Dyzet lloje tė agjėrimit dhe shpėrblimet e tij
Jasin el-Xhiburi
11 Shtator 2008

Rreth prejardhjes sė agjėrimit islam


Imam el-Hasan ibn ‘Ali ibn Ebu Talibi citohet nė faqen 49 tė vėllimit II tė veprės Men la Jahduruhu'l-Fekih tė dijetarit Shejh es-Saduk, duke thėnė se njė grup ēifutėsh shkuan njė herė tek i Dėrguari i Allahut (s) dhe mė i dituri prej tyre e pyeti pėr shumė ēėshtje, ndėr tė cilat ishte: "Pėrse e ka urdhėruar Zoti ummetin tuaj tė agjėrojė pėr tridhjetė ditė, duke u patur kėrkuar ummeteve tė mėparshme tė agjėrojnė pėr periudha mė tė gjata?" I Dėrguari i Allahut (s) u pėrgjigj: "Kur Ademi hėngri frutin e ndaluar, ushqimi mbeti nė barkun e tij pėr tridhjetė ditė, ndaj dhe Allahu e urdhėroi pasardhjen e Ademit tė kalojnė tridhjetė ditė nė uri dhe etje, ndėrsa ajo qė hanė dhe pinė [natėn] ėshtė falė nderit tė Tij ndaj tyre, ashtu siē ishte nder i Tij edhe ai ndaj Ademit. Ja pėrse e ka urdhėruar Allahu ummetin tim tė agjėrojė." Pastaj, i Dėrguari i Allahut (s) recitoi ajetin kur’anor: {Jeni urdhėruar me agjėrim, ashtu siē u urdhėruan ata pėrpara jush, qė t’i ruheni sė keqes} (2:183). Atėherė, ēifuti tha: "Tė vėrtetėn fole, o Muhammed; cili ėshtė, pra shpėrblimi pėr agjėruesin?" Profeti (s.a) u pėrgjigj: "Nuk e agjėron besimtari muajin e Ramazanit nė kėrkim tė afrisė sė Allahut, pa i dhėnė Fuqiploti shtatė merita: 1) ēdo haram qė ka nė trup i tretet dhe i largohet; 2) i afrohet mė shumė mėshirės sė Allahut; 3) shlyen gabimin e tė atit, Ademit (a.s); 4) vuajtja e vdekjes do t’i mpaket; 5) do tė marrė garanci ndaj pėrjetimit tė dhimbjes sė urisė dhe etjes nė Ditėn e Ringjalljes; 6) Allahu do ta mbajė larg Xhehennemit; dhe 7) Ai do ta ushqejė me gjėrat e mira tė Xhennetit." Ēifuti tha: "O Muhammed! S’ka dyshim, tė vėrtetėn the." Ky hadith ėshtė regjistruar edhe nė faqe 378, Kreu 109, i librit 'Ilal-u Sherai' tė Shejh es-Sadukut.

Sa u pėrket llojeve tė agjėrimit, ato ndryshojnė, duke dalluar sipas feve, bindjeve, shkollave tė mendimit, kombeve e zakoneve pėrkatėse. Edhe synimet e tija ndryshojnė, ndonėse mė i rėndėsishmi i tyre dhe mė i shpeshti ėshtė pastrimi i shpirtit dhe trupit nga helmet jomateriale e materiale. Ndėr tipet e tij ėshtė ai qė pėrmendet nga Kur’ani Fisnik si heshtje dhe abstenim nga ēdo bisedė e kotė. Shembull i kėsaj ėshtė fjala e Allahut tė Madhėrishėm drejtuar Merjemes sė Dėlirė (a.s), nė tė cilėn ai e urdhėroi qė, kur tė pėrballej me kundėrshtuesit e lindjes sė Isait (a.s), tė thonte: {Pa dyshim, jam betuar me agjėrim tė Zotit Bamirės, ndaj sot nuk do t’i flas asnjeriu} (19:26). Muslimanėt kanė mėsuar nga Zoti i tyre, i Ladvėruari dhe i Madhėruari, se agjėrimi ėshtė ndėr shlyesit e: 1) rruajtjes sė kokės gjatė haxhit (nė ihram) pėr arsye tė vlefshme si sėmundja ose lėndimi i kokės; 2) pamundėsia e bėrjes sė kurbanit (hadi); vrasja e njė aleati gabimisht; 4) shkelja e njė betimi; 5) gjahu nė gjendje ihrami; 6) nė rast zihari.

Dyzet lloje tė agjėrimit


Megjithėse mė lart u pėrvijuan llojet e agjėrimit, nė vazhdim po e zgjerojmė diskutimin, duke cituar njė hadith interesant nga Kreu mbi Agjėrimin (Babu’s-sawm), tek vėllimi II, faqet 52-54, tė veprės Men la Jahduruhu’l-Fekih nga mentori i dijes Shejh Ebu Xha'fer Muhammed ibn ‘Ali ibn el-Husein ibn Babawejh el-Kummi es-Saduk, i cili transmeton se:

El-Zuhri (njė nga bashkėkohėsit e Imamit ‘Ali ibn el-Husein ibn ‘Ali ibn Ebu Talib Zejnul-'Abidin es-Sexhxhad) ka treguar:

‘Ali ibn el-Huseini mė pyeti njė herė: 'Nga po vjen, o Zuhri?' I thashė: 'Nga Xhamia [e Profetit (s.a.v.s)].' 'Ēfarė po bisedonit?' mė pyeti ai. 'Diskutuam agjėrimin,' i thashė, 'dhe u pajtuam qė agjėrimi i vetėm i detyrueshėm ėshtė ai i muajit tė Ramazanit.' Ai mė tha: 'O Zuhri! Nuk ėshtė si thoni ju. Agjėrimi ėshtė dyzet llojesh tė ndryshme: dhjetė janė tė detyrueshėm si ai i muajit tė Ramazanit; dhjetė janė tė ndaluar; katėrmbėdhjetė janė me dėshirė; shto kėtu tre llojet e agjėrimit tė kushtėzuar; shto edhe agjėrimin disiplinues, agjėrimin e lejuar dhe agjėrimin kompensues tė atij qė iu desh tė nisej pėr rrugė ose ėshtė sėmurur.' I thashė: 'T’u bėfsha kurban, m’i shpjego tė lutem!'


Imami vazhdoi:

"Agjėrimi i detyrueshėm pėrfshin agjėrimin e muajit tė Ramazanit dhe atė tė dy muajve resht, pėr ēdo agjėrim tė humbur me dashje dhe pa arsye nė muajin e Ramazanit, si dhe agjėrimi i dy muajve rresht si shlyerje pėr ziharin. Allahu, i Lartėsuari dhe i Madhėruari, thotė: {Ata prej jush qė shmangėn bashkėshortet duke i pėrngjarė shpinat e tyre me ato tė nėnave tė tyre (ta dinė se) ato nuk janė nėnat e tyre; nėnat e tyre janė ato qė i lindėn; vėrtet, ajo qė shqiptuan ėshtė fjalė e urryer dhe e pavėrtetė; s’ka dyshim qė Allahu ėshtė Falės, i Butė. Kurse ata prej jush qė shmangėn bashkėshortet e tyre, duke i pėrngjarė me shpinat e nėnave tė tyre, duhet tė lirojnė njė rob para se tė prekin bashkėshortet; kėshtu urdhėroheni (qė tė bindeni) dhe Allahu ėshtė Dėshmues i asaj qė bėni. Por ai qė nuk i ka mjetet (pėr kėtė) le tė agjėrojė pėr dy muaj rresht pėrpara se tė prekė bashkėshorten} (58:2-4)

Njė tjetėr ėshtė agjėrimi i dy muajve rresht nėse muslimani vret njė musliman gabimisht dhe nuk e ka mundėsinė e lirimit tė njė robi; ai ėshtė i detyrueshėm pėr arsye tė ajetit: {Dhe kushdo qė vret njė besimtar gabimisht duhet tė lirojė njė rob besimtar dhe fisit tė tij i duhet paguar shlyerja e gjakut, pėrveē nėse ata e kthejnė si lėmoshė; por nėse i pėrket njė fisi armiqėsor dhe ėshtė besimtar, lirimi i njė robi besimtar (mjafton); nėse i pėrket njė fisi me tė cilin keni pakt, shlyerja e gjakut i duhet paguar fisit tė tij bashkė me lirimin e njė robi besimtar; por nėse (vrasėsi) nuk mund tė gjejė (njė rob), le tė agjėrojė dy muaj rresht: masė nga Allahu. Dhe Allahu ėshtė Njohės, i Urtė} (4:92)

Njė tjetėr ėshtė agjėrimi i tri ditėve si veprim shlyerjeje pėr shkeljen e njė betimi, nėse nuk ekziston mundėsia e ushqimit tė tė varfėrve; Allahu, i Lartėsuari dhe i Madhėruari, thotė: {Allahu nuk ju kėrkon llogari pėr tė paqėllimtėn nė betimet e juaja, por ju kėrkon llogari pėr betimet me dashje; shlyerja e kėsaj ėshtė ushqyerja e dhjetė tė varfėrve me ushqimin mesatar qė ushqeni familjet, ose tė veshurit e tyre, ose lirimi i njė robi; por kush nuk gjen dot (mjete) duhet tė agjėrojė pėr tri ditė; kjo ėshtė shlyerja pėr betimet e juaja kur zotoheni} (5:89). Tė gjitha llojet e agjėrimeve tė tilla janė tė njėpasnjėshme, jo njė ditė tani e njė ditė mė vonė.

Dhe agjėrimi pėr shkaktimin e lėndimit nė kokė gjatė rruajtjes sė saj nė kohė haxhi ėshtė po ashtu i detyrueshėm, sepse Allahu Fuqiplotė thotė: {Kushdo nga ju qė ėshtė i sėmurė ose ka plagė nė kokė, duhet ta shlyejė duke agjėruar ose dhėnė sadaka apo prerė kurban} (2:196). Kėshtu, nė kėtė ajet atij i jepen tre mundėsi: nėse agjėron, duhet ta bėjė pėr tri ditė.

Edhe agjėrimi i atij qė nuk mund tė presė kurban nė haxh ėshtė po ashtu i detyrueshėm, sepse Allahu i Madhėrishėm thotė: {Kushdo qė pėrfiton duke kombinuar ‘umren me haxhin, (tė therė) kurban qė i vjen mė lehtė; por nėse nuk mund tė gjejė (ndonjė) le tė agjėrojė tri ditė gjatė haxhit dhe pėr shtatė ditė kur tė ktheheni; kėto (bėhen) dhjetė (ditė) tė plota} (2:196).

Po kėshtu ėshtė i detyrueshėm edhe agjėrimi i kujt gjuan nė gjendje ihrami, pasi Allahu, i Lartėsuari dhe i Madhėruari thotė: {O ju qė besuat! Mos gjuani nė haxh! Kush nga ju vret (njė kafshė) me qėllim, duhet ta shlyejė me tė ngjashmen (e saj) nga gjedhėt, sipas gjykimit tė dy personave tė drejtė nga mesi juaj – si kurban qė duhet bėrė nė Qa‘be, ose tė ushqejė tė varfėrit apo barazvlerėn e kėsaj nė agjėrim, qė tė shijojė rrjedhojėn e plotė tė veprės sė tij} (5:95)."

Pastaj, Imami iu kthye Zuhriut dhe e pyeti: "A e di si kryhet e barazvlefshmja e saj me agjėrim, o Zuhri?" Ai u pėrgjigj, "Jo, nuk e di." Atėherė, Imam Zejnul-'Abidini tha:

"Nė fillim duhet vlerėsuar gjahu, pastaj vlera duhet matur me tė barazvlefshmen e saj nė sadaka, e cila duhet peshuar dhe agjėrimi duhet bėrė njė ditė pėr ēdo gjysėm njėsie. Dhe agjėrimi i paktit (nadhr) ėshtė i detyrueshėm, dhe po kėshtu ai i i'tikafit.
Sa u pėrket agjėrimeve tė ndaluara, ato janė: nė Bajramin e Madh, Bajramin e Vogėl, tri ditėt e teshrikut dhe agjėrimi i dyshimit: Allahu na ka lejuar tė agjėrojmė me muajin Sha'ban, por secili nga ne e ka tė ndaluar tė veēohet pėr agjėrim kur tė gjithė tė tjerėt nuk janė tė sigurtė nėse Ramazani ka filluar."


I thashė: "T’u bėfsha kurban, po sikur tė mos ketė agjėruar nė Sha'ban, ē’duhet tė bėjė?" Imami iu pėrgjigj: "natėn [pėrpara ditės pėr tė cilėn] nuk ėshtė i sigurt [nėse ėshtė 1 Ramazan] ai duhet tė bėjė nijetin e muajit Sha'ban; kėshtu qė, nėse del se ka qenė Ramazan, do tė marrė shpėrblimin e kėtij, por nėse vėrtetohet se ka qenė Sha'ban, nuk do ketė kryer faj."

Atėherė, e pyeta: "Si mund ta kompensojė njė agjėrim vullnetar tė detyrueshmin?" Ai m’u pėrgjigj: "Nėse dikush agjėron vullnetarisht njė ditė gjatė muajit tė Ramazanit, pa e ditur se ėshtė Ramazan, pastaj mėson sė ėshtė vėrtet Ramazan, a mos duhet tė agjėrojė sėrish? Obligimi ka tė bėjė me vetė ditėn. Agjėrimi i pandėrprerė (wisal) ndalohet dhe tė agjėrosh tėrė jetėn ėshtė po kėshtu e ndaluar.

"Sa i pėrket agjėrimit me dėshirė, ai ėshtė tė hėnave, tė marteve dhe tė enjteve, ditėt e bardha (bid)[me 13, 14, 15 tė muajve hėnorė], gjashtė ditėt e Shewvalit, ditėn e Arafatit; tė gjitha kėto raste janė mustehhab, mund tė agjėrosh ose jo gjatė tyre.

Sa i pėrket agjėrimit me leje, njė grua nuk mund tė kryejė agjėrim vullnetar (mustehhab) pa lejen e tė shoqit; njė rob nuk mund tė agjėrojė mustehhab pa lejen e tė zotit; dhe njė mik nuk mund tė agjėrojė mustehhab pa lejen e pritėsit, sepse i Dėrguari i Allahut (s) ka thėnė:"Kush shkon vizitė ndėr njerėz nuk duhet tė agjėrojė, veēse me lejen e tyre."

Sa i pėrket agjėrimit disiplinues, djali urdhėrohet me agjėrim sapo tė arrijė moshėn e pjekurisė, megjithėse nuk e ka tė detyrueshme. Po kėshtu, nėse pėr arsye sėmundjeje tė papritur, personi detyrohet ta ndėrpresė agjėrimin nė fillim tė ditės, por e merr veten mė vonė, ai duhet tė agjėrojė pjesėn e mbetur tė ditės si masė vetėdisiplinuese, ndonėse nuk e ka pėr detyrė. Po kėshtu, nėse udhėtari ha nė fillim tė ditės e pastaj mbėrrin nė shtėpi, ai duhet tė pėrmbahet nga tė ngrėnit gjatė pjesės sė mbetur, si masė vetėdisiplinuese e jo si obligim.
Sa pėr agjėruesin qė harron dhe ha e pi, ose ndėrpret agjėrim nga tekija (fshehja e praktikave dhe bindjeve fetare nga frika pėr jetėn, pronėn ose nderin e tij apo tė familjes sė tij) e jo me dashje, Allahu, i Lartėsuari e i Madhėrishmi, ia ka lejuar atė dhe do ta shpėrblejė pėr kėtė.

Sa i pėrket agjėrimit gjatė udhėtimit ose vuajtjes nga ndonjė sėmundje, ekziston dallim i madh nė opinion rreth tij. Disa njerėz mendojnė se duhet agjėruar e disa thonė se jo.

Ndėrsa ne (Ehlu'l-Bejti), jemi tė mendimit se agjėrimi duhet ndėrprerė nė tė dyja rastet; ndaj nėse agjėrohet nė udhėtim, ose gjatė sėmundjes, ai duhet shlyer, sepse Allahu, Mė i Lartėsuari e Madhėshtori, thotė: {E kush nga ju ėshtė i sėmurė ose udhėtar, (tė agjėrojė) mė vonė aq ditė} (2:184).

Rreth rėndėsisė sė agjėrimit


Nė faqe 64 tė vėllimit II tė veprės Safinetu'l-Bihar, i Dėrguari i Allahut (s.a.v.s) citohet duke thėnė se Allahu i Madhėrishėm ka ngarkuar njė grup tė engjėjve tė Tij me detyrėn e pėrgjėrimit pėr agjėruesit. Nė tė njėjtėn faqe tė kėsaj reference, Imam Xha‘fer es-Sadiku citohet duke thėnė qė nėse njė person agjėron gjatė njė dite tė nxehtė dhe vuan nga etja, Allahu do caktojė njėmijė engjėj qė t’ia fshijnė fytyrėn e t’i pėrcjellin sihariqe. Kur tė mbarojė agjėrimin, Allahu i Lartėsuar dhe i Madhėruar do t’i drejtohet me fjalėt: "Sa tė ėmbėl janė kundėrmimi dhe shpirti yt! O engjėjt e Mi! Dėshmoni se e kam falur!"

Nė faqe 96 tė veprės Thewab el-A'mal we Ikab el-A'mal, dhe nė faqe 48 tė librit tė tij el-Amali (ose ff. 29-32 tė botimeve tė vjetra), Shejh Ebu Xha'fer Muhammed ibn Ali ibn el-Husein ibn Babawejh el-Kummi es-Saduk (306-381) citon Muhammed Ibn Ibrahim el-Ma'athiun duke thėnė se Ahmed ibn Xhejlawejh el-Xhurxhani el-Muthakkeri citon Ebu Is’hak Ibrahim ibn Bilalin nga Ebu Muhammedi, qė citon Ebu Abdullah Muhammed ibn Kiramin, qė tregon nga Ahmed ibn Abdullahu se Sufjan ibn 'Ajineh citon Mu'avije ibn Ebu Is’hakun se Sa'id ibn Xhubejri ka thėnė:

E pyeta Ibn Abbasin r.a. njėherė mbi shpėrblimin e agjėruesit tė muajit tė Ramazanit duke ia ditur madhėshtinė atij. Ai mė tha:

"O Ibn Xhubejr! Bėhu gati tė dėgjosh atė qė veshėt s’ta kanė dėgjuar, zemra s’ta ka provuar e as vetja jote s’e ka pėrllogaritur mbi atė qė pyete! Ajo pėr tė cilėn pyete ėshtė dituria e brezave tė parė dhe tė fundit.

Kėshtu, unė u nisa dhe u bėra gati ta ritakoja, duke u kthyer tek ai herėt nė mėngjes.Pasi falėm sabahun, ia kujtova hadithin qė i kisha kėrkuar dhe ai m’u kthye e tha:

Dėgjo me vėmendje ē’po tė them. E kam dėgjuar tė Dėrguarin e Allahut (s) duke thėnė:

"Sikur t’i dinit shpėrblimet e juaja gjatė muajit tė Ramazanit, ju patjetėr do ta kishit falėnderuar Fuqiplotin shumė mė tepėr. Kur mbaron nata e parė, Allahu i Madhėrshėm dhe i Lartėsuar i fal mėkatet e kryera nga tė gjithė pjesėtarėt e ummetit tim, qofshin bėrė fshehtazi a haptazi, jua ngre pozitėn dymijė shkallė dhe ju ndėrton pesėdhjetė qytete nė Xhennet.

Ditėn e dytė, Ai ju shpėrblen pėr ēdo hap qė hidhni, me shpėrblimet e atij qė e ka adhuruar Atė pėr njė vit tė tėrė dhe shpėrblimet e njėrit prej tė dėrguarve tė Tij, duke ju shpėrblyer sikur tė kishit agjėruar njė vit tė plotė.

Ditėn e tretė, i Larti dhe i Dashuri ju dhuron njė kupolė nė xhenet pėr ēdo qime nė trupin tuaj, njė kupolė prej margaritari tė bardhė, mbi tė cilėn janė dymijė fanarė dhe nėn tė cilėn janė dymbėdhjetė mijė shtėpi, nė ēdonjėrėn nga tė cilat janė njėmijė shtretėr, ku nė secilin ka njė hyri symadhe plot hijeshi, tė shėrbyer nga njėmjė shėrbėtorė, mbulesa e kokės sė ēdonjėrit prej tė cilėve ėshtė mė e mirė se kjo dynja e ēdo gjė nė tė.

Ditėn e pestė, Ai ju ndėrton nė Xhennet njėmijė qytete, ēdonjėrin nga tė cilėt ka shtatėdhjetėmijė shtėpi, ku brenda secilės janė shtatėdhjetė mijė tavolina, mbi ēdonjėrėn ka shtatėdhjetė mijė tasė, ku secili pėrmban gjashtėdhjetė mijė lloje ushqimesh, ēdonjėri nga tė cilėt dallon nga tjetri.

Ditėn e gjashtė, Ai do t’ju japė nė Vendpaqe njėqind mijė pallate, ēdonjėri nga tė cilėt ka njėqind mijė dhoma, ku secila pėrmban njėqind mijė shtretėr ari me gjatėsi njėmijė pash, nė ēdonjėrin nga tė cilėt ėshtė njė hyri symadhe, flokėt e sė cilės kanė tridhjetė mijė gėrsheta me perla dhe xhevahirė, ku ēdo gėrshet mbahet nga njėqind shėrbėtore.

Ditėn e shtattė, Fuqiploti ju dhuron nė Kopshtin e Lumturisė shpėrblimet e veprave tė mira tė dyzet mijė shehidėve e dyzet mijė siddikėve.

Ditėn e tettė, Allahu i Madhėrishėm ju dhuron shpėrblimet e veprave tė mira tė gjashtėdhjetė mijė adhuruesve tė sinqertė dhe gjashėdhjetė mijė asketikėve tė pėrkortė.

Ditėn e nėntė, Allahu i Lartmadhėruar ju jep atė qė ėshtė baras me ē’u jep njėmijė tė devotshmėve dhe njėmijė muxhahidinėve nė rrugėn e Tij.

Ditėn e dhjettė, Ai ju dhuron pėrmbushjen e shtatėdhjetė mijė prej dėshirave tė juaja tė dynjasė, duke e urdhėruar diellin, hėnėn, yjet, kafshėt, zogjtė, shtazėt, gurėt dhe pikat e shiut, gjithēka tė lagur e gjithēka tė thatė, tė gjithė peshqit nė oqeane dhe tė gjitha gjethet nė pemė, qė tė luten pėr faljen e juaj.

Ditėn e njėmbėdhjettė, I Lartėsuari dhe i Plotfuqishmi ju jep shpėrblimet me tė cilat shpėrblen atė qė e ka kryer haxhin dhe ‘umren katėr herė dhe atė qė e kryen haxhin me tė dėrguarit e Tij dhe me ēdo siddik ose shehid.

Tė dymbėdhjettėn ditė, Ai merr pėrsipėr t’jua zėvendėsojė mėkatet me vepra tė mira, pastaj jua shumėfishon veprat e mira njė milion herė.

Ditėn e trembėdhjettė, Allahu Fuqiplotė ju dhuron atė qė u jep tė devotshmėve tė Mekės e Medines, duke ju dhėnė shefa’at pėr ēdo gur dhe pikė shiu midis Mekės e Medines.

Ditėn e katėrmbėdhjettė, Ai ju trajton sikur tė kishit takuar dhe ndjekur Ademin, Nuhun, Ibrahimin, Musain, Da‘udin e Sulejmanin (paqe pastė mbi ta) dhe sikur ta kishit adhuruar Allahun e Madhėruar nė shoqėrinė e pejgamberėve tė Tij pėr dyqind vjet.

Ditėn e pesėmbėdhjettė, ai ju plotėson dhjetė nga dėshirat e juaja tė dynjasė dhe ahiretit, dhe ju jep atė qė i dha Junusit (a.s), pastaj i urdhėron melekėt qė mbajnė 'Arshin tė luten pėr faljen e juaj dhe ju jep dyzet drita nė Ditėn e Gjykimit: dhjetė nė tė djathtė, dhjetė nė tė majtė, dhjetė pėrpara e dhjetė nga pas.

Ditėn e gjashtėmbėdhjettė, Fuqiploti ju dhuron gjashtėdhjetė kostume sapo tė keni lėnė varrin dhe njė deve pėr ta nisur, duke dėrguar njė re pėr t’ju bėrė hije, qė t’ju mbrojė nga tė nxehtit e asaj Dite.

Ditėn e shtatėmbėdhjettė, Allahu i Madhėrishėm thotė: 'I kam falur ata dhe prindėrit e tyre dhe i kam liruar nga tė kaluarit e mundimeve tė Ditės sė Ringjalljes.'

Ditėn e tetėmbėdhjettė, i Lėvduari dhe i Lartėsuari urdhėron Xhibra’ilin, Mikailin e Israfilin, si dhe engjėjt qė mbartin 'Arshin dhe tė gjithė kryeengjėjt, qė tė kėrkojnė falje pėr ummetin e Muhammedit (s.a.) deri vitin tjetėr, duke ju dhuruar gjithashtu nė Ditėn e Ringjalljes ato shpėrblime qė u jep luftėtarėve tė Bedrit.

Ditėn e nėntėmbėdhjettė, tė gjithė engjėjt nė qiej dhe tokė do tė kenė kėrkuar leje nga Zoti i tyre qė t’i vizitojnė varret e juaja dhe t’ju sjellin ēdo ditė nga njė dhuratė e njė pije [gjatė kohės sė barzakhut]. Ndaj, nėse e plotėsoni agjėrimin pėr njėzet ditė tė plota, Allahu i Madhėrishėm ju dėrgon shtatėdhjetė mijė engjėj pėr t’ju mbrojtur nga ēdo shejtan i mallkuar dhe, pėr ēdo ditė agjėrimi, Ai do t’ju dhurojė shpėrblime sikur tė kishit agjėruar njėqind vjet, dhe do tė vendosė njė hendek midis jush dhe Xhehennemit, duke ju dhėnė shpėrblimet e atyre qė kanė recituar Teuratin, Inxhilin, Zeburin dhe Kur’anin Fisnik dhe pėr ēdo pupėl tė Xhibra’ilit do t’ju shkruajė shpėrblimin e njė viti tė plotė, duke ju dhėnė shpėrblimet e atyre qė e madhėrojnė Atė tek 'Arshi dhe Kursiu.

Ditėn e njėzetenjėtė, Fuqiploti jua zgjeron varrin njėmijė parasangė dhe e ngre errėsirėn dhe vetminė e varreve tė juaja, duke jua bėrė ato si varret e shehidėve ndėrsa fytyrat si ajo e Jusufit, birit tė Ja‘kubit (a.s).

Ditėn e njėzetedytė, I Plotfuqishmi e nis engjėllin e vdekjes ashtu siē ua nis pejgamberėve tė tij, pėr t’jua hequr hallet e dynjasė dhe tmerrin e ahiretit.

Ditėn e njėzetetretė, do tė kaloni nė Urėn e Siratit nė shoqėri tė profetėve, tė parėve qė pasojnė profetėt dhe martirėve, sikur tė kishit ushqyer ēdo jetim e veshur ēdo tė skamur.

Ditėn e njėzetekatėrt, nuk do mund ta lini kėtė jetė pa e parė secili nga ju vendin qė ju ėshtė rezervuar nė Xhennet dhe pa ju dhėnė shpėrblimet e njėmijė tė sėmurėve dhe njėmijė tė kthyerve nė fe, duke ju dhuruar shpėrblimet e atij qė ka liruar njėmijė robėr nga pasardhėsit e Isma‘ilit (a.s).

Ditėn e njėzetepestė, Allahu do t’ju ndėrtojė nėn 'Arshin e Tij njėmijė kupola tė gjelbra, nė majėn e ēdonjėrės prej tė cilave ėshtė njė ēadėr drite. Atėherė, i Madhėrishmi dhe i Lartėsuari do tė thotė: 'O ndjekės tė Muhammedit! Unė jam Zoti juaj e ju shėrbėtorėt e Mi! Gėzoni hijen e 'Arshit Tim nė kėto kupola dhe hani e pini me shijim, sepse pėr ju nuk do tė ketė frikė e as pikėllim. O ummeti i Muhammedit! Pasha Dinjitetin dhe Madhėshtinė Time, do t’ju fus nė Xhennet nė njė mėnyrė qė do t’i mahnisė brezat e parė dhe tė fundit, dhe do ta stolis secilin me njėmijė kurora drite dhe do t’i siguroj ēdonjėrit nga ju njė deve me frerė drite, me njėmijė rrathė ari, ku secili ka nga njė engjėll qė e ruan, nė dorėn e ēdonjėrit nga tė cilėt ėshtė njė thupėr drite, qė tė hyjė nė Xhennet pa u pyetur.'

Ditėn e njėzetegjashtė, Allahu do t’ju vėshtrojė me dhembshuri e do t’jua falė tė gjitha mėkatet, pėrveē derdhjes sė gjakut tė pafajshėm dhe grabitjes sė pasurisė sė njerėzve, dhe do t’ju japė njėmijė pengesa ndaj thashethėnies, gėnjeshtrės dhe shpifjes.

Ditėn e njėzeteshtattė, do t’ju konsiderojė sikur tė kishit ndihmuar ēdo besimtar e besimtare dhe tė kishit veshur njėmijė tė zhveshur e tė kishit pajisur njėmijė ushtarė tė fushonin nė njė tokė tė huaj pėr tė mbrojtur Islamin, dhe sikur tė kishit recituar ēdo libėr qė i ka shpallur Allahu pejgamberėve tė Tij.

Ditėn e njėzetettė, Allahu do ju ketė ndėrtuar nė Xhennet njėqind mijė qytete drite e do ju ketė dhuruar nė kopshtin e lumturisė njėqind mijė qytete dhe njėqind mijė vila argjendi, nė tė cilat ka njėmijė dhoma, duke ju dhėnė nė kopshtin e madhėshtisė njėqind mijė minbere misku, brenda ēdonjėrit nga tė cilėt ka njėmijė shtėpi safroni, ku nė secilėn ka njėmijė shtretėr perlash dhe margaritarėsh e ēdo shtrat ka njė thėllėzė symadhe plot nur. E nėse e plotėsoni agjėrimin deri nė ditėn e njėzet e nėntė, Allahu Fuqiplotė do t’ju dhurojė njė milion lagje, brenda ēdonjėrės nga tė cilat ka njė kupolė tė bardhė, nėn tė cilėn ndodhet njė shtrat kamfori tė bardhė, mbi tė cilin janė njėqindmijė ēarshafė mėndafshi tė gjelbėr dhe njė thėllėzė tė dekoruar me shtatėdhjetė mijė ornamente dhe e stolisur me tetėdhjetė mijė kordele, ēdonjėra nga tė cilat ėshtė zbukuruar me diamantė e xhevahirė.

Nėse pėrfundoni tridhjetė ditė agjėrim, i Madhėrishmi do ju ketė dhuruar pėr ēdo ditė shpėrblimet e njėmijė shehidėve dhe njėmijė besimtarėve tė parė nė pejgamberėt e Tij, dhe do ju ketė caktuar shpėrblimet e pesėdhjetė viteve adhurim, e do ketė urdhėruar mos-hyrje nė Xhehennem pėr ju dhe kalim mbi Sirat e siguri nga tmerri. Njė nga portat e Xhennetit quhet er-Rejjān dhe ajo nuk do tė hapet kurrė deri nė Ditėn e Gjykimit. Ajo do t’u hapet atyre pjesėtarėve tė ummetit tė Muhammedit (s.a.) qė kanė kryer agjėrimin. Ridwani, rojtari i Xhennetit, do tė thėrrasė: 'O ndjekės tė Muhammedit! Ejani te porta e Rejjānit!' Kėshtu, ai do ta lejojė ummetin tim nė Xhennet pėrmes asaj porte. Ndaj, nėse dikujt nuk i falet gjatė muajit tė Ramazanit, nė cilin muaj do t’i falet? Nuk ka ndihmė e as fuqi pėrveēse me Allahun; Allahu na mjafton, sa Ndihmės i madh qė ėshtė Ai!


Ky hadith i gjatė regjistrohet edhe nė ff. 183-185, tė vėllimit VIII tė veprės Biharu'l-Enwar tė ‘Alame Mexhlisiut.

Nė faqen 92 tė librit tė tij Thewab el-A'mal we 'Ikab el-A'mal, nė njė kapitull mbi lavdinė e muajit tė Ramazanit, Shejh Ebu Xha‘fer Muhammed ibn Ali ibn el-Husein ibn Babawejh el-Kummi es-Saduk mbėshtetet nė autoritetin e Xhabirit, qė citon Imamin Ebu Xha‘fer el-Bakir, si dhe nė veprėn el-Misbah, ku Xhabir ibn Jezidi citon nga Imam Sadiku se i Dėrguari i Allahut (s.a.) i tha Xhabir ibn ‘Abdullah Ensariut, njėrit prej sahabėve mė tė mėdhenj:

O Xhabir! Ky ėshtė muaji i Ramazanit; kush e agjėron ditėn dhe kalon njė pjesė tė natės duke u lutur dhe duke u pėrmbajtur nga ngrėnia e haramit, duke ruajtur turpin ndaj gjithēkaje tė paligjshme dhe duke e mbajtur gjuhėn zap nga thėnia e diēkaje tė ndaluar, do t’i lėrė mėkatet e tij mbrapa kur tė ikė ky muaj.

Xhabiri tha:

O i Dėrguari i Allahut! Sa hadith i bukur!

Pejgamberi (s.a.) u pėrgjigj:

Dhe sa kushte tė vėshtira pėr t’u mbajtur!
I Dėrguari i Allahut, paqe pastė mbi tė, pasardhjen dhe sahabėt e tij, citohet gjithashtu duke thėnė:

Kujt agjėron muajin e Ramazanit me besim tė patundur e dėshirė tė sinqertė pėr tė kėnaqur Allahun, do i falen tė gjithė mėkatet e shkuara dhe tė ardhme.
Ai (s.a.v.s) citohet gjithashtu duke thėnė:

Portat e Xhennetit hapen natėn e parė tė muajit tė Ramazanit dhe mbeten kapak deri natėn e fundit.

Njė hadith tjetėr tregon se Allahu i Madhėrshėm ka ngarkuar shtatė engjėj pėr tė mbajtur ēdo shejtan tė lidhur deri nė fund tė Ramazanit.

Nė tė njėjtėn faqe tė po kėsaj reference, Muhammed ibn el-Hasani citohet duke thėnė se el-Husein ibn el-Hasan ibn Sa'idi ka cituar el-Husein ibn 'Alwanin duke pėrcjellė nga 'Amr ibn Shimri qė citon Xhabirin se Imami Ebu Xha‘fer el-Bakir ka thėnė qė, saherė afrohej muaji i Ramazanit, i Dėrguari i Allahut (s.a.v.s) e kishte zakon tė dilte nė publik, me fytyrė nga Kibla, dhe tė lutej:

O Allah! Tė pėrgjėroj ta lėsh kėtė hėnė tė jetė lajmėrues sigurie e bindjeje, mbrotjeje dhe paqeje, pasurie tė stolisur, furnizimi tė gjerė, pengimi sėmundjesh, recitimi tė Kur’anit Fisnik dhe ndihme nė kryerjen e namazit dhe vazhdimin e agjėrimit! O Zot, ruana pėr muajin e Ramazanit, ruaje atė pėr ne, dhe ruaje atė prej nesh derisa tė mbarojė e tė na kesh falur!


Atėherė, ai u drejtohej njerėzve, me fjalėt:

O muslimanė! Kur tė shfaqet hėna e Ramazanit, djajtė nga mesi i shejtanėve lidhen dhe portat e qiejve dhe Xhennetit hapen, e po kėshtu edhe portat e mėshirės sė Tij, ndėrsa portat e Xhehennemit mbyllen. Pėrgjėrimet gjejnė pėrgjigje e nė kohė iftari i Madhėrishmi liron disa banorė tė Xhehennemit. Ēdo natė, njė thirrės thėrret: 'A ka ndokush ndonjė lutje? A ka ndonjė qė kėrkon falje? O Allah i Madhėrishėm! Shpėrbleje atė qė harxhon nė rrugėn Tėnde dhe humbe atė qė kursehet!' Dhe, kur vjen Shewwali, besimtarėt thėrriten tė marrin shpėrblimet e tyre, sepse ajo do tė jetė dita e tyre e shpėrblim-marrjes.

Nė faqen 94 tė sė njėjtės referencė, Muhammed ibn Musa ibn el-Mutewakkili citohet duke thėnė se ‘Abdullah ibn Xha‘fer el-Himjari ka thėnė se Ahmed ibn Muhammed ibn Isa ka thėnėn se el-Hasan ibn Mahbub ez-Zerradi ka thėnė se Ebu Ejjubi ka cituar Ebu’l-Wardin duke thėnė se Imami Ebu Xha‘fer el-Bakir transmeton se i Dėrguari i Allahut (s.a) mbajti njė fjalim nė tė premten e fundit tė muajit Sha'ban, nė tė cilėn, pasi lavdėroi Allahun, tha:

O njerėz! Jeni mbuluar me hijen e njė muaji, njėra natė e tė cilit ėshtė mė e mirė se njėmijė muaj; ai ėshtė muaji i Ramazanit, nė tė cilin Allahu ju ka urdhėruar tė agjėroni dhe i ka bėrė shpėrblimet e namazeve vullnetare nė netėt e tij sa tė atij qė falet shtatėdhjetė vjet muajve tė tjerė. Ai gjithashtu i ka bėrė shpėrblimet e punėve tė mira tė atyre qė veprojnė mirė nė tė sa shpėrblimet e atyre qė kryejnė njė obligim tė urdhėruar nga Fuqiploti (nė muajt e tjerė).

Dhe kushdo qė kryen gjatė tij njė prej obligimeve tė urdhėruara do tė shpėrblehet sikur tė kishte kryer shtatėdhjetė obligime nė muajt e tjerė. Ai ėshtė muaji i durimit dhe shpėrblimi i durimit ėshtė Xhenneti. Ai ėshtė muaji i ngushėllimit, nė tė cilin Allahu e rrit furnizimin e besimtarėve ... Zoti do t’ia zvogėlojė mundimin e llogaridhėnies kujt ia zvogėlon mundimin shėrbėtorit tė vet gjatė tij. Ai ėshtė muaj, fillimi i tė cilit pėrbėn mėshirė, mesi falje dhe fundi pranim e mbrojtje nga zjarri. Gjatė tij nuk bėn t’i merrni lehtė katėr merita, me dy nga tė cilat kėnaqni Allahun dhe pa dy tė tjerat nuk bėni dot. Dy meritat me tė cilat kėnaqni Allahun janė: tė dėshmoni se nuk ka zot pėrveē Zotit e se Muhammedi ėshtė i Dėrguari i Zotit; ndėrsa dy meritat pa tė cilat nuk bėni dot janė: t’i luteni Allahut qė t’jua plotėsojė nevojat e kėsaj bote e t’ju dhurojė Xhennetin, si dhe t’i luteni Allahut pėr shėndetin dhe mirėqenien tuaj, duke kėrkuar ndėrkaq mbrojtjen e Tij ndaj Zjarrit.


Nė faqet 56-57 tė veprės el-Amali nga Shejh es-Saduk, Sa'd ibn ‘Abdullahu citohet duke thėnė se Ahmed ibn Muhammed ibn Isa ibn Sa'idi citon Fadlin nga Jusuf ibn 'Umejreh, i cili citon 'Ubejdullah ibn ‘Abdullahin se ai e kishte dėgjuar Imam Bakirin duke thėnė se kur afronte muaji i Ramazanit, nė ditėn e njėzeteshtatė tė Sha'banit, i Dėrguari i Allahut (s.a.) i kėrkonte Bilalit qė t’i thėrriste njerėzit tė mblidheshin. Kur ata vinin, ai hipte nė minber, lavdėronte Allahun dhe thoshte:

O njerėz! Muaji (i Ramazanit) ėshtė afruar dhe ai ėshtė i pari i tė gjithė muajve e nė tė ėshtė njė natė mė e mirė se njėmijė muaj. Gjatė tij, portat e Xhehenemit mbyllen, ndėrsa ato tė Xhennetit rrijnė kapak. Kushdo qė e kalon atė pa iu falur (mėkatet) do tė largohet nga mėshira e Allahut, dhe kushdo qė nuk mer gjatė tij faljen e Allahut teksa prindėrit i ka tė gjallė do jetė padyshim edhe mė larg nga mėshira e Allahut. Dhe kushdo qė e dėgjon emrin tim dhe s’mė dėrgon bekime do tė largohet (gjithashtu) nga mėshira e Allahut.
Vizitori