Rrėfimi i rėrės
I lindur mes malesh tė largėta, njė lumė kapėrceu shumė krahina pėr tė mbėrritur mė nė fund tek ranishtja e shkretėtirės. U pėrpoq ta kapėrcente kėtė pengesė, ashtu siē pati bėrė me tė tjerat, por vuri re se, mbas ēdo hapi qė bėnte pėrmbi ranishte, ujėrat e tij zhdukeshin. Ndjehej i bindur se, fati e kishte shkruar qė duhej ta kapėrcente atė shkretėtirė, megjithatė nuk po ia dilte mbanė... Pikėrisht nė atė ēast, njė zė i fshehtė, ardhur nga vetė shkretėtira, i murmuriti: "Era e pėrshkon shkretėtirėn; edhe lumi mund tė bėjė po ashtu".
Lumi kundėrshtoi duke thėnė qė, edhe pse lėshohej pėrmes rėrės, i vetmi rezultat ishte se po gėlltitej nga shkretėtira, ndėrsa era fluturonte e, kėsisoj mund ta pėrshkonte shkretėtirėn.
-Duke u lėshuar pėrpara nė mėnyrėn tėnde tė zakonshme, shkretėtira nuk do tė tė lejojė ta pėrshkosh. Shumė-shumė do mund tė zhdukesh ose tė bėhesh kėnetė. Duhet tė lejosh qė era tė tė mbartė deri nė pikėmbėrritjen tėnde.
-Por si ėshtė e mundur kjo?
-Duke e lėnė veten qė tė pėrpihesh nga era.
Kjo ishte njė ide e papranueshme pėr lumin. Nė fund tė fundit, ai nuk ishte pėrpirė kurrė deri atė ēast. Nuk donte ta humbiste individualitetin e tij: nėse do ta humbiste, ēsiguri kishte se do mund ta fitonte atė sėrish?
Rėra u pėrgjigj:
-Era kryen kėtė funksion: e pėrthith ujėt, e mbart pėrmbi tėrė shkretėtirėn, pastaj e lė tė bjerė sėrish. Duke rėnė nė formėn e shiut, uji bėhet pėrsėri lumė.
-Nga ta di unė se ėshtė e vėrtetė?
-Kėshtu ėshtė. Nėse nuk mė beson, ti do mund tė bėhesh vetėm njė kėnetė, e edhe pėr kėtė do tė tė duhen shumė e shumė vite; por, prapėseprapė, lumė nuk ke pėr tė qenė kurrė.
-Por, nuk mund tė mbetem i njejti lumė?
-Nė tė dy rastet nuk mund tė mbetesh i njejti lumė-, u pėrgjigj murmurima, -pjesa thelbėsore e jotja do tė tė largohet tutje pėr tė formuar njė lumė tė ri. Sot ti mban kėtė emėr, sepse nuk e di se cila pjesė e jotja ėshtė thelbėsore.
Kėto fjalė zgjuan dolloj jehonash nė kujtesėn e lumit. Vagėllimthi iu kujtua njė gjendje nė tė cilėn ai- ose ndoshta njė pjesė e tij?- kishte qenė nė krahėt e erės. Iu kujtua edhe- por a mos vallė ishte vėrtetė njė kujtim?- qė kjo ishte gjėja e duhur, e jo domosdoshmėrisht gjėja mė e afėrmendshme qė duhej tė bėnte. Atėherė lumi i ēliroi avujt e tij drejt krahėve mikpritės tė erės. Era, ėmbėlsisht dhe pa mundim, i mbarti avujt dhe i ēoi larg, duke i lėnė tė bien brishtėsisht me tė mbėrritur nė majėn e njė mali shumė, shumė tė largėt. Dhe pikėrisht pėr shkak se kishte dyshuar, lumi mundi ti kujtonte dhe ti nguliste mė me forcė nė mendjen e vet hollėsitė e pėrvojės sė tij. "Po, tashti e njoh identitetin tim tė vėrtetė", tha me vete. Lumi po mėsonte. Por rėra murmuronte: "Ne e dimė, sepse sepse e shohim tė ndodhė ēdo ditė dhe sepse ne, ranishtet, shtrihemi nga lumi deri tek mali".
Ja pse thuhet se rruga qė ia jep mundėsinė lumit tė jetės pėr tė vijuar udhėtimin e tij, ėshtė shkruar nėpėr ranishte.
Kjo rrėfenjė shumė e bukur gjendet nė shumė gjuhė tė traditės gojore. Qarkullon thuajse gjithmonė mes dervishėve dhe nxėnėsve tė tyre. Ky version rrjedh nga Awad Afifi, tuniziani, vdekur mė 1870.
Mbreti qė vendosi tė bėhej bujar
Njė mbret i Iranit i tha njė ditė njė dervishi:
-Tregomė njė rrėfenjė.
-Madhėri-, u pėrgjigj dervishi, -do tju tregoj rrėfenjėn e njė mbreti arab, Hatim Tai-t, njeriut mė bujar tė tė gjitha kohėve, sepse nėse do mund ti ngjaje, ti kishe pėr tė qenė vėrtetė mbreti mė i madh i gjallė.
-Fol-, tha mbreti, -por nėse rrėfenja nuk mė jep kėnaqėsi, do jap urdhėr qė tė ta presin kokėn pėr shpifje mbi bujarinė time.
Mbreti u pėrgjigj me kėtė ton, sepse nė oborrin e Persisė thuhej rėndom se monarku zotėronte cilėsitė mė tė mira, nė njė shkallė qė askush nė botė nuk e kish mbėrritur dhe nuk do tė mund ta mbėrrinte.
-Pra, po ju thoja-, nisi tė fliste dervishi me atė mėnyrėn tipike tė dervishėve, qė nuk vihen kollaj nė siklet, -qė bujaria e mbretit Hatim Tai e kapėrcente, nė bėma dhe nė qėllime, atė tė tė gjithė njerėzve.
Dhe ja rrėfenja qė tregoi dervishi.
Njė mbret tjetėr arab lakmonte tė shtinte nė dorė pasuritė, fshatrat, begatitė, gamilet dhe luftėtarėt e Hatim Tait. Kėsisoj, njė ditė tė bukur ai i shpalli luftė Hatimit. Ai i dėrgoi Hatimit njė lajmėtar, me kėtė paralajmėrim: "Dorėzohu, pėrndryshe do tė tė mposht, do ti pushtoj tokat e tua dhe do tė tė shfronėsoj".
Kur ky paralajmėrim arriti nė oborrin mbretėror tė Hatimit, kėshilltarėt e tij i thanė se duhej ti gatiste menjėherė tė gjithė luftėtarėt pėr tė mbrojtur fronin.
-Ne jemi tė sigurtė-, i thanė sovranit, -se mes nėnshtetasve tė tu nuk gjendet as njė njeri, qoftė burrė apo grua, qė nuk ėshtė i gatshėm ta flijojė jetėn e vet pėr tė mbrojtur mbretin e tij tė dashur.
Por Hatimi, nė kundėrshtim me atė qė priste populli, tha:
-Jo! Para se tju dėrgoja nė betejė e tė lejoja tė derdhej gjak pėr mua, mė mirė do tė ulėrija. Do tė isha me mijėra milje larg nga rruga e bujarisė, nėse do tė bėhesha shkaktar pėr flijimin e jetės sė qoftė dhe vetėm njė burri a tė njė gruaje. Nėse do tė nėnshtroheni paqėsisht, ai mbret do tė mjaftohet duke pėrfituar nga shėrbimet tuaja dhe nga taksapagimi, dhe ju nuk do tė pėsoni humbje materiale. Nėse, nė tė kundėrt, do tė bėnit qėndresė, ai do tė ketė tė drejtė, simbas ligjit tė luftės, ti konsiderojė pasuritė tuaja si plaēkė lufte, e nėse do ti humbisnit, do tė binit nė mjerim.
Me tė thėnė kėto, Hatimi mori me vete vetėm njė bastun dhe shkoi tė strehohej nė malet aty rrotull. U vendos nė njė guvė dhe u zhyt nė meditim.
Gjysma e nėnshtetasve tė tij u prek thellė nga fakti se Hatimi kishte flijuar pasurinė dhe pozitėn e tij nė emėr tė popullit tė vet. Tė tjerė, prapėseprapė, mbi tė gjitha ata qė synonin tė mbuloheshin me lavdi nė fushėn e betejės, murmurisnin: "Nga ta dimė se ky njeri nuk ėshtė mė shumė se njė burracak?".
Tė tjerė, mė pak guximtarė, e akuzonin: "Nė fund tė fundit, Hatimi ka shpėtuar jetėn e vet duke na braktisur neve nė njė fat tė pasigurtė. Ndoshta do bėhemi prapėseprapė skllevėr tė kėtij mbreti tė panjohur qė, tek e fundit, ėshtė mjaft tiranik sa pėr tiu shpallur luftė edhe fqinjėve tė vet".
Tė tjerė akoma, duke mos ditur ētė mendojnė, rrinin nė heshtje, nė pritje pėr tė mėsuar mė tepėr e pėr tė formuar njė pikėpamje. E kėshtu, tirani, i shoqėruar nga njė ushtri kuqėluese, e shtiu nė dorė mbretėrinė e Hatim Tait. Ai nuk i shtoi taksat dhe nuk kėrkoi tė uzurponte mė shumė nga ēi kish kėrkuar popullit vetė Hatimi, pėr tė mbrojtur dhe administruar drejtėsinė. Por njė gjė e shqetėsonte, dhe ishin fjalėt qė qarkullonin, gjithnjė e gjithandej, se mbretėria e re qė kishte shtėnė nė dorė, ishte bėrė e tija vetėm falė njė gjesti bujarie tė kryer nga Hatim Tai.
"Nuk do tė bėhem kurrė sundimtari i vėrtetė i kėtij vendi", tha me vete tirani, "derisa tė mos e kem vėnė nėn pranga vetė Hatim Tain. Pėrsa kohė qė ai tė jetė gjallė, nė zemrėn e disave do ekzistojė pėrherė njė formė nderimi pėr tė, e nuk do tė jenė kurrė nėnshtetasit e mi, sadoqė sė jashtmi do tė sillen si tė tillė".
Atėherė, mbreti lėshoi njė shpallje, nėpėrmjet sė cilės zotohej se i ofronte njė shpėrblim prej pesėmijė monedhash tė arta atij qė do tia sillte Hatim Tain. Ky i fundit nuk dinte gjė fare nė lidhje me kėtė, deri nė ditėn kur, i ulur siē ishte rrėzė shpellės sė vet, dėgjoi bisedėn mes njė druvari dhe gruas sė tij.
-Gruaja ime e dashur-, i thoshte druvari, -unė jam plak, tashmė, e ti je shumė mė e re se unė. Kemi fėmijė nė moshė tė njomė e, simbas rregullit natyral tė gjėrave, ėshtė e pritshme qė unė tė vdes unė pėrpara teje, teksa fėmijėt janė ende tė vegjėl. Nėse do arrinim ta kapnim Hatim Tain, pėr tė cilin mbreti i ri ofron njė shpėrblim prej pesėmijė monedhash ari, e ardhmja jote do tė ishte e sigurtė.
-Turp tė kesh!-, thėrriti e shoqja. Ėshtė mė e drejtė tė vdesėsh ti, e edhe unė bashkė me fėmijėt tė vdesim nga uria, sesa ti ngjyejmė duart me gjakun e njeriut mė bujar tė tė gjitha kohėrave, qė ka flijuar ēdo gjė pėr ne.
-E tėrė kjo ėshtė shumė e bukur-, u pėrgjigj druvari-, por secili duhet tė mendojė pėr interesat e veta! Nė fund tė fundit, unė kam pėrgjegjėsi por, megjithatė, ēdo ditė shtohet numri i njerėzve qė besojnė se Hatim Tai ėshtė burracak. Ėshtė vetėm ēėshtje kohe, derisa tė vihen tė gjithė nė kėrkim tė tij, duke rrėmuar nė ēdo skutė tė mundshme.
-Bindja pėr burracakėrinė e Hatimit ėshtė ndėrsyer nga dashuria pėr florinjtė. Nėse kėto thashetheme vazhdojnė, kjo do tė thotė se Hatimi paska rrojtur kot!
Nė kėtė ēast Hatim Tai doli nga vendi ku qe fshehur dhe iu paraqit ēiftit.
-Unė jam Hatim Tai-, tha. Ēomėni tek mbreti i ri dhe kėrkoni shpėrblimin tuaj.
Plaku u ndje i turpėruar dhe sytė e tij u mbushėn me lotė.
-Jo, o i madhi Hatim, nuk mund tė vendos pėr ta bėrė njė gjė tė tillė!
Teksa po bisedonin, njė grup njerėzish qė ishin vėnė nė kėrkim tė mbretit tė arratisur, u afrua aty.
-Nėse nuk e bėni ju-, tha Hatimi, -do tė dorėzohem vetė tek mbreti; do tu them se mė keni mbajtur fshehur dhe kėshtu, do tė gjykoheni pėr tradhėti.
Me ta njohur Hatimin, grupi i njerėzve e kapi dhe e vuri nėn pranga; i dėshpėruar, druvari shkoi pas tyre. Me tė arritur tek oborri mbretėror, ēdonjeri nga ata nisi tė mėtonte se ishte ai vetė qė e kishte kapur Hatimin. Atėherė, duke e lexuar mėdyshjen nė fytyrėn e pasardhėsit tė tij nė fron, Hatimi kėrkoi leje pėr tė folur:
-Madhėri, dijeni sė ėshtė e drejtė qė tė dėgjohet edhe dėshmia ime. Nė tė vėrtetė mua mė ka kapur ky druvar i vjetėr dhe jo kėta fundėrrina. Jepini shpėrblimin e tij dhe bėni ētė doni me mua...
Duke dėgjuar fjalė tė tilla, druvari plak bėri pėrpara dhe i tha tė vėrtetėn mbretit, duke rrėfyer se, nė tė vėrtetė, Hatimi i ishte dorėzuar vetė pėr tė siguruar tė ardhmen e familjes sė tij. Mbreti i ri u trondit aq shumė nga ky rrėfim, sa e urdhėroi ushtrinė e tij qė tė tėrhiqej, ia riktheu fronin Hatimit dhe u kthye sė rish nė vendin e tij.
Kur e dėgjoi kėtė rrėfenjė, mbreti i Iranit, duke i harruar kėrcėnimet qė kishte shprehur kundėr dervishit, tha:
-Ja njė rrėfenjė e shkėlqyer, o dervish, nga e cila mund tė pėrfitojmė. Gjithsesi, ti nuk mund tė pėrfitosh asgjė, sepse ke hequr dorė nga tė priturėt e ndonjė gjėje prej kėsaj bote dhe nuk zotėron asnjėsend. Por unė jam mbreti. Dhe jam i pasur. Mbretėrit arabė, njerėz qė hanė hardhuca tė ziera, nuk mund tė krahasohen me njė persian, kur ėshtė fjala pėr bujari tė vėrtetė. Mė erdhi njė ide! Le ti futemi punės!
Duke marrė me vete dervishin, mbreti i Iranit i thirri tė gjithė arkitektėt mė tė mirė nė njė vend tė gjerė e tė hapur dhe i urdhėroi tė projektonin e tė ndėrtonin njė pallat shumė tė madh, nė qendėr tė tė cilit do tė ishte njė sallon me dyzetė dritare.
Kur pallati ishte gati, mbreti vuri nė pėrdorim tė gjitha mjetet e transportit qė ekzistonin asokohe, dhe e mbushi pallatin me monedha ari, punė pėr tė cilėn u nevojitėn disa muaj. Mandej u tha kasnecėve tė tij tė shpallnin kėto fjalė:
-Dėgjoni! Dėgjoni! Mbreti i Mbretėrve, Burimi i Bujarisė, ka urdhėruar ndėrtimin e njė pallati me dyzetė dritare. Ditė pėr ditė, ai do tė shfaqet vetė nė atė pallat, pėr tu shpėrndarė florinj tė gjithė skamnorėve.
Qė nga ai ēast, ashtu siē edhe pritej tė ndodhte, njė turmė nevojtarėsh zu tė mblidhej pėrditė pėrpara pallatit, dhe mbreti shfaqej nė njerėn nga dritaret e i jepte secilit njė monedhė floriri. Nuk vonoi shumė dhe mbretit i ra nė sy njė dervish qė shfaqej ditė pėr ditė, merrte njė monedhė dhe bėhej erė. Nė fillim mbreti mendoi:
"Ndoshta ia jep atė flori ndonjė nevojtari". Mandej, duke e parė pėrsėri, mendoi: "Ndoshta ėshtė duke zbatuar rregullin dervishor tė lėmoshės sė fshehtė dhe e shpėrndan floririn pa rėnė nė sy". Dhe ēdo ditė, sa herė shihte dervishin, mbreti e justifikonte me zemėr. Megjithatė, ditėn e dyzetė vuri re se durimi i tij kishte njė kufi. Duke e mbėrthyer nga dora, gėrthiti:
-Mosmirėnjohės i ngratė! Nuk thua as falemnderit. Nuk tregon asnjė shenjė nderimi; nuk buzėqesh, nuk pėrkulesh, dhe vjen ditė pėr ditė! Sa kohė do tė zgjasė ende? Mos vallė je duke u pasuruar me harxhin e bujarisė sime, apo je duke e dhėnė me kamatė kėtė flori? Nė tė vėrtetė, sjellja jote ėshtė e padenjė pėr njė njeri qė vesh loshnikun e nderuar me arna!
Sapo ai kishte mbaruar sė thėni kėto fjalė, dervishi hodhi pėrtokė dyzetė monedhat e arta qė kishte marrė, dhe i tha mbretit:
-Dije o mbret i Iranit, se bujaria nuk mund tė ekzistojė nėse nuk paraprihet nga tre gjėra: e para ėshtė tė japėsh pa provuar ndjenjėn e tė qėnit bujar; e dyta ėshtė durimi; e treta mungesa e dyshimeve.
Por mbreti nuk mėsoi kurrė. Nėn sytė e tij, bujaria ishte e lidhur me atė qė njerėzit do mendonin pėr tė, dhe me ndjesinė e tij tė tė qėnit 'bujar'.
Kjo rrėfenjė tradicionale, ilustron pėrmbledhtas disa mėsime tė rėndėsishme sufi. Vėnia nė garė ėshtė diēka e kotė, nėse nuk zotėrojmė cilėsitė themelore qė janė nė bazėn e kėsaj gare. Nuk mund tė praktikohet bujaria, nėse paralelisht me tė nuk zhvillohen edhe cilėsi tė tjera. Disa janė tė paaftė pėr tė mėsuar, edhe pse vihen pėrballė mėsimeve, paraqitur nė kėtė rrėfim nga dervishi i parė dhe 'i dytė'.
Urtī pėr tė shitur
Njė njeri qė quhej Saifulmuluk ia kishte kushtuar gjysmėn e jetės sė vet kėrkimit tė sė vėrtetės. I kishte lexuar praktikisht tė gjithė librat qė pėrmbanin dijen e lashtė. Kishte udhėtuar nė tė gjithė vėndet, tė njohura e tė panjohura, pėr tė dėgjuar atė qė mjeshtrat shpirtėrorė kishin pėr tė thėnė. Ditėt i kalonte duke punuar, ndėrsa netėt duke medituar pėr Mjeshtrat e Mėdhenj.
Njė ditė dėgjoi tė flitej pėr njė tjetėr mjeshtėr, poetin e madh Abdullah Ansari, i cili jetonte nė qytetin e Heratit. U vu pėr udhė pėr ta takuar urtakun e, kur arriti nė vend, ai pa tėrė mahnitje njė shkrim tė ēuditshėm shkruar nė njė portė: "Kėtu shitet dije".
-Do jetė fjala pėr ndonjė gabim-, mendoi Saifulmuluku, -ose ndonjė orvatje tė paramenduar pėr tė mbrapsur kureshtarėt e thjeshtė, sepse kurrė unė nuk kam dėgjuar qė dija mund tė blihet apo tė shitet.- dhe hyri brėnda.
Ulur nė oborrin e brendshėm, kėrrusur nėn peshėn e viteve, ai pa Ansarin dora vetė, qė po shkruante njė poezi.
-Ke ardhur pėr tė blerė dije?- e pyeti. Saifulmuluku pohoi me njė lėvizje tė kokės. Atėherė Ansari kėrkoi qė ai tia jepte tė gjitha tė hollat qė zotėronte. Saifulmuluk e zbrazi qesen: e tėrė pasuria e tij arrinte deri nė njėqind monedha argjendi.
-Me kėtė shumė-, tha Ansari-, mund tė tė jap tri kėshilla.
-Ēkėrkon tė thuash?-, tha Saifulmuluku. Si ėshtė e mundur qė njė njeri si ti, i pėrkushtuar ndaj dijes, tė ketė nevojė pėr para?
-Jetojmė nė kėtė botė, rrethuar nga realiteti material-, tha urtaku, -dhe dija qė kam mė ngarkon pėrgjegjėsi tė reja e tė rėndėsishme. Meqė di disa gjėra qė tė tjerėt nuk i dinė, duhet, mes tjerash, tė harxhoj parā pėr tė dhėnė ndihmė atje ku njė fjalė e mirė apo njė ushtrim i Baraka-s nuk janė tė pėrshtatshme.
Mori paratė dhe tha:
-Dėgjomė me vėmendje. Kėshilla e parė ėshtė: 'Njė re e vogėl ėshtė shenjė rreziku'.
-Po a kjo ėshtė dija?- u habit Saifulmuluku. Nuk mė duket
se kjo mė mėson shumė mbi natyrėn e sė vėrtetės sė epėrme, apo mbi rolin e njeriut nė kėtė botė.
-Nėse ke ndėrmend tė mė ndėrpresėsh-, tha urtaku, -mund ti marrėsh prapė paratė tuaja e tė largohesh. Ēdobi ka tė dish rolin e njeriut nė kėtė botė, nėse ky njeri ėshtė i vdekur?
Saifulmuluku heshti dhe ndejti nė pritje tė kėshillės tjetėr.
-Dhe ja kėshilla e dytė-, vijoi Ansari: nėse tė qėllon tė gjesh nė tė njejtėn kohė njė zog, njė maēok dhe njė qen, merri me vete dhe kujdesohu pėr ta deri nė fund.
"Ēkėshillė e ēuditshme-, mendoi Saifulmuluku, "por ndoshta pėrmban ndonjė domethėnie tė fshehtė metafizike, qė mund tė mė zbulohet, nėse meditoj gjatė pėrmbi tė".
Kėsisoj ndejti nė heshtje derisa urtaku i dha kėshillėn e fundit.
-Nėse do ti cekėsh me pėrvojė kėto gjėra qė mund tė tė duken tė papėrfillshme, e nėse do ta kesh parasysh kėshillėn pararendėse, atėherė, e vetėm atėherė, njė portė do tė hapet pėr ty. Hyr nė atė portė.
Saifulmuluku do tė donte tė rrinte pranė atij urtaku tė ēatrafiluar, qė tė mėsonte, por Ansari i dha lamtumirėn pothuajse me ashpėrsi.
Mori sėrish udhėn e pelegrinazhit tė tij dhe shkoi nė Kashmir, ku mori mėsime nga njė mjeshtėr. Mandej u pėrudh prapė mespėrmes Azisė Qendrore, derisa mbėrriti nė sheshin e tregut tė Buharasė, tamam nė ditėn kur po bėheshin shitje nė ankand. Pa njė njeri qė mo merrte me vete njė maēok, njė zog dhe njė qen, tė cilėt sapo i kishte blerė. "Nėse nuk do tė kisha ndejtur aq gjatė nė Kashmir", tha me vete Saifulmuluku, "do tė kisha mundur ti bleja ato kafshė, qė pėrbėjnė me siguri bukėn e fatit tim".
Mandej nisi tė shqetėsohej ngaqė, jo veē se nuk e kishte parė zogun, maēokun dhe qenin, por nuk e kishte shquajtur as rźnė e vogėl. Gjithēka dukej sikur po shkonte pėrsėmbrapshti. E vetmja gjė qė e ngushėlloi, ishte rileximi i njerės prej fletoreve tė tij, nė tė cilėn kishte vėnė re kėtė sentencė tė njė urtaku plak: "Ngjarjet vijnė varg. Njeriu beson se njė varg i tillė ėshtė njėlloj i zakonshėm. Por, nganjėherė, ėshtė fjala pėr njė tjetėr lloj vargu".
Atėherė e kuptoi se, sadoqė tre kafshėt ishin shitur nė ankand, Ansari nuk i kishte thėnė ti blinte ato kafshė nė ndonjė ankand. Nuk ishte kujtuar pėr termat e saktė tė kėshillės sė dytė: "Nėse mund tė takosh nė tė njejtin vend njė zog, njė maēok dhe njė qen, merri me vete dhe kujdesu pėr to deri nė fund". Kėshtu u vu nė kėrkim tė blerėsit, pėr tė marrė vesh nėse kafshėt ishin ende "nė tė njejtin vend".
Mbas shumė kėrkimesh, arriti tė zbulonte se burri quhej Ashikikhuda dhe se i kishte blerė ato kafshė thjesht pėr ti ēliruar nga vuajtja, prejse kishin mbetur tė ngujuara nė sallėn e ankandit disa javė rresht, nė pritje tė ndonjė blerėsi. Po, ishin ende "nė tė njejtin vend" dhe Ashikikhuda u ndje i lumtur qė mundi tia shiste Saifulmulukut.
Saifulmuluku u vendos nė Buhara: me kafshėt ai e kishte tė pamundur tė vazhdonte udhėtimin. Dilte ditėpėrditė pėr tė punuar nė njė tjerrtore leshi dhe kthehej nė shtėpi natėn, duke u sjellė kafshėve ushqimin qė kishte blerė me pagėn e tij tė mėditjes. Kėshtu, kaluan tre vjet.
Njė ditė, kur ai tashmė ishte mjeshtėr fillpunues dhe jetonte me kafshėt e veta si anėtar i respektuar i bashkėsisė, teksa po shėtiste nė periferi tė qytetit pa tė pluskonte nė horizont diēka qė i ngjante njė rźje tė vogėl. Ajo rź ishte kaq e pazakontė, sa krejt papritmas ia rifreskoi kujtesėn. Dhe i erdhi ndėrmend kėshilla e parė: "Njė rź e vogėl ėshtė shenjė rreziku".
Saifulmuluku u kthye me tė shpejtė nė shtėpi, mblodhi kafshėt e tij dhe iku kah perėndimi. Kur arriti nė Isfahan, ishte pothuaj pa parā. Disa ditė mė vonė mori vesh se ajo rźja qė kishte parė, paskej qenė njė masė pluhuri e ngritur nga njė hordhi pushtuesish, tė cilėt do plaēkisnin Buharanė dhe do vrisnin banorėt e saj.
Atėherė u kujtua pėr fjalėt e Ansarit: "Ēdobi ka ta dish rolin e njeriut nė kėtė botė, nėse ky njeri ėshtė i vdekur?". Banorėt e Isfahanit nuk kishin ndonjė dashuri tė veēantė pėr kafshėt, e aq mė pak pėr endėsit dhe tė huajt, kėshtuqė Saifulmuluku ra shumė shpejt nė mjerim tė thellė. Njė ditė, ai u shtri pėrtokė duke thėrritur:
-Oh, Vargan i Shenjtėrve! Oh, Tė Lumė! Oh, ju qė jeni transformuar! Ndihmomėni ju, sepse jam nė njė gjendje nė tė cilėn pėrpjekjet e mia nuk mė mbajnė mė dhe kafshėt e mia vuajnė nga uria dhe etja.
Tesa dergjej pėrtokė, mes vigjėlimit dhe gjumit, prź e kafshimeve tė urisė dhe i lėshuar nė duart e fatit, shquajti, qartė si njė objekt nė mes tė ditės, vegimin e njė unaze tė artė ku ish ngallmuar njė xhevahir me ngjyra tė ndryshueshme, qė vezullonte pėrflakshėm si deti fosforeshent, nga thellėsitė tė cilit grafullojnė feksje tė blerta. Njė zė, ose ai qė ngjante se ishte njė zė, i tha:
-Kjo ėshtė kurora e artė e kohrave, Samiri i sė Vėrtetės, unaza e vetė mbretit Solomon, birit tė Davidit,- paqja qoftė mbi tė- tė fshehtat e sė cilės duhet tė ruhen.
Duke vėshtruar rrotull, vuri re unazėn tė rrotullohej nė njė lugajė toke. Iu duk sikur ndodhej nė bregun e njė pėrroi, nėn njė pemė, pranė njė shkėmbi me formė tė ēuditshme. Nė mėngjes, duke u ndjerė mė i ēlodhur e nė gjendje pėr ta pėrballuar urinė, Saifulmuluku nisi tė endej nėpėr rrethinat e Isfahanit. E, a thua se ishte nė pritje, thuajse pa ditur ta shpjegonte arsyen, ai zbuloi pėrroin, pemėn dhe shkėmbin. Nėn shkėmb fshihej njė zgavėrr. Futi brėnda njė degė dhe nxori sė andejmi unazėn qė e kishte parė tashmė nė rrethanat e veēanta qė sapo pėrshkruam.
Ndėrsa po lante unazėn nė ujėt e rrjedhshėm, Saifulmuluku thirri:
-Nėse kjo ėshtė me tė vėrtetė unaza e Solomonit,- emri i tė cilit qoftė i bekuar! mundėsomė, o shpirt i unazės, njė fund tė denjė tė vėshtirėsive tė mia.
Atėherė toka u trand dhe njė zė bubulloi si njė shtjellė nė veshėt e tij:
-Nė shekuj tė shekujve, o i miri Saifulmuluk, tė urojmė paqe. Je trashėgimtari i pushtetit tė Solomonit, birit tė Davidit- paqja qoftė mbi tė! mjeshtėr i Xhinėve dhe i njerėzve. Unė jam skllavi i unazės. Jam nėn urdhėrat e tu, mjeshtėr Saifulmuluk!
-Priju kafshėve tė mia dhe sillu atyre ushqim-, tha menjėherė Saifulmuluku, pa harruar tė shtonte: -Pėr hatėr tė Emrit tė Madh dhe tė Salomonit, Mjeshtrit tonė, prijėsit tė Xhinėve dhe njerėzve, pėrshėndetja qoftė pėr tė!".
Sapo mbaroi sė shqiptuari kėto fjalė, kafshėt u shfaqėn duke patur secila pėrpara ushqimin e preferuar. Atėherė ai fėrkoi unazėn dhe zėri i foli sėrish. Ishte si njė ulėrimė pėr veshėt e tij:
-Jepmė urdhėr, dhe cilado qoftė dėshira jote, do tė pėrmbushet, me pėrjashtim tė asaj qė nuk mund tė pėrmbushet, mjeshtėr i unazės.
-Thuajmė, nė emėr tė Solomonit,- paqja qoftė mbi tė!- vallė a ėshtė ky fundi, meqė me urdhėr tė mjeshtrit tim, Ansari i Heratit, duhet tė kujdesem pėr mirėqėnien e kėtyre miqve tė mi deri nė fund?
-Jo-, u pėrgjigj shpirti, -nuk ėshtė fundi.
Saifulmuluku ndejti nė atė vend dhe i kėrkoi Xhinit qė ai ti ndėrtonte njė shtėpizė dhe njė strehė pėr kafshėt me tė cilat jetonte. Ditė pėr ditė, Xhini u siguronte atyre ushqim dhe udhėtarėt qė kalonin aty, mrekulloheshin pėrpara shenjtėrisė sė Saif-Baba, 'Baba Saifi, siē e quanin "atė qė jetonte me asgjė, i rrethuar nga kafshė tė egra e shtėpiake".
Saif-Babai studionte shėnimet qė kishte marrė gjatė udhėtimeve tė tij dhe meditonte mbi pėrvojat e jetuara. Pjesėn tė tjetėr tė kohės, vėzhgonte tre kafshėt dhe hulumtonte sjelljen e tyre. Secila reagonte nė mėnyrėn e vet ndaj ngucjeve tė tij. Ai nxiste cilėsitė e tyre dhe topiste mangėsitė e tyre, e nuk lodhej kurrė sė foluri atyre pėr Khwaja Ansarin e madh dhe tri kėshillat e tij. Herė mbas here kalonin njerėz tė devotshėm qė e ftonin shpesh pėr tė biseduar me ta, apo pėr tė studiuar Udhėt e veēanta qė ndiqnin. Por ai nuk pranonte.
-Kam njė detyrė pėr tė kryer, tė cilėn ma ka dhėnė mjeshtri im-, pėrgjigjej thjesht.
Njė ditė, u befasua kur dėgjoi maēokun ti fliste me njė gjuhė qė arrinte ta kuptonte:
-Mjeshtėr-, i tha maēoku, -ti ke njė detyrė e duhet ta ēosh deri nė fund. Por a nuk ēuditesh qė ēasti, tė cilin ti e quan 'fundi', nuk ka mbėrritur ende?
-Jo, nė tė vėrtetė nuk mė ēudit-, u pėrgjigj Saif-Babai, -sepse, me sa di unė, mund tė zgjasė edhe edhe njėqind vjet tė tjera.
-Pikėrisht kėtu gabohesh-, tha zogu, qė iu bashkua bisedės, -sepse nuk ke mėsuar atė qė do mund tė mėsoje nga udhėtarėt e ndryshėm qė kanė kaluar kėtu. Ngaqė tė duken tė gjithė tė ndryshėm nga njėri-tjetri,- ashtu siē edhe ne kafshėt dukemi tė ndryshėm nga njėri tjetri- nuk e ke kuptuar se tė gjithė janė dėrguar nga i njėjti burim i mėsimit tėnd, pra nga vetė Khwaja Ansari, pėr tė parė nėse e ke zhvilluar mjaftueshėm perceptimin pėr ti ndjekur.
-Po tė qe kėshtu-, tha Saif-Babai, -gjė qė nuk e besoj aspak, a mund tė mė sqaroni si ėshtė e mundur qė njė maēok i thjeshtė dhe njė zog i vockėl janė nė gjendje tė mė thonė atė ēka unė, qė madje e kam pėrfituar me ndėrhyrje tė mrekullishme, nuk jam nė gjendje ta shoh?
-Ėshtė e thjeshtė-, thanė tė dy njėzėri. je mėsuar aq shumė ti shohėsh gjėrat nė mėnyrė tė njėkuptimshme, sa mangėsitė tuaja janė tė dukshme edhe prej mėndjeve mė tė rėndomta.
Kėto fjalė e shqetėsuan Saif-Babain.
-Kėshtu, do kisha mundur ta gjeja prej kohėsh portėn qė pėrmendet nė kėshillėn e tretė, nėse do tė harmonizohesha nė mėnyrėn e duhur?
-Po-, tha qeni, duke u pėrfshirė edhe ai nė bisedė. Porta ėshtė hapur dymbėdhjetė herė pėrgjatė kėtyre viteve tė fundit, por ti nuk e ke parė. Ne e kemi parė tė hapej, por, duke qenė se jemi kafshė, nuk kemi mundur tė ta themi.
-Epo, si ka mundėsi qė tashti jeni nė gjendje tė ma thoni?
-Je ti qė munde ta kuptosh gjuhėn tonė, sepse edhe ti vetė je bėrė njė trohė mė njerėzor se pak kohė mė parė. Por, tė mbetet edhe vetėm njė mundėsi tjetėr, sepse po mplakesh.
Saif-Babai, nė fillim mendoi: "Duhet tė jetė ndonjė shajnī". Mandej tha me vete: "Nuk kanė tė drejtė tė mė flasin me kėtė ton; jam mjeshtri dhe burimi i gjallėmbajtjes sė tyre". Mė nė fund, njė pjesė tjetėr e tija, nisi tė mendonte: "Nėse gabohen, nuk ka ndonjė rėndėsi. Por nėse kanė tė drejtė, pėr mua ėshtė e tmerrshme. Nuk duhet tė rrezikoj". Kėshtu ndejti nė pritje tė mundėsive qė do ti shfaqeshin. Kaluan disa muaj. Njė ditė, njė dervish endacak ia behu tek ēadra, pėrpara portės sė Saif-Babait. Lidhi miqėsi me kafshėt, dhe Saif-Babai vendosi tia besonte tė fshehtėn e tij. "Largohu!", tha dervishi prerazi; "Tėrė kėto lėvdata mbi mjeshtrin Ansari nuk mė interesojnė fare, ashtu siē nuk mė interesojnė rrėfimet mbi retė tua, kėrkimin tėnd, pėrgjegjėsitė tua kundrejt kafshėve, e as mbi unazėn tėnde magjike. Mė lerė rehat! E di se pėr ēfarė duhet tė mė flasėsh, por nuk e di se pėr ēfarė je duke folur'.
I dėshpėruar, Saif-Babai thirri nė ndihmė shpirtin e unazės, por Xhini u kufizua me pėrgjigjen:
-Nuk do tė ta them atė qė nuk duhet thėnė. Por, e di mirė se ti vuan nga sėmundja qė quhet 'paragjykim i fshehur pėrhershėm'. Ky paragjykim kontrollon mendimet e tua dhe pengon pėrparimin nė Udhė.
Saif-Babai shkoi atėherė tek dervishi, i cili po rrinte ulur te pragu i portės.
-Ēfarė duhet tė bėj, sepse ndjehem pėrgjegjės pėr kafshėt e mia e, pėrsa mė takon mua, jam i turbulluar dhe nuk ndjehem mė i udhėhequr nga tre kėshillat?
-Fole me sinqeritet-, tha dervishi. Ky ėshtė njė fillim. Besomi mua kafshėt e tua dhe do tė ta jap pėrgjigjen.
-Por unė nuk tė njoh; po mė kėrkon tepėr!-, kundėrshtoi Saif-Babai. Si mund tė ma kėrkosh njė gjė tė tillė? Unė tė respektoj, por mė mbetet njė dyshim...
-Drejtė e the!-, tha drvishi. Fjalėt e tua nuk tregojnė shqetėsimin tėnd pėr mirėqėnien e kafshėve tua, pėrkundrazi mungesėn e perceptimit kundrejt meje. Nėse pėr tė mė gjykuar i beson emocionit apo logjikės, nuk mund tė pėrfitosh nga ndihma ime. Je ende lakmiqar, nė njė farė kuptimi, meqė ia njeh vetes tė drejtėn e pronėsisė mbi kafshėt 'tua'. Largohu, siē ėshtė e vėrtetė qė mė quajnė Darwaza!".
Tashti, 'Darwaza' do tė thotė portė. Ky fakt e nxiti tė mendonte shumė Saif-Baba. Mos ishte fjala pėr 'portėn' e paralajmėruar nga shehu Ansari?
-Ti mund tė jesh 'Porta' qė kėrkoj, por nuk jam i sigurtė-, i tha ai dervishit Darwaza.
-Zhduku, ti bashkė me spekullimet e tua!-, i uluriti dervishi. A nuk e sheh se dy kėshillat e para i drejtohen mėndjes sate, ndėrsa e fundit mund tė kapet vetėm nga perceptimi yt?
Saif-Babai kaloi dy vite tė tjera nė turbullim dhe ankth. Mandej, papritmas, ai pa tė vėrtetėn. Thirri kafshėt e veta dhe i lėshoi me kėto fjalė:
-Tashti jeni tė lira. Ky ėshtė fundi.
Teksa po shqiptonte kėto fjalė, ai pa qė kafshėt kishin marrė tashmė formė njerėzore dhe ishin transformuar. Pranė tij ishte Darwaza, por pamja e tij ishte krejt si ajo e vetė Khwaja Ansarit. Pa thėnė as dhe njė fjalė, Ansari hapi njė portė nė pemėn qė lartonte degėt e saj mbi bregun e pėrroit e, me tė kaptuar pragun, Saif-Babai zbuloi njė guvė tė nėndheshme ku ishin skalitur, me gėrma tė arta, pėrgjigjet e pyetjeve mbi jetėn dhe vdekjen, mbi natyrėn e vdekjes dhe natyrėn e njeriut, mbi dijen dhe padijen, gjėra e kishin munduar pėrgjatė tėrė jetės.
-Ajo qė tė ka penguar pėr tėrė kėto vite-, tha zėri i Ansarit-, ėshtė lidhja jote me format e jashtme. Nė njėfarė kuptimi, nga shkaku i kėsaj lidhjeje, tashmė ėshtė shumė vonė pėr ty. Tashti mund tė marrėsh vetėm atė pjesė tė dijes qė ėshtė ende e mbėrritshme.
Kjo rrėfenjė nxjerr nė pah, mes tjerash, njė temė tė preferuar nga Sufijtė: E Vėrteta "pėrpiqet tė shfaqet" midis njerėzimit; ajo i shfaqet dhe i rishfaqet ēdo njeriu nėn veshje tė vėshtira pėr tu depėrtuar e qė, me shikim tė parė, mund tė mos kenė kurrfarė lidhje mes njėra-tjetrės. Vetėm zhvillimi i njė "perceptimi tė veēantė" ia mundėson njeriut ndjekjen e njė udhe pėrgjatė kėtij procesi tė padukshėm.
Kurė me gjak njerėzor
Njė ditė dikush e pyeti Maulana Bahaudin Nakshbandin:
-Dėgjohet shpesh tė thuhet se, qėniet e ulėta apo fėmijė, mund tė "spiritualizohen nga njė vėshtrim i thjeshtė, ose pėrmes rrugėsh indirekte, ose me tė vetmin kontakt qė mund tė kenė me njė mjeshtėr tė madh. Si ėshtė e mundur kjo?
Bahaudini u pėrgjigj me rrėfenjėn qė vijon, duke na bėrė tė ditur se metoda e pėrdorur ishte e barazvlefshme me rrugėn indirekte tė spiritualizimit.
Nė kulmin e perandorisė bizantine, perandori u godit nga njė sėmundje e rėndė, pėr tė cilėn asnjė mjek nuk arrinte tė gjente shėrim. Ai dėrgoi lajmėsa nė tė gjitha vendet, me njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė simptomave tė sėmundjes sė tij. Njėri nga ata lajmėsa, u paraqit nė shkollėn e tė madhit El-Ghazzali, njė Sufi pėr tė cilin perandori kish dėgjuar tė thuhej se ishte njė nga urtakėt mė tė mėdhenj tė Lindjes. El-Ghazzali i tha njėrit prej nxėnėsve tė tij tė nisej pėr nė Kostandinopojė.
Kur nxėnėsi, qė quhej El-Arif, hyri nė qytet, u shoqėrua menjėherė nė oborrin mbretėror me shumė nderime. Perandori iu lut qė ta shėronte. Mbasi pyeti se ēfarė mjekimesh kishte provuar deri atė ēast, shehu El-Arif nisi ta vizitonte tė sėmurin.
Mbasi mbaroi, kėrkoi qė tė thirrej kuvendi i pėrgjithshėm i tė gjithė anėtarėve tė oborrit mbretėror, sepse donte tė bėnte njė deklaratė nė lidhje me kurėn qė duhej tė ndiqej.
Kur tė gjithė fisnikėt e perandorisė u mblodhėn, Sufiu tha:
-Madhėria e tij perandorake do tė bėnte mirė ti afrohej besimit.
-Perandori beson-, u pėrgjigj njė prift, -por ky fakt nuk jep efekte kuruese.
-Nė njė rast tė tillė-, tha Sufiu, -jam i detyruar tė them se ekziston vetėm njė kurim, mbi kėtė tokė, qė mund ta shpėtojė, por preferoj tė mos flas sepse ėshtė tepėr mizore.
Sufiu u ndje aq i sulmuar, i dėshiruar, i kėrcėnuar dhe i mikluar, sa mė nė fund tha:
-Njė banjo me gjakun e disa qindra fėmijėve tė moshės nėn shtatė vjeē, do ta shėronte perandorin.
Kur pėshtjellimi dhe tmerri i shkaktuar nga kėto fjalė u hapėrda disi, kėshilltarėt e shtetit vendosėn se ia vlente barra qiranė ta provonin kėtė kurė. Ėshtė e vėrtetė se disa ēuan zėrin, duke thėnė se askush nuk mund tė marrė pėrsipėr tė drejtėn pėr tė kryer njė akt tė tillė barbarie, aq mė tepėr nxitur nga kėrkesa e njė tė huaji me origjinė tė dyshimtė, por shumica gjykonte se ishte e drejtė tė rrezikohej, pėr tė shpėtuar jetėn e njė Perandori tė tillė, qė tė gjithė e respektonin dhe pothuajse e adhuronin.
Ata ia dolėn tė marrin maksimumin nga kundėrshtimi i perandorit:
-Madhėria Juaj Perandorake-, i thanė ata, -nuk ke tė drejtė tė kundėrvihesh, sepse ky kundėrshtim do ta privonte Perandorinė nga diēka shumė mė e ēmueshme se jeta e tė gjithė nėnshtetasve e, pėr mė tepėr, nga ajo e disa fėmijėve.
Pėr kėtė arsye, u shpall njė edikt simbas tė cilit, tė gjithė fėmijėt e perandorisė qė kanė moshėn e kėrkuar, duhej tė dėrgoheshin nė Kostandinopojė brėnda njė date tė caktuar, qė tė flijoheshin pėr shėndetin e Perandorit.
Pjesa mė e madhe e nėnave tė fėmijėve tė dėnuar, lėshuan mallkime hyjnore mbi kokėn e perandorit, atij pėrbindėshi qė kėrkonte gjakun e e tyre pėr shpėtimin e vet. Gra tė tjera, pėrkundrazi; u lutėn qė perandori tė shėrohej pėrpara se tė vinte data e caktuar pėr ekzekutimin e fėmijėve tė tyre. Sa pėr perandorin, ai, mbas pak kohėsh, filloi tė ndjente se pėr asnjė arsye nė botė nuk do mund ta lejonte tė kryhej njė masakėr e tillė mbi fėmijėt e pafajshėm. Kjo mėdyshje e vuri nė njė gjendje tė tillė shpirtėrore, sa nisi tė torturohej vetėmėvete, ditė e natė, derisa vendosi tė shpallte kėto fjalė: "Pranoj mė mirė tė vdes, sesa tė shoh si vdesin tė pafajshėm pėr shkakun tim". Me tė mbaruar sė shqiptuari kėto fjalė, sėmundja e tij filloi tė fashitej dhe brėnda pak kohėsh u shėrua plotėsisht.
Disa, nė mėnyrė sipėrfaqėsore, nxituan tė dalin nė pėrfundimin se ai ishte shpėrblyer pėr veprėn e tij tė mirė. Tė tjerė, po aq sipėrfaqėsorė, pėrmirėsimin e shėndetit tė tij ia mveshėn lehtėsimit tė paanė nė zemėr, qė pėrjetuan nėnat e fėmijėve tė dėnuar, lehtėsim qė paskej ndikuar nė fuqinė hyjnore.
Kur Sufiun El-Arif e pyetėn se nė ēmėnyrė ishte zhdukur sėmundja, ai dha kėtė pėrgjigje: "Meqė perandori nuk kishte besim, duhej vėnė pėrballė njė force tė barazvlefshme; e ky ishte produkt i veprimit tė pėrbėrė nga sinqeriteti i tij dhe dėshira pozitive e tė gjitha nėnave qė ia kishin uruar shėrimin pėrpara se tė vinte data e vendosur pėr tu kryer ajo masakėr".
Disa bizantinė e thumbonin Sufiun me sarkazmat e tyre: "Ndodhi si vendim i provanisė hyjnore dhe si pėrgjigje e lutjeve tė klerit tė shenjtė, qė perandori u shėrua pėrpara se tė zbatohej formula e kėtij saraēeni gjakatar. A nuk ėshtė vallė e vėrtetė se ai synonte tė shkatėrronte lulen e lules sė rinisė sonė, e cila kur tė rritej do mund tė luftonte kundėr asaj tė racės sė tij?".
Kur kėto komente iu thanė tė madhit El-Ghazzali, ai tha: "Njė rezultat mund tė arrihet vetėm nėse vihet nė veprim metoda e konceptuar pėr tė reaguar nė kohėn e saktė nė mbėrritjen e objektivit".
Ashtu si mjekut sufi, qė iu desh tia pėrshtaste metodat e tij mendėsisė sė njerėzve qė e rrethonin, nė tė njejtėn mėnyrė njė dervish i aftė, pėr tė spiritualizuar tė tjerėt, mund ti vėrė nė veprim perceptimet e brendshme tė njė fėmije apo tė njė njeriu tė ulėt, perceptime qė ushtrohen nė fushėn e shkencės sė tė Vėrtetės- duke pėrdorur metodat qė njeh e qė i janė pėrcjellė me kėtė qėllim. Ky qe shpjegimi i dhėnė nga Mjeshtri Ynė Bahaudin.
Khwaja Bahaudin u bė prijės i Urdhėrit tė Mjeshtrave (Khwajagan) tė Azisė Qendrore, nė shekullin XIV. Nga emri i tij (Nakshiband)- qė do tė thotė 'Vizatues' rrjedh edhe ajo shkollė. Thuhet se Bahaudini i ka reformuar mėsimet e mjeshtrave. Ai ia pėrshtati praktikėn nevojave tė epokės dhe mblodhi fragmentet e traditės, duke mbėrritur deri tek rrėnjėt. Bahaudini kaloi shtatė vjet nė oborrin mbretėror, shtatė vjet duke u marrė me kafshėt dhe shtatė vjet duke u marrė me ndėrtimin e rrugėve, pėrpara se tė bėhej njė mjeshtėr i vyer pėr mėsimin. Mjeshtri i tij qe Khwaja Muhamed Babą Samasi. Pelegrinėt vinin qė prej Kinės sė largėt, tė tėrhequr nga nami i qendrės sė tij mėsimore. Anėtarėt e Urdhėrit, tė pėrhapur nė tėrė perandoritė turke dhe indiane, ashtu si dhe nė Europė e Afrikė, nuk kishin shenja tė jashtme dalluese dhe pėr ta dihet mė pak se tė gjithė urdhėrat e tjerė. Bahaudini thėrritej me titullin El-Shah. Disa nga poetėt mė tė mėdhenj klasikė persianė, ishin Nakshibandi. Mes librave nakshibandi mė tė rėndėsishėm pėrmendim Mėsimet e El-Shah, Tė fshehtat e Udhės Nakshbandi dhe Pikėla nga burimi i jetės. Kėto ekzistojnė vetėm si dorėshkrime. Maulana ('Mjeshtri Ynė') Bahaudin Nakshiband, lindi pak kilometra larg Buharasė dhe qe varrosur nė rrethina, nė Qasr-i-Arifin ('Fortesa e Gnostikėve'). Kjo histori, tė cilėn ai e pati treguar si pėrgjigje tė njė pyetjeje, ėshtė shkėputur nga libri Ajo qė tha Mjeshtri Ynė, qė quhet ndryshe edhe Mėsimet e Shehut.
Kėpucėt
Dy njerėz tė devotshėm dhe tė nderuar, hynė sė bashku nė njė xhami. I pari hoqi kėpucėt dhe i vendosi me kujdes ndanė njera-tjetrės, jashtė portės. I dyti hoqi tė vetat, i bashkoi shuall mė shuall dhe i mori me vete brėnda xhamisė.
Por edhe jashtė xhamisė kishte njerėz tė devotshėm e tė nderuar, ulur pėrkundruall portės. Ata nisėn tė bisedojnė pėr tė sqaruar se cili nga ata dy njerėz ishte mė i mirė sė tjetri.
-Meqė nėpėr xhami do na duhet tė hyjmė gjithsesi zbathur, a nuk ėshtė mė mirė tė lihen kėpucėt jashtė?- pyeti dikush.
-A nuk duhet tė mendojmė- vėrejti njė tjetėr, -se ai qė i mori kėpucėt me vete nė xhami, e bėri kėtė duke u pandehur mė i mirė, falė pranisė sė tyre, e nė gjendjen e duhur tė pėrunjėsisė?
Kur dy njerėzit dolėn mbasi e bėnė ritin e tyre tė faljes, ata u pyetėn veē e veē nga grupe tė ndryshme.
I pari tha:
-I lashė kėpucėt e mia jashtė, pėr njė arsye tė zakonshme. E kjo arsye ėshtė si vijon: kushdo qė do kish dashur ti vidhte, do kishte mundėsinė ti pėrmbahej kėtij tundimi e, kėsisoj, tė fitonte merita.
Dėgjuesve u bėri shumė pėrshtypje sipėrania e kėtij njeriu, pėr tė cilin tė mirat materiale kishin njė vlerė aq tė pakėt sa i linte pa problem nė dorėn e njė fati tė pasigurtė.
Njėkohėsisht me tė, njeriu i dytė po shpjegonte:
-I mora kėpucėt e mia me vete nė xhami sepse, nėse do ti kisha lėnė jashtė, ato do mund tė shkaktonin tundim pėr ndonjė hajdut tė mundshėm. Kushdo qė do ti ishte dorėzuar kėtij tundimi, do tė mė kishte shndėrruar edhe mua nė bashkėfajtor tė mėkatit tė tij.
Ata qė i rrethonin, ishin shumė tė pėrshtypur nga kjo ndjenjė e zemėrbutėsie, dhe e admiruan zellin e tė urtit.
Qe ai ēasti kur, njė person i tretė, i pranishėm aty, njė njeri i ditur, thėrriti:
-Teksa ju tė dy dhe ithtarėt tuaj po jepeshit mbas ndjenjave tė adhurimit, duke u kushtėzuar nė mėnyrė tė ndėrsjelltė mbas lojės sė shembujve hamendėsues, disa gjėra ndodhėn me tė vėrtetė.
-Ēfarė gjėrash?- pyeti turma.
-Askush nuk u tundua nga kėpucėt. Askush nuk mbeti pa u tunduar nga kėpucėt. Mėkatari i mundshėm nuk u shfaq. Por, njė tjetėr njeri, i cili nuk kishte asfare kėpucė, qė tė mund ti linte pėrjashta, apo ti merrte me vete brėnda, hyri nė xhami. Askush se vuri re mėnyrėn e tij tė sjelljes. Ai ishte i pavetėdijshėm pėr efektin qė do mund tė krijonte mbi ata qė do ta shihnin ose jo. Gjithsesi, falė sinqeritetit tė vet, lutjet e tij nė xhami i kanė ndihmuar nė mėnyrėn mė tė drejtpėrdrejt tė mundshme tė gjithė hajdutėt qė mund ti vidhnin apo nuk mund ti vidhnin kėpucėt, ose ti korrigjonte nė pėrballje me tundimin. Akoma nuk e kuptoni se praktika e thjeshtė e njė sjelljeje caktuar, sadoqė mund tė duket e mirė nė fushėn e vet, ėshtė me tamam njė gjė e zbehtė nė krahasim me njohjen e faktit se ekzistojnė njerėz tė vėrtetė tė dijes?
Kjo rrėfenjė, qė tregohet shpesh, i pėrket mėsimeve tė Urdhėrit Khiluiati ('Tė ngujuarit') themeluar nga Ornar Khiiwati, vdekur mė 1397.
Monopati i malit
Njė ditė, njė njeri i zgjuar, njė erudit mėndjemprehtė, mbėrriti nė njė fshat. Duke patur si qėllim ushtrimin e mėndjes sė tij dhe si kėnaqėsi tė vetme studimin, ai dėshironte tė hulumtonte pikėpamjet e ndryshme qė mund ekzistonin nė atė fshat.
Pėr kėtė arsye, shkoi drejt e te hani dhe kėrkoi tė takonte njeriun mė tė sinqertė tė fshatit dhe njeriun mė gėnjeshtar. Tė pranishmit ranė tė gjithė dakord qė ti pėrshkruanin dy njerėz: Kazabin si mė gėnjeshtarin, dhe Rastgunė si atė qė thotė pėrherė tė vėrtetėn.
Ai shkoi dhe i takoi njėrin mbas tjetrit dhe, secilit prej tyre u bėri tė njejtėn pyetje:
-Cila ėshtė rruga mė e mirė pėr tė shkuar nė fshatin tjetėr.
Rastgu, i Vėrteti, iu pėrgjigj:
-Monopati i malit.
Edhe Kazabi, Gėnjeshtari, u pėrgjigj:
-Monopati i malit.
Udhėtari, natyrisht, mbeti shumė i ndėrdyshur. Kėshtu, ai nisi tė pyeste edhe banorė tė tjerė tė fshatit. Disa thanė: "Lumi"; tė tjerė: "Pėrmes fushave"; tė tjerė akoma: "Monopati i malit".
Kėsisoj, ai mori monopatin e malit. Ēėshtjes qė pati vendosur tė shqyrtonte nė fillim, ai i shtoi edhe problemin- relativ pėr atė bashkėsi- e atyre qė thonė tė vėrtetėn dhe e atyre qė gėnjejnė.
Kur arriti nė fshatin pranė, e tregoi historinė e tij nė shtėpinė e ēajit, dhe e mbylli me kėto fjalė:
-Duket qartė se kam bėrė njė gabim tė pafalshėm logjik, duke ua kėrkuar emrat e Vėrtetėsit dhe tė Gėnjeshtarit, njerėzve tė gabuar. Mbėrrita kėtu pa asnjė vėshtirėsi pėrmes monopatit tė malit.
Njė urtak i pranishėm aty, mori fjalėn dhe tha:
-Duhet pranuar se, njerėzit qė mbėshteten tek logjika, janė tė prirur pėr tė qenė tė verbėr dhe tė kėrkojnė pėrherė ndihmėn e tė tjerėve. Por, ēėshtja nuk qėndron kėtu. E vėrteta ėshtė se, duke e ditur qė lumi ėshtė rruga mė e lehtė, gėnjeshtari tė ka kėshilluar tė marrėsh monopatin e malit. Njeriu qė thoshte tė vėrtetėn nuk ishte vetėm i tillė: ai e vuri re se ti kishe njė gomar, gjė qė do ta lehtėsonte udhėtimin. Nga ana tjetėr, gėnjeshtari nuk e kishte vėnė re se ti skishe varkė, pėrndryshe do tė tė kishte kėshilluar tė merrje udhėn e lumit.
"Njerėzit e shohin tė pamundur tė besojnė nė aftėsinė dhe dhuntitė e Sufijve. Janė pikėrisht kėta njerėz, qė nuk dijnė se ēėshtė besimi i vėrtetė. U besojnė shumė gjėrave qė nuk janė tė vėrteta, thjesht pėr zakon, apo sepse pohohen prej figurash tė shquara. Besimi i vėrtetė ėshtė krejt gjė tjetėr. Ata qė janė tė aftė tė besojnė me tė vėrtetė, janė ata qė kanė njohur pėrvojėn".
Kėto fjalė i autorėsohen Sajed Sheh Kadirit, i cili vdiq mė 1854.
Gjarpėri dhe palloi
Njė ditė, njė djalosh tė cilin e thėrrisnin Adi pėrllogaritėsi- sepse kishte studiuar matematikė- vendosi tė largohej nga Buharaja dhe tė nisej nė kėrkim tė dijes sė epėrme. Mjeshtri i tij e kėshilloi tė udhėtonte drejt jugut dhe i tha:
-Kėrko domethėnien e Palloit dhe Gjarpėrit.
Kėto fjalė i dhanė djaloshit lėndė pėr persiatje. Ai pėrshkoi Horasanin dhe mė nė fund mbėrriti nė Irak, ku, pėr habinė e tij tė madhe, u gjend pėrballė njė palloi dhe njė gjarpėri. Adi i gjeti tek po zhvillonin njė bisedė.
-Po debatojmė rreth meritave tona pėrkatėse.- i thanė ata. Kjo ėshtė tamam ajo qė do tė doja tė mėsoja.- tha Adi.
vazhdoni, ju lutem.
-Mendoj se jam mė i rėndėsishėm-, tha palloi. Unė simbolizoj synimin, hovjen drejt qiellit, bukurinė hyjnore dhe, kėsisoj, dijen e tė vėrtetės sė epėrme. Misioni im ėshtė ti kujtoj njeriut, nėpėrmjet fizionomisė, tipare tė qėnies sė tij qė i janė fshehur.
-Pėrsa mė takon mua-, tha gjarpėri me zė paksa fishkėllyes, -simbolizoj saktėsisht tė njejtat gjėra. Ashtu si njeriu, edhe unė jam i lidhur me tokėn. Pra, e ndihmoj qė tė sjellė ndėrmend veten. Jam i lakueshėm si njeriu, kur eci pėrmbi tokė duke dredhuar. Ai e harron shpesh edhe kėtė. Simbas traditės, jam rojtar i thesareve tė varrosura nė thellėsitė e tokės.
-Por je i neveritshėm!-, thirri palloi. Je tinzar, shtinjak dhe i rrezikshėm.
-Ti po rreshton karakteristikat e mia njerėzore-, u pėrgjigj gjarpėri, -ndėrsa unė parapėlqej tė rreshtoj cilėsitė e mia tė tjera, tė cilat i pėrmenda. E po! Shikoje veten: je mburracak, buēkan, dhe britma jote ėshtė e ējerrė. Kėmbėt tua janė tepėr tė mėdha e edhe puplat tua janė tepėr tė zhvilluara.
Nė kėtė pikė Adi i ndėrpreu.
-Falė grindjes tuaj, munda tė kuptoj se asnjėri prej jush nuk ka plotėsisht tė drejtė. Megjithatė, nėse lemė mėnjanė shqetėsimet tuaja vetiake, merret vesh qartė se tė dy sė bashku pėrbėni njė mesazh pėr njerėzimin.
Kėsisoj, Adi u shpjegoi dy kundėrshtarėve se cilat ishin cilėsitė e tyre.
-Njeriu zvarriset nė tokė si gjarpėri dhe do mund tė lartėsohej nė qiell si zogu, por, duke qenė lakmiqar si gjarpėri, nuk heq dorė nga egoizmi kur pėrpiqet trė shkėputet, dhe kėshtu bėhet tepėr krenar si palloi. Tek palloi mund tė shquajmė mundėsitė e njeriut, por ende jo terėsisht tė realizuara, ndėrsa nė vezullimėn e gjarpėrit mund tė shquajmė mundėsinė e bukurisė qė, te palloi merr njė pamje mė tė pėrndezur.
Pikėrisht nė atė ēast, njė Zė i mėtejmė i foli Adit:
-Nuk ėshtė vetėm kaq. Kėto dy krijesa kanė dhuntinė e jetės: ėshtė faktori i tyre vendimtar. Grinden, sepse secili ėshtė i kėnaqur me mėnyrėn e vet tė jetės, duke menduar se pėrbėn realizimin e njė gjėndjeje tė vėrtetė. Megjithatė, njėra nga kėto krijesa ruan thesare, por nuk mund ti shfrytėzojė. Tjetra pasqyron bukurinė, qė nė vetvete ėshtė thesar, por nuk mund ta pėrdorė dot pėr tu transformuar. Edhe pse nuk kanė pėrfituar prej asaj qė u ėshtė dhuruar, kėto krijesa mbeten gjithsesi simbole pėr ata qė dijnė tė shohin e tė dėgjojnė.
Kulti iraken i Gjarpėrit dhe i Palloit, qė mbetet njė mister pėr orientalistėt, qe themeluar mbi bazėn e mėsimeve tė njė shehu sufi, Adit, birit tė Musafirit, shekulli XII. Kjo rrėfenjė, qė ka marrė pėrmasa legjendare, tregon se si mjeshtrat dervishė i kanė modeluar 'shkollat' e tyre pėrreth disa simboleve, qė zgjidheshin pėr tė ilustruar doktrinat e tyre. Nė arabisht, 'pallua' do tė thotė edhe 'stolisje', ndėrsa emri 'gjarpėr' ka tė njejėn rrėnjė me 'organizėm' dhe 'jetė. Nga riti enigmatik i Engjėllit Pallua, praktikuar nga Yevdi, gjarpėri dhe palloi simbolizojnė 'Pėrbrendėsinė e Pėrjashtėsinė', formulė tradicionale sufi. Ky rit ekziston ende sot nė Lindjen e Mesme dhe ka ndjekės- asnjėri prej tyre i njohur si iraken- nė Britaninė e Madhe dhe nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės.
Shėrbėtorėt dhe shtėpia
Na ishte njėherė njė njeri i ditur dhe dashamirės, i cili kishte njė shtėpi tė madhe. Pėrgjatė jetės sė tij, i qe dashur tė mungonte pėr periudha tė gjata, dhe nė tė gjitha rastet ia kishte besuar shtėpinė shėrbėtorėve tė tij.
Njė nga karakteristikat e kėtyre shėrbėtorėve, ishte moskokėēarja, e meqė ndonjėherė e harronin fare qėllimin e pranisė sė tyre nė atė shtėpi, i kryenin detyrat nė mėnyrė mekanike. Nganjėherė mendonin se duhej tė vepronin ndryshe nga ēu ishte thėnė nė ēastin e dhėnies sė detyrave, prejse vetėdija pėr funksionet e tyre u ishte venitur.
Tashti, duke qenė se njeriu i urtė mungoi gjatė nė shtėpi, lindi njė brezni tjetėr shėrbėtorėsh, tė cilėt besonin se ishin pronarėt e shtėpisė. Megjithatė, ishin tė kufizuar nga mjedisi rrethues, menduan se ndodheshin nė njė gjendje absurde.
Pėrshembull, nganjėherė dėshironin ta shisnin shtėpinė, por nuk gjenin dot blerės, ngaqė nuk e dinin si tė vepronin. E herė tė tjera, kur ndokush vinte tė njihej me kushtet e shitjes dhe kėrkonte tė shihte dokumentin e pronėsisė, shėrbėtorėt e quanin tė ēmendur dhe nuk e merrnin pėr blerės serioz, sepse ata nuk e dinin se ēishte njė dokument pronėsie.
Paradoksi dilte nė pah edhe pėrmes faktit se, zahiretė pėr shtėpinė vijonin tė shfaqeshin nė mėnyrė 'misterioze'; dhe ky furnizim nuk pėrputhej me hamendjet e tyre se qėnkeshin pėrgjegjes pėr mbarėvajtjen e tėrė shtėpisė.
Nė apartamentet e zotėrisė, ishin lėnė kėshillat qė lidheshin me administrimin e shtėpisė, me qėllim qė atyre tu freskohej kujtesa. Megjithatė, mbas breznisė sė parė, kėto apartamente u shndėrruan nė njė lloj faltoreje ku nuk ishte e lejuar tė hynte kushdo.
Shpejt ato apartamente filluan tė trajtoheshin si njė mister i padepėrtueshėm. Disa arrinin deri aty, sa tė besonin se apartamentet nuk ekzistonin fare, paēka se mund ti shquanin portat e hyrjes. Pėr ta, ato porta ishin thjesht elemente stolisėse.
Kjo ishte gjendja e banorėve tė shtėpisė. Shėrbėtorėt nuk e morėn kurrė shtėpinė plotėsisht nė ngarkim, dhe as su ndejtėn besnikė detyrave zanafillore.
Tradita thotė se kjo rrėfenjė pėrdorej shpesh nga sufiu martir Mensur Hallaxhi, i cili qe ekzekutuar nė vitin 922, ngaqė siē mendohet, pati thėnė, "Unė jam e Vėrteta". Hallaxhi ka lėnė njė pėrmbledhje tė gjerė me poezi mistike. Tė shumtė janė Sufijtė qė, gjithė duke vėnė nė rrezik jetėn e tyre, kanė pohuar vazhdimisht pėr plot njėmijė vjet, se Mensur Hallaxhi ishte njė i pėrndritur i madh.
Ėndrrat dhe buka
Pėrgjatė njė udhėtimi tė gjatė dhe raskapitės, tre njerėz zunė miqėsi tė ngushtė me njėri-tjetrin. Kishin ndarė mes tyre kėnaqėsitė dhe vėshtirėsitė, e kishin pėrdorur bashkarisht gjithēka qė zotėronin.
Mbasi kishin udhėtuar pėr ditė e ditė tė tėra, tre udhėtarėt vunė re se nuk u kishte mbetur tjetėr gjė pėrveēse njė copė bukė dhe njė hurth ujė nė fund tė shakullit. Filluan tė diskutojnė mes tyre, pėr tė vendosur se cilit i takonte ti pėrdorte kėto mbetje. Duke mos mundur tė bien dakord, u pėrpoqėn ta ndajnė bukėn dhe ujin, por shpejt kuptuan se ndarja ishte e pamundur.
Teksa nata ishte nė tė sosur, njėri prej tyre shfaqi mendimin se duhej tė flinin; nė mėngjes, ai qė do mund tė shihte ėndrrėn mė domethėnėse, do vendoste se ēduhej tė bėnin.
Mėngjesin qė pasoi, tė tre u ngritėn nga gjumi nė tė zbardhur.
-Ja ėndrra qė pashė-, nisi tė tregonte i pari. U enda nėpėr ca vende aq tė mrekullueshme e tė paqta, sa nuk gjej fjalė pėr ti pėrshkruar. Takova njė njeri tė urtė, i cili mė tha: 'Ushqimi tė takon ty, sepse jeta jote, e shkuar dhe e ardhme, ėshtė e devotshme dhe ngjall, me tė drejtė, admirim'.
-E ēuditshme!- tha i dyti. Nė ėndrrėn time pashė tė zhvillohej tėrė jeta ime e shkuar dhe e ardhme. Nė kėtė tė fundit, takova njė njeri qė i dinte tė gjitha gjėrat, i cili mė tha: 'Je ti ai qė meriton ta hash atė bukė, sepse je mė i ditur e mė i durueshėm se miqtė e tu. Duhet tė ushqehesh mirė, sepse fati yt ėshtė tu prish njerėzve'.
Udhėtari i tretė, kur i erdhi radha, tha:
-Nė ėndrrėn time nuk kam parė asgjė, nuk kam dėgjuar asgjė e nuk kam thėnė asgjė, por kam ndjerė njė forcė tė papėrballueshme qė mė ka nxitur tė ēohem nga gjumi, tė marr bukėn dhe ujin dhe ti konsumoj ēilembyll sytė. Dhe kėshtu bėra.
"Endrrat dhe buka" ėshtė njė nga rrėfenjat e shumta qė i autorėsohen Shehut Muhammed Gwath Shattari, i cili vdiq nė vitin 1563. Ėshtė autor i traktatit tė famshėm me titull Pesė sythet, nė tė cilin rrugėt qė i mundėsojnė njeriut mbėrritjen e gjėndjeve tė epėrme, janė pėrshkruar me terminologjinė e lashtė tė magjisė dhe shtrigėrisė. Ky mjeshtėr ishte i aftė tu printe nxėnėsve tė tij nė tė paktėn katėrmbėdhjetė Urdhėra tė ndryshėm, dhe perandori indian Humayun e nderonte shumė. Megjithėse ishin tė shumtė ata qė e quanin shenjt, autoritetet religjioze e akuzuan se, nė disa shkrime tė tij kishte nėpėrkėmbur Shkrimet e Shenjta, e kėsisoj, deshėn ta dėnonin. Nė fund, ai u lirua nga akuzat e herezisė, pasi fjalėt e shqiptuara brėnda njė gjendjeje tė veēantė, nuk mund tė gjykoheshin simbas kritereve tė zakonshme skolastike. Varri i tij gjendet nė Gwalior, vėnd shumė i rėndėsishėm pelegrinazhi sufi. Nė kėtė rrėfenjė dallohet e njejta thurje qė gjendet edhe nė rrėfenjat e krishtera tė murgjve mesjetarė.
Sulltani nė mėrgim
Rrėfehet se dikur, njė sulltan i Egjiptit thėrriti njė kuvend njerėzish tė ditur e, siē ndodh rėndom, lindi shumė shpejt njė mosmarrėveshje. Objekti i debatit ishte Udhėtimi Nator i Profetit Muhamed: thuhet, nė tė vėrtetė, se nė kėtė rast, Profeti qe mbartur prej shtratit tė tij deri nė sferat e larta qiellore. Nė atė shtresė kohore ai pa parajsėn dhe, foli me Zotin nėntėdhjetė mijė herė dhe pėrjetoi shumė e shumė pėrvoja tė tjera, pėrpara se tė rikthehej nė dhomėn e tij, nė shtratin ende tė ngrohtė. Njė kanė me ujė, e sapopėrmbysur nė ēastin kur ai qe lėshuar nė fluturim, nuk ishte derdhur ende plotėsisht kur Profeti u rikthye nė shtratin e tij.
Disa ngulmonin se kjo ishte e mundur, mjaft qė tė pranojmė ekzistencėn e njė mėnyre tjetėr pėr tė matur kohėn. Por, Sulltani qe i mendimit se kjo gjė ishte e pamundur.
Kėsisoj, tė urtėt pohuan se asgjė nuk ishte e pamundur pėr plotfuqishmėrinė hyjnore, por mbreti nuk mbeti i kėnaqur. Lajmi i kėtij debati arriti deri tek shehu sufi Shahabudin, i cili u paraqit menjėherė nė oborrin mbretėror. Sulltani e priti mjeshtrin me pėrunjėsinė e duhur.
-Kam ndėrmend tė filloj parashtrimin e pikėpamjes sime pa humbur kohė- tha Shahabudini. -Dijeni qysh tani se tė dy interpretimet e Udhėtimit janė tė gabuara, e se ekzistojnė faktorė qė provojnė se, tradita mund tė shpjegohet pa patur nevojė tu drejtohemi spekullimeve trashanike apo 'arsyetimit' injorant e tė shpėlarė.
Ajo sallė tubimi kishte katėr dritare.
Shehu urdhėroi qė tė hapej njera dhe sulltani vėshtroi pėrjashta. Nė malin pėrballė ai pa njė ushtri pushtuese, njė mizėri njerėzish qė po ia mėsynin kah pallati i tij, dhe u tremb nė mėnyrė tė tmerrshme.
-Mos u shqetėso, tė lutem, nuk ėshtė asgjė.- tha shehu.
Mbylli dritaren, mandej e hapi sėrish: jashtė nuk dukej asnjė frymė jete. Kur hapi dritaren e dytė, pa se qytetin e kishin pushtuar flakėt. Sulltani nisi tė ulėrinte nga llahtari.
-Mos u pikėllo, sulltan, nuk ėshtė asgjė.- tha shehu. Mbylli dritaren, mandej e hapi pėrsėri: nga tėrė ai flakadan nuk dukej as edhe njė gjurmė.
Atėherė hapi dritaren e tretė dhe shquajti njė masė pėrmbytėse uji qė po vėrsulej pallatit. Mandej, pėrsėri, vegimi u vdar.
Kur u hap dritarja e katėrt, nė vend tė shkretėtirės sė zakonshme, para syve tė tij u shfaq njė kopėsht parajsor e, si dhe herėt e tjera, pamja u davarit.
Mandej, shehu urdhėroi qė tė sillej njė legen me ujė dhe iu lut sulltanit qė ta kridhte kokėn brėnda pėr njė ēast. Sapo bėri siē i thanė, sulltani vuri re se gjėndej i vetėm nė njė breg tė shkretė, nė njė vend qė nuk e njihte fare. Duke qenė i bindur se kishte rėnė viktimė e magjisė sė pabesė tė bėrė nga shehu, atė e mbėrtheu njė tėrbim i madh dhe vendosi tė hakmerrej. Pak mė vonė takoi ca druvarė, tė cilėt e pyetėn se kush ishte. Por, si tua shpjegonte se ēfarė i kishte ndodhur? Kėshtu, ai u tha se kishte mbijetuar prej njė anijeje tė mbytur. Ata i dhanė rroba dhe i treguan rrugėn qė duhej tė ndiqte pėr tė mbėrritur nė qytetin mė tė afėrt. Kur arriti nė qytet, njė farkėtar, i cili e pa tek vėrtitej pa ditur ku po shkonte, e pyeti se kush ishte.
-Jam njė tregtar qė i ėshtė mbytur anija, borxhli ndaj lėmoshės sė disa druvarėve, e qė tashmė gjendem trokė.- u pėrgjigj sulltani.
Njeriu i tha se nė atė vend ekzistonte njė zakon: ēdo i porsaardhur mund tė kėrkonte pėr bashkėshorte, tė parėn grua qė do tė shihte duke dalė nga banjot publike, dhe ajo do tė qe e detyruar tė pranonte. Sulltani u drejtua atėherė nga banjot dhe pa njė vajzė tė bukur qė po dilte. E pyeti nėse ishte e martuar, dhe ajo u pėrgjigj se po. Tė njejtėn pyetje ia bėri sė dytės, qė ishte e shėmtuar, e mandej edhe sė tretės. E katėrta, qė ishte me tė vėrtetė e hirshme, iu gjegj se nuk ishte e martuar, por qė e refuzonte gjithsesi, duke qenė se ia shpifte pamja e tij dhe veshjet e tij tė zhelosura. Krejt papritmas u shfaq njė njeri, i cili i tha:
-Mė kanė ngarkuar tė gjej kėtu njė njeri tė veshur me zhele. Tė lutem, eja pas meje!
Sulltani shkoi pas shėrbėtorit, i cili e shoqėroi tek njė sallė madhėshtore ku priti me orė tė tėra. Mė nė fund, u futėn brėnda katėr vajza tė bukura e tė reja me veshje tė mrekullueshme; pas tyre vinte njė e pestė, edhe mė e bukur se ato, tė cilėn sulltani e njohu se ishte vajza e katėrt qė kishte takuar para banjove publike.
Gruaja i uroi mirėseardhjen dhe i shpjegoi sesi kishte nxituar tė hynte nė shtėpi qė tė pėrgatitej pėr ti bėrė pritjen e duhur, e se mėndjemadhėsia qė kish treguar, lidhej me zakonet e atij vendi, zakon tė cilin tė gjitha gratė duhej ta zbatonin kur kalonin nė rrugė.
Mandej u shtrua njė gosti e mrekullueshme, dhe sulltanit iu ofruan ca petka tė shkėlqyera, nėn ritmin e njė muzike delikate.
Sulltani jetoi katėr vjet me bashkėshorten e tij tė re koha e shkapėrderdhjes sė trashėgimisė sė tij-. Atėherė, e shoqja i tha se tashmė ai duhej tė kujdesej pėr tė mbajtur veten dhe shtatė fėmijėt e tij.
Duke sjellė ndėrmend mikun e parė qė pati takuar kur hyri nė kėtė qytet, vendosi tė shkonte e ta takonte farkėtarin pėr ti kėrkuar ndonjė kėshillė. Meqė nuk kishte as zanat e as pėrvojė, farkėtari e kėshilloi tė shkonte nė sheshin e tregut e tė ofronte shėrbimet e tij si hamall. Megjithėse iu desh tė mbartte ngarkesa shumė tė rėnda, ditėn e parė ai fitoi vetėm njė tė dhjetėn e parave tė nevojshme pėr ti siguruar ushqim familjes sė tij. Ditėn tjetėr, sulltani u kthye nė pikėn e saktė tė bregut ku kishte zbarkuar shtatė vjet mė parė, dhe vendosi tė thoshte lutjet e tij. Po bėhej gati tė merrte avdes kur, papritmas, nė mėnyrė tė pakuptueshme, e pa veten nė pallat, bashkė me legenin, pranė shehut dhe oborrtarėve.
-Shtatė vjet mėrgim, dreq!- ulėriti sulltani. Shtatė vjet, njė familje, dhe i detyruar tė punoja si hamall! Po a nuk i druhesh Zotit tė Plotfuqishėm, pėr atė qė mė bėre?
-Por ka kaluar vetėm njė ēast qėkurse e ke futur kokėn nė ujė.- u pėrgjigj mjeshtri sufi.
Oborrtarėt i pohuan fjalėt e sufiut. Sulltani nuk arrinte tė besonte asnjė fjalė nga ajo histori. Po bėhej gati tė jepte urdhėr pėr tia prerė kokėn shehut, kur ky, duke e ndjerė sė brendshmi atė qė do tė ndodhte, shfrytėzoi fuqinė e dhėnė nga Ilm El-Ghaibat, Shkenca e Mungesės: dhe ēilembyll sytė u zhvendos fizikisht nė Damask, vend qė ishte disa ditė larg pallatit. Prej atij qyteti, ai i shkroi njė letėr mbretit: "Pėr ju kanė kaluar shtatė vjet, siē edhe e keni kuptuar tashmė, qė prej ēastit kur keni kredhur kokėn nė ujė. Kjo ndodh nėpėrmjet ushtrimit tė disa aftėsive dhe nuk ka ndonjė domethėnie tė veēantė, pėrveēse pėr tė ofruar njė dėshmi tė thjeshtė tė asaj qė mund tė ndodhė. A nuk ishte shtrati ende i ngrohtė dhe kana e derdhur pėrgjysmė, siē rrėfen tradita? Nuk ėshtė i rėndėsishėm fakti se kjo ka ndodhur vėrtetė apo jo. Gjithēka mund tė ndodhė. Ajo qė vėrtetė ka rėndėsime, megjithatė, ėshtė domethėnia e ngjarjes. Nė rastin tuaj, nuk kishte kurrfarė domethėnie. Nė rastin e Profetit, ngjarja kishte njė domethėnie".
Ēdo ajet i Kuranit ka shtatė kuptime, secili prej tė cilėve lidhet me gjendjen e lexuesit apo dėgjuesit. Kjo rrėfenjė, si shumė rrėfenja tė tjera sufi, nėnvizon rėndėsinė e thėnies qė i autorėsohet profetit Muhamed: "I flisni secilit mbi bazėn e nivelit tė tij kuptimor". Metoda sufi, simbas Ibrahim Khawwas, bazohet nė "rrėfimin e sė panjohurės duke pėrdorur terma qė njerėzit i quajnė 'tė njohura'". Ky version prejvjen nga dorėshkrimi i quajtur Hu-Nama (Libri i Hu), qė i pėrket pėrmbledhjes sė Nawab-it nga Sardhana. Daton nė vitin 1596.
Koha, vendi dhe personat
Dikur, shumė kohė mė parė, njė mbret thirri njė dervish nė oborrin e tij dhe i tha:
-Rruga dervishore, pėrmes njė vargani tė pashkėputur mjeshtrash qė e ka zanafillėn qysh nė ditėt e para tė pranisė sė njeriut pėrmbi tokė, gjithnjė ka pėrhapur dritėn qė ka pėrbėrė parimin dinamik tė vlerave, para sė cilės detyra ime prej monarku sėshtė mė tepėr se njė pasqyrė e zbehtė.
-E vėrtetė-, u pėrgjigj dervishi.
-Tashti-, vazhdoi mbreti,-meqė jam mjaft i ndriēuar pėr ti
mėsuar faktet tė cilat sapo i parashtrova, e meqė jam i dėshiruar
dhe pres me padurim tė njoh tė vėrtetėn qė ti, nė dijen tėnde sipėrore mund tė ma bėsh tė kapshme, mėsomė!
-Ėshtė urdhėr apo kėrkesė?-, pyeti dervishi.
-Quaje si tė duash-, tha mbreti, -sepse, nėse funksionon si urdhėr, do tė mėsoj; nėse ėshtė mė e frytshme si kėrkesė, do tė mėsoj.
Dhe priti qė dervishi tė merrte fjalėn.
Kaluan disa minuta. Mė nė fund, duke dalė nga meditimi, dervishi ēoi kokėn dhe tha:
-Duhet tė prisni 'ēastin e ndėrlidhjes'.
Mbreti ishte i ndėrdyshur: nė fund tė fundit, duke qenė se donte tė mėsonte, a nuk kishte tė drejtė ta merrte mėsimin, qė mund tė pėrbėhej prej gjestesh apo fjalėsh? Por dervishi u largua.
Qė nga ai ēast, dervishi u paraqit nė oborrin mbretėror ditė pėr ditė. Punėt e shtetit kryheshin rregullisht, mbretėria pėrjetonte ēaste hareje tė ndėrthurura me ēaste provash, kėshilltarėt i jepnin pa kursim kėshillat e tyre, rrota e qiellit vėrtitej...
"Dervishi vjen ditė pėr ditė", mendonte mbreti sa herė qė e shihte atė figurė tė mbėshtjellė me loshnik tė arnuar, "e megjithatė ai nuk e pėrmend fare bisedėn tonė nė lidhje me mėsimin. Ėshtė e vėrtetė qė merr pjesė thuajse nė tė gjitha veprimtaritė e oborrit; flet, qesh, ha e edhe flė. Mos vallė po pret ndonjė shenjė?".
Por, sadoqė mundohej, monarku nuk arrinte tė depėrtonte nė thellėsinė e atij misteri.
Mė nė fund, kur dallga e duhur e sė padukshmes u pėrplas nė bregun e sė mundshmes, nė oborrin mbretėror u hap njė bisedė, gjatė sė cilės dikush vėrejti:
-Daudi i Sahilit ėshtė kėngėtari mė i madh nė botė.
Mbreti, i cili pėrgjithėsisht ishte indiferent ndaj kėtyre lloj pohimeve, ndjeu njė dėshirė tė fortė pėr ta dėgjuar atė kėngėtar.
-Ēojini fjalė tė vijė kėtu!- urdhėroi ai.
Mjeshtri i ceremonive shkoi menjėherė nė shtėpinė e Daudit, i cili, si mbret i kėngėtarėve, u pėrgjigj thjesht:
-Mbreti juaj nuk i njeh fare kėrkesat qė ka kėnga. Nėse dėshiron tė mė shohė thjesht pėr tė soditur fytyrėn time, unė vij, por nėse dėshiron tė mė dėgjojė tė kėndoj, duhet tė presė, si gjithė tė tjerėt, qė unė tė jem nė humorin e duhur pėr tė ekzekutuar kėngėn time. Ėshtė aftėsia pėr tė mėsuar se kur duhet tė kėndoj e kur jo, ajo qė mė ka bėrė ky qė jam. Ēdo gomar qė e do ta njihte kėtė tė fshehtė, do mund tė ishte kėngėtar i madh.
Kur kėto fjalė mbėrritėn tek mbreti, ky filloi tė pėrpėlitej mes zemėrimit dhe dėshirės, dhe briti:
-A nuk ka ndonjė, kėtu, qė mund ta detyrojė atė njeri tė kėndojė pėr mua? Sepse, nė qoftė se ai kėndon vetėm kur ka dėshirė, unė, nga ana ime dua ta dėgjoj tashti qė nuk kam dėshirė.
Tamam nė kėtė ēast, dervishi bėri pėrpara.
-Pallua i kohės sonė-, i tha mbretit, -ejani me mua qė ta gjejmė atė kėngėtar.
Oborrtarėt cekėn me bėrryla njėri-tjetrin. Disa mendonin se dervishi kishte pėrpunuar njė plan strategjik dhe tashti ndjehej i sigurtė se do mund ta bėnte tė kėndonte Bilbilin e Sahilit. Nėse do ti dilte mbanė, mbreti do ta shpėrblente me siguri. Gjithsesi, bėnin kujdes qė kėtė gjykim ta shprehnin me zė tė lartė, duke u trembur se mos thirreshin nė kėtė ēėshtje.
Mbreti e theu heshtjen dhe urdhėroi ti sillnin njė rrobė tė vjetėr. Mbasi e veshi, shkoi mbas dervishit dhe tė dy u vunė pėr udhė.
Mbreti i veshur tebdil dhe prijėsi i tij, mbėrritėn shpejt tek shtėpia e kėngėtarit. Kur trokitėn nė derė, Daudi u pėrgjigj i acaruar:
-Sot nuk kėndoj! Largohuni dhe mė lini rehat!".
Atėherė dervishi u ul pėrtokė dhe nisi tė kėndonte. Ia mori njė kėnge qė Daudit i pėlqente, dhe e kėndoi nga fillimi deri nė fund pa ndalur. Mbreti, i cili nuk ishte ndonjė njohės i madh i muzikės, u ndje thellėsisht i mallėngjyer nga ajo kėngė: zėri i ėmbėl i dervishit tėrhiqte tėrė vėmendjen e tij, sa nuk e kishte kuptuar se urtaku kishte kėnduar nė njė mėnyrė qėllimisht tė stonuar, qė kėsisoj tė zgjonte nė zemrėn e mbretit tė kėngėtarėve dėshirėn pėr ta korrigjuar.
-Tė lutem, tė lutem, kėndo pėrsėri-, iu lut mbreti, -sepse kurrė nuk kam dėgjuar njė melodi kaq tė ėmbėl...
Qe pikėrisht ky, ēasti kur Daudi filloi tė kėndonte. Qysh nė notat e para, dervishi dhe mbreti mbetėn si tė ngurosur, tė rrėmbyer nga tingujt qė gulfonin tė pėrkryera nga fyti i Bilbilit tė Sahilit.
Kur Daudi mbaroi sė kėnduari, mbreti i ofroi njė dhuratė mbretėrore, ndėrsa dervishit i tha:
-Njeri i dijes! E admiroj aftėsinė me tė cilėn e nxite Bilbilin tė kėndonte, e do tė doja qė ti tė bėheshe kėshilltar i oborrit.
Dervishi u pėrgjigj thjesht:
-Madhėri, mund ta dėgjoni kėngėn qė doni tė dėgjoni vetėm nėse ekziston njė kėngėtar, nėse jeni tė pranishėm edhe ju, e nėse gjendet ndokush qė shėrben si kanal pėr ta lejuar kėngėn tė vėrshojė. Ajo qė vlen pėr kėngėtarėt e mėdhenj dhe mbretėrit, vlen edhe pėr dervishėt dhe nxėnėsit e tij: ēasti, vendi, njerėzit dhe teknikat.
Konflikti mes sufijve dhe akademikėve tė zakonshėm, del nė pah nga teoria se, idetė sufi mund tė studiohen vetėm nė pėrputhje me dolloj parimesh, qė pėrfshijnė kohėn, vendin dhe njerėzit. Eruditėt kėrkojnė prova pėr ato qė sufijtė parashtrojnė, duke parashtruar nė tė njejtėn kohė kushtet e tyre. Kjo rrėfenjė, si shumė rrėfenja tė tjera sufi, ilustron faktin se Sufijtė kėrkojnė vetėm tė kenė mundėsinė- ashtu si dhe akademikėt e shkenctarėt- tė krijojnė kushtet e nevojshme pėr mėsimin e tyre. Kjo rrėfenjė prejvjen nga mėsimet e Sajed Imam Alģ-Shah, qė vdiq mė 1860 e varri i tė cilit gjendet nė Gurdaspur, nė Indi. Ky mjeshtėr i famshėm Nakshibandi, ishte shumė i preferuar nga nxėnės tė tė gjitha origjinave dhe religjioneve. Thuhej se Sajed Alģ-Shah u shfaqej njerėzve nė ėndėrr dhe u jepte njohuri tė rėndėsishme; qė shihej njėkohėsisht nė shumė vėnde tė ndryshme; ose qė gjithė ēka thoshte mund tė merrej si dije pėr bashkėbiseduesit e tij. Por, pėrballė tij, nuk nuk shquaje dot asgjė tė mbinatyrshme apo tė ēuditshme.
Tre unazat me xhevahirė
Na ishte njėherė njė njeri i urtė dhe shumė i pasur, qė kishte njė djalė.
-Biri im,- i tha, -Merre kėtė unazė tė ngallmuar me gurė tė ēmuar. Ruaje si provė tė trashėgimisė sime dhe, pėrcillua breznive tė ardhshme. Ėshtė fjala pėr njė unazė me vlerė dhe bukuri tė madhe, por zotėron edhe fuqinė pėr tė hapur njė lloj porte qė ka shumė pasuri.
Disa vjet mė vonė, urtakut i lindi edhe njė djalė tjetėr. Kur djali arriti nė njėfarė moshe, i dhuroi edhe atij njė unazė, me tė njejtat udhėzime.
E njejta gjė u pėrsėrit me birin e tij tė tretė e tė fundit. Plaku vdiq, e kur bijtė e tij ishin tashmė tė rritur filluan tė hahen mes tyre nė lidhje me pėrparėsitė dhe vetitė qė kishte unaza e secilit. Askush nuk mund tė thoshte me saktėsi se cila nga tre unazat ishte mė e ēmuar.
Secili prej atyre kishte mbėshtetėsit e vet, tė cilėt shpallnin me zė tė lartė se unaza e tij ishte mė sipėrore se tė tjerat nė vlerė dhe bukuri.
Megjithatė, ēuditėrisht, "porta e pasurive" mbetej e mbyllur, si pėr mbajtėsit e ēelėsave, ashtu edhe pėr pėrkrahėsit e tyre mė tė ngushtė. Tė gjithė ishin tepėr tė zėnė me ēėshtjen e pėrparėsisė, tė zotėrimit tė unazės, tė vlerės e tė pamjes sė saj. Ishin tė pakėt ata qė kėrkuan portėn e "thesarit tė Urtakut Plak".
Unazat kishin edhe njė aftėsi magjike. Edhe pse ishin ēelėsa, nuk ishte e nevojshme ti pėrdorje drejtpėrdrejt pėr tė hapur portėn e thesarit: mjaftonte ti vėshtroje pa arsyetuar, ose pa u lidhur nė tepri me ndonjerėn nga cilėsitė e tyre.
Kėsisoj, ata qė i kishin vėshtruar nė kėtė mėnyre mund tė thonin se ku gjėndej dhoma e thesarit, dhe ishin nė gjendje ta hapnin thjesht duke riprodhuar pėrvijimet e unazės. Ato thesare kishin njė tjetėr veēori: ishin tė pashterrshme.
Ndėrkohė, ithtarėt e secilės nga tri unazat, pėrsėrisnin me ngjyrime tė ndryshme atė qė paraardhėsit e tyre kishin thėnė nė lidhje me vlerat e unazės.
Anėtarėt e bashkėsisė sė parė besonin se e kishin gjetur thesarin.
Ata tė bashkėsisė sė dyte mendonin se ishte fjala pėr njė alegori.
Pjestarėt e bashkėsisė sė tretė e shtynin mundėsinė e hapjes sė portės nė njė ardhmėri tė largėt, tė pėrfytyruar vagėllimthi.
Kjo rrėfenjė, qė disa hamendėsojnė se bėn fjalė pėr tre religjione- hebraike, tė krishterė dhe islamike-, gjendet edhe tek Gesta Romanorum dhe Dekameroni i Boccaccio-s, por nė forma paksa tė ndryshme. Thuhet se versioni i paraqitur kėtu, i autorėsohet njėrit prej mjeshtrave sufi, Suhrawardi-t, si pėrgjigje e njė pyetjeje mbi meritat pėrkatėse tė religjioneve tė ndryshme.
Tri kėshilla
Njė ditė, njė njeri kapi njė zog. Zogu i tha:
-Ti nuk mund tė nxjerrėsh ndonjė dobi prej meje, pėrsa kohė qė jam i burgosur. Mė liro, e do tė tė jap tri kėshilla tė ēmueshme.
Zogu premtoi se do tia jepte kėshillėn e parė teksa ende ishte nė dorėn e njeriut, tė dytėn kur tė kish hipur nė degėn e njė peme, ndėrsa tė tretėn me tė mbėrritur nė majėn e njė mali. Njeriu pranoi dhe e nxiti tė thoshte kėshillėn e parė.
-Nėse humbet diēka-, tha zogu, -edhe nėse e ēmon sa jetėn tėnde, mos e vajto.
Njeriu e lėshoi zogun dhe ky u ngjit nė degėn e njė peme.
-Mos kėrko kurrė gjėra qė bien nė kundėrshtim me gjykimin e shėndoshė, pa kėrkuar mė parė prova.- tha zogu duke i dhuruar kėshtu kėshillėn e dytė.
Mandej zogu fluturoi nė majė tė malit, prej nga thėrriti:
-Oh, fatziu ti! Kurmi im mban pėrbrenda dy rubinė gjigandė. Sikur tė mė kishe vrarė, tashmė ata do tė ishin tė tutė!
Burrin zu ta torturonte mendimi i asaj qė kish humbur dhe i kėrkoi zogut qė ai ti jepte kėshillėn e tretė!.
-Je me tė vėrtetė idiot!-, u pėrgjigj zogu. vazhdon tė rrish aty duke mė kėrkuar kėshilla, kur nuk i ke shqyrtuar as edhe pėr njė ēast dy kėshillat e para! Tė thashė qė tė mos e mundosh veten pėr humbjen e diēkaje e tė mos u besosh gjėrave qė bien nė kundėrshtim me gjykimin e shėndoshė. Dhe ėshtė pikėrisht kjo, ajo qė je duke bėrė nė kėtė ēast! E ke lėnė veten tė besosh nė ca absurditete qesharake dhe po torturohesh qė ke humbur diēka! Po a nuk e shikon se jam shumė i vogėl pėr tė patur nė bark dy rubinė gjigandė? Je vėrtetė budalla! Pėr kėtė arsye, do vazhdosh tė mbetesh rob i kufizimeve tė zakonshme tė taksura pėr ēdo njeri.
Nė disa qarqe dervishėsh kjo rrėfenjė quhet shumė e rėndėsishme, sepse 'ndjeshmėron' mėndjen e nxėnėsit, duke e pėrgatitur kėsisoj qė tė mos provokohet prej rrugėve tė zakonshme. Kjo rrėfenjė, qė Sufijtė e pėrdorin vazhdimisht, gjendet edhe Mathnawi-nė e Rumit dhe nė Librin hyjnor tė Attar, i cili ishte njėri nga mjeshtrat e tij. Tė dy jetuan nė shekullin XIII.
Tre dervishėt
Na ishin njė herė tre dervishė, qė quheshin Yak, Do e Se, e qė vini pėrkatėsisht nga Veriu, Perėndimi dhe Jugu. Kishin njė gjė tė pėrbashkėt: ishin qė tė tre nė gjurmim tė sė Vėrtetės sė Thellė dhe kėrkonin njė Udhė.
I pari, Yak-Babai, ulej pėr tė medituar dhe rrinte ashtu derisa e kapte dhimbja e kokės. I dyti, Do-Aga, rrinte picingul me kryet pėrtokė, derisa kėmbėt fillonin ti dhimbnin. Kurse i treti, Se-Kalandar, lexonte libra derisa hunda i pikonte gjak.
Mė nė fund vendosėn ti bashkojnė pėrpjekjet e tyre: u tėrhoqėn nė njė vend tė skajuar dhe nisėn ti realizojnė njėkohshėm ushtrimet e tyre, duke shpresuar tė pėrqėndrojnė sasinė e duhur tė pėrpjekjeve me qėllim qė tė nxisnin vegimin e sė Vėrtetės, tė cilėn e quanin e Vėrteta e Thellė.
Kėmbėngulėn kėsisoj pėr dyzet ditė e dyzet netė. Mė nė fund, nė njė shtjellė tė bardhė tymi, qė dukej sikur grafullonte prej toke, vegoi koka e fisme e njė plaku.
-Mos vallė je Hizri, udhėrrėfyesi misterioz i njerėzve?-, pyeti i pari.
-Jo, bėhet fjalė pėr Kutub, Polin e Universit-, tha i dyti. Jam i bindur se ėshtė njėri nga Abdal-ėt,'tė
transformuarit'-, tha i treti.
-Nuk jam asnjėri prej tyre-, ulėriu vegimi, -por jam ai qė ju besoni se jam. Tashti, a nuk dėshironi tė tre tė njejtėn gjė, atė qė quhet e Vėrtetė e Thellė?
-Po, mjeshtėr-, u pėrgjigjėn ata njėzėri.
-Nuk e keni dėgjuar kurrė thėnien: 'Ekzistojnė po aq udhė sa dhe zemra njerėzore?'-, pyeti plaku i fisėm. Megjithatė, ja cilat janė udhėt tuaja: dervishi i parė do tė udhėtojė nė vendin e idiotėve; dervishi i dytė do tė duhet tė zbulojė Pasqyrėn Magjike; dervishi i tretė do ti kėrkojė ndihmė Xhinit tė Shtjellės.
Me tė thėnė kėto, vegimi u vdar.
Tre dervishėt nisėn menjėherė tė debatojnė, jo thjesht pse do tė kishin dashur tė dinin diēka mė tepėr para se tė pėrudheshin, por edhe sepse, pavarėsisht se do tė ndiqnin udhė tė ndryshme, secili besonte prapėseprapė se egzistonte vetem njė udhė: e vetja, natyrisht.
Por, tashti, asnjėri prej tė treve nuk qe i sigurtė se udha e tij do tė ishte mjaftueshmėrisht e efektshme, sadoqė kishte ndihmuar nė shfaqjen e vegimit, tė cilit nuk ia dinin ende emrin.
Yak-Babai ishte i pari qė e la skutėn e tij dhe, nė vend qė vepronte si pėrherė, pra ti pyeste tė tjerėt se ku mund ta gjente njė njeri tė dijes aty rrotull, ai i pyeste ata qė takonte udhės nėse e dinin se ku binte vendi i idiotėve. Mbas shumė muajsh, dikush ia tregoi dhe ai u drejtua pėr atje. Kur hyri nė atė fshat, pa njė grua qė po mbartte njė derė mbi kurriz.
-Grua, pėrse po e bėn kėtė?"- e pyeti
-Sepse sot nė mėngjes, pėrpara se tė shkonte nė punė, burri im tha: 'Grua, shtėpia jonė ka brėnda gjėra me vlerė! Askush sduhet ta kapėrcejė kėtė derė!'. Kėsisoj, kur dola, e mora me vete, me qėllim qė askush tė mund tė kalojė nė tė. E tashti, tė lutem, lermė tė kaloj'.
-A dėshiron tė tė them se ēfarė do tė ta mundėsonte ēlirimin nga nevoja pėr ta mbajtur kėtė derė mbi kurriz?-, pyti dervishi Yak-Baba.
-Sigurisht qė jo!-, u pėrgjigj gruaja. E vetmja gjė qė mund tė bėje pėr tė mė ndihmuar, ėshtė tė mė thuash se nė ēmėnyrė mund ta lehtėsoj peshėn e derės.
-Kėtė nuk mund ta bėj-, tha dervishi. Kėsisoj u ndanė.
Pak mė tutje pa njė grup njerėzish. U afrua dhe vuri re se ata po dridheshin nga frika pėrballė njė shalqini gjigan qė ishte rritur nė arėn pranė.
-Nuk kemi parė njė gjė tė tillė kurrė deri mė sot nė jetėn tonė-, i thanė; -me siguri do tė rritet edhe mė, e mandej do tė na vrasė tė gjithėve. Kemi frikė ta prekim...
-Doni tju jap ndonjė shpjegim nė lidhje me kėtė?
-Mos u trego idiot! Vrite, dhe ne do tė tė shpėrblejmė, por sduam tė dijmė asgjė nė lidhje me tė!
Atėherė dervishi nxori thikėn, iu afrua shalqinit, preu njė rriskė dhe nisi ta hante.
Tė pranishmit lėshuan njė britmė llahtari e i dhanė njė grusht florinj. Teksa po largoheshin i thanė:
-Mos u kthe mė, I nderuar Shfarosės Pėrbindėshash. Mos u kthe mė kėtu pėr tė na vrarė nė tė njejtėn mėnyrė edhe ne!
E kėshtu, pak e nga pak ai mėsoi se, pėr tė mbijetuar nė fshatin e idiotėve, duhej tė ishte i aftė tė mendonte e tė fliste si njė idiot. Mbas ca vitesh, ai arriti ti sillte disa idiotė nė gjendje tė arsyeshme, e njė ditė prej ditėsh e mori shpėrblimin e tij: Dijen e Thellė. Megjithatė, dhe pse nė vendin e idiotėve ai trajtohej si shenjt, banorėt e sjellin ndėrmend si Njeriu qė Shqeu Pėrbindėshin e Gjelbėr dhe ia Piu gjakun. U pėrpoqėn ta imitojnė pėr tė mbėrritur Dijen e Thellė, por nuk ia dolėn mbanė kurrė.
Ndėrkohė, Do-Agai, dervishi i dytė, po udhėtonte nė kėrkim tė Dijes sė Thellė. Nė vend qė tė pyeste, ngado qė shkonte, se cilėt ishin tė urtėt e vendit, ose ushtrimet a pozicionet e reja, pyeste thjesht nėse ndokush kish dėgjuar tė flitej pėr Pasqyrėn Magjike. Shumė pėrgjigje e shmangėn drejt pistash tė gabuara, por mė nė fund ai e kuptoi ku mund tė gjendej ajo pasqyrė: gjendej nė njė pus, varur nė njė fill tė hollė sa njė qime floku. Pasqyra vetė nuk ishte veēse njė fragment, sepse pėrbėhej nga mendimet e tė gjithė njerėzve dhe nuk kishte mendime tė mjaftueshme pėr tė pėrbėrė tėrė pasqyrėn.
Kur e mposhti demonin qė e ruante, Do-Agai vėshtroi nė pasqyrė dhe kėrkoi Dijen e Thellė, duke e marrė nė ēast. U vendos nė atė vend ku dha mėsime nė mėnyrė fatlume pėr vite tė tėra. Nxėnėsit e tij, gjithsesi, nuk ia dolėn tė tė arrijnė tė njejtėn shkallė pėrqėndrimi tė nevojshme pėr ta pėrtėritur rregullisht pasqyrėn, e cila mbas ca kohėsh u vdar krejtėsisht. Megjithatė, ende sot ka njerėz qė vėshtrohen nėpėr pasqyra, duke besuar se bėhet fjalė pėr Pasqyrėn Magjike tė dervishit Do-Aga.
Sa i takon dervishit tė tretė, Se-Kalandar, ai e kėrkoi kahmos Xhinin e Shtjellės. Ky Xhin njihej edhe me shumė emra tė tjerė, gjė qė Kalandar nuk e dinte, kėshtuqė u gjend shpesh nė gjurmėt e Xhinit duke e humbur gjithnjė pėr pak, prejse nė disa vende nuk quhej Xhin, ndėrsa nė disa tė tjera nuk lidhej me ndonjė shtjellė.
Mė nė fund, mbas shumė vitesh, njė ditė hyri nė njė fshat dhe i pyeti banorėt:
-A ka dėgjuar ndokush prej jush tė flitet pėr Xhinin e Shtjellės?
-Nuk kam dėgjuar kurrė tė flitet pėr ndonjė Xhin-, tha dikush, -por ky fshat quhet Shtjellė.
Kalandari u lėshua pėrtokė duke thėrritur:
-Nuk do tė largohem nga ky vend derisa tė mė shfaqet Xhini i Shtjellės.
Xhini, qė ishte fshehur nėpėr rrethina, iu afrua dervishit duke vorbulluar dhe i tha:
-Dervish, ne nuk na pėlqen qė tė huajt ti afrohen fshatit tonė. Ja pėrse erdha deri tek ti. Ēfarė kėrkon?
-Kėrkoj Dijen e Thellė, sepse kohė mė parė mė ėshtė thėnė se ti do mund tė mi jepje mjetet pėr ta mbėrritur atė.
-Ėshtė e vėrtetė, mund ta bėj-, tha Xhini. Ke kaluar shumė prova. Gjithė ēfarė tė mbetet pėr tė bėrė, ėshtė tė pėrsėrisėsh njė lloj formule, tė kėndosh njė lloj kėnge, tė kryesh njė lloj veprimi e tė shmangėsh kryerjen e njė tjetri. Vetėm atėherė do mund ta mbėrrish Dijen Parėsore.
Dervishi falenderoi Xhinin dhe filloi tė vinte nė realitet programin qė i caktoi ai. Kaluan muaj e vite, derisa arriti ti zbatonte ushtrimet dhe ti kėndonte lutjet nė mėnyrėn e duhur. Njerėzit shkonin tek ai, e vėzhgonin dhe pėrpiqeshin ta imitonin, aq i madh ishte zelli dhe nami i tij prej njeriu tė devotshėm. Mė nė fund, dervishi e arriti Dijen e Thellė. La pas vetes njė grup njerėzish tė devotshėm, tė cilėt i pėrjetėsuan metodat e tij. Natyrisht, nuk e mbėrritėn kurrė Dijen e Thellė, prejse ata kishin filluar aty ku cikli i mėsimeve tė dervishit kishte pėrfunduar.
E tashti, sa herė qė nxėnėsit e kėtyre tre dervishėve takohen, dėgjohet gjithmonė dikush qė thotė:
-E shihni kėtė pasqyrė? Vėshtrojeni gjatė dhe do tia dilni ta mbėrrini Dijen e Thellė.
-Flijoni njė shalqi-, pėrgjigjet njė tjetėr, -dhe do tė ndihmoheni ashtu siē qe ndihmuar dervishi Yak-Baba.
-Ėshtė absurde-, ndėrhyn pėrherė njė i tretė. Nuk ekziston ndonjė udhė tjetėr pėrveē asaj qė lidhet me mėsimin kėmbėngulės, me praktikimin e disa pozicioneve, me pėrkushtimin ndaj lutjes dhe me bamirėsinė.
Kur e patėn mbėrritur me tė vėrtetė Dijen e Thellė, tre dervishėt zbuluan njėkohėsisht edhe pafuqinė pėr tė ndihmuar nxėnėsit qė kishin lėnė pas vetes, krejt si njeriu i rrėmbyer nga batica, i cili sheh nė breg dikė qė e ndjek leopardi, dhe nuk ka mundėsi ta ndihmojė.
Rrėfenja e aventurave tė kėtyre tre njerėzve (emrat e tė cilėve do tė thonė pėrkatėsisht 'njė', 'dy' dhe 'tre') interpretohet ndonjėherė si njė satirė ndaj religjioneve konvencionale. Ky tekst ėshtė version i rrėfenjės sė famshme "Ajo qė i ndodhi tė treve", e cila i autorėsohet mjeshtrit sufi Murad Shami, prijės i Muradėve, qė vdiq nė vitin 1719. Dervishėt qė tregojnė kėtė rrėfenjė, pohojnė se nė pikėpamjen praktike, ajo fsheh njė mesazh tė imtė shumė mė tė rėndėsishėm sesa domethėnia e dukshme.
Tre mjeshtrat dhe mushkarėt
Fama e Abdul Kader Xhilanit ishte aq e madhe sa, nė sallėn e tij tė pritjes derdheshin vazhdimisht tėrė mistikėt e tė gjitha besimeve. Egzistonte respekti si pėr etikėn mė sedėrsėmurė, ashtu edhe pėr sjelljen tradicionale. Vizitorėt e devotshėm vendoseshin nė radhė simbas moshės, simbas famės qė gėzonte mjeshtri i tyre dhe simbas vendit qė zinin ata vetė nė gjirin e bashkėsive sė tyre.
E megjithatė, secili prej tyre pėrpiqej nga ana vet pėr tė siguruar vėmendjen e 'sulltanit tė mjeshtrave", Abdul-Kaderit. Sjellja e tij ishte e paqortueshme dhe nė tubimet e veta nuk takonte asnjė qė mund tė kishte zgjuarsi mesatare apo qė tė mos ishte i mėsuar.
Megjithatė, njė ditė, tre shehlerėt e Horasanit, Irakut dhe Egjiptit u nisėn nė Dargah* tė shoqėruar nga tre mushkarė analfabetė. Udhėtimi i tyre drejt Mekės, ku kishin shkuar pėr pelegrinazh, ishte prishur nga vulgariteti dhe hokat e atyre mushkarėve. Me tė mbėrritur nė Dargah, u ndjenė tė lumtur qė u ēliruan nga prania e shokėve tė tyre tė udhės, por edhe se do tė takoheshin me shehun e madh.
Nė kundėrshtim me rregullat e vendosura, shehu shkoi drejt tyre. Asnjė shenjė nuk u kėmbye mes tij dhe mushkarėve. Prapėseprapė, mė vonė, asaj nate, teksa po ktheheshin nė banesat e tyre, tre shehlerėt veguan rastėsisht Abdul-Kaderin qė po u uronte natėn e mirė tre mushkarėve. Teksa ata po largoheshin tėrė respekt nga dhoma e tij, Abdul-Kaderi ia puthi duart secilit. Shehlerėt mbetėn tė shastisur, dhe kėsisoj e kuptuan se ata tre mushkarė ishin dervishė-shehlerė tė fshehtė. I ndoqėn pas mushkarėt me qėllim qė tė hapnin bisedė me ta, por i pari i mushkarėve u tha thjesht:
-Kthehuni tek lutjet dhe murmuritjet tuaja, o shehlerė, tek sufizmi juaj dhe tek kėrkimi juaj i sė vėrtetės, qė na kanė helmatisur kaq shumė pėrgjatė atyre tridhjetė e gjashtė ditėve udhėtim! Ne jemi thjesht mushkarė dhe nuk duam asgjė prej kėtyre gjėrave.
Ja, ky ėshtė ndryshimi mes Sufijve tė fshehtė dhe atyre dukshėm.
Jewish Encyclopedia dhe ekspertėt e mistikės hasidike, si Martin Buber, kanė nxjerrė nė pah afėrsinė mes shkollės hasidike dhe asaj tė sufive spanjollė, pėrsa i takon si kronologjisė ashtu edhe metodės sė tė mėsuarit. Kjo rrėfenjė, e cila i autorėsohet Sufiut Abdul-Kader Xhilan (1077-1166), nganjėherė i mvishet edhe Hasi Rabbi Elimelekut (qė pati vdekur mė 1809). Abdul-Kaderi, ashtu si dhe Elimeleku, mbiquhej 'Mbret' dhe pati themeluar Urdhėrin e Dervishėve Kaderi.
Tre peshqit
Na ishin njėherė tre peshq qė jetonin nė njė moēal: njėri ishte i zgjuar, tjetri ishte gjysmė i zgjuar, ndėrsa i treti ishte budalla. Jeta e tyre ishte si jeta e tėrė peshqve tė kėsaj bote, derisa njė ditė ia behua...njė njeri.
Njeriu kishte me vete njė rrjetė, gjė tė cilėn peshku i zgjuar e shquajti qė pėrmes ujit. Duke futur nė punė pėrvojėn, rrėfenjat qė kishte dėgjuar dhe zgjuarsinė e tij, peshku vendosi tė hidhej nė veprim.
"Meqė vendet pėr tė fshehur nė kėtė moēal janė shumė tė pakta, do tė shtihem sikur kam vdekur", tha me vete. Duke i mbledhur tė gjitha forcat, vrulloi jashtė ujit dhe ra mu te kėmbėt e peshkatarit, i cili mbeti shumė i habitur. Megjithatė, duke parė se peshku nuk merrte frymė, njeriu mendoi se ai ishte i vdekur dhe e hodhi sėrish nė ujė. Atėherė peshku ynė e la veten tė rrėshqiste deri nė fund tė ujit, ku u fsheh nė njė guvė tė vogėl nėn rrjedhė.
Peshku i dytė, ai qė ishte gjysmė i zgjuar, nuk e kuptoi mirė atė qė ndodhi. Shkoi tek peshku i zgjuar dhe i kėrkoi sqarime.
-Ėshtė e thjeshtė,- tha peshku i zgjuar, -unė bėra kinse kisha vdekur e, kėsisoj, ai mė hodhi sėrish nė ujė.
Ēilembyll sytė, peshku gjysmė i zgjuar vrulloi jashtė ujit dhe ra tek kėmbėt e peshkatarit.
"E ēuditshme", mendoi peshkatari, "tėrė kėta peshq qė kėrcejnė pėrjashta, gjithandej!". Por peshku gjysmė i zgjuar kishte harruar tė mos merrte frymė, e kėsisoj, peshkatari, duke vėnė re se ai ishte gjallė, e kapi dhe e hodhi nė kovėn e tij. Mandej nisi tė hulumtonte sipėrfaqen e ujit, por dukuria e atyre peshqve qė vrullonin nė breg, te kėmbėt e tij, e kishte hutuar nė njė farė mėnyre, aq sa harroi tė mbyllte kovėn. Kur peshku gjysmė i zgjuar e vuri re kėtė, me mundim tė madh ia doli mbanė tė hidhej pėrjashta e, duke bėrė kėrcime tė vockla, mundi tė futej sėrish nė moēal. Mbėrriti tek peshku i parė dhe, duke marrė frymė me zor, u fsheh pranė tij.
Tashti, peshku i tretė, ai Budallai, natyrisht qė nuk ishte nė gjendje tė nxirrte mėsime nga ndodhitė, edhe pse i dėgjoi rrėfimet e dy peshqve tė tjerė. Atėherė, ata rishqyrtuan ēdo hollėsi sė bashku me tė, duke theksuar si gjė tė rėndėsishme faktin se ai nuk duhej tė merrte frymė, por tė hiqej kinse kishte vdekur.
-Shumė falemnderit, tashti e kuptova!; tha peshku budalla, e nė kėto fjalė e sipėr vrulloi jashtė ujit duke rėnė nė tokė, pikėrisht te kėmbėt e peshkatarit. Por, peshkatari, i cili kishte humbur tashmė dy peshq, e futi me njėherė nė kovė pa dashur tia dinte fare nėse merrte frymė apo jo. Mandej hodhi sėrish rrjetėn nė moēal, por dy peshqit e parė ishin tashmė tė sigurtė nė guvėn poshtė rrjedhės. E kėsaj radhe, kova e tij ishte e mbyllur pėrsėmbari.
Peshkatari, mė nė fund hoqi dorė. Hapi kovėn, vuri re se peshku budalla nuk po merrte frymė, e ēoi nė shtėpi dhe ia hodhi maēokut.
Thuhet se Huseini, nipi i profetit Muhamed, ia pati pėrcjellė kėtė rrėfenjė-mėsim Khwajagan-ėve ('Mjeshtrave'), tė cilėt nė shekullin XIV morėn emrin Nakshibandi. Nganjėherė, rrėfenja zhvillohet nė njė 'botė' tė quajtur Karatas, Peshku i Gurit tė Zi. Versioni qė paraqitėm kėtu, ėshtė i Abdal ('i transformuari') Afifit, i cili e pati marrė nga shehu Muhammed Asgar, qė vdiq mė 1813. Varri i tij gjendet nė Delhi.
Tri tė vėrtetat
Sufijtė quhen 'kėrkues tė sė vėrtetės', dhe kjo e Vėrtetė ėshtė njohja e realitetit objektiv. Njė tiran lakmiqar dhe i paditur- njėfarė Rodrigu, sundimtar i madh i Mursisė- njė ditė vendosi ta shtinte nė dorė kėtė tė vėrtetė. Ai vendosi se, e vėrteta ishte diēka qė Ornar El-Alazi i Tarragonės do tė ishte i detyruar tia zbulonte.
Kėsisoj Ornari u arrestua dhe u ēua nė burg.
-Tė vėrtetat qė ti di, dua tė mė zbulohen pėrmes fjalėsh qė unė mund ti kuptoj, pėrndryshe do ta paguash me jetėn tėnde.- shpalli Rodrigu.
Ornari u pėrgjigj:
-Do tė doja tė dija nėse nė kėtė Oborr kalorėsiak mbahet parasysh zakoni universal simbas tė cilit, njė person nė gjendje arresti qė thotė tė vėrtetėn duke iu pėrgjigjur njė pyetjeje, duhet tė lirohet, nėse kjo e vėrtetė nuk e fajėson.
-Po, kėshtu ėshtė.- u pėrgjigj sundimtari.
-Kėrkoj nga tė gjithė tė pranishmėt, qė tė jenė dėshmitarė mbi nderin e zotėrisė sonė-, tha Ornari. E tashti, po ju zbuloj jo njė, por tri tė vėrteta.
-Do tė na duhet edhe ti kontrollojmė ato ēfarė ti do na paraqesėsh si tė vėrteta, qė tė sigurohemi se janė tamam tė tilla-, shtoi Rodrigu, -pra, do tė tė duhet tė na i shpjegosh.
-Njė zotėrie si ju-, tha Ornari, -tė cilit mund ti zbulojmė jo njė, por plot tri tė vėrteta, mund ti zbulojmė po ashtu tė vėrteta qė nė vetvete janė nė prova.
Rodrigu u pėrkėdhel shumė nga ky kompliment.
-E vėrteta e parė-, tha Sufiu, -ėshtė kjo: unė jam ai qė e quajnė Sufiu Ornar, nga Tarragona. E dyta ėshtė se keni pranuar tė mė lironi nėse ju them tė vėrtetėn. E treta ėshtė se, dėshironi ta njihni kėtė tė vėrtetė qė lidhet me konceptin qė keni.
Efekti i shkaktuar nga kėto fjalė ishte i tillė, sa tirani u detyrua tia rikthente lirinė dervishit.
Kjo rrėfenjė shėrben si hyrje nė legjendat gojore tė dervishėve, tė pėrmbledhura simbas traditės, nga El-Mutanabbi. Simbas rrėfyesve, ai urdhėroi qė kėto legjenda tė mos kopjoheshin para se tė mbusheshin njėmijė vjet. El-Mutanabbi, i cili ishte njė nga poetėt mė tė mėdhenj arabė, vdiq njėmijė vjet mė parė. Njė nga karakteristikat e kėsaj pėrmbledhjeje ėshtė se rishikohen pareshtur, duke u rrėfyer vazhdimisht nė funksion tė 'kohėve qė ndryshojnė".
Pėrse fluturuan zogjtė prej argjili
Njė ditė, kur ishte ende fėmijė, Jezui, biri i Maries, po mbruante disa zogj prej argjili. Fėmijėt e tjerė tė moshės sė tij, tė cilėt nuk dinin tė bėnin gjėra tė tilla, vrapuan tek tė rriturit dhe u ankuan.
-Kjo punė nuk lejohet tė bėhet tė shtunėn.- u thanė tė rriturit, sepse atė ditė ishte e shtunė.
Atėherė shkuan tek moēali ku i biri i Maries rrinte ulur, dhe e pyetėn se ku ishin zogjtė e tij. Si pėrgjigje, Jezui tregoi me gisht zogjtė qė kishte mbruajtur, e kėta saora u lėshuan nė fluturim.
-Ėshtė e pamundur tė mbruhen zogj qė fluturojnė-, tha njėri nga tė rriturit,- e kėsisoj nuk ka asnjė shkelje tė sė shtunės.
-Do mė pėlqente ta mėsoja kėtė art.- tha njė tjetėr.
-Ky nuk ėshtė art, ėshtė vetėm njė iluzion.- tha i vendosur njė tjetėr.
Kėsisoj, sabati nuk ishte shkelur dhe arti nuk mund tė mėsohej. Sa pėr iluzionin, si tė rriturit ashtu edhe fėmijėt ishin mashtruar, sepse nuk e dinin se me ēfarė qėllimi ishin mbruajtur zogjtė.
Arsyeja se pse ishte e ndaluar tė punoje tė shtunėn ishte harruar. Ata tė rritur kishin njė dije tė papėrkryer rreth asaj qė ėshtė dhe nuk ėshtė iluzion. Ata nuk e dinin se ku fillon arti dhe ku mbaron veprimi. E kėshtu ndodhi edhe me zgjatimin e dėrrasės. Tregohet, nė tė vėrtetė, se Jezui, biri i Maries, shloi njė ditė nė dyqanin e marangozit Jozef. Nė ēastin kur marangozit i doli tepėr e shkurtėr njė dėrrasė, Jezui e tėrhoqi, e atėherė u vu re se nė njėfarė mėnyre dėrrasa u zgjat. Kur kjo e vėrtetė u pėrhap, disa thanė:
-Ėshtė njė mrekulli; ky fėmijė do tė bėhet shenjt.
Tė tjerė, pėrkundrazi, thanė:
-Nuk e besojmė; bėje pėrsėri pėrpara nesh!
-Nuk mund tė jetė e vėrtetė; duhet pėrjashtuar nga librat.- deklaroi grupi i tretė.
E megjithatė, sadoqė tre grupet qenė frymėzuar nga ndjenja tė ndryshme, morėn tė njejtėn pėrgjigje, sepse asnjeri prej tyre nuk e dinte qėllimin dhe domethėnien e vėrtetė tė pohimit: "Ai zgjatoi njė dėrrasė".
Autorėt sufi i referohen shpesh Jezuit si njė mjeshtri tė Udhės. Veē tjerash, nė Lindjen e Mesme, nė lidhje me figurėn e tij, ekziston njė korpus i gjerė traditash gojore qė pret tė mblidhet. Kjo rrėfenjė gjendet, nėn forma paksa tė ndryshme, nė mė shumė se njė pėrmbledhje dervishore. Pėr Sufijtė, "biri i marangozit", ashtu si dhe emra tė tjerė zanatesh qė u mvishen personazheve tė Ungjijve, janė terma qė jo domosdoshmėrisht tregojnė llojin e zanatit.
Zogu indian
Njė tregtar mbante njė zog nė kafaz. Meqė donte tė nisej pėr nė Indi, vendi i origjinės sė zogut, e pyeti atė nėse dėshironte ti sillte ndonjė gjė nga vendi i tij. Zogu kėrkoi qė tregtari ti jepte lirinė, por ai ia kundėrshtoi kėtė. Atėherė, zogu iu lut qė tė shkonte nė njėfarė xhungle tė Indisė, dhe tu tregonte pėr skllavėrinė e tij tė gjithė zogjve tė atyshėm qė jetonin nė liri.
Tregtari bėri tamam ashtu, por sapo kishte pėrfunduar sė foluri, pa se njė zog i egėr, i ngjashėm nė tė gjitha me zogun e kafazit, ra pėrtokė i venitur prej degės ku qėndronte.
Atėherė, tregtari mendoi se mos ishte fjala pėr njė nga pjesėtarėt e familjes sė zogut tė kafazit, dhe u hidhėrua pėr faktin se ai vetė u bė shkaktar pėr vdekjen e tij.
Kur tregtari u kthye nė vendin e tij, zogu i kafazit e pyeti nėse i kishte sjellė lajme tė mira nga India.
-Medet, jo,- tha tregtari, -druaj se lajmet janė tė kėqija! Njė nga tė afėrmit e tu, kur i fola pėr robėrinė tėnde, u plandos i vdekur tek kėmbėt e mia.
Sapo tregtari i shqiptoi kėto fjalė, zogu indian u plandos edhe ai nė kafazin e tij.
"Lajmi i vdekjes sė tė afėrmit tė vet, e vrau edhe kėtė zog", mendoi tregtari. Ndjehej i pikėlluar; e mori zogun dhe e vendosi nė parvazin e dritares. Atypėraty, zogu u rikthye nė jetė dhe fluturoi nė degėn mė tė afėrt.
-Tashti e more vesh-, i tha zogu tregtarit, -se ajo qė pėr ty ishte njė gjėmė, pėr mua ishte njė lajm i mirė. Dhe, dije se mesazhi, pra mėnyra se si duhej tė sillesha pėr tė rifituar lirinė time, mu pėrcoll pikėrisht nėpėrmjet teje, burgosėsit tim". E fluturoi tutje, mė nė fund i lirė.
Kjo pėrrallė e Rumit, si dhe shumė tė tjera, i nxjerr nė pah kėrkimtarit sufi rolin shumė tė rėndėsishėm qė merr nė sufizėm mėnyra indirekte e tė mėsuarit. Imituesit dhe sistemet e konceptuara pėr tu pėrshtatur me mendimin konvencional, qofshin ato lindore apo perėndimore, nė pėrgjithėsi parapėlqejnė ta vėnė theksin mbi 'sistemin' e mbi 'programin', nė vend qė ta venė mbi pėrvojėn qė krijohet nė njė shkollė sufi.
Zogu dhe veza
Na ishte njėherė njė zog qė nuk dinte tė fluturonte. Ashtu si njė pulė, zhvendosej andej-kėndej me hapa tė vegjėl, dhe pse e dinte, natyrisht, se ka edhe zogj qė fluturojnė. Rastėsia e solli qė, si shkak i njė ndėrthurjeje tė ēuditshme rrethanash, zogut tonė iu desh tė ngrohtė vezėn e njė zogu fluturues.
Nė ēastin e duhur, duke qenė nė zotėrim tė aftėsisė sė fshehtė pėr tė fluturuar, tė cilėn e kishte patur qė nė fillim tė ekzistencės sė tij brenda vezės, zogthi doli nga zhgualli.
Njė ditė e pyeti nėnėn e tij tė adoptuar:
-Kur do tė fluturoj?
-Kėmbėngul nė pėrpjekjet tua pėr tė fluturuar, ashtu siē bėjnė tė tjerėt.- u pėrgjigj zogu qė nuk dinte tė fluturonte.
Do tė ishte i aftė ti jepte mėsime mbi fluturimin, por nuk dinte as dhe ta shtynte jashtė folesė, qė tė mund ti jepte mundėsinė pėr tė mėsuar.
Ėshtė e ēuditshme, nė njėfarė kuptimi, qė zogthi nuk e kuptonte kėtė. Vlerėsimi i situatės kushtėzohej nga ndjenja e mirėnjohjes qė ndjente kundrejt zogut qė kishte ngrohur vezėn prej sė cilės ai kishte dalė.
"Pa ndihmėn e tij", thoshte me vete, "sot do tė isha ende brėnda vezės".
Nganjėherė thoshte edhe:
"Ai qė ka ditur tė mė lindė, sigurisht do tė dijė tė mė mėsojė edhe tė fluturoj. Do tė jetė me siguri vetėm ēėshtje kohe, ose kjo do tė varet vetėm nga pėrpjekjet e mia, apo nga ndonjė urtī sipėrore... Po, kėshtu ėshtė! Njė ditė, papritmas, do lartohem nė njė shkallė mė tė lartė, me ndihmėn e atij qė mė ka sjellė deri kėtu".
Kjo rrėfenjė shfaqet nėn forma e versione tė shumėllojshme. Ky version prejvjen nga Awarif el Maarif (Dhuntitė e dijes sė thellė, shek. XII) i Shahabudin Suhrawardi. Pėrmban shumė mesazhe dhe thuhet se mund tė deshifrohet nė mėnyre intuitive, mbi bazėn e nivelit tė dijes sė mbėrritur nga nxėnėsi. Nė nivelin e domethėnies sė dukshme, pėrmban natyrisht morale tė ndryshme, disa prej tė cilėve nxjerrin nė pah bazat e vetė qytetėrimit bashkėkohor, si pėr shembull: "Tė hamendėsuarėt se njė gjė varet domosdoshmėrisht prej tjetrės, mund tė jetė absurde dhe tė pengojė pėrparimet e mėtejshme", dhe: "Fakti i thjeshtė se dikush mund tė pėrmbushė njė funksion tė veēantė, nuk do tė thotė kryekėput se ai se mund tė pėrmbushė edhe njė tjetėr".
Njeriu bujar
Jetonte dikur nė Buhara njė njeri i pasur dhe bujar. Meqė gėzonte njė vend shumė tė lartė nė hierarkinė e padukshme, ai njihej me emrin 'kryetari i botės'. Megjithatė, ai i vendoste njė kusht bujarisė sė vet. Ēdo ditė u jepte florinj njė kategorie njerėzish tė sėmurėve, vejushave, etj. por asgjė nuk duhej ti jepte atij qė do hapte gojėn pėr tė folur.
Por, jo tė gjithė ishin nė gjėndje tė rrinin nė heshtje.
Njė ditė u erdhi radha juristėve qė tė merrnin pjesėn e tyre. Njėri nga ata nuk mundi tė pėrmbahej dhe i bėri lutje bujarisė sė dhuruesit, nėpėrmjet njė ligjėrate tė gjatė. Nuk pėrfitoi asgjė.
Kjo nuk mjaftoi pėr ta shkurajuar, e tė nesėrmen, qė ishte ditė e caktuar pėr tu dhėnė ndihmė invalidėve, u bashkua me ta duke bėrė kinse kishte thyer gjymtyrėt.
Kryetari, prapėseprapė, e njohu dhe nuk i dha asgjė. Ditėn qė pasoi, juristi mbuloi fytyrėn, ndėrroi pamjen dhe u ndėrfut brėnda njė tjetėr kategorie. Por pėrsėri u njoh dhe u dėbua. Ai provoi prapė e prapė, duke u veshur edhe tebdil si grua, por mė kot.
Mė nė fund, juristi shkoi e gjeti njė varrmihės, tė cilit i kėrkoi qė ta mbėshtillte me njė pėlhurė liri, duke shtuar:
-Kur kryetari tė kalojė, ka gjasa tė kujtojė se ėshtė fjala pėr njė kufomė. Ai mund tė dhurojė para pėr varrimin, e unė do ti ndaj ato me ty.
Kėshtu bėri. Kur kryetari kaloi aty pranė dhe hodhi mbi pėlhurėn e lirit njė monedhė floriri, njeriu e mbėrtheu fluturimthi monedhėn, nga frika se mos varrmihėsi e merrte pėrpara tij; mandej i tha bamirėsit:
-Ma pate mohuar bujarinė tėnde, por, siē e sheh, arrita ta
pėrfitoj gjithsesi!
-Nuk do mund tė kesh kurrė diēka prej meje-, u pėrgjigj njeriu bujar, -pėrsa kohė qė nuk ke vdekur. Ky ėshtė kuptimi i frazės enigmatike: 'Njeriu duhet tė vdesė para se tė ketė vdekur'. Dhurata vjen mbas 'vdekjes', jo mė pėrpara. E edhe kjo 'vdekje' ėshtė e pamundur pėr ty, pa tė dhėnė ndihmė.
Kjo rrėfenjė, e shkėputur nga Libri i Katėrt i Mathnawi-sė sė Rumiut, flet vetė. Dervishėt e pėrdorin pėr tė nėnvizuar qė, edhe pse njeriu mund tė 'pėrvetėsojė' ndonjė dhuratė me dinakėri, aftėsia ('floriri') e mjeshtrit- si njeriu bujar i Buharasė- shfaqet pėrtej fuqisė sė tij tė dukshme.
Udhėtari, Tuhafi dhe Kohėfituesi
Tre dervishė u takuan njė ditė nė njė rrugė tė shkretė. I pari quhej Udhėtar sepse, kudo qė shkonte, merrte rrugėn mė tė gjatė nė shenjė respekti pėr traditėn. I dyti quhej Tuhaf, sepse asgjė nuk i dukej e ēuditshme, teksa pjesa mė e madhe e gjėrave qė bėnte ose qė u kushtonte vėmendje, ngjallnin ēudinė e tė tjerėve. I treti quhej Kohėfitues sepse gjithnjė mendonte sesi ta kursente kohėn, paēka se metodat qė pėrdorte ishin shpeshherė mė tė ngadalshmet.
Tre burrat u bėnė shokė udhėtimi. Megjithatė, pak kohė pas takimit tė tyre u ndanė, sepse Udhėtari kishte parė njė tabelė e qė tregonte njė vend pėr tė cilin kishte dėgjuar tė flitej, e kėsisoj kish dashur tė merrte atė drejtim. Kėshtu, Udhėtari arriti nė njė qytet nė rrėnim e sipėr, tė populluar nga luanė. Qyteti i begatė, i aqshumėlavdėruar pėr mrekullitė e tij, qe shkatėrruar dy shekuj mė parė. Luanėt po e kapėrdinin me njė kafshatė tė vetme. Njė apo dy ditė mė vonė, Kohėfituesi vendosi tė gjente njė rrugė tė shkurtėr dhe, nė pėrpjekje pėr tė pėrshkuar njė fushė, sharroi nė njė ranishte tė lėvizshme. Edhe pse ajo ranishtė nuk ishte ndėr mė tė rrezikshmet, iu deshėn muaj tė tėrė pėr tu ēliruar prej saj.
Tuhafi mbeti vetėm. Shumė shpejt takoi njė njeri qė i tha:
-Dervish, mos ec nė kėtė rrugė, sepse pak mė tutje ndodhet njė han qė netėve banohet nga tė gjitha shtazėt e egra tė pyllit.
-Po ditėn, ēfarė bėjnė kėto kafshė?-, pyeti Tuhafi.
-Ma ha mendja se shkojnė pėr gjueti!-, u pėrgjigj tjetri.
-Bukuri, atėherė ditėn po flej aty, kurse tėrė natėn po vigjėloj.- tha Tuhafi.
Kur zbardhi dita iu afrua hanit dhe, me tė vėrtetė, shquajti nėpėr tokė gjurmė tė shumta kafshėsh. Fjeti sa u ngop, mandej u zgjua nė muzg dhe u fsheh, tejet i vendosur pėr tė zbuluar arsyen e pranisė sė shtazėve nė atė vend.
Skaloi shumė dhe arritėn tė gjitha shtazėt, nėn prijėn e luanit, mbretit tė tyre. E pėrshėndetėn me radhė dhe i rrėfyen sekrete qė i dinin vetėm ato, por qė raca njerėzore nuk i njihte.
E kėshtu, qė prej qoshes sė tij, dervishi mori vesh se nė rrethinat aty afėr gjendej njė shpellė plot me gurė tė ēmuar: Thesari i Karatashit, Guri i Zi pėrrallor. I dėgjoi tek tregonin qė, pikėrisht nė atė han, jetonte njė mi, i cili ruante njė peshtaf plot me monedha floriri: nuk mundej as ti harxhonte e as ti zhbėnte, e ēdo mėngjes, e nxirrte thesarin nga vendi i fshehur. Njė shtazė e tretė, shpjegoi mėnyrėn sesi do mund tė shėrohej bija e njėfarė mbreti nga forma e ēmendurisė qė e kishte zėnė.
Kjo ishte mė e ēuditshmja nga tė gjitha rrėfenjat qė kishte dėgjuar ndonjėherė, e deri dhe ai vetė, Tuhafi, hasi vėshtirėsi pėr ta besuar. Nė luginėn aty afėr, kishte saktėsuar shtaza, jetonte njė qen stani i cili ruante njė tufė shumė tė madhe bagėtish, dhe princesha do mund tė shėrohej vetėm me lėkurėn qė gjendej mbas veshėve tė atij qeni. Por, duke qenė se asnjė njeri mbi kėtė tokė nuk e njihte as ballsamin as princeshėn qė do mund tė goditej nga ajo e keqe, kishte shtuar shtaza, njohja e kėtij sekreti nuk do tė sillte kurrfarė dobie.
Pak para agimit, shtazėt u shpėrndanė, dhe Tuhafi priti qė tė shfaqej miu. Dhe, me tė vėrtetė, miu doli deri nė dhomės, duke rrotulluar njė monedhė pėrpara vetes. Kur i nxori jashtė tė gjitha florinjtė, nisi ti numuronte.
Atėherė dervishi doli nga skuta e tij dhe i shtiu nė dorė florinjtė. Mandej u drejtua kah shpella e Karatashit, ku zbuloi thesarin. Prej aty, shkoi tė gjente qenin, ia ropi njė copė lėkurė mbas veshėve dhe u vu pėrsėri pėr udhė.
Duke u prirė prej shenjash tė ēuditshme qė askush pėrveē tij nuk do tė mund ti hetonte, dervishi Tuafi u gjend mė sė fundi nė kufijtė mė tė largėt tė perandorisė. Depėrtoi brėnda njė mbretėrie tė ēuditshme e tė panjohur, ku njerėzit vėrtiteshin nėpėr rrugė me pamje tė shqetėsuar; i pyeti ata njerėz se ēishte ajo gjė qė i kishte shqetėsuar aq shumė, e ata i thanė se e bija e mbretit tė tyre sapo qe goditur nga njė sėmundje e ēuditshme qė askush nuk mund ta shėronte. Tuhafi u drejtua menjėherė kah pallati i mbretit.
-Nėse do mund ta shėrosh bijėn time-, shpalli mbreti,-gjysma e mbretėrisė sime do bėhet menjėherė e jotja, kurse gjysma tjetėr, fill mbas vdekjes sime. Por nėse do tė dėshtosh, do tė ngul nė majėn e minares mė tė lartė.
Tuhafi i pranoi ato kushte dhe, kur u gjend kundruall princeshės, i vuri pėrpara lėkurat e qenit tė stanit. Ēilembyll sytė, princeshės iu rikthye shėndeti.
E kėshtu, Tuhafi u bė princ mbretėror e nisi tua pėrēonte metodat e veta turmave qė vinin pėr tė mėsuar prej tij.
Njė ditė nė tė cilėn, si zakonisht, po shėtiste nėn veshje tjetėr, u gjend pėrballė dervishit Kohėfitues. Ky nuk e njohu menjėherė, pėr arsyen e thjeshtė se ishte tepėr i dhėnė pas tė folurit dhe nuk mund tė humbte asnjė ēast pėr tė njohur mikun e tij tė vjetėr. Atėherė, Tuhafi e mori me vete nė pallat dhe ndejti nė pritje tė pyetjeve tė tij.
-Por si ka ndodhur e tėrė kjo?-, pyeti Kohėfituesi. Mė
trego gjithēka, por nxito!
Tuhafi ia tregoi historinė e tij, por vuri re se Kohėfituesi, nga padurimi qė e karakterizonte, po linte ti shpėtonin disa hollėsi. Ēilembyll sytė, Kohėfituesi e kishte marrė tashmė vendimin e tij:
-Duhet tė shkoj edhe unė; duhet tė di ēkanė pėr tė thėnė ato shtazė, me qėllim qė ta ndjek edhe unė udhėn tėnde.
-Nuk ta kėshilloj-, tha Tuhafi. Mė sė pari duhet tė mėsosh tė interesohesh pėr kohėn dhe shenjat e ēuditshme.
-Kjo ėshtė absurde!-, ia preu shkurt Kohėfituesi, i cili u largua menjėherė, sapo shoku i tij i dha njėqind monedha floriri pėr udhėtimin.
Kur arriti tek hani, vuri re se tashmė ishte errur, por, duke mos patur fare durim tė priste agimin, qė mandej tė fshihej prej shtazėve, hyri pa mėdyshje nė sallėn e madhe ku, pa humbur kohė, luani dhe tigri iu lėshuan pėrsipėr dhe e bėnė copė-copė.
Sa pėr Tuhafin, ai jetoi i lumtur pėrgjithmonė.
Kjo rrėfenjė gjėndet nė njė dorėshkrim dervishor, Kitab-i-Amu-Daria (Libri i Anni Daria-s). Njė shėnim i dorėshkrimit na sqaron se kjo rrėfenjė bėn pjesė nė rrėfenjat-mėsim tė Uways El-Qarni, pararendės i Dervishėve Uwaysi ('Vetmitarėt'). Padurimi- qė ėshtė edhe tema e kėsaj rrėfenje- na e shmang mundėsinė e tė zotėruarit tė cilėsive thelbėsore tė njė situate.
Njeriu me jetė tė pashpjegueshme
Na ishte njėherė njė njeri me emrin Mojud, i cili rronte nė njė qytet ku punonte si funksionar i vogėl, dhe ku me gjasė do ti mbyllte ditėt e jetės sė tij si Kontrollor i Peshave dhe i Matjeve.
Njė ditė, ndėrsa po shėtiste nė kopėshtin e njė ndėrtese tė vjetėr pranė shtėpisė sė vet, atij iu shfaq Hizri,- udhėrrėfyesi misterioz i sufijve- i mbėshtjellė me njė tunikė tė gjelbėr pėrshkėnditėse, i cili i tha:
-Njeri me tė ardhme tė shkėlqyer! Braktise punėn tėnde. Tė lė takim mbas tre ditėsh, nė breg tė lumit.
Mandej u zhduk.
Gjithė duke u dridhur, Mojudi shkoi tek eprori i tij dhe e njoftoi se duhej tė nisej. Shumė shpejt, lajmi u pėrhap nė tėrė qytetin. Tė gjithė thonin: "I gjori Mojud! Ėshtė ēmendur". Megjithatė, meqė kandidatėt pėr ta zėvendėsuar nė punėn qė bėnte ishin tė shumtė, shumė shpejt ai u harrua fare.
Ditėn e caktuar, Mojudi takoi Hizrin, i cili i tha:
-Shqyeji rrobat dhe vėrvitu nė lumė. Ndoshta ndokush do tė tė shpėtojė.
Mojudi u bind, gjithė duke pyetur veten se mos vallė ishte bėrė i marrė.
Meqė dinte tė notonte, nuk u mbyt, por shkoi pėrgjatė rrjedhės pėr njė copė herė, derisa u shpėtua prej njė peshkatari. Teksa po e hipte mbi barkė, peshkatari i briti:
-Njeri pa mend! Rryma ėshtė shumė e fortė nė kėtė anė. Ēfarė dreqin po pėrpiqeshe tė bėje?
-Nė tė vėrtetė, nuk e di-, u pėrgjigj Mojudi.
-Qėnke i ēmendur!-, tha peshkatari; -por prapėseprapė do tė tė ftoj nė kasollen time, nė breg tė lumit, e mandej shohim se ēmund tė bėj pėr ty.
Kur mori vesh se Mojudi ishte i aftė nė tė folur, peshkatari i kėrkoi qė ai ti mėsonte tė lexonte dhe tė shkruante. Nė kėmbim, peshkatari e mbajti me ushqim Mojudin, i cili nga ana e vet e ndihmoi edhe nė punėt e tij. Disa muaj mė vonė, Hizri u shfaq sėrish, kėsaj here nė kėmbėt e shtratit tė Mojudit, dhe i tha: "Tashti ēohu dhe largohu nga ky peshkatar. Nuk do tė tė mungojė asgjė".
Mojudi u largua menjėherė nga kasollja, i veshur si peshkatar, dhe eci pa ndonjė synim derisa doli nė njė rrugė kryesore. Me tė zbardhėllyer agimi, ai pa njė katundar tė hipur mbi shpinėn e njė gomari, qė po shkonte nė treg.
-Kėrkon punė?-, e pyeti katundari, -sepse kam nevojė pėr njė njeri qė tė mė ndihmojė tė mbart ca zahiré.
Mojudi shkoi pas tij. Punoi nė shėrbim tė katundarit pėr afro dy vjet, kohė gjatė sė cilės mėsoi shumė mbi bujqėsinė, por thuajse asgjė rreth punėve tė tjera.
Njė mbasdite, ndėrsa po paketonte ca dengje leshi, Hizri iu shfaq e i tha:
-Lėrė kėtė punė, shko nė qytetin e Mosulit, dhe me kursimet tua vendosu aty si tregtar lėkurėsh.
Mojudi u bind.
Nė Mosul u bė shumė shpejt njė tregtar i vlerėsuar lėkurėsh, dhe kaluan kėshtu tre vjet, gjatė tė cilave e ushtroi zanatin e tij pa e parė asnjėherė Hizrin. Kishte vėnė mėnjanė njė shumė tė madhe parash dhe po mendonte tė blinte njė shtėpi, kur Hizri iu shfaq duke i thėnė:
-Jepmi paratė e tua, lėrė kėtė qytet dhe ec drejt Samarkandės sė largėt, ku do tė punosh pėr njė bakall.
Dhe Mojudi bėri siē i tha.
Pak kohė mė vonė ai filloi tė shfaqte shenja tė qarta ndriēimi. Shėronte tė sėmurėt dhe jepte bujarisht mjekime e kėshilla, si nė dyqanin ku punonte, ashtu edhe nė kohė tė lirė. Aftėsia e tij pėr tė njohur misteret, rritej nga dita nė ditė.
Vini ta takonin funksionarė, filozofė, dhe shumė tė tjera akoma, qė e pyesnin:
-Me cilin i ke i ke nxėnė kėto dije?
-Ėshtė e vėshtirė tė thuhet.- pėrgjigjej Mojudi.
Nxėnėsit e tij e pyesnin:
-Si e ke filluar karrierėn tėnde?
-Si funksionar.
-Dhe e ke braktisur punėn pėr tiu pėrkushtuar vetėpėruljes?
-Jo, thjesht kam braktisur punėn.
Tė tjerėt nuk kuptonin.
Disa i afroheshin prejse donin tė shkruanin biografinė e tij.
-Ēke bėrė nė jetėn tėnde?-e pyesnin.
-Jam hedhur nė njė lumė, jam bėrė peshkatar, mandej kam braktisur kasollen nė mes tė natės. Mbas kėsaj jam bėrė katundar. Ndėrsa isha duke bėrė dengje leshi, i ndryshova planet dhe u nisa pėr nė Mosul ku u bėra tregtar lėkurėsh. Pata vėnė mėnjanė ca para, tė cilave u dhashė rrugė. Nė vijim, u nisa mė kėmbė deri nė Samarkanda, ku u vura nė shėrbim tė njė bakalli, vend ku ndodhem ende sot.
-Por kjo sjellje e ēuditshme nuk i shpjegon fare dhuntitė tua tė jashtėzakonshme dhe sjelljen tėnde tė pashembėllt-, thonin biografėt.
-E vėrtetė.- pėrgjigjej Mojudi.
E kėshtu, ndodhi qė pėr Mojudin, biografėt bėnė njė histori tė jashtėzakonshme dhe pasionante nga fillimi deri nė fund, sepse tė gjithė shenjtėt duhet tė kenė njė jetėshkrim qė pėrputhet me ėndjen e publikut e jo me realitetin e jetės. E askush nuk ka tė drejtė tė flasė drejtpėrdrejtė pėr Hizrin. Ja sepse kjo rrėfenjė nuk ėshtė e vėrtetė. Ėshtė paraqitja e njė jete. Ėshtė jeta e vėrtetė e njė prej Sufijve mė tė mėdhenj. Shehu Ali Farmadhi (vdekur nė vitin 1078) nėnvizonte rėndėsinė e kėsaj rrėfenje, qė ilustron besimin sufi, simbas tė cilit "bota e padukshme" ndėrhyn tek realiteti i zakonshėm nė tė gjitha kohėrat dhe nė vėnde tė ndryshme. Ai thotė se, kur diēka e quajmė tė pashpjegueshme, kjo i detyrohet nė tė vėrtetė pikėrisht kėsaj ndėrhyrjeje. Veē tjerash, njerėzit nuk e njohin pjesėmarrjen e kėsaj 'bote' nė tonėn, sepse kujtojnė se e dinė shkakun e vėrtetė tė ngjarjeve. Por, nė tė vėrtetė, nuk e dinė. Dhe vetėm kur ta kenė parasysh mundėsinė qė njė tjetėr pėrmasė ndikon nganjėherė nė pėrvojat e zakonshme, vetėm atėherė kjo pėrmasė do mund tė bėhej e kapshme. Shehu nė fjalė ėshtė shehu i dhjetė dhe mėsuesi mjeshtėr i Khwajagan-ėve ('Mjeshtrat'), qė mė vonė morėn emrin Nakshibandi. Ky version ėshtė marrė nga njė dorėshkrim i shek. XVII, i Lala Anwar, Hikayat-i-Abdalan (Histori tė tė transformuarve).
Ēalamani dhe i verbėri
Njė ēalaman hyri njė ditė nė njė tavernė dhe zuri vend pranė njė udhėtari.
-Nuk do arrij kurrė nė kohė tek gostia e sulltanit,- psherėtiu, -sepse sakatllėku mė pengon tė jem mė i shpejtė.
Tjetri ēoi kryet:
-Edhe unė jam i ftuar, por gjėndja ime ėshtė mė e keqe se jotja. Jam i verbėr. Nuk mund ta shoh fare udhėn, megjithėse edhe unė jam i ftuar.
Njė njeri i tretė, qė po e dėgjonte bisedėn e tyre, ndėrhyri duke thėnė:
-Ah, sikur ta dinit qė, ju tė dy sė bashku, i keni mjetet pėr tė arritur nė vendin qė doni! I vėrbėri mund tė ecė me ēalamanin mbi kurriz: pėr tė udhėtuar, ju mund tė pėrdorni kėmbėt e tė verbėrit dhe sytė e ēalamanit.
Duke vepruar nė kėtė mėnyrė, tė dy ata mundėn ti shkojnė rrugės deri nė fund, atje ku i priste festa. Megjithatė, gjatė udhėtimit, ndaluan nė njė tjetėr tavernė qė tė pushonin pak. Ua shpjeguan gjendjen e tyre dy njerėzve tė tjerė qė rrini aty, tė pangushėlluar: njėri ishte shurdh e tjetri memec. Tė dy ata ishin tė ftuar nė festė. Memeci e kishte dėgjuar ftesėn qė i qe bėrė, por e kishte tė pamundur tia pėrcillte edhe mikut tė tij, shurdhit. Ky i fundit mund tė fliste, por nuk kishte asgjė pėr tė thėnė.
Asnjeri prej atyre tė dyve nuk arriti kurrė tek gostia, sepse kėsaj radhe nuk gjendej aty njė i tretė, qė tė mund tu shpjegonte atyre se gjendeshin pėrpara njė vėshtirėsie, e aq mė pak tu kallėzonte mėnyrėn sesi mund ta zgjidhnin atė vėshtirėsi.
Tregohet se i madhi Abdul-Kader la njė loshnik sufi me arna, duke porositur qė ti jepej atij qė do mund ta trashėgonte pėr plot gjashtėqint vjet mbas vdekjes sė tij. Mė 1563, Shehu Sayed Sikandar, Kaderi, i cili e kishte trashėguar kėtė tunikė, vendosi tia pėrcillte Shehut Ahmed Faruqi nga Sirkindi. Ky mjeshtėr Nakshibandi ishte pagėzuar nė gjashtėmbėdhjetė Urdhėra dervishorė nga babai i tij, i cili, mbas njė kėrkimi tė gjatė e tė rrezikshėm, kishte mundur tė ripėrtėrinte shkencėn tradicionale tė sufizmit, qė kishte nisur tė shkapėrderdhej. Besohet se Sirkindi ishte vėndi i shėnjuar pėr ardhjen e Mjeshtrit tė Madh, dhe njė vargan shenjtėrish e kishte pritur pėr breza tė tėrė shfaqjen e tij. Nė vijim tė shfaqjes sė Shehut Ahmed Faruqi dhe tė njohjes sė misionit tė tij nga ana e prijėsave tė tė gjithė Urdhėrave tė epokės, Nakshibanditė nisėn tė pagėzojnė dishepuj nė gjirin e katėr Udhėve mė tė mėdha tė sufizmit: Udhėt Kishti, Kaderi, Suhrawardi e Nakshibandi. Rrėfenja "Ēalamani dhe i verbėri" i autorėsohet pikėrisht Shehut Ahmed Faruqi, i cili vdiq nė vitin 1615. Kjo rrėfenjė duhej tė lexohej vetėm nga ai qė kishte marrė mėsime tė sakta nė lidhje me kėtė temė, ose ai qė kishte studiuar "Tė verbėrit dhe elefanti" tė Hakim Sanait.
Ushqimi i parajsės
Junusi, bir i Adamit, njė ditė vendosi qė, jo vetėm ta 'lėshonte jetėn e vet nė duart e fatit, por dhe tė pėrpiqej tė mėsonte si dhe pse sigurohej mbajtja me ushqim e njeriut.
"Jam njė njeri", thoshte me vete, "dhe si i tillė, ēdo ditė marr njė pjesė tė tė mirave tė kėsaj bote. Kjo pjesė mė vjen falė pėrpjekjeve tė mia vetiake, bashkuar me pėrpjekjet e tė tjerėve. Duke e thjeshtėsuar kėtė proces, do tė zbuloj se nėpėrmjet ēfarė udhėsh e merr njerėzimi furnizimin, e do tė mėsoj ndonjė gjė rreth mėnyrės dhe shkakut. Do pėrdor pra rrugėn religjioze, e cila e shoqėron njeriun nė duart e Zotit tė plotfuqishėm qė ia pėrmbush nevojat e tij. Nė vend qė tė jetoj nė kėtė botė katrahure, ku ushqimi e gjithēka tjetėr duket sikur na vijnė prej shoqėrisė, do ti dorėzohem drejtpėrsėdrejti fuqisė qė qeveris tė gjitha gjėrat. Lypėsi mvaret nga ndėrmjetėsit: burra e gra tė mėshirshme, tė cilėt edhe ata vetė nga ana e tyre janė nėn pushtetin e impulseve dytėsore dhe japin lėmoshė pėr shkak tė edukatės qė kanė marrė. Nuk do tė pranoj ndihmesa tė tilla jo tė drejtpėrdrejta".
Me kėto mendime u nis pėr udhė, duke iu dorėzuar forcave tė padukshme me tė njejtin pėrkushtim siē u ishte dorėzuar mė parė forcave tė dukshme, kur kishte qenė mėsues shkolle.
Junusi ra tė flinte, i bindur se Allahu do tia siguronte plotėsisht nevojat e tij, ashtu siē siguronte ato tė zogjve e tė shtazėve tė egra. Nė agim i doli gjumi nga kėnga e zogjve; biri i Adamit nuk lėvizi, duke pritur tė shfaqej shujta e mėngjesit tė tij. Megjithėse kishte besim nė forcėn e padukshme dhe ishte i sigurtė se do mund ta shquante kur ajo tė fillonte tė vepronte nė vendin ku ai po rrinte, shumė shpejt e kuptoi se vetėm ky mendim spekullues nuk do mund ta ndihte nė kėtė fushė tė pazakonshme. Kėshtu ndejti i shtrirė nė breg tė lumit dhe e kaloi tėrė ditėn duke vėzhguar natyrėn, duke hetuar peshqit nė ujė e duke shqiptuar lutjet e tij. Herė mbas here kalonin tė njėmbėdhjetėt, tė shoqėruar nga shėrbėtorė tė veshur me petka madhėshtore, njerėz tė pasur e tė fuqishėm hipur mbi shala atllarėsh vezullues, zilkat e tė cilėve tringėllinin sikur tė urdhėronin hapjen e rrugės. Duke parė ēallmėn e tij tė nderuar, ata i drejtonin gjeste pėrshėndetėse. Grupe pelegrinėsh ndalonin pėr tė pėrtypur bukė bajate me djathė tė stinuar, gjė qė ia ngucte sė tepėrmi oreksin pėr tė ngrėnė.
"Ėshtė vetėm njė provė; sė shpejti gjithēka do shkojė mirė", mendonte Junusi teksa kėndonte lutjen e pestė tė ditės dhe kridhej nė meditim, ashtu siē kishte mėsuar nga njė dervish qė kishte mbėrritur perceptime tė epėrme.
Kėshtu, kaloi nata.
Pesė orė mbas agimit tė ditės sė dytė, teksa ishte ulur nė breg tė lumit duke vėzhguar lojėn e rrezeve tė diellit mbi ujėrat e Tigrit tė fuqishėm, vėshtrimi i tij ndeshi nė diēka qė lundronte midis kallamishteve. Ishte fjala pėr njė pako tė mbėshtjellė me gjethe dhe tė lidhur me fije palme. Peshonte rreth treēerekė libra. Kur i zgjidhi fijet e palmės, njė aromė e kėndshme ia ngacmoi flegrat: gjendej pėrballė njė cope hallve tė Bagdadit. Kjo ėmbėlsirė, e gatuar me brumė bajamesh, ujė trėndafilash, mjaltė, arra dhe pėrbėrės tė tjerė tė zgjedhur, ishte nė tė njejtėn kohė caku mė i epėrm i shijes sė tij dhe njė ushqim shumė i shijshėm. Gratė e magjishme tė haremeve e kafshonin pėr tė kėnaqur shijen, luftėtarėt e merrnin me vete nė luftė pėr fuqinė ushqyese qė kishte, e pėrveē kėsaj pėrdorej edhe pėr tė shėruar qindra sėmundje.
"Bindja qė kisha, tashmė u justifikua!", thėrriti Junusi. "Le ta vemė nė provė. Nėse ēdo ditė, nėpėrmjet rrjedhės sė ujit, mė vjen e njejta sasi hallve, do mund ti njoh mjetet e urdhėruara nga provania pėr tė siguruar ushqyerjen time, e nuk do mė mbetet tjetėr veēse ti pėrdor tė dhėnat e zgjuarsisė sime pėr tė gjetur burimin".
Nė tre ditėt qė pasuan, saktėsisht nė tė njejtėn orė, njė pako me hallvė vinte nė dorėn e tij, pėrmes rrjedhės sė lumit.
Junusi u bind se ishte fjala pėr njė zbulim qė kishte rėndėsi tė dorės sė parė. Thjeshtojini kushtet e jetės suaj, dhe Natyra do vazhdojė tė veprojė, pak a shumė nė tė njejtėn mėnyrė. Kjo ndodhī pėrbėnte njė zbulim nė vetvete, aqsa ai pothuajse ndjehej i detyruar pėr ta ndarė me pjesėn tjetėr tė botės. Vallė a nuk thuhet: "Nėse ti di, duhet ti mėsosh edhe tė tjerėt"? Megjithatė, ai vuri re se nuk dinte gjė: thjesht ishte duke eksperimentuar. Natyrisht, faza tjetėr lidhej me hulumtimin e udhės qė pėrshkonte hallva, duke ecur kėsisoj pėrkundėr rrjedhės sė lumit, deri tek burimi. Kėsisoj, ai jo vetėm do mund tė mėsonte origjinėn e hallvės, por edhe mjetet pėrmes tė cilave, ai ushqim ishte taksur nė mėnyrė aq tė qartė pėr tu konsumuar vetėm prej tij.
Pėr ditė e ditė tė tėra, Junusi u ngjit pėrpjetė rrjedhės sė lumit. Ēdo ditė, me tė njejtėn rregullsi, por nė kohė pėrpjestimisht tė paraprirė, ėmbėlsira shfaqej mbi sipėrfaqen e ujit, dhe ai ushqehej me tė. Mė nė fund, Junusi vuri re se lumi, nė vend qė tė ngushtohej siē ishte edhe e pritshme, nė tė vėrtetė zgjerohej sė tepėrmi. Nė mesin e asaj hapsire tė gjerė ujėrash, ai vegoi njė ishull i vogėl pjellor, nė majė tė tė cilit lartohej njė kėshtjellė madhėshtore dhe e fortifikuar. Junusi vendosi tė mbėrrinte deri tek burimi i ushqimit tė parajsės. Ndėrsa po pyeste veten se cili duhej tė ishte veprimi tjetėr qė do bėnte, shquajti pėrpara vetes njė dervish tė gjatė, tė ējerrė, me flokė tė ēatrafiluar simbas mėnyrės sė eremitėve, dhe tė mbėshtjellė me njė loshnik me arna shumėngjyrėshe.
-Paqja qoftė me ty, Babą, Atė!-, i tha.
-Isk, Hu!-, i thirri eremiti. Ēfarė po bėn kėtu?
-Po merrem me njė hulumtim tė shenjtė -, shpjegoi biri i Adamit, -dhe ky hulumtim kėrkon qė unė tė mbėrrij nė atė kėshtjellėn atje lart. Vallė, a ke ndonjė ide sesi mund tė mbėrrij?
-Meqė, siē duket, nuk ditke asgjė rrėth kėshtjellės, sadoqė tė interesoka nė mėnyrė tė veēantė, do tė tė flas pėr tė-, u pėrgjigj eremiti. Nė atė kėshtjellė, e burgosur dhe nė mėrgim, jeton bija e njė mbreti. Ėshtė e vėrtetė se gjendet aty e rrethuar nga shėrbyese tė bukura, por gjithsesi e mbajnė me forcė mes atyre mureve. Nuk mund tė ikė, sepse njeriu qė e ka rrėmbyer dhe mbyllur,- ngaqė ajo nuk pranonte tė martohej me tė- ka ngritur gjithandej rreth kėshtjellės mure tė pakapėrcyeshme dhe tė fshehta, tė padukshme nga syri i zakonshėm. Nėse synon tė hysh nė kėshtjellė dhe tė mbėrrish qėllimin tėnd, duhet ti kapėrcesh ato mure.
-A mund tė mė ndihmosh?
-Jam duke u nisur nė njė pelegrinazh tė veēantė. Megjithatė, po tė them njė fjalė, njė ushtrim, Wazifa, e cila do tė tė mundėsojė, nėse je i denjė, tė thėrrasėsh fuqitė e padukshme tė Xhinėve mirėdashės, kėto krijesa prej zjarri tė cilat janė nė gjendje-vetėm ato- tė luftojnė kundėr fuqive magjike, tė cilat e kanė shndėrruar kėtė kėshtjellė nė njė qytezė tė papushtueshme. Paqja qoftė me ty!
E mbasi briti disa herė rresht tinguj tė ēuditshėm, eremiti u vu pėr udhė duke lėvizur me njė zhdėrvjelltėsi dhe shkathtėsi tė habitshme pėr njė njeri me pamje aq tė nderuar.
Junusi ndejti ulur pėr disa ditė duke kėnduar Wazifa-n e tij dhe duke pritur mbėrritjen e hallvės. Mandej, njė mbrėmje, teksa po vėzhgonte diellin qė, duke perėnduar, pėrndriste njė nga kullat e kėshtjellės, ai pa njė shfaqje tė ēuditshme. Nė majė tė kullės shquajti njė grua me bukuri lėbyrėse, mbinatyrale, e cila, me siguri, nuk mund tė ishte tjetėr kush veēse princesha. Vajza ndejti pėr njė ēast duke vėshtruar diellin, mandej lėshoi, mes dallgėve qė shkėrmoqeshin rrėzė mureve, njė pako me hallvė. Ja pra, ishte pikėrisht ajo vajzė burimi i drejpėrdrejtė i mirėsisė qė kishte shijuar.
"Ėshtė burimi i ushqimit tė parajsės!", thirri Junusi. Tashmė gjendej pothuajse nė pragun e sė vėrtetės. Herėt a vonė, prijėsi i Xhinėve, tė cilin ai po e thėrriste me Wazifa-n e tij dervishore, do tė shfaqej e do ta ndihmonte tė mbėrrinte te kėshtjella, princesha dhe e vėrteta. Ende nuk u kishte shkuar deri nė fund kėtyre mendimeve, kur ndjeu se u mbart nėpėr hapėsira, kah ajo qė ngjan si njė mbretėri qiellore e mbushur me shtėpi tė bukura deri nė shtangie. Hyri nė njerėn prej tyre dhe pa njė qėnie e cila, dhe pse i ngjante njė njeriu, nuk ishte njeri. Fytyra e asaj krijese ishte sa djaloshare, po aq edhe e urtė; fytyra e tij nuk kishte moshė.
-Jam prijėsi i Xhinėve,- tha vegimi, -dhe kam kėrkuar tė vish kėtu, si shenjė pėrgjigjeje ndaj lutjeve tua dhe sepse ke pėrsėritur Emrat e Epėrm qė ti pėrcolli Dervishi i Madh. Ēfarė mund tė bėj pėr ty?
-Oh, prijės i fuqishėm i tėrė Xhinėve-, tha Junusi, duke u dridhur, -jam njė kėrkues i sė vėrtetės, dhe e di se do mund ta gjej vetėm nė kėshtjellėn e magjepsur, pranė sė cilės gjendeshe kur mė more e mė solle kėtu. Tė lutem, mė jep fuqinė pėr tė hyrė nė atė kėshtjellė, e tė flas me princeshėn qė rri ngujuar aty brėnda.
-Ashtu u bėftė!-, thirri prijėsi i Xhinėve. Por, mė pėrpara, dije se njeriu i merr pėrgjigjet e pyetjeve qė bėn vetėm simbas aftėsisė sė tė kuptuarit dhe nivelit tė tij tė pėrgatitjes.
-E vėrteta ėshtė e vėrtetė-, tha Junusi, -dhe do ta zbuloj ciladoqoftė ajo. Jepma kėtė mundėsi.
Junusi u rikthye vrullshėm nė botėn tonė, nė njė formė tė dematerializuar (pėr shkak tė magjisė sė Xhinėve), dhe i shoqėruar nga njė grup i vogėl shėrbėtorėsh Xhinė, tė cilėt qenė ngarkuar nga prijėsi i tyre ta ndihmonin atė qėnie njerėzore nė kėrkimin e tij. Junusi shtrėngonte nė duar njė pasqyrė tė veēantė prej guri, tė cilėn duhej ta kthente kah kėshtjella, qė tė hetonte mbrojtjet e fshehta, ashtu siē qe udhėzuar nga prijėsi i Xhinėve.
Falė atij guri, biri i Adamit mundi tė zbulonte shpejt se, kėshtjella ishte e mbrojtur nga njė radhė e tėrė gjigandėsh tė padukshėm, por llahtarues, tė gatshėm pėr tė goditur kėdo qė do orvatej tė afrohej. Xhinėt e mėsuar me kėso lloj punėsh, i asgjėsuan nė vend. Mandej Junusi pa njė lloj pėlhure, a rrjete tė padukshme, qė mbėshtillte tėrė ndėrtesėn, e cila u shkatėrrua nga Xhinėt qė e njohnin magjinė e tė mbuluarit dhe e dinin artin e shkatėrrimit tė rrjetės. Nė fund, u gjendėn para njė mase tė padukshme, tė ngjashme me njė shkėmb, qė pushtonte hapsirėn mes kėshtjellės dhe bregut tė lumit. Kjo masė u dėrrmua nga fuqitė e Xhinėve, tė cilėt, mbasi u ndanė prej tij, fluturuan tutje drejt banesės sė tyre, vrikthi porsi rrufe.
Atėherė Junusi vuri re njė urė, e cila shtrihej si pėr magji qė prej shtratit tė lumit, gjė qė i dha mundėsinė tė hynte brėnda mureve tė kėshtjellės pa u lagur. Njė ushtar qė rrinte tek porta, e shoqėroi menjėherė tek princesha, e cila ishte edhe mė e bukur ngasa i qe dukur kur e pati veguar pėr tė parėn herė.
-Tė jemi mirėnjohėse pėr shėrbimet tuaja: i ke shkatėrruar tė gjitha pengesat qė mė mbanin tė ngujuar pėrgjithmonė nė kėtė burg-, tha gruaja. Tashmė mund tė rikthehem tek babai im, por mė pėrpara dua tė tė shpėrblej pėr mundimet tuaja. Folė; thuamė ēfarė dėshiron e do tė tė jepet.
-Oh, Perlė e Pakrahasueshme-, tha Junusi, -kėrkoj vetėm njė gjė, tė vėrtetėn. E meqė ai qė e zotėron e ka pėr detyrė ta ndajė me ata qė bėjnė mirėsi, i pėrgjėrohem Lartėsisė Suaj tė mė japė tė vėrtetėn, qė ėshtė nevoja ime e vetme.
-Fol, dhe e vėrteta, nė atė masė sa ēėshtė e mundur tė jepet, do tė jetė lirisht jotja.
-Shumė mirė, Lartėsia Juaj. Nė ēmėnyrė dhe me ēfarė synimi ma keni dėrguar ditė pėr ditė ushqimin e parajsės- atė hallvė tė mrekullueshme qė ishte taksur pėr mua?
-Junus, bir i Adamit-, thirri princesha, -kėtė hallvė, siē e quan ti, e flak ēdo ditė pėrjashta sepse, nė tė vėrtetė, ėshtė mbeturinė e lėndėve kozmetike me tė cilat lyej trupin mbas larjes sė pėrditshme me qumėsht gomarice.
-Mė nė fund e mėsova se tė kuptuarėt e njeriut ėshtė e lidhur me aftėsinė e tij tė tė nxėnit-, tha Junusi. Ajo qė pėr ty ishte mbeturinė e pastrimit tė pėrditshėm, pėr mua ishte ushqimi i parajsės.
Janė tė pakta rrėfenjat sufi, simbas Halqavi (autor i "Ushqimi i parajsės"), qė mund tė lexohen prej kujtdo e nė ēdolloj ēasti, dhe tė pėrftohet njė efekt i dobishėm pėr 'vetėdijen e ulėt'. "Pothuajse pėr gjithė tė tjerėt", thotė ai, "efekti mvaret nga vendi, nga ēasti dhe nga mėnyra se si studiohen. Pjesa mė e madhe e njerėzve gjen, pėr rrjedhojė, atė qė pret tė gjejė: njė zbavitje, njė ndėrdyshje, njė alegori". Junusi, biri i Adamit, ishte sirian. Vdiq mė 1670. Kishte fuqi tė mėdha shėruese, pėrveēse ishte edhe shpikės.
Njeriu qė vlerėsonte nga e dukshmja
Mbas shumė ndeshtrashash, njė 'kėrkues i sė vėrtetės' gjeti mė nė fund njė njeri tė ndriēuar, i cili kishte dhuntinė e perceptimit tė asaj qė nuk ėshtė e kapshme prej pjesės mė tė madhe tė njerėzve.
-Lejomė tė vij pas teje-, i tha kėrkuesi, -me qėllim qė tė mund tė mėsoj duke vėzhguar dijen tėnde.
-Nuk do jesh nė gjendje ta pėrballosh-, u pėrgjigj urtaku-, -sepse nuk do tė kesh durim tė rrish i lidhur, nė mėnyrė tė zellshme, me gėrshetimin e ndodhive. Nė vend qė tė mėsosh, do orvatesh tė reagosh nė funksion tė sė dukshmes.
Kėrkuesi premtoi se do mundohej tė tregonte durim e, tė mėsonte nga ndodhitė pa reaguar simbas paragjykimeve tė tij.
-Pranoj-, tha atėherė urtaku, -por me kushtin qė ti tė mos mė bėsh asnjė pyetje rreth ēdolloj ndodhie, derisa tė vendos unė vetė pėr tė tė dhėnė sqarime.
Kėrkuesi nxitoi ti premtonte, e tė dy u vunė pėr udhė.
Sapo kishin hipur mbi njė varkė qė do ti ēonte nė anėn tjetėr tė njė lumi tė madh, kur urtaku bėri fshehtas njė vrimė nė fund tė anijes. Duke shkaktuar njė ēarje tė tillė, ai e shpėrbleu me njė veprim shkatėrrues nderin qė u bėri varkėtari, tė paktėn siē dukej nė pamje tė parė. Kėrkuesi nuk arriti ta pėrmbante veten:
-Por mund tė mbyten njerėz; barka mund tė fundoset e tė zhduket! Kjo ėshtė mėnyra e sjelljes sė njė njeriu tė mirė?
-A nuk tė thashė nė fillim, se nuk do ishe i aftė tė rrije pa nxjerrė doemos pėrfundime?-, tha urtaku qetėsisht.
-E harrova kushtin-, pranoi kėrkimtari, duke lypur tė falur pėr harresėn e tij. Megjithatė, ndjehej shumė i mėdyshur.
Vazhduan udhėtimin e shumė shpejt hynė nė njė krahinė, ku u pritėn mė sė miri nga mbreti, i cili i ftoi nė gjueti. Biri i mbretit po kalėronte pranė urtakut. Sapo grupi i vogėl u nda nga pjestarėt e tjerė pėrmes njė gardhi, urtaku i tha kėrkuesit:
-Nxito! Mė ndiq sa mė shpejt qė tė mundesh!
Nė kėto fjalė e sipėr, mbėrtheu kyēin e kėmbės sė princit tė ri dhe ia pėrdrodhi; mandej, mbasi e vendosi pėrtokė nė mes tė pyllit, e lėshoi kalin e tij pa frerė pėrtej kufinjve tė mbretėrisė.
Kėrkuesi ishte i dėrrmuar nga habia dhe nga ndjenja e bashkėfajėsisė nė njė krim tė tillė. Duke pėrpėlitur krahėt, thirri:
-Njė mbret na ofroi miqėsinė e tij, na besoi birin e tij, princin trashėgimtar, ndėrsa ne e trajtuam nė mėnyrėn mė tė urrejtshme! Ēsjellje ėshtė kjo? Ėshtė e padenjė edhe pėr mė tė poshtrin e njerėzve!
Urtaku iu drejtua kėrkuesit me kėto fjalė:
-Miku im, unė bėj atė qė duhet tė bėj. Ti je kėtu si vėzhgues, e ky pozicion i yti ėshtė njė previlegj i rrallė. Ke ardhur deri nė kėtė stad, por nuk besoj se ti je i aftė tė nxjerrėsh ndonjė mėsim, sepse gjithēka e vlerėson duke u nisur nga njė gjendje e ngurtė paragjykuese. Edhe njė herė tjetėr, po ta kujtoj premtimin tėnd.
-E pranoj se nuk do tė isha kėtu, po tė mos kisha bėrė premtimin tim, e se jam i lidhur me tė. Kėsisoj, tė lutem, mė fal edhe kėsaj here. E kam shumė tė zorshme ta braktis zakonin e tė gjykuarit mbi bazėn e hamendjeve. Nėse tė bėj ndonjė pyetje tjetėr, mė dėbo!
Dhe vijuan sėrish udhėtimin.
Me tė arritur nė portat e njė qyteti tė madh e tė begatė, udhėtarėt kėrkuan pak ushqim, por askush nuk pranoi tu jepte as kotheren mė tė vogėl tė bukės. Nė atė vend lėmosha ishte diēka e panjohur dhe detyrimet e shenjta tė bujarisė ishin harruar krejtėsisht. Pėr mė tepėr ata ua ndėrsyen edhe qentė e tyre tė egėr.
Kur mbėrritėn nė periferi tė qytetit, tė uritur, tė ligėshtuar dhe tė etur, urtaku i tha kėrkuesit:
-Ndalojmė pak kėtu, ndanė kėtij muri nė rrėnim e sipėr, sepse duhet ta rindėrtojmė.
Punuan me orė tė tėra, duke pėrzierė baltėn me kashtė e me ujė, deri sa muri u rindėrtua.
Kėrkuesi ishte aq i rraskapitur, saqė harroi ēdo vetėpėrmbajtje:
-Kush na paguan pėr kėtė punė? Pėr dy herė rresht e kemi paguar tė mirėn me tė keqe. Tash po paguajmė tė keqen me tė mirė. Ndjehem i dėrrmuar dhe nuk jam nė gjėndje tė vijoj mė tej!
-Mos u shqetėso-, tha urtaku, -dhe mbaje mend se ti vetė the qė, nėse do mė bėje edhe njė pyetje tjetėr, do mund tė tė largoja. Rrugėt tona ndahen kėtu, sepse kam shumė punė tė tjera. Para se tė ndahemi, do tė tė zbuloj kuptimin e disa prej veprimeve tė mia, me qėllim qė njė ditė ti tė mundesh, ndoshta, ta ndėrmarrėsh sėrish njė udhėtim tė tillė.
Barka qė dėmtova ėshtė mbytur. Nė kėtė mėnyrė shmanga mundėsinė e grabitjes sė saj prej njė tirani, i cili shtinte nė dorė ēdo varkė, pėr ta pėrdorur nė luftėn qė ishte duke pėrgatitur. Djaloshi, tė cilit ia pėrdrodha kyēin e kėmbės, tashmė nuk do mundet ta uzurpojė fronin, kur tė rritet, dhe as ta trashėgojė, sepse ligji i atij vendi parashikon se kombin mund ta drejtojė vetėm njė njeri qė nuk ėshtė i sėmurė. Nė kėtė qytet tė urrejtjes jetojnė dy djem jetimė; kur tė rriten, muri do shembet sėrish e do tė nxjerrė nė dritė njė thesar tė fshehur aty, e qė pėrbėn trashėgiminė e tyre. Do tė jenė mjaft tė fortė pėr ta shtėnė nė dorė e pėr ta rindėrtuar tėrė qytetin, sepse ky ėshtė fati i tyre.
E tash, shko nė paqe. Je i lirė.
Nė mesjetė, murgjit qė merreshin me Gesta Romanorum dhe e pėrdornin kėtė material pėr tė dhėnė shembuj moralė, e kanė treguar rrėfenjėn nė fjalė duke e paraqitur si pjesė tė trashėgimisė sė krishterė. Thuhet se e ka burimin nga Eremiti i Pamell-it. Simbas Pope, versioni origjinal ishte nė spanjisht, megjithėse ekzistonte dyshimi se mund tė qe fjala pėr njė rrėfenjė lindore; pėr shumė kohė, nė Perėndim, kėtė rrėfenjė e kanė lidhur me trashėgiminė sufi, ose kanė vėrejtur se fillimisht shfaqet nė Kuran, nė suren 18: "Shpella". Ky version ėshtė treguar nga Jan-Fishan Khan.
Milingona dhe pilivesa
Njė milingonė qė kishte ndėrmend njė plan tė saktė, po vėshtronte nektarin e njė luleje, kur njė pilivesė zbriti nė pikiatė pėr tė cekur kurorėn e lules. U largua duke fluturuar andej-kėndej, pėr tu kthyer mandej pėrsėri.
Kėsaj here milingona i tha:
-Ti jeton pa punuar dhe nuk ke kurrfarė plani. Duke qenė se nuk ndonjė qėllim tė vėrtetė apo qė lidhet me diēka, cila ėshtė karakteristika mbizotėruese e jetės sate, dhe ku do tė tė ēojė?
Pilivesa iu pėrgjigj:
-Jam e lumtur dhe kėrkoj kėnaqėsinė. Kjo mė mjafton, qoftė si ekzistencė qoftė si objektiv. Qėllimi im ėshtė tė mos kem qėllime. Ti mund tė bėsh gjithfarė planesh qė dėshiron, por nuk do arrish tė mė bindėsh qė ėshtė diēka mė e mirė. Ti ndiqe planin tim; unė ndjek timin.
Milingona tha me vete: "Ajo qė pėr mua ėshtė e dukshme, pėr tė ėshtė e padukshme. Ajo nuk e di se ēu ndodh milingonave, por unė e di se ēu ndodh pilivesave. Le tė ndjekė planin e saj; unė do tė ndjek timin".
Dhe duke e paralajmėruar pilivesėn nė caqet e mundshme tė rrethanave, milingona vijoi udhėn e saj. Disa kohė mė vonė, rrugėt e tyre u takuan sėrish.
Milingona kishte shkuar nė dyqanin e njė kasapi dhe ishte fshehur me kujdes nėn dėrrasėn e mishit, nė pritje tė asaj qė do mund tė pėrfitonte. Pilivesa, qė po fluturonte mbi dėrrasė, sapo e pa mishin e kuq shkoi e ndejti sipėr tij. Nė kėtė ēast, thika e kasapit u pėrplas mbi tė dhe e ndau nė dy pjesė.
Gjysma e trupit ra te kėmbėt e milingonės, e cila e mori kufomėn dhe nisi ta hiqte osh pėr tek strofulla e vet, duke thėnė vetėmėvete: "Plani i saj mori fund kėtu; kurse imi, nga ana tjetėr, vazhdon. 'Le tė ndjekė planin e saj' aq e pati, ndėrsa 'Unė do tė ndjek timin' fillon njė cikėl tė ri. Krenaria e saj dukej e rėndėsishme, por ishte diēka kalimtare. Njė jetė pėr tė ngrėnė qė pėrfundon duke u ngrėnė nga diēka tjetėr. Kur ia pata hedhur fjalėn nė lidhje me tėrė kėtė, e vetmja gjė qė i pati shkuar ndėrmend, qe se unė isha njė festprishės".
Historia e ēajit
Nė kohėra shumė tė lashta, ēaji nuk njihej ndokund tjetėr, pėrveēse nė Kinė. Zėrat mbi ekzistencėn e tij kishin mbėrritur nė veshėt e tė urtėve dhe tė marrėve tė tė gjitha vendeve tjera, e secili kėrkonte tė dinte se pėr ēfarė bėhej fjalė, simbas dėshirave dhe ideve qė kishte.
Mbreti i Inja-s ('kėtu') dėrgoi pėrfaqėsuesit e tij nė Kinė, dhe perandori u ofroi atyre ēaj. Megjithatė, duke parė se edhe katundarėt e pinin, kėta pėrfaqėsues nxorėn pėrfundimin se kjo nuk ishte njė pije e denjė pėr mbretin e tyre dhe, pėrveē kėsaj, menduan se perandori po pėrpiqej ti gėnjente duke i ofruar njė lėng tė ēfarėdoshėm nė vend tė asaj pijes hyjnore pėr tė cilėn kishin dėgjuar tė flitej.
Filozofi mė i madh i Anja ('atje') mblodhi tė gjitha tė dhėnat e mundshme mbi ēajin dhe, arriti nė pėrfundimin se bėhej fjalė pėr njė substancė qė egzistonte me tė vėrtetė, por nė sasi shumė tė vogėl, dhe se kishte njė natyrė krejt tė ndryshme nga gjithēka qė njihej deri nė atė ēast. E, nė tė vėrtetė, a nuk flitej si pėr njė barishte, njė lėng, herė jeshil, herė tė zi, ndonjėherė tė hidhur e ndonjėherė tė ėmbėl?
Nė krahinat e Koshishit dhe tė Bebinemit, banorėt i provuan me radhė, pėr shekuj tė tėrė, tė gjitha barnat qė mundėn tė zbulojnė. Tė shumtė ishin ata qė u helmatisėn e tė gjithė mbetėn tė zhgėnjyer. Nė tė vėrtetė, ngaqė asnjėri nuk e kishte sjellė bimėn e ēajit nė vendin e tij, kuptohet se nuk mund ta gjenin dot. I pinė edhe tė gjithė llojet e lėngjeve qė hasėn, por pa sukses.
Nė territorin e Mazhab ('sektarizėm'), njė qeskė e vogėl ēaji sillej nė procesion pėrpara popullit, kur njerėzit dyndeshin drejt vendeve tė kultit. Askujt nuk i shkonte ndėrmend ta ngjėronte: nė fakt, askush nuk dinte si ta pėrgatiste. Tė gjithė ishin tė bindur qė ēaji zotėronte nė vete njė cilėsi magjike. Kur njė i urtė u tha atyre: "Injorantė, hidhini sipėr ujė tė valuar!", ata e varėn dhe e gozhduan tek njė shtyllė, duke qenė tė bindur se me kėshillėn e tij, i urti synonte tė shkatėrronte ēajin e tyre. Kjo provonte qartė se ai ishte armik i religjionit tė tyre.
Para se tė vdiste, i urti kishte mundur tua pėrcillte sekretin e tij ca njerėzve, tė cilėt arritėn tė shtijnė nė dorė pak ēaj dhe ta pinin nė fshehtėsi. Kur tė tjerėt i pyesnin se ēfarė po bėnin, ata pėrgjigjeshin:
-Ėshtė vetėm njė ballsam qė po e pijmė pėr tė kuruar njė lloj sėmundjeje.
Dhe ndodhte kėshtu nė tėrė botėn. Disa e kishin parė ēajin tek rritej, por nuk e kishin njohur. Tė tjerėve u ishte dhėnė pėr ta pirė, por kishin menduar se ishte fjala pėr pije njerėzish tė rėndomtė. Kurse tė tjerė e kishin shtėnė nė dorė, por e kishin shndėrruar nė idhull. Jashtė Kinės, ishin tė paktė ata qė e pinin, po edhe ata e pinin fshehtas.
Mandej, erdhi njė njeri i ditur, i cili u tha tregtarėve tė ēajit e tė tjerėve:
-Ai qė ngjėron, njeh. Ai qė nuk ngjėron, nuk njeh. Nė vend qė tė flisni pėr pije hyjnore, mos thoni asgjė, por ofrojeni nėpėr gostitė tuaja. Ata qė do ta pėlqejnė, do tė kėrkojnė prapė. Ata qė nuk do ta pėlqejnė, do tregojnė paaftėsinė e tyre pėr tė qenė pirės ēaji. Mbylleni dyqanin e llafeve dhe tė mistereve. Hapni shtėpinė e ēajit dhe tė pėrvojės.
Nga njėra periudhė nė tjetrėn, ēaji sillej nėpėrmjet Udhės sė Mėndafshit. E sa herė qė njė tregtar- karvani i tė cilit transportonte gurė tė ēmuar, nefrit dhe mėndafsh- ndalej pėr tė pushuar, pėrgatiste ēaj dhe ua ofronte njerėzve qė takonte, tė cilėt e njihnin ose jo famėn e ēajit. Kjo ėshtė origjina e Kaikhana-ave, shtėpive tė ēajit, tė cilat qenė hapur pėrgjatė rrugės qė vinte nga Pekini dhe kalonte nė Buhara e Samarkanda. E, ata qė ngjėruan, njohėn.
Nė fillim, kijeni parasysh, ishin tė vetėquajturit urtakė tė mėdhenj ata qė e kėrkonin pijen hyjnore e qė edhe thėrrisnin: "Por bėhet fjalė vetėm pėr gjethe tė thata!"; ose: "Pėrse po e zien atė ujė, o i huaj, kur ajo qė po tė kėrkoj ėshtė pija hyjnore?"; ose edhe: "Si mund tė jem i sigurtė se ėshtė fjala pėr ēaj? Provoma. Veē tjerash, ngjyra e kėtij lėngu nuk ėshtė e praruar, por okėr!".
Kur e vėrteta u njoh dhe ēaji iu ofrua tė gjithė atyre qė dėshironin ta ngjėronin, rolet u ndėrruan dhe tė vetmit qė pėrsėrisnin atė ēfarė kishin shprehur tė vetėquajturit urtakė tė mėdhenj, ishin terėsisht idiotė. E ende sot vijon tė jetė kėshtu.
Pothuaj tėrė popujt kanė vendosur marrėdhėnie alegorike mes kėsaj apo asaj pijeje, dhe kėrkimit tė dijes sė epėrme. Kafeja, pija shoqėrore mė e fundme, qe zbuluar nga shehu dervish Abu El-Hasan Shadhili nė Moka, nė Arabi. Megjithėse Sufijtė kanė pohuar, mes tjerash, shpesh e qartėsisht, se 'pijet magjike' (vera, rakia, etj.) janė ngjashmėri qė i referohen njė pėrvoje shumė tė saktė, nxėnėsit qė nuk shkojnė pėrtej kuptimit tė fjalėpėrfjalshėm priren tė besojnė se origjina e kėtyre miteve zė fill nė fuqinė haluēinante apo dehėse tė disa pijeve. Simbas dervishėve, njė konceptim i tillė pasqyron paaftėsinė e kėrkuesit pėr tė kuptuar se ėshtė fjala pėr ngjashmėri. Kjo rrėfenjė ėshtė marrė nga mėsimet e mjeshtrit Jusuf Hamadani (vdekur nė vitin 1140), mjeshtėr i tė madhit Jasavi tė Turkestanit.
Kėpucari Maruf
Na ishte njėherė njė kėpucar me emrin Maruf, i cili jetonte nė Kajro bashkė me tė shoqen Fatimen, njė shtrigė e vėrtetė. Ajo e trajtonte aq ligėsisht, duke ia veshur me tė keqe ēdo veprim tė mirė, saqė Marufi filloi ta quante si vetė mishėrimin e shpirtit tė pashpjegueshėm tė kundėrshtimit universal.
I ndrydhur nga ndjenja e padrejtėsisė sė vėrtetė dhe duke u ndjerė prź e dėshpėrimit mė tė errėt, Marufi u strehua nė gėrmadhėn e njė manastiri qė gjendej nė rrethinat e qytetit, ku u zhyt nė lutje dhe pėrgjėrime.
-Zot,- lutej pandėrprerje, -tė pėrgjėrohem tė mi tregosh udhėt e ēlirimit tim, me qėllim qė tė mund tė shkoj sa mė larg tė jetė e mundur dhe tė gjej shpresė e siguri.
Po lutej kėshtu prej orėsh tė tėra, kur ndodhi njė fenomen i mahnitshėm. Njė qėnie shumė e lartė dhe me pamje tė ēuditshme, u duk se e depėrtoi murin pėrballė tij, me mėnyrėn e Abdal-ėve, tė 'trasformuarve', qėnie njerėzore qė kanė mbėrritur fuqi qė i kaptojnė shumė herė ato tė njerėzve tė zakonshėm.
-Jam Abdel-Makan, shėrbėtori i kėtij vendi,- tha vegimi.-Ēkėrkon prej meje?
Marufi ia shprehu problemet e tij. I 'transformuari' e mori Marufin mbi shpinė dhe tė dy bashkė fluturuan nė qiell pėr shumė orė, me njė shpejtėsi tė pabesueshme. Teksa po zbardhėllonte agimi, Marufi e pa veten nė njė qytet tė largėt e tė mrekullueshėm, nė kufi me Kinėn.
Dikush e ndaloi nė rrugė dhe e pyeti se cili ishte. Marufi i tregoi e, teksa orvatej ti shpjegonte se si kishte mbėrritur deri aty, u rrethua njė turmė harbutėsh tė cilėt nisin ta qėllonin me gurė dhe shkopinj, duke e akuzuar se ishte i ēmendur ose mashtrues me nam.
Ata ishin duke e keqtrajtuar ende kėpucarin fatzi, kur ia behu njė tregtar me kalė, qė e shpėrndau turmėn.
-Turp tė kini!- tha. -Njė i huaj ėshtė mik, i lidhur me marrėveshjen e shenjtė tė mikpritjes dhe i denjė pėr mbrojtjen tonė.
Ai njeri quhej Ali.
Aliu i dėftoi mikut tė tij se sesi kishte kaluar nga mjerimi nė pasuri, nė atė qytet tė ēuditshėm tė Iktjarit. Tregtarėt e atij vendi, kėshtu dukej- ishin nė pėrgjithėsi mė tė prirur se njerėzit e tjerė pėr ta besuar tjetrin nėpėrmjet fjalės. Nėse dikush ishte i varfėr, nuk i jepnin shumė mundėsi pėr tia dalė mbanė nė jetė, ngaqė besonin se, nėse dikush ishte i varfėr, kėshtu duhej tė ishte. Nėse u thuhej se dikush ishte i pasur, i jepnin vėmendje, besim dhe nderim.
Aliu e kishte zbuluar kėtė tė fshehtė. Si rrjedhim, ishte drejtuar tek disa tregtarė tė pasur tė qytetit dhe u kishte kėrkuar atyre njė shumė tė hollash borxh, duke shtuar se po priste arritjen e njė karvani tė tij. Me tė shtėnė nė dorė shumėn e tė hollave, Aliu kishte arritur ta shumėfishonte atė vlerė, duke tregtuar nėpėr pazaret e mėdhenj, dhe kishte arritur kėsisoj, jo vetėm tė kthente borxhin, por edhe tė pasurohej. Aliu e kėshilloi edhe Marufin tė bėnte tė njejtėn gjė.
Kėsisoj, Marufi, i veshur shik nga miku i tij, shkoi tek disa tregtarė pėr tu kėrkuar njė borxh. I vetmi ndryshim ishte se, Marufi, pėr shkak tė natyrės sė tij tė mėshirshme, u falte shumė para lypėsave. Karvani i tij, mbas muajsh tė tėrė pritjeje, nuk po jepte asnjė shenjė mbėrritjeje. Marufi nuk bėnte kurrfarė tregtie, por dhėnien e lėmoshės e shtoi aq shumė sa, tė pasurit zunė tė viheshin nė garė pėr ti dhėnė parā hua kėtij njeriu qė e shpenzonte menjėherė nė vepra bamirėsie.
Nė kėtė mėnyrė, tė pasurit mendonin se do ti rimerrnin paratė e dhėna hua, me tė mbėrritur karvani e, nė tė njejtėn kohė, do pėrfitonin edhe nga bekimi qė lidhet me veprat e bujarisė. Megjithatė, me kalimin e kohės, tregtarėt nisėn tė kishin dyshime dhe tė pyesnin rrotull nė se Marufi, nė fund tė fundit, mund ishte njė mashtrues. Kėsisoj shkuan tė qahen tek mbreti i qytetit, i cili vendosi ta thėrriste kėpucarin e vjetėr.
Mbreti ishte shumė i mėdyshur nė lidhje me Marufin, e mė nė fund vendosi ta vinte nė provė. Ai zotėronte njė gur tė ēmuar me njė vlerė tė madhe; vendosi tia dhuronte tregtarit Maruf, me qėllim qė tė shihte nėse dinte tia njihte vlerėn. Nėse do ta ēmonte, mbreti- qė ishte njeri lakmiqar- do ti jepte tė bijen pėr grua. Nė rast tė kundėrt, do ta rraste nė burg.
Marufi u paraqit nė gjyq, ku iu dha nė dorė guri i ēmuar.
-Ėshtė pėr ty, i miri Maruf-, i tha mbreti. Por, mė thuaj, pėrse nuk i paguan borxhet qė ke?
-Madhėri, karvani im, i cili mbart begati me vlerė tė paēmueshme, nuk ka mbėrritur ende. Sa pėr kėtė gur tė ēmuar, besoj se ėshtė e parapėlqyeshme qė Madhėria juaj ta mbajė pėr vete, sepse nuk ka ndonjė vlerė nė krahasim me thesaret vėrtetė tė ēmuara qė po vijnė me karvanin tim.
I shkundulluar nga lakmia, mbreti i pėrcolli njė njoftim pėrfaqėsuesit tė tregtarėve, pėrmes tė cilit u jepte urdhėr atyre qė tė mos ndjeheshin mė. Mandej vendosi tia jepte princeshėn pėr grua, pavarėsisht nga kundėrshtimi i Vezirit tė Madh, i cili nuk druhej tė thoshte se Marufi ishte njė gėnjeshtar i madh. Meqė kishte vite qė veziri kėrkonte dorėn e princeshės, mbreti i vlerėsonte kėshillat e tij si paragjykime. Kur u bind se mbreti donte tia jepte dorėn e sė bijės, Marufi iu pėrgjigj thjesht vezirit:
-Thuaji madhėrisė sė tij, se deri kur karvani im i ngarkuar me thesare tė paēmuara dhe mrekullira tė tjera, tė mos ketė ardhur, nuk mund ti plotėsoj nevojat e njė bashkėshorteje tė rangut tė princeshės. Si rrjedhim, mendoj se martesa duhet tė shtyhet.
Kur i erdhi pėrgjigja e Marufit, mbreti i ofroi pa mėdyshje mundėsinė tė pėrfitonte nga thesari mbretėror, nė mėnyrė qė tė mund tė zgjidhte atė ēfarė i nevojitej pėr tė siguruar nivelin e kėrkuar tė jetesės, e tė ofronte dhurata qė pėrshtaten me rangun e njė dhėndėri tė mbretit.
Njė dasmė e tillė nuk qe parė kurrė, as nė atė vend e as ndokund tjetėr. Jo vetėm qė iu dhuruan tė varfėrve gurė tė ēmuar me grushta, por edhe tė gjithė ata qė vetėm sa kishin dėgjuar tė flitej pėr dasmėn, morėn dhurata tė madhėrishme. Festimet e kėsaj mrekullie tė paparė, zgjatėn plot dyzetė ditė.
Kur mė nė fund ishin vetėm, Marufi i tha bashkėshortes sė tij tė re:
-Kam marrė kaq shumė gjėra nga babai yt, sa nė njė farė mėnyre ndjehem i shqetėsuar.
Kishte nevojė tė shpjegonte ligėshtinė e fshehtė qė po e pushtonte.
-As mos e ēo ndėrmend-, tha princesha, -kur karvani yt tė mbėrrijė, gjithēka do tė shkojė mirė.
Ndėrkohė, veziri filloi ta nxiste mbretin, qė ai tė bėnte njė hetim tė vėmendshėm nė lidhje me gjendjen e Marufit. Kėshtu, vendosėn ti luten princeshės, e cila pranoi ti ndihmonte, duke sqaruar gjithēka nė ēastin e duhur. Asaj nate, teksa preheshin nė krahėt e njėri-tjetrit, princesha i kėrkoi bashkėshortit tė saj, qė ta shpjegonte misterin e mosmbėrritjes sė karvanit. Pikėrisht atė ditė, Marufi i kishte pohuar mikut tė tij, Aliut, se zotėronte me tė vėrtetė njė karvan tė paēmueshėm. Megjithatė, tashmė vendosi tė thoshte tė vėrtetėn.
-Nuk ekziston kurrfarė karvani-, pranoi ai, -e sadoqė veziri ka tė drejtė, fjalėt e tij janė vetėm shprehje e lakmisė sė tij. E, edhe babai yt, po ashtu, vendosi tė ma jepte dorėn tėnde po pėr shkak tė lakmisė. Po ti, pse vallė pranove tė martoheshe me mua?
-Ti je bashkėshorti im-, u pėrgjigj princesha-, e nuk do mund tė tė shnderoja kurrė. Merri kėto pesėdhjetė mijė monedha floriri, largohu nga ky vend, e sapo tė jesh i sigurtė, ēomė fjalė; unė do mbėrrij tek ti nė kohėn e duhur. E tashti, lermė mua tė merrem me gjendjen e krijuar nė oborrin mbretėror.
I veshur si skllav, Marufi u arratis mu nė mes tė natės.
Ditėn tjetėr, kur mbreti dhe veziri thėrritėn princeshėn Dunja dhe i kėrkuan tu tregonte gjithė ēdinte, pėrgjigja e saj ishte:
-Baba i respektuar dhe vezir i nderuar, isha duke biseduar pėr kėtė ēėshtje me Marufin, burrin tim, natėn e kaluar, kur ndodhi njė gjė e ēuditshme.
-Ēfarė gjėje?-, thirrėn tė dy njėherėsh.
-Dhjetė mamlukė, tė veshur nė mėnyrė madhėshtore, qė ishin letėrprurėsa tė dėrguar nga prijėsi i karvanit, u paraqitėn nė dritaren e pallatit. Letra qė sollėn shpjegonte arsyen e vonesės sė karvanit: ishte sulmuar nga njė bandė beduinėsh. Nga pesėqind roje, pesėdhjetė kishin mbetur tė vrarė, ndėrsa dyqind gamile tė ngarkuara ishin grabitur.
-Po Marufi, ēfarė tha?
Stha ndonjė gjė tė madhe. Pėr tė, dyqind gamile tė ngarkuara e pesėdhjetė jetė njerėzish nuk janė asgjė! Gjithsesi, u nis menjėherė, me galop, pėr ti dalė para karvanit e pėr ta shoqėruar vetė deri tek ne.
Nė kėtė mėnyrė, princesha fitonte kohė. Marufi, nga ana e tij, galopoi pareshtur dhe pa ditur se ku po shkonte, derisa takoi njė fshatar qė po lėvronte njė copėz toke. E pėrshėndeti, ndėrsa fshatari i tha, me gjithė zemėr:
-Prano tė jesh mysafiri im, shėrbėtor i lartė i madhėrisė mbretėrore. Po tė sjell ushqim qė tė hamė sė bashku.
Fshatari u largua menjėherė dhe Marufi, i prekur nga mirėsjellja e tij dhe duke pasur dėshirė ta ndihmonte, vendosi tė vazhdonte lėvrimin e arės. Sapo kishte lėvruar njė brazdė, parmenda ndeshi nė njė gur. Me ta zhvendosur gurin, Marufi vuri re se aty ishin ca shkallė qė vijonin poshtė, nė brendėsi tė tokės. Ai zbriti shkallėt dhe e pa veten nė njė sallė tė gjerė tė mbushur pėrplot me thesare tė panumurta.
Nė njė peshtaf kristali vizllonte njė unazė. Marufi e mori unazėn dhe e fėrkoi me rrobėn e vet: Njė vegim i ēuditshėm u formua ēilembyll sytė dhe iu drejtua atij:
-Ja tek jam, nėn urdhėrat tua zotėria im!".
Marufi mori vesh se ky Xhin quhej 'ati i lumturisė", qė ishte njė nga prijėsat mė tė fuqishėm tė Xhinėve, e qė thesari kishte qenė dikur i mbretit Shaddad, birit tė Aadit. Tashmė 'ati i lumturisė" ishte skllavi i Marufit.
Kėpucari urdhėroi qė thesari tė nxirrej nė sipėrfaqe. Mandej e ngarkoi mbi gamile, mushka e kuaj, tė cilat Xhini arriti ti krijonte atypėraty. Falė fuqisė sė Xhinėve tė tjerė qė ishin nėn urdhėrat e 'atit tė lumturisė', dolėn nė dritė edhe shumė mallra tjerė tė ēmuar, e shumė shpejt, karvani ishte gati pėr tu nisur. Kur fshatari u kthye me pak elb e zarzavate dhe shquajti Marufin nė mes tė atyre thesareve, iu bė se kishte pėrpara njė mbret. Marufi i dha pak florinj dhe e porositi qė nė tė ardhmen tė kėrkonte njė shpėrblim mė tė madh. Duke pranuar mikpritjen e fshatarit, hėngri bashkė me tė zarzavate dhe elb.
Marufi dėrgoi mė pėrpara Xhinėt, (tė cilėt kishin marrė pamje njerėzish dhe kafshėsh) e kur kėta arritėn nė qytet tek mbreti, vjehrri i tij, ky u zemėrua sė tepėrmi me vezirin pėr shkak tė shpifjeve qė kishte pėrhapur se gjoja Marufi ishte thjesht njė copė varfanjak. Kur mori vesh lajmin se njė karvan i mrekullueshėm ishte ndėrkohė tek portat e pallatit, dhe qė i pėrkiste bashkėshortit tė saj, princesha nuk diti se ēfarė tė mendonte. Ajo i tha vetes se Marufi e paskej gėnjyer vetėm pėr tė vėnė nė provė ndershmėrinė e saj.
Aliu, miku i Marufit, nga ana e tij hamendėsoi se ky karvan i jashtėzakonshėm ishte vepėr e princeshės, e cila me siguri kishte sajuar ndonjė strategji pėr tė shpėtuar nderin dhe jetėn e bashkėshortit tė saj. Tregtarėt, qė i kishin dhėnė parā hua Marufit dhe ishin mrekulluar nga bujaria me tė cilėn i kishte shkapėrderdhur menjėherė, ishin edhe mė tė habitur pėrballė asaj sasie ari, gurėsh tė ēmuar e dhuratash tė gjithfarėllojshme qė tashti po ua shpėrndante skamnorėve dhe nevojtarėve.
Megjithatė, veziri vijonte tė ishte dyshues. Ai i tha mbretit se skishte ndodhur kurrė, qėkurse mbahej mend, qė njė tregtar tė sillej nė atė mėnyrė, dhe propozoi ti ngrehte njė kurth. Me njė plan tė menduar mirė, ai e tėrhoqi nė njė kopėsht, ku e dehu aq shumė me verė dhe muzikė, sa Marufit iu zgjidh gjuha dhe rrėfeu gjithēka. Kėsisoj, veziri ia mori unazėn magjike, teksa Marufi nuk bėri as kundėrshtimin mė tė vogėl. Mandej e bėri Xhinin tė shfaqej dhe e urdhėroi qė ta degdiste Marufin nė shkretėtirėn mė tė largėt. Ndėrsa e shante qė e kishte zbuluar sekretin e ēmueshėm, Xhini u ndje fort i lumtur ta mbėrthente Marufin dhe ta vėrviste nė shkretėtirėn e Hadramutit. Mandej, veziri i urdhėroi Xhinėt ta bėnin zap mbretin dhe ta vėrvisnin edhe atė nė tė njejtėn shkretėtirė, bashkė me Marufin. Mandej shtiu nė dorė pushtetin dhe u pėrpoq tė joshte princeshėn.
Megjithatė, princesha, kur veziri iu afrua, ia zhvati unazėn qė ai mbante nė gisht, e fėrkoi dhe urdhėroi Xhinin tė sillte sėrish aty mbretin dhe Marufin, ndėrsa vezirin ta prangoste. Brėnda njė ore, Xhinėt sollėn mbretin dhe Marufin nė pallat. Veziri u dėnua me vdekje pėr tradhėti tė lartė, kurse Marufi zuri vendin e tij si i pari i ministrave tė mbretit. Mbas kėsaj, tė gjithė jetuan tė lumtur. Mbas vdekjes sė mbretit, Marufi trashėgoi fronin. Tashmė kishin njė djalė. Princesha e ruajti unazėn. Mandej u sėmur dhe ia besoi fėmijėn dhe unazėn Marufit. Vdiq duke u lutur qė tė vigjėlonte mbi tė dy.
Jo shumė kohė mė vonė, ndėrsa gjendej nė shtrat, mbreti Maruf u zgjua vrikthi. Pėrbri tij shquajti njė grua qė nuk ishte tjetėr veēse gruaja e tij e parė, e tmerrshmja Fatime qė ia kishte behur aty me magji. Ajo i shpjegoi gjithė ēi kish ndodhur.
Mbasi ishte zhdukur Marufi, gruaja qe penduar dhe kishte nisur tė lypte. Jeta e saj ishte bėrė shumė mė e zorshme dhe shumė shpejt kishte rėnė nė mjerimin mė tė zi. Njė natė, teksa rrinte shtrirė duke u pėrpjekur tė flinte, kishte kėrkuar ndihmė qė nga thellėsia e dėshpėrimit tė vet; i qe shfaqur njė Xhin dhe i kishte rrėfyer aventurat e Marufit qėkurse e kishte braktisur. Gruaja i kish kėrkuar qė ta ēonte tek Marufi, e kėshtu kish ndodhur, e mbartur me shpejtėsinė e dritės.
Tashmė, gruaja ishte shumė e penduar dhe Marufi pranoi ta merrte sėrish pėr grua. Megjithatė, e lajmėroi se tashti ai ishte mbret dhe se zotėronte njė unazė magjike, shėrbėtori i sė cilės ishte Xhini i madh 'ati i lumturisė". Fatimja e falenderoi pėrunjėsisht dhe zuri vend si mbretėreshė. Megjithatė, ajo e urrente princin e vogėl.
Tashti, ēdo mbrėmje, Marufi e hiqte unazėn magjike nga gishti. Fatimja e vuri re kėtė dhe njė natė, hyri nė dhomėn e mbretit pėr ta shtėnė nė dorė. Princi i vogėl, e ndoqi pas fshehtazi, dhe kur e pa tek vidhte unazėn, nxori shpatėn dhe ia nguli shtrigės.
E kėshtu, Fatimja tinzake gjeti udhėn e varrit tamam nė vendin e lavdisė sė saj mė tė madhe. Mė pas, Marufi thirri pranė vetes fshatarin e varfėr qė ishte bėrė shkaku i shpėtimit tė tij, dhe e emėroi ministėr tė parė. U martua me tė bijėn e kėsisoj, tė gjithė jetuan nė lumturi dhe begati.
Si shumė rrėfenja sufi, edhe kjo gjendet tek Njėmijė e njė netėt. Ndryshe nga pjesa mė e madhe e alegorive sufi, kjo nuk gjendet kurrė nė formė poetike. E, ndryshe edhe prej pjesės mė tė madhe tė kėtyre alegorive, me pėrjashtim tė ciklit tė Mulla Nastradinit, nganjėherė paraqitet nė formė teatrale nėpėr Kaikhana (shtėpi ēaji). Kjo rrėfenjė nuk pėrmban ndonjė moral, por nxjerr nė pah disa marrėdhėnie shkak-efekt qė ofrojnė njė pamje karakteristike tė njė pjese tė letėrsisė sufi.
Parabola e tre pushteteve
Jeta njerėzore, ashtu si jeta e bashkėsive, nuk ėshtė ajo qė duket. Nė tė vėrtetė pėrputhet me njė skemė tė dukshme pėr disa dhe tė fshehtė pėr disa tė tjerė. Pėrveē tjerash, ka skema qė zhvillohen njėkohėsisht. Por, njerėzit, marrin njė element qė i pėrket njė skene dhe orvaten tia bashkangjisin njė tjetre, e nė mėnyrė tė pashmangshme, gjejnė atė qė presin tė gjejnė, por jo atė qė ėshtė nė tė vėrtetė.
Marrim nė shqyrtim, pėrshembull, tre elementėt qė vijojnė: grurin nė arė, ujin nė lumė dhe kripėn nė kripore. Ky ėshtė kushti natyral i njeriut: njė qėnie qė, teksa nė disa aspekte ėshtė e plotė, nė disa tė tjera ka funksione dhe aftėsi tė mėtejshme.
Secili nga kėta tre elemente paraqitet kėtu si lėndė nė gjendje mundėsie, qė mund mbeten tė tilla, ose mund tė transformohen nga rrethanat (e, nė rastin e njeriut, nga pėrpjekjet).
Ky ėshtė kushti i Pushtetit tė Parė, ose kushti i qėnies njerėzore.
Nė Pushtetin e Dytė, megjithatė, jemi nė praninė e njė faze nė tė cilėn mund tė bėhet diēka mė shumė. Gruri, falė pėrpjekjeve dhe dijes, korret dhe bluhet duke u shndėrruar nė miell. Uji mblidhet dhe grumbullohet pėr njė pėrdorim tė mėtejshėm. Kripa nxirret dhe pėrpunohet. Veprimtaria e kėtij sundimi ėshtė ndryshe nga ajo e para, qė ėshtė ajo e rritjes sė thjeshtė. Nė Pushtetin e Dytė hyn nė lojė dija e grumbulluar.
Pushteti i tretė lind vetėm kur tė tre elementėt, nė sasinė dhe raportet e duhura, mblidhen nė njėfarė vendi, nė njė ēast tė caktuar. Kripa, uji dhe mielli, pėrziehen dhe pėrpunohen pėr tė mbruajtur bukėn. Me ardhjen e majasė hyn nė veprim njė element i gjallė. Mandej pėrgatitet furra pėr tė pjekur bukėn. Tėrė procesi varet si nga 'dora' ashtu dhe nga dija e grumbulluar.
Ēdo element, cilidoqoftė ai, do reagojė nė pėrputhje me gjendjen nė tė cilėn ndodhet. Dhe kjo gjendje ėshtė Pushteti nė tė cilin projektohet. Nėse pikėsynimi ėshtė buka, pėrse duhet tė flitet pėr nxjerrjen e kripės?
Kjo rrėfenjė, origjina e sė cilės prejvjen nga Sufijtė Sarmun, i bėn jehonė asaj qė na mėson El-Ghazzali, dhe asaj qė, "injoranti nuk mund ta konceptojė dijen e filozofit, ashtu siē edhe ky nuk mund tė formojė idenė e duhur rreth dijes sė njeriut tė Ndriēuar". Rrėfenja, veē tjerash, nxjerr nė pah edhe atė qė mendojnė dervishėt rreth shkollave filozofike, metafizike dhe religjioze tradicionaliste: ato vazhdojnė tė "bluajnė miell" dhe nuk mund tė pėrparojnė mė tej, sepse u mungon prania e njerėzve tė perceptimit, tė cilėt shfaqen shumė rrallė.
Karroca
Ekzistojnė tre shkenca nė studimin e njeriut. E para ėshtė shkenca e dijes sė zakonshme. E dyta shkenca e gjendjeve tė Mėtejshme tė pazakonta, qė shpeshherė quhen ekstazore. E treta, qė ėshtė edhe mė e rėndėsishmja, shkenca e realitetit tė vėrtetė, e asaj qė gjendet pėrtej dy tė parave.
Vetėm dija e mėtejshme e vėrtetė sjell me vete njohjen e shkencės sė realitetit tė vėrtetė. Dy tė tjerat, secila nė formėn e saj tė veēantė, janė pasqyrim i sė tretės, pa tė cilėn ato janė pothuajse tė kota.
Pėrfytyroni njė karrocier, ulur mbi njė karrocė qė tėrhiqet nga njė kalė tė cilin ai e drejton. Intelekti ėshtė 'karroca', forma e jashtme, nė brendėsi tė sė cilės vendosim se ku jemi dhe ēduhet tė bėjmė. Karroca u mundėson kalit dhe njeriut qė tė veprojnė. Ėshtė ajo qė e quajmė tashkil, pra formė e jashtme ose formulim. Kali- qė pėrbėn forcėn lėvizėse- ėshtė energjia, e cila quhet 'gjendje emotive' ose ēdolloj force, dhe ėshtė e nevojshme pėr tė tėrhequr karrocėn. Nė shembullin qė pėrdorėm, njeriu ėshtė ai qė i percepton, mė mirė se elementėt e tjerė, synimet dhe mundėsitė e situatės, e qė i mundėson karrocės tė lėvizė nė njė drejtim tė caktuar pėr tė mbėrritur objektivin.
Ėshtė e vėrtetė se secili nga kėto elementė mund tė kryejė disa funksione, nė mėnyrė tė pavarur nga dy tė tjerat. Por, funksioni i bashkėrenditur qė e quajmė 'lėvizje e karrocės', nuk mund tė kryhet pėrsa kohė qė tre elementėt nuk janė harmonizuar nė mėnyrėn e duhur.
Vetėm 'njeriu', Uni i vėrtetė, i di marrėdhėniet mes tre elementėve dhe nevojėn qė ato kanė pėr njėri-tjetrin. Pėr Sufijtė, Puna e Madhe ėshtė njohja e ndėrthurjes sė tre elementėve. Me tepėr njerėz, me njė kalė jo tė pėrshtatshėm, me njė karrocė tepėr tė lehtė apo tepėr tė rėndė, nuk do mund tė mbėrrihet kurrfarė rezultati.
Ky fragment ėshtė shkėputur nga njė fletore dervishėsh, nė persisht. Nėpėr shkollat sufi, qė nga Damasku deri nė Delhi, kjo rrėfenjė mund tė vėrehet nė shumė forma.