndaj kujt do Ti!
Duaaja e sė enjtes
Bismilahir-Rahmanir-Rahim
1 Lavdėrimi i takon Allahut,
qė e largoi natėn e mugėt me fuqinė e Tij
dhe solli ditėn shikimdhėnėse me mėshirėn e Tij.
Ai mė ka mbėshtjellė nė ndriēimin e saj
e ma ka dhėnė favorin e saj.
2 O Allah,
ashtu siē mė ke ruajtur pėr kėtė ditė,
mė ruaj edhe pėr tė ngjashmet,
bekoje Muhammedin dhe Pasardhjen e tij,
mos mė mundo nė tė dhe nė ditėt e netėt vijuese
duke ma lejuar kryerjen e harameve
dhe veshjen nė mėkate;
jepma hajrin e saj,
hajrin e gjithēkaje nė tė,
dhe hajrin e ēdo gjėje mė pas;
dhe largoma tė keqen e saj,
tė keqen e gjithēkaje nė tė,
dhe tė keqen e ēdo gjėje mė pas!
3 O Allah,
pėrmes paktit mbrojtės tė Islamit,
kėrkoj ndėrmjetėsim me Ty!
Pėrmes pacenuėshmėrisė sė Kur'anit,
Tė mbėshtetem Ty!
Pėrmes Muhammedit, tė zgjedhurit (salallahu alejhi ue alihi)
kėrkoj ndėrmjetėsim me Ty!
Ndaj njihma paktin mbrojtės
me tė cilin shpresoj se do ndihmohem,
O Mė i Mėshirshmi i mėshiruesve!
4 O Allah,
cakto pėr mua tė enjten pesė gjėra
qė si rrok asgjė veē bujarisė Tėnde
e si mbėshtet gjė veē favoreve Tuaja:
shėndet me tė cilin tė kem fuqinė tė Tė bindem,
adhurim me tė cilin tė mund ta meritoj shpėrblimin Tėnd tė bollshėm,
tė plotė nė gjendjen time me rizk hallall,
e tė mė sigurosh nė vendet e frikės
pėrmes sigurisė Tėnde,
dhe tė mė vendosėsh nė fortesėn Tėnde
ndaj goditjes sė halleve dhe brengave!
Bekoje Muhammedin dhe Pasardhjen e tij,
dhe bėma kėrkimin e ndėrmjetėsimit tė tij
frytdhėnės nė Ditėn e Gjykimit!
Ska dyshim se {Ti je Mė i Mėshirshmi i mėshiruesve}!
Duaaja e sė premtes
Bismilahir-Rahmanir-Rahim
1 Gjithė lavdia i takon Allahut,
tė Parit pėrpara krijimit dhe dhėnies sė jetės,
dhe tė Fundit pas asgjėsimit tė gjithēkaje,
tė Gjithditurit qė se harron atė qė e kujton,
nuk e ul atė qė e falėnderon,
se zhgėnjen atė qė e pėrgjėron,
dhe sia pret shpresėn atij qė nė Tė shpreson!
2 O Allah,
Tė thėrras tė dėshmosh
- e Ti je dėshmues i mjaftė - dhe thėrras tė dėshmojnė
tė gjithė engjėjt e Tu,
banuesit e qiejve tė Tu,
mbartėsit e Arshit Tėnd,
pejgamberėt e Tu dhe tė dėrguarit qė ke nisur,
dhe llojet e ndryshme tė krijesave qė ke sjellė,
se dėshmoj
qė Ti je Zoti;
e nuk ka zot tjetėr pėrveē Teje, tė Vetmit,
qė nuk ka as shok e as tė njėjtė,
dhe fjala e tė Cilit nuk ka tė metė,
e as ndonjė ndryshim;
dhe se Muhammedi (salallahu alejhi ue alihi)
ėshtė shėrbėtori dhe i dėrguari Yt;
ai ua shpalli shėrbėtorėve tė Tu
atė me tė cilėn e kishe ngarkuar,
ai u pėrpoq pėr Allahun siē e meriton Ai,
i dha sihariqet e mira pėr vėrtetėsinė e shpėrblimit,
dhe paralajmėroi pėr vėrtetėsishmėrinė e dėnimit.
3 O Allah,
forcomė nė dinin Tėnd
pėr sa kohė tė mė mbash gjallė,
{mos ma bėj zemrėn tė shmanget}
pasi {tė mė kesh udhėzuar},
{dhe mė jep mėshirė nga Ti,
se Ti vėrtet je Dhėnėsi}.
Bekoje Muhammedin dhe Pasardhjen e Tij
mė bėj prej ndjekėsve dhe mbėshtetėsve tė tij,
mė mblidh nė grupin e tij,
e mė jep suksesin e
faljes sė xhumasė,
kryerjes sė veprave bindėse
qė mi ke bėrė tė detyrueshme nė tė,
e dhurimin
qė ke ndarė pėr njerėzit e saj
nė Ditėn e Shpėrblimit!
{Ska dyshim se Ti je Fuqiplotė, I Urtė!}