Disa fanatikė e vėnė nė dyshim nxjerrjen e medhhebit tuaj, nė rrėnjėt dhe degėt e besimit, nga Imamėt e Ehl ul-Bejtit, dhe deshėm tju pyesnim mbi kėtė ēėshtje. Tani ėshtė koha pėr ta shtruar njė pyetje tė tillė; ndaj a do mund ti pėrgjigjeshit nė njė mėnyrė qė do ta rrėzonte pretendimin e tyre? Ueselām. Selim el-Bishri
Nė pėrgjigjen e tij, qė daton mė 29 Rebīul-Thāni 1330/, dijetari imami pėrgjigjet si mė poshtė vijon:
1) Besimi shīi ėshtė nxjerrė mutewātir nga Imamėt e Ehl ul-Bejtit,
Tė gjithė ata qė janė tė dhuntisur me urti dhe maturi e dinė mirė se derivimi i rrėnjėve dhe degėve tė besimit shīi imāmī ėshtė prej stėrgjyshėrve dhe tė parėve tė tyre, dhe pėrfundon tek Pasardhėsit e Dėlirė. Pikėpamjet e tyre, pra, janė pasqyrė e atyre tė Imamėve tė Itre-s sė pastruar, nė rrėnjėt e degėt e besimit, si dhe deduktimet e nxjerra nga studimi i Librit dhe Sunnetit, ose nė ēdo ēėshtje tė lidhur me to apo tė gjitha degėt e teologjisė. Ata nuk mbėshteten mbi askėnd nė tė kuptuarit e tyre tė kėtyre tė fundit, pėrveē Itre-s dhe nuk i referohen askujt pėrveē tyre. Ata e adhurojnė Allahun e Lartėsuar dhe kėrkojnė afrinė e Tij, i Madhėruar qoftė, nėpėrmjet besimit tė Imamėve tė Ehl ul-Bejtit, pa bėrė ndonjė shmangie prej tyre a dėshiruar ndonjė zėvendėsues pėr ta. Ky ka qenė qėndrimi i tė parėve tė tyre tė mirė qė nga koha e Prijėsit tė Besimtarėve, Hasanit, Huseinit dhe nėntė Imamėve nga pasardhja e Huseinit deri mė sot. Ata qė i kanė mėsuar rrėnjėt dhe degėt e besimit nga Imamėt e Ehl ul-Bejtit janė disa shīitė tė besuar, dhe numri i atyre qė mėsuan prej kėtyre ėshtė shumė mė i madh. Numri i atyre qė njihen mirė pėr tekwā, verifikim e ndreqje ėshtė mėse mutewātir. Ata ia kanė pėrcjellė tė gjitha kėto atyre qė i pasuan me tewātur, dhe pas tyre iu pėrcollėn tė tjerėve e kėshtu me rradhė. Ky ka qenė realiteti me secilin brez, gjersa na mbėrriti neve, aq i qartė sa dielli i mesditės, pa ndonjė re pėr ta penguar.1
Ne tani jemi, nė tė kuptuarit e rrėnjėve dhe degėve, pasuesit e Imamėve nga pasardhja e tė Dėrguarit tė Allahut (s). Ne cituam paraardhėsit tanė qė i citojnė ata me rradhė. Kjo ka qenė kėshtu nė tė gjithė brezat deri nė kohėn e Nekīut, Askerīut, Xhevādit, Ridāit, Kādhimit, Sādikut, Bākirit, Ābidīnit, dy nipave tė Profetit a.s. e nė fund Prijėsit tė Besimtarėve, pa pėrfshirė tė parėt shīitė qė u shoqėruan me Imamėt e Ehl ul-Bejtit, duke i mėsuar dispozitat fetare prej tyre e duke i cituar ata gjatė diskutimit tė diturisė islame.
Kėtu nuk ka vend pėr ti numėruar tė gjithė dhe pėr tė bėrė apelin e tyre. Mjafton pėr ju ajo qė kanė shkruar penat e dijetarėve tė tyre tė shquar nga veprat e veēanta, njė listė e tė cilave smund tė pėrfshihet nė kėtė rrėfim. Ata e nxorrėn krejt atė nga drita e Imamėve tė udhėrrėfimit, pasardhėsve tė Muhammedit, paqe pastė mbi tė dhe ta, duke e cituar atė nga vetė oqeanet e tyre tė dijes dhe duke e dėgjuar drejtpėrsėdrejti nga ata. Ata janė shkruesit e diturisė dhe urtisė sė tyre. Veprat e tyre u shkruan gjatė jetės sė atyre tė pastruarve, dhe u bėnė referenca pėr tė gjithė shīitėt qė i pasuan ata. Pėrmes tyre, epėrsia e shkollės sė Ehl ul-Bejtit e shpalosi veten pėrmbi tė gjitha shkollat e tjera islame.
Ne nuk njohim asnjė ndjekės tė katėr Imamėve sunni, pėr shembull, qė tė ketė shkruar ndonjė libėr gjatė jetės sė Imamėve tė tyre. Pėrkundrazi, njerėzit shkruan libra me bollėk lidhur me besimin e tyre pasi qė ata Imamė e kishin lėnė kėtė botė, kur u vendos qė teklid-i tė kufizohej vetėm nė medhhebet e tyre. Gjatė jetės sė tyre, ata ishin si cilido prej fekīhėve apo muhadīthėve tė tyre bashkėkohės, duke mos gėzuar kurrfarė dallimi mbi tė tjerėt nė llojin e tyre; prandaj, askush prej bashkėkohėsve tė tyre nuk ishte i interesuar tė preokupohej pėr ta regjistruar fjalėn e tyre siē u pėrkujdesėn shīitėt nė regjistrimin e pohimeve tė Imamėve tė papėrlyer. Qėkur lindi medhhebi shīi, askujt nuk iu lejua ti referohej nė ēėshtjet fetare ndokujt tjetri pėrveē Imamėve tė tyre. Pėr kėtė arsye, njė pėrkujdesje e tillė ishte e pashmangshme, dhe ata u bėnė burimi i vetėm i diturisė fetare. Njė pėrpjekje e madhe e burime tė shumta u harxhuan nė regjistrimin e pohimeve tė tyre, dhe shumė syresh i shterrėn pasuritė pėr ta bėrė kėtė nė njė mėnyrė tė pashoqe, qė tė mund ta ruanin diturinė e cila, sipas atij medhhebi, ėshtė e vetmja qė pranohet nga Allahu. Vetėm librat e shkruar gjatė kohės sė Imam Sādikut i kalojnė tė katėrqindėt, mbi katėrqind tema tė ndryshme qė pėrmbanin fetwā-tė e tij. Nxėnėsit e Sādikut kanė shkruar shumė, shumė herė mė tepėr se kaq, siē do ta shikoni nė hollėsi sė shpejti, insha-Allāh.
Sa i pėrket katėr imamėve sunni, askush si sheh ata me sytė qė i shohin shīitėt Imamėt e Ehl ul-Bejtit. Jo madje, ata nuk kishin ndjekės as gjatė kohės sė tyre! Ata nuk ia mbėrritėn ta shijonin statusin qė iu dha atyre pas vdekjes, siē pohon Ibn Khaldūni nė njė kaptinė qė i kushtohet fikh-ut nė Mukāddime-nė e tij tė famshme, dhe ky ėshtė njė fakt i pranuar nga shumė prej dijetarėve tė tyre tė shquar. Megjithkėtė, ne se dyshojmė qė pasuesit e tyre ndoqėn tjetėrkėnd pėrveē tyre, sepse pikėpamjet e tyre janė padyshim ato tė atyre Imamėve, qė u mbajtėn tė besueshme nė tė marrurit me ēėshtjet e tyre nė ēdo brez. Ata i regjistruan ato nė librat e tyre sepse pasuesit e tyre i dinin mė mirė medhhebet e tyre, pikėrisht siē e dinė mė mirė shīitėt medhhebin e Imamėve tė tyre, qė e adhurojnė Allahun sipas mėsimeve tė tyre, me besimin se kjo ėshtė rruga e vetme pėr tė kėrkuar afrinė e Tij.
2) Pėrparėsia e shīitėve nė shkrimin e dijes nė epokėn e sahabeve,
Studiuesit e pranojnė pa ngurrim faktin se shīitėt ishin pionierėt e regjistrimit tė degėve tė dijes, mė shumė se kushdo tjetėr. Nė fakt, gjatė shekullit tė parė askush pėrveē Alīut dhe tė dhuntisurve me dije mes shīitėve tė tij se bėnė kėtė. Arsyeja pėr kėtė mund ti atribuohet dallimeve tė opinionit midis sahabėve pėr lejimin apo ndalimin e shkrimit tė dijes. Sipas Hyrjes sė Askalānīut nė veprėn e tij Feth ul-Melik el-Alī Bisihhati Bābil Ilm Alī dhe sipas tė tjerėve, Umer ibn el-Khattābi dhe disa tė tjerė nuk e pėlqyen kėtė ide nga frika se hadīthi mund tė pėrzihej me Kuranin, pėrkundrejt lejimit tė dhėnė nga Alīu e pas tij Hasan el-Muxhtabai, nipi i Profetit (s) dhe njė grup sahabėsh tė tjerė, pėr njė shkruarje tė tillė. Asokohe, Ibn Xhurejhi shkroi nė Medine librin e parė mbi trashėgimitė ku ai citoi Muxhāhidin dhe Atāin. Gazālīu thotė se ai ėshtė libri i parė i shkruar nė Islam. E vėrteta ėshtė se ai ėshtė libri i parė i shkruar nga njė jo-shīi nė Islam. Pas tij, Muammer ibn Rashīdi nga Sanāja nė Jemen, shkroi librin e tij, e pastaj Māliku shkroi Mawāta-nė e tij. Hyrja e Feth ul-Melik Alī Bisihhāti Bābil Ilm Alī pohon se el-Rebī ibn Sebīhu qe i pari qė pėrpiloi tė dhėna, dhe se ai jetoi nga fundi i periudhės sė tabiīnėve. Gjithsesi, konsensusi i opinionit ėshtė se sunnitė nuk shkruajtėn asnjė libėr gjatė shekullit tė parė hixhri.
Sa i pėrket Alīut dhe shīitėve tė tij, ata harxhuan kohė dhe mund tė madh pėr tia arritur atij qėllimi gjatė shekullit tė parė hixhrī. Shkrimi i parė i Emīr ul-Muminīnit ishte Libri i Allahut, tė Lartėsuarit, tė Madhėruarit. Pasi kreu ritualet e pregatitjes sė nisjes sė Profetit (s) nga kjo botė, Alīu vendosi tė mos dilte veēse pėr tu falur, qė tė mblidhte Kuranin. Ndaj, ai e pėrpiloi atė tė renditur sipas radhės sė shpalljes. Ai theksoi kuptimet e tij tė pėrgjithshme e tė veēanta, absolute dhe tė kufizuara, tė pėrkryera e alegorike, shfuqizuese dhe tė shfuqizuara, tė theksuara e tė shtendosura, urdhėruese dhe udhėzuese, duke treguar rastet qė e kishin bėrė tė domosdoshme shpalljen e ajeteve tė tij tė pėrsosura dhe shpjeguar atė qė mund tė ishte e paqartė pėr njerėzit. Ibn Sirīni e kishte zakon tė thoshte: Nėse je me fat ta gjesh atė libėr, atėherė do tė shohėsh nė tė dije tė bollshme. Kėtė e pohon Ibn Haxheri nė es-Sawāik ul-Muhrike, si dhe shumė dijetarė tė shquar. Disa sahabė qė dinin shkrim e kėndim iu pėrveshėn punės sė mundimshme tė mbledhjes sė Kuranit tė Lartė, por ata nuk mund ta hartonin sipas radhitjes sė shpalljes e as qė mund ta pajisnin me shpjegimet e mėsipėrme, duke e bėrė pėrpilimin e Alīut mė shumė se thjeshtė njė pėrpilim - jo madje, njė zbėrthim.
Me tė mbaruar pėrpilimin e Librit tė Allahut tė Dashur, ai shkroi njė libėr tė cilin ia kushtoi Zonjės sė Grave tė Botės. Ai u bė i njohur si Mushafi i Fātimes, qė pėrmbante thėnie, fjalė urtie, kėshilla, moral, ngjarje historike e ndodhira unike, tė shkruara si ngushėllim pėr tė pas pikėllimit tė saj nga humbja e tė atit, Profetit (s). Pas tij, ai shkroi njė libėr qė lidhej me dėmshpėrblimin e gjakut (dhe ēėshtje tė tjera) tė cilin e quajti es-Sahīfe. Atij i referohet Ibn Sadi nė fund tė veprės sė tij el-Xhāmi duke ia njohur autorėsinė Prijėsit tė Besimtarėve. Si Bukhārīu dhe Muslimi e pėrmendin dhe e citojnė atė nė disa vende tė Sahīh-ėve pėrkatės. Midis kėtyre ėshtė ajo qė ata citojnė nga el-Ameshi prej Ibrāhīm et-Tejmīut qė citon babain e tij duke thėnė: Alīu (r.a.) mė tha njėherė: Nuk kemi pėr ty asnjė libėr pėr lexim, pėrveē Librit tė Allahut dhe kėsaj Sahīfe. Pastaj ai ma solli. Ajo pėrmbante ēėshtje rreth plagėve e dhėmbėve tė devesė. Pėrmbajtja e saj pėrfshinte edhe njė pohim tė tillė: Medina ėshtė tokė e shenjtė nga Iri te Thewri; ai qė e pėrdhos atė, apo strehon njė pėrdhosės, do tė mbarti mallkimin e Allahut, melekėve dhe njerėzve. Ky ėshtė formulimi i Bukhārīut nė kreun e tij mbi mėkatet e atyre qė i mohojnė mawali-tė e tyre, nė kreun e dispozitave, f. 111, vėll. IV i Sahīh-ut, dhe pėrmendet nė kreun e tij mbi shenjtėrinė e Medines, gjatė diskutimit tė haxhit, nė f. 523, vėll. I i Sahīh-ut tė Muslimit. Imam Ahmed ibn Hanbeli i referohet vazhdimisht hadīthit mbi kėtė Sahīfe nė Musned-in e tij. Ai e citon Alīun nė f. 100, vėll. I i Musned-it, nė njė rivājet tė transmetuar nga Tārik ibn Shihābi, qė thotė: E kam parė Alīun, duke thėnė nga minberi: Pėr Allah! Nuk kemi gjė pėr tju lexuar pėrveē Librit tė Allahut Tealā e kėsaj Sahīfe, tė cilėn ai po e ngjeshte rrėzė shpatės, E kam mėsuar pėrmbajtjen e saj nga i Dėrguari i Allahut (s).
Duke cituar Abdul-Melīkun, el-Saffāri thotė: Ebū Xhaferi kėrkoi ti sillnin librin e Alīut dhe djali i tij Xhaferi solli diēka tė rėndė nė formėn e njė kofshe. Mes tė tjerash, aty ndodhej njė fjali qė thoshte: Nėse njė burrė vdes, gruaja e tij nuk do tė trashėgojė asnjė prej pronave tė tija. Ebū Xhaferi tha: Pėr Allah, ky ėshtė shkrimi i Alīut dhe diktimi i tė Dėrguarit tė Allahut (s)! Njė grup shīitėsh tė Imamit pasuan gjurmėt e Prijėsit tė Besimtarėve dhe shkruan disa libra. Mes tyre ishin: Selmān Fārsīu dhe Ebū Dher Gifārīu, siē pohon Ibn Shehr Āshūbi: Autori i parė nė Islam ėshtė Alī ibn Ebū Tālibi, pastaj Selmān Fārsīu, pastaj Ebū Dheri.
Ndėr ta ėshtė edhe Ebū Rāfiu, robi i liruar i tė Dėrguarit tė Allahut (s) dhe administrues i bejt ul-mālit gjatė sundimit tė Prijėsit tė Besimtarėve. Ai qe nga elita e pasuesve tė tij qė kėrkuan udhėrrėfimin e tij. Ai shkroi njė libėr qė merret me hadīthe, dispozita dhe ēėshtje tė tjera tė cilat i mblodhi kryesisht nga Alīu. Ai gėzoi njė pozitė prestigjioze ndėr tė parėt tanė qė e pėrdorėn si burim citimesh e hadīthesh. Midis tyre ėshtė Alī ibn Ebū Rāfiu, i cili, sipas biografisė sė tij nė Isābe, u lind gjatė kohės sė Profetit (s) qė e quajti atė Alī. Ai shkroi njė libėr mbi shkencėn e fikh-ut sipas mėsimeve tė Ehl ul-Bejtit, qė e mbanin gjallė atė libėr e i drejtonin shīitėt e tyre tek ai. Mūsa ibn Abdullāh ibn el-Hasani ka thėnė: Njė njeri e pyeti tim atė pėr teshehhud-in. Im atė mė tha ti sillja librin e shkruar nga Ebū Rāfiu. Ai e mori dhe na diktoi prej tij.
Autori i Rawdet ul-Xhenāt e mbyll diskutimin e tij duke pohuar se ky qe libri i parė qė merrej me fikh i shkruar nga shīitėt, por ai, Allahu e mėshiroftė, me siguri gabohej. Mes tyre ėshtė Ubejdullāh ibn Ebū Rāfiu, shkrues i shpalljes dhe pasues i Alīut, i cili mėsoi nga Profeti (s) dhe ia pėrcolli Xhaferit thėnien e tij: Brumi dhe edukata jote janė si tė miat. Kjo citohet nga njė grup dijetarėsh qė pėrfshijnė Imam Ahmedin nė Musned. Ibn Haxheri e pėrmend nė Pjesėn I tė el-Isābe me titull Ubejdullāh ibn Eslem. Emri i babait tė Rebīut ėshtė Eslem. Ubejdullāhi shkroi njė libėr mbi sahabėt qė morėn pjesė nė Siffīn me Alīun, nga i cili Ibn Haxheri citon gjerėsisht nė el-Isābe;2 ndaj ju mund ti drejtoheni atij. Gjithashtu mes tyre ėshtė Rabīe ibn Semi i cili shkroi njė libėr pėr zekatin mbi tufat e gjedhėve, tė nxjerrė nga hadīthi i Profetit (s) i pėrcjellė nga Alīu. Ata pėrfshijnė Abdullāh ibn Hurr el-Fārsīun qė transmeton njė shkėndijė hadīthesh tė pėrcjella nga Profeti (s) prej Alīut. Midis tyre ėshtė edhe el-Asbagh ibn Nebete, mik e nxėnės i Prijėsit tė Besimtarėve qė citon Letrėn e Imamit pėr Mālik el-Eshterin dhe testamentin e tij pėr tė birin Muhammedin. Tė dyja regjistrohen nga dijetarėt tanė nė librat e tyre tė saktė tė hadīthit, direkt prej tij. Njė tjetėr ėshtė Selīm ibn Kejs el-Hilāli, njė shok i Alīut, qė citon hadīthin e tij dhe tė Selmānit. Ai shkroi njė libėr rreth Imāmetit qė pėrmendet nga Imam Muhammed ibn Ibrāhīm el-Numāni nė librin e tij el-Gājbe, me fjalėt: Asnjė nga dijetarėt dhe transmetuesit shīitė tė hadīthit tė Imamėve nuk e diskuton faktin se libri i shkruar nga Selīm ibn Kejs el-Hilāli ėshtė njė bibliografi madhore e punimeve mbi usūl-in tė pėrcjella nga dijetarėt dhe muhadīthėt e Ehl ul-Bejtit, dhe njė nga pionierėt e kėtij lėmi. Ai ėshtė njė nga burimet madhore tė cilit i referohen dhe mbi tė cilin mbėshteten shīitėt. Dijetarėt tanė kanė regjistruar gjithashtu emrat dhe veprat e atyre tė po kėtij kalibri midis tė parėve tanė tė mirė qė shkruajtėn libra, krahas indekseve dhe jetėshkrimeve, autorėve tė tė cilave u janė referuar tė gjithė.
3) Autorėt e kohės sė tabiīnėve dhe tabi-tabiīnėve.
Sa u pėrket autorėve nga tė parėt tanė qė i pėrkasin brezit tė dytė, d.m.th atij tė tabiīnėve, kjo Letėr sia del qė tė shkoqisė mbi ta, dhe pėr tu njohur me ta, me veprat dhe burimet e tyre nė hollėsi, ėshtė mė mirė tė konsultohen bibliografitė dhe jetėshkrimet e hartuara nga dijetarėt tanė.3
Drita e Ehl ul-Bejtit shndriti fuqishėm mbi atė brez, ndėrkohė qė mė parė ajo ishte penguar nga retė e shtypjes sė tiranėve. Katastrofa e Qerbelāsė i nxorri sheshit armiqtė e pasardhėsve tė Muhammedit (s) e ua mori fytyrėn para atyre qė kanė sy e mend. Ajo gjithashtu tėrhoqi vėmendjen ndaj mizorive qė e kapluan Ehl ul-Bejtin pas kalimit tė tė Dėrguarit tė Allahut (s). Pasojat e tyre tė tmerrshme i detyruan njerėzit tua kėrkonin arsyet dhe i obliguan tua hetonin shkaqet. Kėshtu e mėsuan ata farėn dhe rrėnjėt e katastrofės. Ata nga mesi i tyre tė cilėt ishin tė bekuar me ndėrgjegje u ngritėn pėr tė mbrojtur statusin e Ehlul-Bejtit (a) dhe mbėshtetur ata [dy Imamė], sepse ėshtė nė natyrėn njerėzore qė ti ndihmojė tė shtypurit dhe ta urrejė padrejtėsinė. Pas atij incidenti katastrofik, muslimanėt hynė nė njė erė tė re nė tė cilėn vėrshuan pėr ta pėrkrahur Imam Alī ibn Husein Zejnul Ābidīnin, pėr tiu referuar atij nė kėrkesėn e tyre pėr pėrgjigje ndaj pyetjeve mbi rrėnjėt dhe degėt e besimit, dhe tė gjitha shkencat islame tė nxjerra nga Libri i Allahut dhe Sunneti. Pas vdekjes sė tij, ata filluan ti referoheshin tė birit tė tij Imam Ebū Xhafer el-Bākir. Pasuesit e tė dy Imamėve, d.m.th Zejnul Ābīdinit dhe el-Bākirit, nga imāmītė e hershėm, shkruan libra tė panumėrt, por numri i atyre dijetarėve emrat dhe jetėshkrimet e tė cilėve u pėrfshinė nė librat e biografisė ishin rreth katėrmijė heronj, dhe punimet e tyre numėronin mbi dhjetėmijė4 qė pėrcillen nga tanėt nė ēdo brez duke i cituar ato nga burime tė besuara. Njė grup nga elita e atyre heronjve arriti nderin tu shėrbente atyre, ndėrsa tė tjerėt i shėrbyen Imam Sādikut, dhe fati e deshi qė njė numėr i madh ta pėrmbushnin synimin e tyre pėrfundimtar tė arritjes sė dijes sė vėrtetėsishme.
Nga mesi i kėtyre ėshtė Ebū Saīd Abān ibn Taghlib ibn Rabā el-Xherīri, recituesi i famshėm i Kuranit, muhadīthi, leksikografi e gjuhėtari i njohur qė ishte njėri prej dijetarėve mė tė besuar. Ai qe bashkėkohės i tre Imamėve nga tė cilėt pėrcolli dije tė madhe dhe njė numėr tė lartė hadīthesh. Mjafton pėr ju fakti se ai transmeton tridhjetė mijė hadīthe vetėm nga Imam Sādiku, siē pohon el-Mīrzā Muhammedi nė jetėshkrimin e Abānit nė veprėn Minhaxh ul-Mekāl ku ai citon Abān ibn Uthmānin duke cituar Imam Sādikun. Ai gėzoi respektin dhe nderimin e tyre tė lartė. Imam Bākiri i tha atij njėherė, kur ndodheshin nė Medinen e shenjtė: Zėr vend nė xhami dhe jepjua fetwātė e tua njerėzve, sepse mė pėlqen qė njerėzit tė vėshtrojnė njė nga shīitėt e mi si ti. Imam Sādiku i tha njėherė: Debato me medinasit, sepse mė pėlqen tė shoh njerėz si ti mes transmetuesve e miqve tė mi. Saherė qė vinte nė Medine, njerėzit e vizitonin atė me turma dhe e vinin tė ulej aty ku ulej Profeti (s). Imam Sādiku i tha Selīm ibn Ebū Hebbes: Vizitoje Abān ibn Taghlibin, se ai ka mėsuar njė numėr tė madh hadīthesh prej meje, dhe ēdo gjė qė tė transmeton ai, transmetoje dhe ti. Ai i tha Abān ibn Uthmānit: Abān ibn Taghlibi pėrcjell tridhjetė mijė hadīthe prej meje; ndaj, citoji prej tij. Sa herė qė Abān ibn Taghlibi i bėnte vizitė Imam Sādikut, ai e pėrqafonte, i shtrėngonte dorėn dhe urdhėronte ti sillnin njė minder pėr tu mbėshtetur e i kushtonte tėrė vėmendjen e tij. Kur i mbėrriti lajmi pėr vdekjen e tij, ai tha: Pėr Allah! Po mė dhemb zemra nga vdekja e Abānit. Ai vdiq mė 141. Abāni ka pėrcjellė hadīth nga Enes ibn Māliku, el-Ameshi, Muhammed ibn Munkediri, Sammāk ibn Harbi, Fudejl ibn Umeri, Ibrāhim el-Nekhaīu dhe el-Hakami. Tek ai mbėshtetet Muslimi e autorėt e katėr librave tė hadīthit, siē shpjeguam gjatė diskutimit tė tij te Letra 16.
Abānit si bėn dėm mosdashja e Bukhārīut pėr tu mbėshtetur mbi autoritetin e tij, sepse ngushėllim pėr tė ėshtė fakti se ky nuk mbėshtetet as mbi autoritetin e Imamėve tė Ehl ul-Bjetit si es-Sādik, el-Kāzim, er-Ridā, el-Xhewād, et-Tekī dhe Hasan el-Askerī el-Zekī, paqe pastė mbi ta. Bukhārīu nuk i konsideron kėta burra si tė besueshėm; jo, ai madje nuk mbėshtetet as nė autoritetein e nipit tė madh tė Profetit (s) dhe prijėsit tė tė rinjve tė Xhennetit! Nga ana tjetėr, ai mbėshtetet nė njerėz si Merwān ibn el-Hakāmi, Umrān ibn Hattāni, Ikrime el-Berberi dhe soji i tyre; ndaj, tė Allahut jemi, dhe Atij i kthehemi.
Abāni ka shkruar libra shumė interesantė. Njėri prej tyre ėshtė Tefsīr Gharīb ul-Kurān [zbėrthimi i sė pazakontės nė Kuran], qė pėrbėhet kryesisht nga vargje poezie nė arabisht tė cituara pėr tė dėshmuar tė vėrtetėn e pėrmbajtur nė Shpalljen e Pėrsosur. Mė vonė, Abdur-Rahmān ibn Muhammed el-Esdī el-Kūfī i kombinoi pėrmbajtjet e librit tė Abānit me ato tė Muhammed ibn el-Sāib el-Kalbīut dhe Ibn Rawāk Atijje ibn el-Hārithit dhe i botoi ato nė njė vėllim, duke treguar pikėpamjet nė tė cilat dallonin si dhe ato mbi tė cilat pajtoheshin. Ai e citon njėherė Abānin nė mėnyrė tė pavarur e njė tjetėr ai citon atė qė puqet me pikėpamjet e Abdur-Rahmānit. Njerėzit tanė i kanė cituar tė dy librat pėrmes burimesh tepėr tė besueshme. Abāni ka shkruar njė libėr mbi virtytet morale, e njė tjetėr mbi Luftėn e Siffīnit dhe ka shkruar njė nga referencat madhore mbi tė cilat mbėshteten imāmītė nė nxjerrjen e rregullave juridike. Tėrė librat e tij janė raportuar duke e pėrmendur autorėsinė e tij. Hollėsitė e tyre ndodhen nė librat e bibliografisė.
Njė ndėr ta ėshtė Ebū Hamza el-Themāli ibn Dināri, njė autoritet i besuar dhe fisnik ndėr tė parėt tanė. Ai e mori dijen nga tre Imamė: Sādiku, Bākiri dhe Zejnul Ābidīni, paqe pastė mbi ta. Ai mbajti lidhje tė ngushta me ta dhe fitoi respektin e tyre. Imam Sādiku e lavdėroi atė me fjalėt: Nė atė moshė qė ka, Ebū Hamzai ėshtė si Lukmāni nė kohėn e vet. Ai ka shkruar njė libėr mbi zbėrthimin e Kuranit dhe vura re imam Tabarsīun ta citojė atė nė Muxhmaul-Bejān fī Tefsīril-Kurān.5 Ai gjithashtu ka shkruar njė libėr mbi hadīthet e rralla, njė tjetėr mbi zuhdin dhe njė traktat mbi tė drejtat6 nga Imam Zejnul Ābidīni prej tė cilit ai pėrcjell duānė e tij tė sabahut qė ndriēon mė shumė se dielli dhe hėna. Ai po ashtu transmeton nga Enesi dhe el-Shabīu. Atė e citojnė Wakīu, Ebū Naīmi dhe njė grup i kalibrit tė tyre qė janė miqtė tanė e tė tjerė, siē pohuam nė biografinė e tij nė Letrėn 16.
Ka burra tė tjerė pėr tu lavdėruar, qė nuk ia mbėrritėn Imam Zejnul Ābidīnit, por patėn nderin ti shėrbenin Imam Bākirit dhe Imam Sādikut, paqe pastė mbi ta.
Mes tyre janė: Ebūl-Kāsim Bard ibn Muāvije el-Axhlī, Ebū Basīr el-Asger Lejth ibn Murād el-Bakhtarī el-Murādi, Ebūl-Hasan Zurāre ibn Ajāni, Ebū Xhafer Muhammed ibn Muslim ibn Rabā el-Kūfī et-Tāifi el-Thekefī e shumė flamuj tė tjerė tė udhėrrėfimit dhe fanarė ndriēues nė errėsirė. Shkoqitja e tyre kėtu ėshtė e pamundur.
Sa u pėrket kėtyre katėr burrave, ata me tė vėrtetė kanė arritur njė status tė veēantė dhe kanė fituar ēmimin e lakmuar e njė pozitė tė lartė. Kur Imam Sādiku i pėrmendi njėherė, ai tha: Nuk shoh kėnd qė ta ketė mbajtur gjallė emrin tonė si Zarāre, Ebū Basīr Lejthi, Muhammed ibn Muslimi dhe Burejde; pa ta, askush nuk do tė kishte mėsuar gjė. Pastaj ai shtoi: Kėta janė rojtarėt e dīnit tė cilėve babai im ua besoi mbrojtjen e asaj qė Allahu ka urdhėruar dhe ndaluar. Ata janė tė parėt nė kėrkimin e shoqėrisė sonė nė kėtė jetė, dhe ata do tė jenė tė parėt tė na bashkohen nė Ahiret. Njėherė ai recitoi: {Pėrgėzoji me sihariqe ata qė luten pėr tė arritur Xhennetin Tonė} (22:34) dhe menjėherė i pėrmendi kėta katėr persona, duke shtuar nė njė pohim tė gjatė lavdėrues pėr ta: Thuhet se im atė u ka besuar atyre ruajtjen e ēėshtjeve tė lejuara dhe atyre tė ndaluara nga Allahu, dhe ata ishin mbrojtėsit e dijes sė tij; sot, ata janė tė besuarit e mi besnikė dhe miqtė e sinqertė tė tim eti; ata janė yjet e shīitėve tė mi gjallė a vdekur; pėrmes tyre Allahu largon ēdo bidat. Ata e mbrojnė kėtė fe nga gėnjėshtrat e bidatēinjve dhe interpretimet e ekstremistėve, krahas pohimeve tė tjera tė larta, me tė cilat ai i lavdėroi ata pėr ndihmesėn, nderin, dinjitetin dhe shėrbimin e tyre tė vėrtetė, nė njė mėnyrė qė smund ta pėrshkruajmė dot. Megjithatė, ata u akuzuan nga armiqtė e Ehl ul-Bejtit me ēdo akuzė tė rreme qė ekziston, siē e kemi shpjeguar nė punimin tonė Mukhteser ul-Kelām fī Mualifī el-Shīa min Sadr ul-Islām. Kjo nuk ua zbeh aspak statusin e tė lartė dhe rėndėsinė e madhe nė sytė e Allahut, tė Dėrguarit tė Tij dhe besimtarėve. Ata qė i kishin smirė profetėt vetėm sa ua rritėn lartėsinė e statusit atyre, pa i ndikuar ligjet qė ata sollėn veēse duke i promovuar ato edhe mė tepėr mes atyre qė e njohin dhe e pasojnė tė vėrtetėn, ēka i bėri ata tė pranueshėm pėr tė dhuntisurit me intelekt.
Gjatė jetės sė Imam Sādikut (paqe pastė mbi tė) dija u pėrhap si kurrė mė parė dhe shīitėt e stėrgjyshėrve tė vet vėrshuan drejt tij nga anekėnd. Ai iu qas atyre me pamje tė kėndshme, duke i bėrė tė ndjehen si nė shtėpi, pa kursyer asnjė pėrpjekje pėr ti mėsuar dhe njohur me sekretet e diturisė, finesat e urtisė dhe thelbin e ēėshtjeve, siē e pranon edhe Ebū Feth el-Shehristānī nė el-Milel wen-Nihel. Kur pėrmend Imam Sādikun, ai komenton: Ai ishte tejet i informuar mbi fenė, i dhuntisur me edukatė tė pėrkryer, plot urti, heqje dorė nga dunjaja dhe plotpėrmbajtje nga joshjet.7 Ai gjithashtu thotė: Ai qėndroi nė Medine pėr ca kohė duke mėsuar shīitėt qė i pėrkitnin besimit tė tij dhe derdhur sekretet e diturisė mbi besnikėt e tij. Pastaj ai shkoi nė Irak, ku qėndroi pėr ca kohė, gjatė sė cilės nuk e kritikoi nė publik qeverisjen e as nuk e lakmoi atė... Kushdo qė kridhet nė oqeanin e dijes nuk dėshiron ta shohė mė bregun dhe ai qė arrin kulmin e realitetit sfrikėsohet kurrė se do zbresė gjer nė fund tė pohimit tė tij: Dhe e vėrteta i shpaloset qartė si tė paanshmit, ashtu edhe kokėfortit.
Njė numėr i madh nxėnėsish tė Imam Sādikut arritėn urtinė e lartė, e u bėnė prijėsa tė ndershmėrisė, pishtarė nė errėsirė, oqeane tė dijes, yje tė udhėrrėfimit. Mes atyre emrat dhe jetėshkrimet e tė cilėve ndodhen nė librat pėrkatės janė katėr mijė burra nga Iraku, Hixhazi, Irani e Siria. Ata janė autorė veprash tė mirėnjohura nga dijetarėt imāmī. Mes tyre janė katėr qind librat mbi bazat e fikh-ut qė u pėrmendėn mė lart, tė cilat merren me katėrqind tema, tė shkruara gjatė kohės sė Imam Sādikut dhe tė nxjerra nga fetwātė e tija. Ato u bėnė tė domosdoshme si pėr dijen teorike, ashtu edhe praktiken, aq sa njė grup dijetarėsh tė ummetit e mėkėmbėsish tė Imamėve i pėrmblodhėn pėrmbajtjet e tyre nė libra tė veēantė pėr tua lehtėsuar kuptimin studentėve dhe pėr ti bėrė mė tė kapshme. Mė tė mirat e kėtyre pėrpilimeve janė katėr librat, qė pėrbėjnė burimet kryesore tė imāmīve nė tė referuarit ēėshtjeve tė rrėnjėve dhe degėve tė besimit. Ata u janė referuar atyre qė nga shekulli i parė i Hixhretit, dhe ata janė: el-Kāfī, Men la Jahderuhul-Fekīh, el-Tehdhīb ul-Ahkam dhe el-Istibsār. Tė gjithė janė mutewātir, dhe saktėsia e asaj qė pėrmbajnė sdyshohet kurrė. El-Kāfī ėshtė mė i vjetri ndėr ta, mė i madhi, mė i miri e mė i sakti. Ai pėrmban gjashtėmbėdhjetė mijė e njėqind e nėntėdhjetė e nėntė hadīthe qė pėrfshijnė gjithēka qė ndodhet tani nė es-Sihāh us-Sitte tė sunnive, siē e pranon edhe el-Shehīdi nė veprėn e tij el-Thikre, si dhe shumė dijetarė tė tjerė tė shquar [sunni].
Hishām ibn el-Hakami, njė nga shokėt e Imam Sādikut dhe Imam Kāzimit, shkroi shumė libra nga tė cilėt nėntėdhjetė e nėntė u bėnė mjaft tė famshėm. Ato transmetohen nga miqtė tanė qė e citojnė atė, dhe hollėsirat e tyre ndodhen nė librin tonė Mukhteser ul-Kelām fī Mualifī el-Shīa min Sadr ul-Islām. Ata janė tė gjithė libra shumė intersantė, verbues nė qartėsinė e pėrmbajtjes e vezullimin e argumenteve tė tyre. Ato merren me rrėnjėt dhe degėt e besimit, si dhe tewhīd e kelām; hedhin poshtė ateistėt, heretikėt, panteistėt, fatalistėt, deterministėt dhe ekstremistėt nė pikėpamjet rreth Alīut e Ehl ul-Bejtit. Ata gjithashtu hedhin poshtė harixhitė dhe nāsibitė, ata qė mohuan se Profeti (s) i kishte lėnė testament Alīut, ata qė e penguan tė merrte khilāfetin dhe ata qė predikuan se para Alīut duhej tė zgjidhej tjetėrkush khalīf, krahas temave tė tjera.
Nė shekullin e dytė, Hishāmi ishte personi mė i ditur nė shkencėn e retorikės, teosofi dhe shkencat racionale e deduktive. Ai shquhej nė fikh dhe hadīth, duke ia kaluar tė gjithėve nė tefsīr dhe nė disiplinat e mjeshtėritė e tjera. Ai ėshtė personi qė e shtjelloi konceptin e imāmetit dhe e ēoi pėrpara medhhebin me pėrkujdesje. Ai citoi Imamėt Sādik e Kādhim dhe gėzoi nė sytė e tyre njė status tė veēantė qė smund tė pėrshkruhet. Ai mori njė lavdėrim tė tillė nga ata, qė e ngriti nė qiell. Nė fillim ai ishte xhehmī, por pastaj u takua me Imam Sādikun dhe e pa dritėn e udhėrrėfimit pėrmes tij; ndaj, iu bashkangjit palės sė tij e mė pas ndoqi Imam Kādhimin dhe ua kaloi tėrė nxėnėsve tė Imamėve. Ata qė dėshiruan ta shuanin dritėn e Allahut, nga zilia pėr Ehl ul-Bejtin (a) dhe ligėsia, e akuzuan se ai pohonte qė Allahu ka formė fizike, si dhe akuza tė tjera tė rėnda. Ne jemi mė se tė njohur me bindjet e tij. Ne kemi nė dorė raportime pėr mėnyrėn e tij tė jetesės dhe metodėn e tė folurit. Ai ka shkruar vepra tė tėra nė mbrojtje tė medhhebit tonė siē pėrmendėm mė lart; prandaj, asnjė fjalė nga pohimet e tija smund tė njihet prej tė tjerėve e tė mos njihet prej nesh, ngase ai ėshtė prej tė parėve tanė, ndėrkohė qė kritikėt e tij janė larg bindjeve dhe shijeve tė tija. Ajo qė ka cituar Shehristānīu nė el-Milel wen-Nihel nga pohimet e Hishāmit nuk nėnkupton se ai beson nė njė formė fizike tė Allahut. Mė lejoni tjua citoj atė qė ai ka shkruar:
Hishām ibn el-Hakāmi e ka studiuar usūl-in nė thellėsi. Nuk duhet tė harrojmė debatet e tij me mutezilītė, sepse ai burrė qėndron pėrmbi atė qė e akuzojnė kundėrshtarėt, dhe nėn atė qė tė sjell ndėrmend, sepse ai debatoi me el-Alāfin duke thėnė: Ti pohon se Krijuesi ėshtė Ai qė di, dhe se dija e Tij ėshtė vetė thelbi i tij; kėshtu, Ai bėhet njė qenie e dijshme qė ėshtė e ndryshme nga bota [krijimi i Tij]; pėrse nuk thua atėherė qė Ai ka njė formė ndryshe nga tė gjitha format?
Nuk pėrbėn sekret qė ky pohim, nėse ėshtė i vėrtetė, vėrteton vetėm se ai e kundėrshton pikėpamjen e el-Alāfit. Jo gjithkush qė debaton rreth diēkaje beson nė tė, ngase ėshtė e mundur qė ai tė ketė si qėllim tė testojė bindjet e el-Alāfit dhe ta shoshisė dijen e tij, siē sugjeron Shehristānīu, kur thotė: Ai burrė qėndron pėrmbi atė qė e akuzon kundėrshtari dhe nėn atė qė tė sjell ndėrmend. Nėse supozojmė se vėrtetohet qė Hishāmi e beson njė gjė tė tillė, kjo mund tė ketė qenė para se ai ti kthehej udhėrrėfimit tė vėrtetė. Ju e patė se ai kishte bindje xhehmīte, dhe mė pas e pa dritėn e udhėrrėfimit pėrmes pasardhėsve tė Muhammedit (s), e u bė imam i atyre qė ndoqėn Imamėt e tyre. Askush nga tė parėt tanė nuk ka gjetur as edhe njė provė tė asaj qė i mvesh atij kundėrshtari, e megjithatė ne gjejmė gjurmė tė asaj qė i kanė atribuar Zerāre ibn Ajānit, Muhammed ibn Muslimit, Mumin et-Tākut, dhe shokėve tė tyre. Kjo megjithė faktin se ne nuk kursyem asnjė pėrpjekje pėr ta hetuar akuzėn dhe pamė se bazat e saja sishin asgjė mė tepėr se padrejtėsi e mėri, intrigė dhe shpifje; {Mos mendoni se Allahu ėshtė i pavėmendshėm ndaj asaj qė veprojnė zullumqarėt} (14:42) (27:93).
Sa i pėrket pretendimit tė Shehristānīut qė Hishāmi beson se Alīu ėshtė Allah, kjo ėshtė njė shaka qė e bėn edhe njė grua tė pikėlluar, tė cilės sapo i ka vdekur foshnja, tė shpėrthejė nė gaz. Pohimet e Hishāmit lidhur me tewhīd-in ftojnė pėr lartėsimin e Allahut pėrmbi ēdo reduktim nė formė fizike tė ēfarėdo lloji dhe madhėrimin e Tij pėrmbi atė qė pandehin injorantėt. Pohimet e tij lidhur me imāmetin dhe wisājet-in pasqyrojnė preferimin e tij tė tė Dėrguarit tė Allahut, bekime pastė mbi tė e pasardhėsit e tij, mbi Alīun. Ai deklaron se Alīu ėshtė si ēdo pjesėtar tjetėr i ummetit tė Pejgamberit (s) dhe vartėsi, mėkėmbėsi e zėvendėsi i tij; dhe se ai ėshtė rob i Allahut tė cilit i ėshtė bėrė padrejtėsi dhe shtypje e i cili nuk e siguroi dot atė qė i takonte, duke u detyruar ti nėnshtrohej pushtetit tė kundėrshtarėve, nė frikė tė vazhdueshme pėr sigurinė e tij, pa mbėshtetės apo ndihmės. Si mundet, pra, Shehristānīu tė thotė: Hishām ibn el-Hakami ka studiuar usūl nė thellėsi. Nuk duhet ti harrojmė debatet e tija me mutezilītė, sepse ai burrė ėshtė mbi atė qė e akuzon kundėrshtari dhe nėn atė qė tė kujton, ngase ai debatoi me el-Alāfin me fjalėt: Ti pohon se Krijuesi ėshtė Ai qė di dhe se dija e Tij ėshtė vetė thelbi i Tij; atėherė, Ai bėhet njė qenie e dijshme qė ėshtė e ndryshme nga bota [krijimi i Tij]; pėrse sthua atėherė se Ai ka njė formė ndryshe nga tė gjitha format? Ai pastaj i mvesh Alīut pretendimin se ai ėshtė Allahu! A sėshtė kjo njė vetėkundėrshti e dukshme? A ėshtė me vend ti mvishet Hishāmit, megjithė tėrė dijen e tij tė bollshme dhe ndihmesat e tij tė shumta, njė gjepur e tillė? Pa dyshim qė jo. Por kėta njerėz ngulmuan tė stivojnė akuza nga smira dhe keqdashja ndaj Ehl ul-Bejtit dhe atyre qė ndjekin pikėpamjet e tyre; ndaj, tė Allahut jemi dhe Atij i kthehemi.
Autorėsia lulėzoi gjatė jetės sė Imamėve el-Kādhim, er-Ridā, el-Xhewād, el-Hādī, el-Hasan el-Zekī el-Askerī, paqe pastė mbi ta, nė njė mėnyrė qė sish parė gjer atėherė dhe muhadīthėt qė i citonin ata dhe Imamėt e tjerė u pėrhapėn anembanė, duke bėrė ēmosin pėr tė arritur dituri, nė kėrkim tė saj dhe sekreteve tė saja, duke ia sistematizuar ēėshtjet, verifikuar faktet, pa kursyer asnjė pėrpjekje pėr tė regjistruar mjeshtėritė dhe mbledhur thėrrimet e urtisė.
El-Muhakkīk el-Hīlī thotė nė el-Muteber: Mes nxėnėsve tė Xhevādit, paqe pastė mbi tė, kishte burra tė virtytshėm si Husein ibn Saīdi dhe vėllai i tij Hasani, Ahmed ibn Muhammed ibn Ebū Nasr el-Bezantī, Ahmed ibn Muhammed ibn Khālid el-Barkī, el-Shathāni, Ebūl-Fadl el-Emi, Ahmed ibn Muhammed ibn Īsai, Ejjūb ibn Nūhi dhe tė tjerė, lista e tė cilėve ėshtė mjaft e gjatė... Librat e tyre janė nė qarkullim edhe sot e kėsaj dite ndėr tanėt, duke pasqyruar diturinė e tyre tė bollshme.
Mjafton pėr ju fakti se librat e el-Barkīut i kalojnė tė njėqindėt, dhe el-Bezantīu ka shkruar veprėn e tij tė shquar Xhami ul-Bezantī, ndėrsa el-Husein ibn Saīdi ka shkruar tridhjetė libra. Nuk ėshtė e mundur qė nė njė Letėr si kjo tė numėrojmė atė qė ėshtė shkruar nga studentėt e gjashtė Imamėve qė vijuan nga Imam Sādiku, paqe pastė mbi ta, por po ju drejtoj tek jetėshkrimet dhe bibliografitė e disponueshme; prandaj, lexoni pėr jetėn e Muhammed ibn Sinānit, Alī ibn Mahziārit, Hasan ibn Mahbūbit, Hasan ibn Muhammed ibn Samait, Safwān ibn Jahjāit, Alī ibn Jektīnit, Alī ibn Fadalit, Abdur-Rahmān ibn Nexhrānit, el-Fadl ibn Shathānit (qė shkroi dyqind libra), Muhammed ibn Umejrit, Ahmed ibn Muhammed ibn Īsait (qė citoi 100 shokė tė Imam Sādikut), Talha ibn Talha ibn Zejdit, Muhammed ibn Alī ibn Mahbūbit, Ammār ibn Mūsa el-Sabātit, Alī ibn el-Numānit, el-Husein ibn Abdullāhit, Ahmed ibn Abdullāh ibn Mahrānit qė njihet mė mirė si Ibn Khānībe, Sadfa ibn el-Munthir el-Kummīut, Ubejdullāh ibn Alī el-Halebīut qė ia solli librin e tij Imam Sādikut pėr ta redaktuar e verifikuar, qė ia ēmoi e i tha: A tė duket se kėta njerėz kanė njė libėr si ky?! Shtojini atyre mjekun Ebū Amr, Abdullāh ibn Saīdin qė ia solli librin e tij Ebūl-Hasan er-Ridāit, paqe pastė mbi tė, pėr tė njėjtin qėllim dhe Ūnus ibn Abdur-Rahmānin qė ia solli librin e tij Imam Ebū Muhammed el-Hasan el-Zekī el-Askerīut, paqe pastė mbi tė.
Kushdo qė i hulumton jetėshkrimet e pasuesve tė pasardhėsve tė Muhammedit, paqe pastė mbi tė dhe ta, e i studion ata qė u shoqėruan me nėntė Imamėt nga pasardhėsit e Imam Huseinit, duke i numėruar veprat e tyre nė kohėn e Imamėve pėrkatės tė rishqyrtuara prej atyre qė ata cituan, nė pėrhapje tė hadīthit nga pasardhėsit e Muhammedit (s) nė ēdo rrėnjė dhe degė tė fesė..., do tė ndeshet me mijėra burra tė tillė. Pastaj, nėse njihet me ato shkenca nė ēdo klasė siē janė pėrcjellė brez pas brezi qė nga koha e nėntė Imamėve tė Papėrlyer (a) e deri mė sot, atėherė ai do tė bindet patjetėr se medhhebi i atyre Imamėve ėshtė mutewātir, duke larguar ēdo dyshim qė mund tė ketė mbi faktin se adhurimi ynė i Allahut Fuqiplotė nė rrėnjėt dhe degėt e besimit ėshtė nxjerrė nga Ehl ul-Bejti i tė Dėrguarit tė Allahut. Askush nuk e vė nė dyshim kėtė fakt pėrveē arrogantit dhe tė paragjykuarit, ose injorantit shurdhmemec; ndaj, falėnderimi i takon Allahut qė na udhėzoi nė kėtė, se pa udhėrrėfimin e Tij, nuk do tė ishim udhėzuar;
Wesselam.
Sejjid Sherafudin el-Musawi
Shėnime: