I dërguari i Zotit (paqja qoftë mbi të dhe mbi pasardhësit e tij) ka thënë:
Unë jam peshorja e urtësisë dhe Aliu është gjuha e saj. (Ihkaakul-hakk: 1/46)
1. Vlera e sakrifikimit
1. Imam Aliu (paqja qoftë mbi të) thotë: Nga të gjithë tiparet e ngritura të njeriut, sakrifikimi është më i larti. (Gurerul-hikam, 986)
2. Imam Aliu (pqmt) thotë: Sakrifikimi është në natyrën e të mirëve (të devotshmive). (Gurerul-hikam, 606)
3. Imam Aliu (pqmt) thotë: Sakrifikimi është forma më e mirë e bamirësisë dhe shkalla më e lartë e besimit. (Gurerul-hikam, 1705)
4. Imam Aliu (pqmt) thotë: Sakrifikimi është forma më e mirë e robërimit dhe zotëruesi më i madh. (Gurerul-hikam, 1148)
5. Imam Aliu (pqmt) thotë: Bujaria më e mirë është sakrifikimi. (Gurerul-hikam, 2888)
6. Imam Aliu (pqmt) thotë: Me njerëzit duhet qenë i ndershëm, ndërsa me besimtarët i gatshëm për të sakrifikuar. (Gurerul-hikam, 2342)
7. Imam Aliu (pqmt): Kulmi i sjelljeve të rralla mbresëlënëse është sakrifikimi. (Gurerul-hikam, 6361)
8. Imam Aliu (pqmt): Me anë të sakrifikimit të lirët robërohen (bëhen rob të Zotit të Madhërishëm). (Gurerul-hikam, 2342)
2.Vlera e atyre që sakrifikohen
"Edhe ata që e përgatitën vendin (Medinën) dhe besimin para tyre (të shpërngulurve) i duan ata që u shpërngulën dhe nuk ndjejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (ose zili) nga ajo që u jepej. Madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi para vetes. I shpëtuar është ai, që është i ruajtur prej lakmisë. Hashr (Ekzili) 59:9
9. Ebu Hurejre transmeton: Erdhi tek i Dërguari (pqmtmpt) një njeri dhe iu ankua se ishte i uritur. Ai e dërgoi tek gratë e tija kurse ata thanë: "Nuk kemi gjë tjetër përveç ujit". I dërguari i Zotit (pqmtmpt) pastaj i pyeti shokët e tij: " Kush nga ju do ta mirëpresë sonte këtë njeri?"
Ali ibn Ebu Talibi u përgjigj: "Unë o i Dërguari i Zotit". Pastaj erdhi Fatimeja (pqmt) dhe Aliu (pqmt) e pyeti: A ka ndonjë gjë(për të ngrënë) o bija e të Dërguarit të Zotit? Fatimeja (pqmt) u përgjigj: "Skemi gjë tjetër përvec ushqimit të darkës, por atij (njeriut) do ti japim përparësi para vetes!"
Aliu (pqmt) më pas i tha: "O bija e të Dërguarit, fëmijët le t`i zërë gjumi dhe fikua dritën." Kur të nesërmen Aliu (pqmt) shkoi tek i Dërguari i Zotit (pqmtmpt) dhe i tregoi për rastin që kishte ndodhur, nuk kaloi shumë kohë dhe Zoti i Madhërishëm e shpalli vargun: Dhe më shumë i duan ata,sesa vetveten...(Nurul-seqalejn, 5/285/53)
10. Aisheja (Nëna e besimtarëve) rrëfen: I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) asnjëherë nuk hante ushqim tre ditë rradhazi që të ngopej. Jo që s`kishte mundësi por të tjerëve u jepte përparësi para vetvetes. (Tanbihul-khavaater, 1/172)
11. Ebut-Tufejl rrëfen: Aliu (pqmt) bleu një mantel që i pëlqente dhe më pas e dhuroi atë. Pastaj tha: "Ai që s`është vetjak dhe që të tjerëve u jep përparësi para vetvetes, do të shpërblehet në ditën e gjykimit me Parajsë. (Nurul-seqalejn, 5/285/52)
12. Imam Sadiku (pqmt) rrëfen: Fatimeja (pqmt) kishte grurë të cilin e përgatiti për ushqim. Pasi që e gatoi dhe e servoi për të ngrënë, erdhi një njeri i varfër dhe iu drejtua me fjalët "Mëshira e Zotit qoftë mbi ju"(duke kërkuar diç për t`i dhënë). Aliu (pqmt) u ngrit dhe ia dha një të tretën e ushqimit. Nuk zgjati shumë dhe erdhi një tjetër i varfër duke thënë prapë: "Mëshira e Zotit qoftë mbi ju". Përsëri Aliu (pqmt) u ngrit dhe ia dha një të tretën tjetër të ushqimit.
Më pas erdhi një skllav i cili poashtu u drejtua me fjalët "Zoti qoftë i mëshirshëm ndaj jush". Aliu (pqmt) për së treti herë u ngrit dhe ia dha edhe pjesën e mbetur ndonse ata vetë as që e kishin provuar ushqimin. Për këte rast, Zoti i Madhërishëm shpalli vargje në Kur`anin famëlartë. Ky është një shembull për të gjithë njerëzit që në emër të Zotit të Madhërishëm, veprojnë në këtë mënyrë. (Nurul-seqalejn, 5/470/20)
3. Huazimi
"A thua ata e përcaktojnë mëshirën e Zotit tënd? Ne i kemi ndarë ndër ta begatitë në këtë botë dhe Ne i kemi dalluar disa në shkallë më të lartë se të tjerët, që t`i shërbejnë njëri-tjetrit. Dhe mëshira e Zotit tënd është shumë më e dobishme se ajo që ata grumbullojnë". Zuhruf (Ornamentet) 43:32
"Njëra prej tyre tha: "O babai im, merre këtë në shërbim me pagë, sepse më i miri që do ta marrësh në shërbim është më i fuqishmi dhe besniku!" El Kasas (Tregimet) 28:26
13. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Zoti i Lartësuar, me fjalët "Ne e japim furnizimin e tyre në këte botë"na bën me dije se njëra prej mundësive për ardhjen e furnizimit është huazimi. Ai, si i Gjithëdijshëm,i ka bëre njerëzit të ndryshëm në lëmitë,dëshirat e tyre dhe në sferat e tjera. Me këtë Ai e ka regulluar procesin furnizues sepse një njeri huazon nga një tjetër. Nëse një njeri është i detyruar të bëjë ndonjë punë, sigurisht që s`do ti bëjë punët e kësaj bote dhe as që do të ishte e mundur një gjë e tillë. Megjithatë, Zoti i Madhërishëm i ka rregulluar këto gjëra ,duke krijuar mundësi të bollshme, kështu që njerëzit në qëllimet e tyre,veprojne dhe punojne në një mënyrë të tillë me njëri-tjetrin, që ju sjell mirëqenien.
4.Të huazuarit e vetvetes
14.Amar es Saabbaati : I pata thënë Ebu Abdullahut (Imam Sadikut) "Një njeri merret me tregti ndonse vetë u ka dhënë huazim të tjerëve,në atë masë që aq sa duhet të punojë,duhet të ju japë atyre". Mu përgjigj: "Le të mos huazohet por le të kërkojë nga Zoti i Madhërishëm furnizimin dhe le të angazhohet në tregti.Nëse u huazon të tjerëve,për vete ka ndërprerë furnizimin". (El-Kaafi, 5/90/3)
5. Ndërmjetësimi në shitblerje
15. Muhammed ibn Muslimi transmeton: U pyet Imami (Imam Sadiku (pqmt)) për njeriun i cili e pranon një punë që nuk dëshiron ta kryejë dhe ia lëshon vendin një tjetri, me qëllim që të përfitojë nga kjo. Ai u përgjigj: "Nuk është e drejtë, duhet që punën ta kryejë vetë ai". (El-Kafi, 5/273/1)
6. Padrejtësia ndaj punonjësit
16. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) tha: Atë punëdhënës që i bën padrejtësi punonjësit (në dhënien e pagës), Zoti i Lartësuar do ta dënojë për veprën e tij duke mos e lejuar ta ndjejë erën e parajsës, që përhapet në largësi prej pesëqind vjet udhëtimi. (Amali Es-Saduq, 1/347)
17. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) tha: Shkurtimi (pa të drejtë) i pagës së punonjësit, është ndër mëkatet e mëdha. (El-Bihar, 103/170/27)
7. Përcaktimi i pagës, mënyra e pagesës
18. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) thotë: Dorëzojani pagën punonjësit para se t`i thahet djersa dhe njoftojeni për pagesën derisa punon! (Kanzul-`ammaal, 9126)
19. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: I Dërguari i Zotit (pqmtmpt)e ka ndaluar që të merret ndonjë punonjës para se t`i caktohet pagesa e punës. (El-Fakiih, 4/10/4968)
8. Çasti i vdekjes
20. Imam Aliu (pqmt) thotë: Zoti e ka caktuar jetëgjatësinë në mënyrë që ndonjërit i ka zgjatur e ndonjërit i ka shkurtuar nga jeta e tij, ndonjërit ia ka përshpejtuar çastin e vdekjes e tjetrit i është ngadalësuar dhe shkaqet janë të lidhura me çastin e vdekjes së tij. (Komentimi i "Nahxhul Balagasë" nga Ibn Ebil-Hadiidi, 7/21)
21. Imam Aliu (pqmt) thotë: Nuk ka fenomen më të vërtetë sesa çasti i vdekjes. (Gurerul-hikam, 10648)
22.. Imam Aliu (pqmt) thotë : Sa ilaç i mirë që është vdekja! (Gurerul-hikam, 9905)
23. Imam Aliu (pqmt) thotë: Çdo frymë e njeriut është një hap drejt vdekjes. (Komentimi i Nehxh`ul Balagasë nga Ibn Ebi`l-Hadidi 18/221)
9. Çasti i vdekjes ështe vendosmëri e fortë
"Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e Zotit. Ai është shënim i afatit të caktuar". Ali Imran (Familja e Imranit) 3:145
24. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Çasti i vdekjes është kujdestar i mjaftueshëm. (El-Bihaar, 5/142/14)
25. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Çasti i vdekjes është vendosmëri e fortë. (Gurerul-hikam, 494)
10. Çdo fenomen ka një kohë (afat) të caktuar
26. Imam Aliu (pqmt)thotë: Vërtetë,çdo fenomen ka një kohë të caktuar. (Nahxhul Balaga; fjalimi nr.190.)
27. Zoti i Madhërishëm çdo gjëje i ka caktuar një masë dhe çdo mase, një kohë të caktuar. (Gurerul-hikam, 4778)
11. Secili popull e ka kohën (afatin) e tij
(të përcaktuar nga Zoti i Madhërishëm)
Çdo popull (që përgënjeshtroi profetët) e ka afatin e vet, që kur të vijë, nuk mund të shtyhet as për një çast e as të përngutet. El-Araf (Lartësitë) 7:34
Ne s`kemi shkatërruar asnjë fshat (vendbanim) veçse në afatin e tij të caktuar. Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë afatin e vet e as ta shtyjë atë për më vonë. Hixhr (Shkëmbi) 15:4-5
12. Çasti i pakonfirmuar dhe çasti i konfirmuar i përcaktimit
Ai është që ju krijoi nga balta e pastaj ju caktoi një afat dhe një afat tjetër, që është i caktuar pranë dijes së Tij.Dhe pas gjithë kësaj ju dyshoni. El-Enam (Kopeja) 6:2
28. Imam Sadiku (pqmt) duke e komentuar këtë varg,shton: Çasti i përcaktuar (vdekja) është i konfirmuar në mënyrë të pavarur (nuk varet prej askujt veç prej Zotit të Lartësuar) dhe Zoti i Madhërishëm e shpejton atë sa të dojë dhe e shtyn(për një kohë tjetër). Pra çasti i përcaktimit vjen nga Zoti i Madhërishëm, i cili atë që dëshiron e përcakton në Natën e Kadrit (fuqisë) dhe ajo vazhdon deri në vitin e ardhshëm (kur përsëri, po në këtë natë ndodh e njëjta gjë). Kështu thotë fjala e Zotit: Kur të vijë çasti i vdekjes, nuk do të mund ta përshpejtoni dhe as ta shtyni për më vonë. (El-Bihar, 5/139/3)
13. Mundësia e zgjatjes së jetës
29. Imam Aliu (pqmt) thotë: Me dhënien e lëmoshës ju zgjatet jeta. (Gurer`ul-hikam, 4239)
30. Imam Sadiku (pqmt) thotë: Njerëzit më shumë jetojnë (kanë jetë të gjatë) nga bamirësia sesa nga jeta e tyre dhe më shumë vdesin (e ju afrohet çasti i vdekjes) nga mëkatet e tyre sesa nga përcaktimi i çastit të vdekjes. (El-Bihar, 5/140/7)
14. Bota e amshueshme
Atij që e dëshiron fitimin e botës tjetër (të amshueshme), Ne do t`ia shtojmë fitimin, e atij që e dëshiron vetëm fitimin e kësaj bote, Ne ia japim atë, por në botën tjetër ai nuk ka hise. Esh-shura (Këshilli) 42:20
31. Imam Aliu (pqmt) thotë: Kjo botë është në dëshirën e të pafatshmëve ndërsa bota tjetër (e amshueshme) është sukses i fatlumëve. (Gurerul-hikam, 694-695)
32. Imam Aliu (pqmt) thotë: Nëse je kapur fortë (me përkushtim) ndaj asaj bote, kjo botë do t`të duket shumë e vogël (e pavlefshme). (Gurerul-hikam, 6080)
33. Imam Aliu (pqmt) thotë: Me të vërtetë kjo botë gjithnjë po largohet prej teje ndërsa tjetra është më afër. (Nehxhul-belaga, letra nr.32)
15. Madhështia e punëve të botës së ardhshme
Shiko si i kemi dalluar disa prej të tjerëve, por dallimi në botën tjetër është më i madh dhe më i lavdishëm. Isra (Udhëtimi i natës) 17:21
34. Imam Aliu (pqmt) thotë: Në këtë botë, gjithçka që është e dëgjuar, është më e mirë sesa ajo që është parë ndërsa në botën e ardhshme gjithçka që do mund të shihet do të jetë më e mirë se ajo që dëgjohet. Pra duhet të jeni të kënaqur për atë që e dëgjoni nga gjërat që kanë qenë jashtë dijenisë suaj.
16. Bota e ardhshme, vendqëndrim i përhershëm
Ai (Hudi) tha: "Zoti im, më ndihmo se ata më quajnë gënjeshtar!" Mu`minun (Besimtarët) 23:39
35. Imam Aliu (pqmt) thotë: I mençur është ai njeri, i cili e rregullon shtëpinë e tij të përhershme (përqëndrohet në brengat e botës tjetër). (Gurerul-hikam, 8298)
36. Imam Aliu (pqmt) thotë: Kjo botë është e përkohshme,ndërsa bota tjetër e përhershme. (Gurerul-hikam, 40)
17. Vlera e botës së ardhshme
Thuaju: "Përjetimi i kësaj bote është pak. E për atë që është i devotshëm, bota tjetër është shumë më e dobishme. Nuk do t`ju bëhet padrejtësi as sa një fije. En-nisa (Gratë) 4:77
37. Imam Aliu (pqmt) thotë: Nuk ka zëvendësim për atë botë dhe kjo botë nuk është çmimi i shpirtit të njeriut. (Gurerul-hikam, 7502)
18. Të menduarit për botën e ardhshme
38. Imam Aliu (pqmt) ka thënë : Ta mendosh botën e ardhshme është ilaç dhe shërim ndërsa preokupimi me këtë botë është sëmundja më e madhe. (Gurerul-hikam, 5175-5176)
39. Ai, të cilit më shumë i kujtohet bota e ardhshme, ka më pak mundësi për të bërë mëkat. (Gurerul-hikam, 8769)
19. Të punosh për botën e ardhshme
40. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Puno për këtë botë sikur të jesh i përjetëshëm dhe puno për botën e ardhshme sikur nësër të ndërrosh jetë. (Tanbihul-khavater, 2/234)
41. I Dërguari i Zotit (pqmtmpt) ka thënë: Zoti i Madhërishëm do t`i mbjellë pasuri në zemër dhe ka për t`ia rregulluar punët atij që kur ngrihet në mëngjes preokupim kryesor e ka botën e ardhshme. Ndërsa atij, që preokupim kryesor e ka këtë botë, Zoti i madhërishëm do t`ia vëndosë vulën e skamjes (varfërisë, materiale apo shpirtërore) në zemër dhe do t`ia prishë punët e nuk do t`i lejojë të ketë fitim në këtë botë me përjashtim të asaj që do të ndahet për të. (Bihar, 77/151/104)
42. Imam Aliu (pqmt) thotë: Nuk vlen që punët për botën e ardhshme të krahasohen me dëshirat për këtë botë. (Gurerul-hikam, 10829)
20.Besimtarët janë vëllezër
Besimtarët s`janë veçse vëllezër të njëri tjetrit. Pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kinie frikë Zotin, që të jeni të mëshiruar. Huxhurat (Kthinat) 49:10
43. I Dërguari i Zotit (pqmt) ka thënë: Besimtarët janë vëllezër,e kanë gjakun e njejtë dhe janë të bashkuar ndaj të tjerëve. Edhe më i dobëti nga ata, mund ta mbrojë njeriun nga të tjerët dhe t`i besohet amaneti. (Emali El-Mufid: 187/13)
44. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Ke shumë vëllezër që nuk t`i ka lindur nëna. (Gurerul-hikam, 5351)
45. Imam Bakiri (pqmt) thotë: Besimtarët janë në mes veti, si vëllezër të lindur. (El-Kafi, 2/166/, hadithet 2 dhe 7)
46. Imam Sadiku (pqmt) thotë: Besimtari me besimtarin janë vëllezër. Njëri është pasqyrë e tjetrit dhe udhërrëfyes që nuk e tradhton, nuk i bën dëm, nuk e mashtron dhe nuk i premton atë që nuk është në gjëndje ta realizojë. (El-Kafi, 2/166/, hadithi nr. 3)
47. Imam Sadiku (pqmt) thotë: Besimtarët janë si një trup në mes veti. Kur një pjesë e trupit sëmuret, i gjithë trupi e ndjen dhimbjen. Shpirtrat e tyre janë prej një shpirti. (El-Kafi, 2/166/ haditihi nr. 8.)
21. Vëllezër të vërtetë
48. Rrite numrin e vëllezërve(nga feja), sepse në ditën e gjykimit çdo besimtar do të jetë i zënë. (Kanzul-`ammaal, 24642)
49. Imam Aliu (pqmt): Përqafoji fort vëllezërit e tu dhe rrite numrin e tyre, sepse ata janë kursimi në kohë mirëqenieje dhe mburroja në kohëra të këqija. (Emali El-Saduk, 250/8)
22. Dashuria ndaj vëllezërve (në fe)
50. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Mos të ndodhë që vëllai (në fe) të të dojë më shumë nga ç`e do ti atë! (El-Bihar, 74/165/29)
51. Imam Aliu (pqmt) ka thënë: Duaji vëllezërit aq sa janë të devotshëm. (El-Ihtisas, 226)
52. Imam Sadiku (pqmt) thotë: Dashuria ndaj vëllait është prej shenjave të besimit. (El-Ihtisas, 31)
*** Vazhdon përkthimi i përmbledhjes ***