1 Lavdėrimi i pėrket Allahut, Zotit tė botėve!
2 O Zot,
Ty Tė pėrket lavdėrimi!
Sajues i qiejve dhe tokės!
Zotėrues i madhėshtisė e bujarisė!
Zot i zotėrive!
Objekt adhurimi i ēdo adhuruesi!
Krijues i ēdo krijese!
Trashėgues i gjithēkaje!
Si Ai nuk ėshtė asgjė,
Atij nuk i shmanget dija e asgjėje,
Ai rrok gjithēka,
dhe ėshtė mbikėqyrės mbi ēdo gjė.
3 Ti je Zoti,
nuk ka zot veē Teje,
Uniku, i Vetmi,
i Njėjėsishmi, i Veēuari.
4 Ti je Zoti,
nuk ka zot veē Teje,
Bujari, Dorėgjeri,
Fuqiploti, i Tejlartėsuari,
Madhėshtori, i Madhėruari Madhėrisht.
5 Ti je Zoti,
nuk ka zot veē Teje,
Mė i Larti, i Mbilartėsuari,
i Fuqishmi nė aftėsi.
6 Ti je Zoti,
nuk ka zot veē Teje,
i Gjithmėshirshmi, Plotmėshiruesi,
i Gjithdijshmi, i Gjithurti.
7 Ti je Zoti,
nuk ka zot veē Teje,
Gjithdėgjuesi, Gjithshikuesi,
i Pėrhershmi, i Plotvetėdijshmi.
8 Ti je Zoti,
nuk ka zot veē Teje,
Bujari, Mė Bujari,
i Amshueshmi, i Pėrjetėsishmi.
9 Ti je Zoti,
nuk ka zot veē Teje,
i Pari pėrpara gjithkujt,
i Fundit pas ēdo numri.
10 Ti je Zoti,
nuk ka zot veē Teje,
i Afėrti nė lartėsinė e Tij,
i Larti nė afrinė e Tij.
11 Ti je Zoti,
nuk ka zot veē Teje,
Zotėrues i shkėlqimit dhe lavdisė,
madhėshtisė dhe lėvdimit.
12 Ti je Zoti,
nuk ka zot veē Teje.
Ti i ke sjellė gjėrat nė jetė pa rrėnjė,
ke formuar ēke formuar pa asnjė shembull,
dhe sajuar tė sajuarat pa asnjė kufizim.
13 Ti je Ai
qė e ka urdhėruar ēdo gjė me njė urdhėrim,
lehtėsuar ēdo gjė me njė lehtėsim,
e sunduar gjithēka nėn Vete me njė sundim.
14 Ti je Ai
qė asnjė shok sTė jep dorė nė krijimin Tėnd
e asnjė vizir nuk Tė ndihmon nė drejtimin Tėnd.
Ti ske as dėshmues e as tė barabartė.
15 Ti je Ai
qė deshi,
e ajo qė deshe ishte e patundshme,
qė dekretoi,
dhe ajo qė dekretove ishte e drejtė,
qė vendosi,
dhe ajo qė vendose ishte e ndershme.
16 Ti je Ai
qė vendi se pėrmban,
para autoritetit tė tė Cilit nuk ngrihet autoritet,
dhe tė cilin nuk e ndal asnjė provė apo shpjegim.
17 Ti je Ai
qė ka njehsuar gjithēka nė numra,
i ka caktuar ēdo sendi afat
dhe ka urdhėruar ēdo gjė me urdhėrim.
18 Ti je Ai
para thelbshmėrisė sė tė cilit pėrfytyrimet mbeten mangut,
pėrpara modalitetit tė tė cilit tė kuptuarit nuk kanė aftėsi,
dhe vendin e pozicionit tė tė cilit sytė se shohin dot.
19 Ti je Ai
qė ska kufi,
ndryshe kufizohesh,
qė nuk shėmbėllehet,
ndryshe lokalizohesh,
qė nuk lind,
ndryshe lindet.
20 Ti je Ai
qė nuk ka tė kundėrt,
ndryshe konkurron me Ty,
qė nuk ka tė barabartė,
ndryshe tė garojė me Ty,
qė nuk rival,
ndryshe tė Tė bėjė qėndresė.
21 Ti je Ai
qė nisi, sajoi,
nxori, filloi,
dhe e bėri mirė gjithė ēka bėri.
22 Lavdi paē!
Sa e madhėrishme pozita Yte!
Sa i lartė vendi Yt mes vendeve!
Sa pastėr ēan Ndarėsi yt me tė vėrtetėn!
23 Lavdi paē!
I Buti - sa i butė je!
Pėrdėllitėsi - sa pėrdėllitės je!
I Urti - sa i dijshėm je!
24 Lavdi paē!
Mbreti - sa i pathyeshėm je!
Bujari - sa pėrplot Ti je!
I Lartėsuari - sa i lartėsuar je!
Zotėrues i rrezatimit dhe lavdisė,
madhėshtisė e lavdėrimit!
25 Lavdi paē!
E ke zgjatur dorėn me gjėra tė mira,
dhe prej Teje ėshtė njohur udhėzimi,
ndaj kush Tė lyp fenė ose dynjanė
do tė Tė gjejė Ty.
26 Lavdi paē!
Gjithēka qė kalon nė dijen Tėnde Tė nėnshtrohet Ty,
tė gjithė nėn Fronin Tėnd pėrulen para gjithpushtetit Tėnd,
dhe ēdonjė nga krijesat e Tua Tė ndjek e nėnshtruar.
27 Lavdi paē!
As ndijohesh, as prekesh,
as ndjehesh, as mashtrohesh,
as pengohesh, as sfidohesh,
as tė dilet mbanė, as tė rezistohet,
as tė hidhet dot e as nuk tė kalohet.
28 Lavdi paē!
Udha jote ėshtė truall i lėmuar,
urdhri Yt drejtudhėzim,
dhe Ti je strehė e gjallė, e amshuar.
29 Lavdi paē!
Fjala Jote ėshtė vendimtare,
urdhėrimi Yt i patundur,
vullneti Yt vendimtar.
30 Lavdi paē!
Askush sTa kundėrshton dėshirėn,
asnjė sTi ndryshon dot fjalėt.
31 Lavdi paē,
Verbues nė shenja,
Krijues i qiejve,
Sajues i shpirtrave!
32 Ty Tė pėrket lavdėrimi,
njė lavdėrim qė do jetė i amshueshėm me amshueshmėrinė Tėnde!
33 Ty Tė pėrket lavdėrimi,
njė lavdėrim i pėrhershėm me nderėn Tėnde!
34 Ty Tė pėrket lavdėrimi,
njė lavdėrim qė do i shkojė pėrkrah mirėbėrjes Tėnde!
35 Ty Tė pėrket lavdėrimi,
njė lavdėrim qė do ta rrisė tė mirėn kėnaqėsi Tėnde!
36 Ty Tė pėrket lavdėrimi,
njė lavdėrim megjithė lavdėrimin e ēdo lavdėruesi
dhe njė tė falėnderuar, tė cilit i rri mangut
tė falėnderuarit e ēdo falėnderuesi;
37 njė lavdėrim qė sėshtė me vend pėr tjetėrkėnd veē Teje
dhe pėrmes tė cilit si kėrkohet afri kujt tjetri veē Teje;
38 njė falėnderim qė do ta pėrherėsojė tė parėn [begati]
dhe do sjellė pėrhershmėrinė e tė fundit;
39 njė lavdėrim qė do shumėzohet me rrotullimin e kohėrave
dhe do rritet me dyfishime tė njėpasnjėshme;
40 njė lavdėrim qė mbikėqyrėsit nuk do ta numėrojnė dot
dhe tejkalon atė qė numėrojnė shkruajtėsit nė Librin Tėnd;
41 njė lavdėrim qė do ta kundėrpeshojė Fronin Tėnd tė lavdishėm
dhe barazojė Kursiun Tėnd tė ngritur;
42 njė lavdėrim, shpėrblimi i tė cilit tek Ti do tė jetė i plotė
dhe shlyerja e tė cilit do pėrfshijė ēdo shlyerje;
43 njė lavdėrim, e jashtmja e tė cilit i pėrkon tė brendshmes,
dhe e brendshmja e tė cilit pėrkon me synim tė drejtė;
44 njė lavdėrim si ai me tė cilin askush sTė ka lavdėruar
dhe shkėlyshmėrinė e tė cilit se njeh askush veē Teje;
45 njė lavdėrim nė tė cilin kush mundohet tė Ta shumėfishojė lavdėrimin
do tė ndihmohet
dhe ai qė tėrheq harkun nė kulm pėr ta pėrmbushur
do tė konfirmohet;
46 njė lavdėrim qė do ti
mbledhė tėrė lavdėrimet qė ke krijuar
e lidhė tok gjithė ēdo krijosh mė pas;
47 njė lavdėrim mė tė afėrt se i cili asnjė lavdėrim nuk ėshtė me fjalėn Tėnde
e mė i madh se i cili nuk ėshtė asnjė, nga kushdo qė Tė lavdėron;
48 njė lavdėrim plotėsia e tė cilit do tė obligojė rritje
pėrmes bujarisė Tėnde
dhe tė cilit do ti shtosh rritje pas rritjeje
si hir nga Ti;
49 njė lavdėrim qė do ti shkojė bujarisė sė fytyrės Tėnde
dhe do takojė fuqinė e madhėrisė Tėnde!
50 Zoti im,
bekoje Muhammedin dhe Familjen e Muhammedit,
tė shquarit, tė zgjedhurit,
tė nderuarit, tė afruarit,
me mė tė shkėlqyerin bekim Tėndin,
begatoje
me mė tė plotin begatim Tėndin,
e mėshiroje
me mė tė shijueshmin mėshirim Tėndin!
51 Zoti im,
bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij
me njė bekim tė frytshėm,
mė tė frytshėm se i cili tjetėr ska!
Bekoje
me njė bekim rritės,
mė rritės se i cili tjetėr ska!
Dhe bekoje
me njė bekim kėnaqės,
pėrtej tė cilit tjetėr ska!
52 Zoti im,
bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij
me njė bekim
qė do ta kėnaqė
dhe do tia rrisė kėnaqėsinė e mirė!
Bekoje
me njė bekim
qė do tė Tė kėnaqė
e do tė Ta rrisė kėnaqėsinė ndaj Tij!
Dhe bekoje
me njė bekim
prej njė tjetri nga i cili nuk do kėnaqesh pėr tė,
e pėr tė cilin nuk sheh tė denjė kėnd tjetėr!
53 Zoti im,
bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij
me njė bekim qė do ta
tejkalojė kėnaqėsinė Tėnde tė mirė,
jetė i vazhdueshėm nė vazhdimėsinė e tij
pėrmes tė qėndruarit Tėnd,
pa u harxhuar kurrė,
ashtu siē nuk do harxhohen kurrė fjalė e Tua!
54 Zoti im,
bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij
me njė bekim qė do ti
lidhė tok bekimet e
engjėjve tė Tu, profetėve tė Tu, tė dėrguarve tė Tu
dhe tė bindurve tė Tu,
pėrfshijė bekimet e shėrbėtorėve tė Tu,
xhinė a njerėz qofshin,
dhe tė denjėve pėr xhevapin Tėnd,
e mbledhė bekimet
e ēdonjėrit lloj nga krijesat e Tua
qė ke krijuar e sajuar!
55 Zoti im,
bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij
me njė bekim
qė do pėrfshijė ēdo bekim,
tė shkuar e tė ri!
Bekoje atė dhe Familjen e tij
me njė bekim
kėnaqės pėr Ty
e gjithkėnd nėn Ty
qė do tė sjellė me kėto tė gjitha
njė bekim
me tė cilin do i shumėfishosh ato bekime
dhe do i rritėsh pėrmes rrotullimit tė ditėve
me njė rritje disafish
qė se numėron dot kush veē Teje!
56 Zoti im,
bekoji mė tė mirėt e Familjes sė tij,
ata qė i ke
zgjedhur pėr urdhėrimin Tėnd,
caktuar rojtarė tė dijes Tėnde,
mbikėqyrėsit e fesė Tėnde,
mėkėmbėsit e Tu nė tokėn Tėnde,
dhe argumentet e Tuaja ndaj shėrbėtorėve tė Tu,
dėlirur nga papastėrtia e ndytėsia
me njė dėlirje me dėshirėn Tėnde,
dhe bėrė mjet pėr tek Ti
e rrugė pėr te Kopshti Yt!
57 Zoti im,
bekoje Muhammedin dhe Familjen e tij
me njė bekim qė
i bėn tė bollshme dhuratat e bujarinė Tėnde,
pėrsos pėr ta dhurimet e shpėrblimet e Tua,
e ua mbush hisėn nė veprimet e Tua tė mirėsishme dhe dobitė!
58 Zoti im,
bekoje atė dhe Familjen e tij
me njė bekim
i pari i tė cilit ska afat,
afati i tė cilit ska kufi,
dhe i fundit nga i cili nuk ka fund tė skajshėm!
59 Zoti im,
bekoji ata sa
pesha e Fronit Tėnd dhe e gjithēkaje nėn tė,
sasia qė mbush qiejt dhe gjithēka mbi to,
numri i tokave tė Tua dhe gjithēka nėn to e mes tyre,
njė bekim qė do tė Ti sjellė pranė nė afėrsi,
do Tė kėnaqė Ty dhe ata,
dhe do u bashkohet tė ngjashmėve pėrjetė!
60 O Zot,
Ti, pa dyshim, e ke konfirmuar fenė Tėnde nė tė gjitha kohėt
me njė Imam tė cilin ua ke ngritur
si shtyllė orientimi shėrbėtorėve tė Tu
dhe fanar nė tokat e Tua,
pasi litari i tij i ėshtė ngjitur Tėndit!
Ti e ke cakuar si mjet pėr te kėnaqėsia Jote e mirė,
dhe bėrė bindjen ndaj Tij tė detyrimtė,
ke paralajmėruar kundėr mosbindjes ndaj tij,
dhe urdhėruar
ndjekjen e urdhrave tė tij,
lėnien e ndalimeve tė tij,
e qė asnjė ecės pėrpara tė mos e kalojė
ose mbetės prapa tė mos i mbesė pas!
Ai, pra ėshtė ruajtja e strehėkėrkuesve,
shpella e besimtarėve,
doreza e pėrkrahėsve,
dhe rrezėllimi i botėve!
61 O Zot,
frymėzoje, pra mbikėqyrėsin Tėnd tė falėnderojė
pėr atė nė ēfarė e ke favorizuar,
frymėzona me tė ngjashmen ndaj tij,
jepi njė autoritet qė ta ndihmojė,
hapi njė hapje tė lehtė,
ndihmoje me shtyllėn Tėnde mė tė fortė,
mblidhja shpinėn,
forcoja krahun,
ruaje me syrin Tėnd,
mbroje me mbrojtjen Tėnde,
ndihmoje me engjėjt e Tu,
e mbėshtete me trupat e Tua mė ngadhėnjimtare!
62 Pėrmes tij
vendose Librin Tėnd, kufijtė e Tu, ligjet e Tuaja,
dhe normat e Sunnetit tė tė Dėrguarit Tėnd
(bekimet e Tuaja, O Zot,
qofshin mbi tė dhe Familjen e tij),
gjallėroji shtyllat orientuese tė d?nit Tėnd,
tė pėrvdekura nga zullumqarėt,
kruaje ndryshkun e padrejtėsisė nga udha Jote,
site fatkeqėsinė nga rruga Jote,
asgjėsoji tė shmangurit nga shtegu Yt,
e fshiji kėrkuesit e tė shtrembtės nė tė drejtėn Tėnde!
63 Zbutja anėn ndaj miqve tė Tu,
zgjatja dorėn mbi armiqtė e Tu,
jepna
pėrdėllimin e tij, mėshirėn e tij,
butėsinė e tij, dhembshurinė e tij,
e bėna
dėgjuesit dhe tė bindurit e tij,
pėrpjekėsit drejt kėnaqėsisė sė tij tė mirė,
mbėshtetėsit nė tė ndihmuarit dhe mbrojturit e tij,
dhe tė afruarit pėrmes kėsaj tek Ti
e i Dėrguari Yt
(bekimet e Tua, O Zot,
qofshin mbi tė dhe Familjen e tij).
64 O Zot,
dhe bekoji
miqtė [e Imamėve],
dėshmuesit e pozitės sė tyre,
mbajtėsit e drejtimit tė tyre,
ndjekėsit e traseve tė tyre,
tė kapurit pas dorezės sė tyre,
aderuesit nė wilajetin e tyre,
pasuesit e Imametit tė tyre,
tė nėnshtruarit ndaj urdhrit tė tyre,
pėrpjekėsit nė tė bindurit atyre,
pritėsit e ditėve tė tyre,
drejtuesit e syve kah ta,
me bekime tė bekuara, tė kulluara, rritėse,
tė freskėta, kundėrmuese!
65 Jepu atyre dhe shpirtrave tė tyre paqe,
mblidhua ēėshtjen nė frikėnderim,
vendosua gjendjet pėr vijė,
kthehu nga ata,
Sigurisht, Ti je i Gjithkthyeshėm, Gjithmėshirues
e Mė i Miri i falėsve,
dhe vendosna me ta nė Banesėn e Paqes,
me mėshirėn Tėnde,
O Mė i Mėshirshmi i mėshiruesve!
66 O Zot,
kjo ėshtė Dita e Arafatit,
tė cilėn e ke fisnikėruar, nderuar e madhėruar.
Brenda saj ke pėrhapur mėshirėn Tėnde,
treguar mirėsi me faljen Tėnde,
e bėrė tė bollshme dhėnien Tėnde,
dhe pėrmes saj je treguar i begatė ndaj shėrbėtorėve tė Tu.
67 Unė jam shėrbėtori Yt, tė cilin e favorizove para se ta krijoje
dhe pasi e krijove.
E bėre ndėr ata qė i ke
udhėzuar nė d?nin Tėnd,
dhėnė sukses nė pėrmbushjen e hakut Tėnd,
ruajtur me litarin Tėnd,
pėrfshirė nė palėn Tėnde,
drejtuar sė duhuri pėr tė miqėsuar miqtė e Tu
dhe pėr tu treguar hasmėri armiqve tė Tu.
68 Atėherė e urdhėrove,
por ai si ndoqi urdhėresat e Tua,
e kufizove,
por ai sua vuri veshin kufizimeve tė Tuaja,
ia ndalove mosbindjen ndaj Teje,
por ai Ta shkeli urdhrin duke bėrė ēi ke ndaluar,
jo pėr tė Tė kundėrshtuar,
e as krenari ndaj Teje pėr tė treguar;
pėrkundrazi, kapriēoja e thirri
pėr tek ajo tė cilėn ia kishe veēuar e ndaj tė cilės kishe paralajmėruar,
dhe nė kėtė u ndihmua nga armiku Yt e i tiji.
Kėshtu vazhdoi me tė
duke e ditur kėrcėnimin Tėnd,
shpresuar ndjesėn Tėnde,
i mbėshtetur nė tė pėrmbajturit Tėnd,
ndonėse ndėr shėrbėtorėt e Tu e kishte mė pėr detyrė
- duke parė mirėsinė Tėnde ndaj tij -
tė mos vepronte kėshtu.
69 Ja ku jam, pra, para Teje,
i urryer, i ulėt, i pėrulur, i mjerė, i frikuar,
tek dėshmoj mėkatet e tmerrshme, me tė cilat jam ngarkuar
dhe shkeljet e mėdha qė i kam vepruar,
duke kėrkuar hijerore nė faljen Tėnde,
lypur strehė nė mėshirėn Tėnde,
i sigurtė se
asnjė dhėnės hijeroreje sdo mė japė hijerore prej Teje
e asnjė pengues sdo mė pengojė nga Ti.
70 Ndaj vepro mirėsisht ndaj meje,
ashtu siē vepron mirėsisht
duke e mbuluar atė qė kryen mėkate,
ji dorėgjerė ndaj meje,
ashtu siē je dorėgjerė
duke e ndjerė atė qė Tė rrėzohet pėrpara,
dhe trego mirėsi ndaj meje,
ashtu siē nuk ėshtė asgjė e madhe pėr Ty tė tregosh mirėsi
duke e falur atė qė shpreson te Ti me pritshmėri!
71 Caktomė nė kėtė ditė njė racion
me tė cilin tė mund tė arrij
njė hise tė kėnaqėsisė Tėnde tė mirė,
e mos mė nis mbrapsht tė skamur
prej asaj me tė cilėn kthehen adhuruesit e Tu
nga mesi i shėrbėtorėve tė Tu!
72 Ndonėse nuk kam ēuar para
veprat e drejtėsishme
qė kanė ēuar ata,
kam ēuar pohimin e Unitetit Tėnd
dhe tė mohuarit nga Ti
tė tė kundėrtėve, rivalėve dhe tė ngjashmėve,
Tė kam ardhur pėrmes hyrjeve
me tė cilat ke urdhėruar
qė njerėzit tė vijnė,
dhe kam kėrkuar afri ndaj Teje
pėrmes asaj qė pa kėrkuar afri me tė
sarrin kush afri me Ty.
73 Atėherė i ndoqa kėto tė gjitha
me kthim tė rishtė kah Ti,
pėrulėsi e poshtėrim para Teje,
opinion tė mirė pėr Ty,
e besim nė ēėshtė me Ty;
dhe i bashkova shpresėn nė Ty,
ngase kush shpreson nė Ty
zor se zhgėnjehet!
74 Tė lypa me lypjen e
tė keqit, tė ulėtit,
tė vajtueshmit, tė varfrit,
tė frikuarit, kėrkuesit tė hijerores;
e gjitha kjo nė drojė e lutje
duke kėrkuar mbrojtje e lypur strehė,
jo kryelartė me krenarinė e krenarit,
as vetėlartues me guximin e tė bindurit,
e as mendjemadh pėr ndėrmjetėsimin e ndėrmjetėsuesve.
75 Se jam akoma mė i pakti i tė paktėve
dhe mė i ulėti i tė ultėve,
si njė grimcė pluhuri a mė pak!
O Ai qė si ngut keqbėrėsit
e as i shtrėngon jetuesit nė rehati!
O Ai qė tregon mirėsi duke i liruar tė ngecurit
dhe begati tė shlirė duke ua shtyrė shkelėsve!
76 Unė jam keqbėrėsi, rrėfyesi, shkelėsi, i ngecuri!
77 Jam ai qė ishte i pacipė ndaj Teje si i paturpi!
78 Unė jam ai qė Tu mosbind me paramendim!
79 Jam ai qė e fshehu veten nga shėrbėtorėt e Tu
dhe Tu shfaq plot zhurmė!
80 Unė jam ai qė u tmerrua nga shėrbėtorėt e Tu
dhe u ndi i sigurtė nga Ti!
81 Jam ai qė nuk iu druajt ndėshkimit Tėnd
e siu frikua rreptėsisė Tėnde!
82 Unė jam shkelėsi ndaj vetes!
83 Dhe pengu i fatkeqėsisė sė vet!
84 Unė jam mangut nė turp!
85 I venduar jam nė vuajtje!
86 Pėr hakun e atij qė e ke dalluar
nė mesin e krijimit Tėnd
dhe pasha atė qė e ke zgjedhur
pėr Vete!
Pėr tė drejtėn e atij qė ke pėrzgjedhur
nga krijesat e Tua
dhe pasha atė qė e ke tėrhequr
pėr detyrėn Tėnde!
Pėr tė drejtėn e atij, bindjen ndaj tė cilit ia ke bashkuar
tė bindurit Ty,
dhe pasha atė, mosbindjen ndaj tė cilit e ke bėrė
si tė mosbindurit Ty!
Dhe pėr tė drejtėn e atij, miqėsinė e tė cilit e ke lidhur
me miqėsinė Tėnde
dhe pasha atė, hasmėrinė e tė cilit e ke lidhur
me hasmėrinė Tėnde!
Mbulomė nė kėtė ditė timen,
me atė qė Ti mbulon
kė Tė lutjet me ėndje
duke hequr dorė
dhe atė qė kėrkon mbrojtje nė faljen Tėnde
duke u penduar!
87 Kujdesu pėr mua
me atė pėrmes tė cilės je kujdesur pėr njerėzit e
bindjes ndaj Teje,
afrisė me Ty,
dhe rangut tek Ti!
88 Veēomė,
siē ke veēuar atė qė
plotėson zotimin Tėnd,
lodhet vetėm pėr hirin Tėnd,
dhe mundohet pėr kėnaqėsinė Tėnde tė mirė!
89 Mos mė qorto pėr
shpėrfilljen ndaj Teje,
shkeljen e cakut nė kufijtė e Tu,
dhe daljen jashtė urdhėresave tė Tua!
90 Mos mė tėrhiq pak nga pak duke mė dhėnė pushim,
si tėrheqja pak nga pak
e atij qė ma refuzon tė mirėn qė ka
duke mos ndarė me Ty nė lėshimin e favorit mbi mua!
91 Ngritmė nga
gjumi i tė pavėmendshmit,
kotja e shkapėrdarit,
dhe dremitja e tė braktisurit!
92 Ēoma zemrėn nė atė tek e cila ke
punėsuar tė devotshmit,
pushtuar adhuruesit,
dhe shpėtuar tė shkujdesurit!
93 Mė jep mbrojtje nga ajo qė do mė
mbajė larg Teje,
vijė mes meje dhe hisės time nga Ti,
dhe ndalomė nga ajo pėr tė cilėn mundohem nė Ty!
94 Lehtėsoma
rrugėn e veprave tė mira drejt Teje,
rendjen drejt tyre nga aty ku ke urdhėruar,
dhe tė lakmuarit e tyre siē ke dėshiruar!
95 Mos mė fshij bashkė me
ata qė Ti i fshin
pėr marrjen me tė lehtė tė asaj qė ke premtuar!
96 Mos mė shkatėrro me
ata qė i shkatėrron
pse i shpalosen urrejtjes Tėnde!
97 Mos mė asgjėso mes
atyre qė i asgjėson
pėr dalje nga rrugėt e Tua!
98 Nxirrmė nga pėrmbytjet e sprovės,
shpėtomė nga gurmazet e belasė,
dhe jepmė hijerore nga kaplimi prej pushimit!
99 Eja mes meje dhe hasmit qė mė kequdhėzon,
kapriēos qė mė rrėnon,
dhe dėshtimit qė mė mposht!
100 Mos mu kthe mėnjanė
me tė kthyerit mėnjanė nė zemėrim
ndaj atij prej tė cilit sje i kėnaqur!
101 Mos mė bėj tė shkurajohem nė pritje nga Ti,
se ndryshe do mė mposhtė dėshpėrimi nė mėshirėn Tėnde!
102 Mos mė jep ēfarė smund tė mbart,
se ndryshe do mrėndosh
me teprinė e dashurisė Tėnde qė mke ngarkuar!
103 Mos mė nis nga dora Jote,
dėrgimin e atij qė ska asnjė tė mirė,
ndaj tė cilit nuk ke asnjė nevojė,
dhe i cili nuk [Tė] kthehet!
104 Mos mė flak me flakjen e atij qė ka
rėnė nga syri i konsideratės Tėnde
dhe ėshtė mbėshtjellė nė degradim prej Teje!
Nė vend tė kėsaj, kapma dorėn ndaj
rėnies sė tė ngecurve,
shqetėsimit tė devijuesve,
rrėshqitjes sė tė mashtruarve,
dhe hallin e tė mbaruarve!
105 Liromė nga ajo me tė cilėn ke pllakosur
rangjet e shėrbėtorėve dhe shėrbėtoreve tė Tuaja
dhe mė bėj tė arrij gradat mė tė larta tė atij
pėr tė cilin kujdesesh,
ndaj tė cilit tregon favor,
dhe me tė cilin je i kėnaqur,
ashtu qė ta lėsh tė rrojė si i lavdėrueshėm
e ta marrėsh tek Ti si tė lumturueshėm!
106 Mbėshtillmė me qaforen e tė pėrmbajturit nga ajo qė
i bėn veprat e mira tė dėshtojnė
dhe largon bekimet!
107 Pėrcilli zemrės time vetpėrmbajtje para
punėve tė shėmtuara tė sė ligės
dhe prapėsive tė turpshme!
108 Mos mė devijo
me ēfarė smund ta arrij veēse pėrmes Teje
nga kryerja e asaj qė Tė kėnaq veē Ty me mua!
109 Ērrėnjosma nga zemra dashurinė pėr kėtė botė tė ulėt,
qė pengon nga gjithė ēka ėshtė me Ty,
ndal nga kėrkimi i ndėrmjetėsisė tek Ti,
dhe huton nga pėrpjekja pėr afri me Ty!
110 Zbukuroma vetminė
nė lutje tė pėshpėritur Ty
natėn dhe ditėn!
111 Jepmė njė ruajtje qė do mė
afrojė te tmerri nga Ti,
tė mė shqisė nga kryerja e tė bėrave haram nga Ti,
dhe kursejė nga kaplimi prej mėkatesh tė tmerrshme!
112 Jepmė dėlirėsi nga fėlliqėsia e mosbindjes,
largoma ndytėsinė e shkeljeve,
vishmė me rrobėn e mirėqenies Tėnde,
mbulomė me mantelin e lirimit Tėnd,
mbėshtillmė me nderet e Tua tė shumta,
dhe vishmė nė begatinė e dorėgjerėsinė Tėnde!
113 Forcomė me dhėnien sukses nga Ti
dhe tė treguarit e rrugės sė duhur nga Ti,
ndihmomė kah synimi i drejtėsishėm,
fjalėt kėnaqėse,
dhe veprat e miratuara, e mos mė lėr nė dorė tė forcės dhe fuqisė time
nė vend tė forcės dhe fuqisė Tėnde!
114 Mos mė degrado ditėn kur tė mė ngritėsh pėr tė Tė takuar,
mos mė turpėro pėrpara miqve tė Tu,
mos mė bėj ta harroj tė kujtuarit Tėnd,
mos ma shqit tė falėnderuarit Tėnd,
por urdhėroma nė gjendje tė pavėmendjes
kur injorantėt janė shpėrfillės ndaj mirėsive tė Tua,
dhe frymėzomė qė ta
lėvdoj ēfarė ke bėrė pėr mua
dhe dėshmoj pėr ēfarė mke akorduar!
115 Vendosma pėrgjėrimin ndaj Teje pėrmbi pėrgjėrimin e pėrgjėruesve
dhe lavdėrimin Tėnd prej meje mbi lavdėrimin e lavdėruesve!
116 Mos mė braktis nė nevojėn pėr Ty,
mos mė shkatėrro pėr ēkam bėrė pėr Ty,
e mos ma godit vetullėn me atė pėrmes tė cilės
ua godet vetullėn atyre qė hahen me Ty,
pse unė Tė jam nėnshtruar.
E di
se argumenti ėshtė i Yti,
se Ti i je mė pranė begatisė,
mė i mėsuari me bamirėsi,
i denjė pėr frikėnderim,
dhe i denjė pėr falje,
se i je mė pranė ndjesės
sesa dėnimit,
dhe mė pranė tė mbuluarit
sesa tė pėrbotuarit!
117 Lėrmė tė bėj jetė tė kėndshme
qė do lidhė bashkė atė qė dėshiroj
dhe arrijė atė qė dashuroj
pa e sjellė ndėrkaq atė qė Ti spėlqen
dhe pa kryer atė qė e ke ndaluar;
dhe mė bėj tė vdes vdekjen e atij
drita e tė cilit i prin pėrpara dhe nė tė djathtėn dorė!
118 Pėrulmė pėrpara Teje
e lartėsomė para krijesave tė Tua,
mė ul kur jam i vetėm me Ty
e mė ngrit mes shėrbėtorėve tė Tu,
liromė nga nevoja pėr atė qė ska nevojė pėr mua
e ma rrit nevojėn dhe varfėrinė ndaj Teje!
119 Merrmė nė mbrojė nga
pėrpimja e armiqve,
mbėrritja e belasė,
poshtėrimi e vuajtja!
Mbromė nė atė qė Ti ma sheh,
me mbrojtjen e atij qė
sdo kishte fuqi ndaj dhunės
po tė mos kishte butėsi,
e do mbėrthente pėr prapėsi
tė mos kishte mungesė ngutjeje!
120 Kur ti dėshirosh njė populli ndonjė sprovė ose tė keqe,
ēliromė prej saj, se unė kėrkoj strehėn Tėnde;
dhe ngase nuk mė ke vendosur nė ndalesėn e paturpėsisė
nė kėtė botė Tėnden,
mos mė vendos nė njė ndalesė tė tillė
nė tjetrėn!
121 Bashkomi fillimet e mirėsive tė Tua me fundet
dhe tė kahershmet dobiprurje tė Tuat me tė sapodalat!
Mos ma zgjat afatin me njė zgjatje
qė do ma ngurtėsojė zemrėn!
Mos mė godit me njė goditje
qė do ma largojė rrezėllimin!
Mos mė vizito me
njė poshtėrsi qė do ma zvogėlojė vlerėn
ose njė hijshmėri qė do ma mbajė tė panjohur rangun!
122 Mos mė frikėso
me njė frikė qė do mė dėshpėrojė
ose njė tmerr qė do mė tmerrojė,
por bėmė tė
rri nė makth nga kėrcėnimi Yt,
marr masa ndaj moslėnies nga Ti tė asnjė shfajsimi
dhe paralajmėrimit Tėnd,
e tė dridhem gjatė recitimit tė vargjeve tė Tua!
123 Mbushma natėn me jetė duke mė mbajtur zgjuar nė tė pėr
tė Tė adhuruar,
vetmi me vigjėlim pėr Ty,
pėrkushtim vetėm ndaj mbėshtetjes nė Ty,
nxjerrje tė nevojave tė mia para Teje,
dhe pėrgjėrim se do ma
ēlirosh qafėn nga Zjarri
dhe japėsh hijerore nga ndėshkimi Yt,
brenda tė cilės rrinė banorėt e tij!
124 Mos mė lėr tė
endem si i verbėr nė paturpėsinė time
ose i pavėmendshėm nė shushatjen time pėr ca kohė,
mos mė bėj
paralajmėrim pėr atė qė merr paralajmėrim,
dėnim shembullor pėr atė qė merr mėsim,
sprovė pėr atė qė vėren,
mos sajo ndaj meje bashkė me ata ndaj tė cilėve sajon,
mos mė zėvendėso me njė tjetėr,
mos ma ndrysho emrin,
mos ma shndėrro trupin,
mos mė cakto
gazin e botės pėr krijesat e Tuaja,
objekt qesėndie pėr Veten Tėnde,
ndjekės tė ēfarėdogjėje tjetėr veē kėnaqėsisė Tėnde tė mirė,
shėrbėtor i pėrunjėt pėr ēfarėdogjė tjetėr veē shlyerjes me Ty!
125 Lėrmė ta gjej
freskinė e ndjesės Tėnde
dhe ėmbėlsinė e
mėshirės Tėnde,
prehjes Tėnde,
lehtėsimit Tėnd,
dhe kopshtit tė haresė Tėnde!
Lėrmė tė shijoj,
pėrmes diēkaje nga begatia Jote e pafund,
aromėn e
tė qenit i lirė pėr ēfarė do Ti dhe
tė pėrpjekurit nė atė qė sjell afri
tek Ti dhe me Ty,
e jepma njė dhuratė nga dhuntitė e Tuaja!
126 Bėma tregtinė fitimprurėse
dhe kthimin pa humbje,
mbushmė me frikė ndaj pozitės Tėnde,
bėmė tė pėrmallem pėr takimin me Ty,
dhe lejomė tė pendohem me njė pendesė tė patundur
bashkė me tė cilėn tė mos lėsh mėkat tė mbetet,
i vogėl a i madh,
dhe tė mos lėsh faje, tė hapta a tė fshehta!
127 Ērrėnjosma mllefin ndaj besimtarėve nga gjoksi,
lakoma zemrėn drejt tė vegjėlve,
ji ndaj meje sikurse ndaj tė drejtėsishmėve,
stolismė me stolitjen e tė pėrzotshmėve,
caktomė
pėrmendje tė mirė mes atyre qė do vijnė
dhe pėrkujtim tė mirė mes breznive tė ardhshme,
e ēomė te rrafshina e atyre qė erdhėn tė parėt!
128 Plotėsoje bollėkun e nderės Tėnde mbi mua,
vishmė nė bujaritė e saj tė rishta,
mbushma dorėn me pėrfitimet nga Ti,
drejtoji dhuratat e Tua bujare nga unė,
bėmė fqinjin e mė tė mirit nga miqtė e Tu
nė Kopshtet qė ke stolisur pėr tė zgjedhurit e Tu,
dhe mbėshtillmė nė dhuntitė e Tua fisnike
nė ndalesat e gatitura pėr tė dashurit e Tu!
129 Caktomė
njė vendprehje tek Ti
ku mund tė synoj liman nė qetėsi,
dhe njė strehim tė cilit mund ti kthehem
e tė pushoj sytė,
mos mi pesho kundėr prapėsitė e tmerrshme,
mos mė shkatėrro nė ditėn kur provohen tė fshehtat,
elimino nga unė ēdo dyshim e pasiguri,
caktomė njė rrugė nė tė vėrtetėn nga ēdo mėshirė,
bėmi tė bollshme racionet e dhuratave
nga dhėnia Jote e shpėrblimeve,
dhe zgjeromi hiset e bamirėsisė
nga dhurimi i Yt i begatisė!
130 Bėma zemrėn tė bindur nė atė qė ėshtė me Ty
dhe shqetėsimin tė lirė pėr atė qė ėshtė e Jotja,
punėsomė nė atė ku punėson miqtė e Tu tė dėlirė,
ngjyema zemrėn nė bindjen Tėnde kur intelektet shushaten,
dhe ndėrthur brenda meje
pavarėsinė, pėrkorjen,
lehtėsimin, ēlirimin,
shėndetin, bollėkun,
qetėsinė dhe mirėqenien!
131 Mos lejo tė mė dėshtojnė
veprat e mira
nėpėrmjet mosbindjes time qė i njollos
ose kohėt private tė adhurimit
pėrmes cytjeve tė sprovės Tėnde!
Mbroma fytyrėn nga tė kėrkuarit
prej kujtdo nė botė,
dhe largomė nga tė lypurit
e asaj qė ėshtė me tė pafetė!
132 Mos mė bėj ndihmues tė keqbėrėsve,
e as dorė dhe ndihmės tė tyrin nė fshirjen e Librit Tėnd!
Mbromė nga ku se di, me njė mbrojtje
pėrmes tė cilės tė mė ruash!
Hapmi portat e pendesės Tėnde, mėshirės Tėnde,
pėrdėllimit dhe furnizimit Tėnd tė pakufi!
Ska dyshim se jam prej atyre qė Tė pėrgjėrohen!
Dhe plotėsoje favorin Tėnd ndaj meje!
Ska dyshim se Ti je mė i miri i atyre qė tregojnė favor!
133 Vendose pjesėn tjetėr tė jetės time nė haxh dhe umre
nė kėrkim tė fytyrės Tėnde,
O Zot i botėve!
Dhe Zoti e bekoftė Muhammedin dhe Familjen e tij, tė mirėt, tė dėlirėt,
dhe paqe pastė mbi tė dhe ta, gjithmonė e pėrjetėsisht!