Mirėpo ana tjetėr e medaljonit nuk ėshtė dhe aq e shėndritshme them unė. Sepse po ta analizojmė Kamynė si filozof, unė do ta vlerėsoja si deshtak, njėsoj sic do ta quaja dėshtim tė tėrė filozofinė moderne perėndimore me gjithė gjenijtė e saj qė shkėlqejnė nė piedestalet e kulturės evropiane. Ndoshta tingelloj si ata "intelektualet amatorė" qe mendojnė se do tė arrijnė diēka duke i sharė pararendėsit e tyre, por besoni se ky nuk eshte qėllimi im. Sepse tė gjithė kėta filozofė janė tė fuqishėm, tė famshėm dhe tė ngritur. Mirepo ajo qė kuptojne nga filozofia ėshtė pika qė mua mė duket tejet e gabuar. Nė ato qė kam lexuar prej tyre, e shoh pėrherė atė portret tė njejtė. Ėshtė pėrherė rasti i filozofit qė thellohet nė "shpirtin" njerėzor pėr tė kėrkuar atje dhe pėr t'i vėnė nė pah dhimbjet dhe problemet e njeriut tė kohės sė tij. Deri kėtu ėshtė gjithcka ne rregull. Ajo qė mua si njė lexues i thjeshtė i tyre, mė ka penguar, ėshtė fakti se kėta filozofė tė famshėm, ndalen nė kėtė pikė. E gjithė vepra e tyre pėrqėndrohet nė trajtimin e kėtij problemi, nė gjetjen e origjines sė tij dhe nė manifestimet e ndryshme tė tija nė jetėn e njeriut. Mirėpo asnjėherė nuk shkohet njė hap pėrpara pėr t'u kėrkuar zgjidhja konkrete e problemit.
Thėnė mė thjeshtė, merita e vetme e tyre del qė tė jetė fakti qė problemeve tė njeriut modern (qė gjithkush i ndjen) u gjejnė njė emėr dhe definicion shkencor dhe pastaj merren me lojėra fjalėsh. Domethėnė ėshtė gjetja e njė gjeme tė madhe dhe pastaj vajtimi i pafund pėr tė dhe pėr njėmijė fytyrat e tjera nė tė cilat shfaqet ajo nė jetėn tonė.
Pėr mendimin tim, filozofia nuk duhet tė ndalet nė pikėn e emėrtimit tė problemit. Filozofi dhe mendimtari i vėrtete duhet tė shkojė pėrherė njė hap mė tej dhe tė tregojė ēfarė ėshtė zgjidhja dhe cila ėshtė rruga qė duhet ndjekur.
Duke e lexuar Kamynė dhe idenė e tij tė absurdit (qė pėr mua ėshtė mė se absurde) mu kujtua njė pjesė nga "Muri" i Jean Paul Sartre-it. Personazhi ėshtė nė burg bashkė me shokėt e tij qė i takojnė njė ideologjie tė caktuar pėr tė cilėn janė tė burgosur. Nė ēastin kur janė nė burg, nė njė monolog tė brendshėm tė tij, personazhi thotė: "Pėrse tė mos spiunoj?Pėrse tė mos i tradhėtoj shokėt e mi?"
Pyetja ėshtė shumė e thjeshtė nė tė vėrtetė por njėherit edhe shumė e thellė. Ėshtė dilema e PSE-sė njerėzore qė nuk gjen pėrgjigje sikur njeriu ta kuptojė botėn me teorinė e absurdit dmth. me njė teori ku ekzistenca jonė ėshtė njė "aksident kozmik" krejt i pakuptimtė dhe pa njė shkak. Pėrse?
Sepse nė rastin e teorisė sė absurdit, njeriu ka te drejtėn ta relativizojė ēdo gjė dhe ky relativizim tė jetė prapėseprapė i saktė. Kjo pėr shkak tė mosekzistencės sė njė tė Vėrtete absolute dhe tė njė "parametri universal" qė do tė vendoste ēfarė ėshtė e drejtė dhe ēfarė jo. Thėnė mė shkurt, kjo ėshtė njė filozofi nė tė cilėn mungon Krijuesi qė ėshtė edhe Shkaku fillestar dhe faktori qė i jep "ngjyrim" dhe njė domethėnie tė caktuar ekzistencės. Nė njė mungesė tė tillė tė njė tė Vėrtete absolute, vėrtetėsia mund t'i mveshet gjithēkaje nė univers sepse e vėrteta dhe e drejta bėhen njė vlerė relative qė do tė ndryshonte nė varėsi prej pozitės sė vėzhguesit dhe tė qėllimit tė tij. Kjo sjell kaosin...
Mund tė paramendoni vallė njė shoqėri ku gjithkush ka tė drejtėn e gjykimit ashtu si tė dojė vetė? Kategorikisht jo, sepse njė shoqėri e tillė do tė dilte nga kornizat e tė qenit shoqėri. Ky grupim njerėzish s'do tė ishte asgjė mė tepėr sesa njė kaos i gjallė. Pėr kėtė arsye njė shoqėrie i duhet njė ligj i caktuar qė do tė vendosė se ēfarė duhet konsideruar e drejtė dhe ēfarė jo. Nėse njė sistem aq i vogėl dhe i thjeshtė e ka tė domosdoshme ekzistencėn e njė ligji rregullues, pa dyshim edhe intelekti dhe ekzistenca njerėzore ka nevojė pėr njė parametėr tė tillė nė kuptimin shumė mė tė gjerė dhe shumė mė absolut tė fjalės. Ka nevojė pėr njė tė Vėrtetė absolute, pėr njė Shkak fillestar qė do tė jetė Arkitekti dhe Arsyeja e ekzistencės dhe qė asaj do t'i japė ngjyrimin qė do tė dojė vetė. Domethėnė, njė Mbiekzistencė qė duke u mbėshtetur nė autoritetin e tė qenit Krijues i "lojės", do t'i vendosė edhe rregullat e saja.
Pikėrisht kjo i mungon filozofisė sė Sartre-it, Kamysė dhe tė ngjashmėve si ata. U mungon Zoti nė njė univers ku ekzistenca e Tij ėshtė njė domosdoshmėri logjike dhe teknike.
Kamy ėshtė njė filozof shumė i suksesshėm nė hapin e parė tė procedurės, atė tė gjetjes sė problemit. Por siē thashė mė parė, ai ndalet nė atė pikė dhe nuk vazhdon pėr tė zhvilluar ose zbuluar njė zgjidhje pėr tė. Dhe zgjidhja ėshtė shumė e thjeshtė. Absurdi i ekzistencės njerėzore zhduket nė ēastin kur nė ekuacionet tona pėrfshihet Krijuesi dhe Shkaku fillestar. Gjithēka ndryshon, gjithēka merr kuptim, piktura fillon tė fitojė ngjyrė dhe tė ndahet e kuqja nga e verdha, e zeza nga e kaltra. Sado e prapambetur dhe tradicionaliste qė tė duket, unė insistoj nė atė se zgjidhja e problemit tė absurdit janė Shkrimet dhe Ligjet e shenjta qė sjellin mbi njeriun obligime duke e dėnuar me diēka mė tė madhe sesa vdekja dhe duke e shpėrblyer me diēka shumė mė tė madhe se pasuria dhe jeta. Duke e shpėrblyer pikėrisht me atė qė njeriu e kėrkon pėrherė, me atė pėr tė cilėn ai lufton dhe pėr tė cilėn ai mbledh pasuri dhe pėrpiqet qė tė lėrė njė vepėr tė madhe. Ligji Hyjnor ia premton njeriut pikėrisht pavdekshmėrinė...
Kjo mėnyrė, nė dukje shumė mė primitive se filozofitė tona moderne, ėshtė nė fakt shumė me efikase dhe mė afatgjate. Njeriut i duhet njė ligj absolut i cili nuk do ta lejojė atė tė relativizojė me tė vėrtetėn sepse relativizimi me tė vėrtetėn sjell pasoja nė jetėn tonė tė pėrditshme qė mund t'i shohim qartė nė ditėt tona. Sot dhe gjithmonė gjatė historisė njerėzore tė mbushur me agresorė, e vėrtetė ka qenė ajo gjė qė shkėlqen mė bukur mbi shpatėn e tė fuqishmit. Kjo nuk ndryshon akoma edhe nė shekullin e "demokracisė" (qė profesori im i gjermanishtes me ironi e quante DEMONkraci) ku e drejta e njė kombi pėr tė mbijetuar pėrcaktohet nė varėsi prej pozitės qė ka ky komb nė hesapet e tė fuqishmive.
Ajo qė dua tė them, ėshtė se nė mungesėn e njė Ligji Hyjnor, rolin e Hyjnisė e merr mė i forti, qė zakonisht(pėr tė mos thėnė pėrherė) ndodh qė tė jetė agresori dhe pėrbindėshi mė i madh i pėrrallės i cili duhet tė ushqehet me gjakun e tė vegjėlve pėr tė mbijetuar. Mė e keqja e tė gjithave ėshtė bindja jonė (them e kulturės Perėndimore) ndaj kėtij fakti, moskundėrshtimi dhe tė menduarit ashtu si do "Hyjnia" tokėsore. Kjo ėshtė pikėrisht pasoja e filozofisė sė absurdit ku nuk ekziston e Vėrteta absolute dhe zėvendėsohet me tė "vėrtetėn" relative qė ndryshon sipas qėllimit dhe strategjisė tė atij qė e merr pėrsipėr rolin e "hyjnisė" mbi tokė.
Tani pas gjithė kėtyre fjalėve, ndonjė mendimtar i mirė dhe provokues do tė thoshte: "Ashtu qoftė. Ta pranojmė se ekziston Zoti, Ligji i Tij dhe Gjykimi. Po a nuk ėshtė edhe ky njė absurd mė i madh? A nuk lind pyetja: pėrse e gjithė kjo? Pėrse i gjithė ky skenar i bukur, ferri, parajsa, ėngjėjt, pėrse kjo lojė?"
Kjo ėshtė pikėrisht ajo qė duhet kuptuar. Fakti se e gjithė kjo teori e botės sė pėrtejme, e Gjykimit (qė do ti jepte rend dhe kuptim jetės sonė), e parajsės dhe ferrit dhe e gjithēkaje tjetėr qė ekziston, nė njė mėnyrė ose njė tjetėr ėshtė teoria e njė LOJE tė bukur.
Pra i gjithė krijimi ėshtė njė lojė e bukur qė u krijua nga Arkitekti, me njė qėllim qė vetėm Ai e di, dhe qė njė ditė do tė pėrfundojė. Pra ligji i parė i ekzistencės ėshtė:
E GJITHA ĖSHTĖ NJĖ "LOJĖ"...
Pėr shumicėn kjo do tė mjaftonte pėr ta riabsurdizuar situatėn dhe pėr ti dhėnė tė drejtė Kamysė. Por edhe njėherė do tė gaboheshin sepse do tė harronin se Kamy ėshtė filozofi tipik i shekullit tė njėzetė i cili vetėm i shtron problemet dhe nuk kėrkon zgjidhje. Pėr mendimin tim, zgjidhja vjen nė ligjin e dytė:
"Ndonse ekzistenca ėshtė njė "lojė" e bukur, ajo DUHET dhe nė njė mėnyrė ose njė tjetėr DO TĖ luhet deri nė fund pa patur mundėsi pėr t'u ndarė nga loja sepse njeriu ėshtė i krijuar pėr tė. Si krijesė e bėrė pėr ta luajtur lojėn, ai nuk mund tė bėjė njė veprim qė do tė ishte "jashtė lojės" sepse gjithēka qė ai sheh, dėgjon, prek, shijon, mendon ose imagjinon ėshtė pjesė e po tė njejtės lojė. Si rrjedhojė, njeriu nuk mund (dhe nuk duhet) ta mendojė "pėrtejlojėn" pėr arsyen e thjeshte se nė atė "kohėhapėsirė" tė pėrtejme ai nuk ekziston, as si ekzistencė materiale as si intelekt."
Pėr njė ateist kjo teori e lojės ėshtė vetėm njė pėrpjekje e kotė e konzervativėve pėr ta arsyetuar ekzistencėn e Zotit kurse pėr njė besimtar tė zakonshėm qė sado qė tė thellohet nė fe, mbetet i lidhur pėr egon e tij, ėshtė mė se e rrezikshme...
Kjo pėr faktin se themeli i besimit tė tij ėshtė shpėrblimi qė do ta fitojė nė Parajsė ose frika nga dėnimi nė Ferr. Kurse ai qė do ta kuptonte teorinė e "lojės" ashtu si duhet dhe qė do ta zhvishte kėmishėn e egos sė tij, do ta luante lojėn deri nė fund, me mish e me shpirt, gjithnjė duke e patur parasysh se ėshtė vetėm njė lojė e destinuar tė pėrfundojė. Ai do ta kuptonte se e tėrė "loja" hyjnore, njėsoj si lojėrat tona njerėzore (se fundja ne nuk dimė tjetėr veēse ta imitojmė Zotin), nuk ėshtė kurrė njė qėllim por njė mjet pėr tė mėsuar ose pėr tė mbajtur nė kėmbė njė gjė tjetėr...
Sportet janė lojėra tė nevojshme pėr ta mbajtur shėndetin fizik, shahu ėshtė lojė e dobishme pėr zhvillimn mendor por ėshtė vetėm njė lojė. Qėllimi i zhvillimit mendor nė shah nuk ėshtė tė luajturit e sėrishėm tė shahut sa mė mirė por tė pėrdorurit e kėtij zhvillimi pėr diēka tė dobishme sepse nė rastin e kundėrt zhvillimi mendor do tė ishte i kotė. Njėsoj edhe Loja Hyjnore nuk ėshtė qėllim por njė mjet pėr ta kuptuar tė Vėrtetėn absolute (qė ėshtė e dhimbshme pėr shumicėn)gjegjėsisht faktin se Uni dhe Ekzistenca e vetme ėshtė Zoti...Faktin se jo vetėm qė nuk ka Zot tjetėr por qė nuk ka edhe Ekzistencė tjetėr tė vėrtetė veē Tij...
Si pėrfundim mund tė them se Kamy ėshtė mjeshtėr i madh i fjalės dhe i letėrsisė por njė mendimtar i dėshtuar dhe tejet sipėrfaqėsor nė trajtimin e ekzistencės njerėzore. Mirėpo siē bėhet zakonisht nė kulturėn tonė, ka mė shumė rėndėsi njė mendim qė do tė bėjė bujė nė mesin e njerėzve sesa vertetėsia, logjikshmėria dhe dobia e kėtij mendimi. Kamy do tė vazhdojė tė lexohet nga njerėzit vetėm pėr faktin se tė lexuarit e tij ėshtė etiketuar si diēka intelektuale dhe qė tė jep peshė nė takimet e tua me njerėzit e tjerė. Ėshtė fatkeqėsi e madhe e kulturės perėndimore fakti se mė shumė rėndėsi i jepet tė lexuarit sesa tė mėsuarit gjėnė e duhur dhe tė nevojshme nga ai lexim. Kjo ėshtė kėshtu dhe nuk ndryshon. Fundja ne jemi gjenerata qė luan shah pėr ta zhvilluar tė menduarit qė tė mund ta luajė mė mirė lojėn tjetėr tė shahut...