Rreth pėrkufizimit tė terrorizmit
Ajetullah Shejh Muhammed ‘Ali Taskhiri
02 Shkurt 2008
* Terrorizėm ėshtė njė term qė ėshtė marrė nėpėr gojė kohėt e fundit nė median botėrore. Kjo letėr u prezentua nga autori, qė ėshtė drejtor i Departamentit pėr Lidhjet ndėrkombėtare tė I.P.D., nė Konferencėn Ndėrkombėtare pėr Terrorizėm tė thirrur nga Organizata e Konferencės Islame, nė Gjenevė prej 22-26 Qershor 1987. Kjo ėshtė njė pėrpjekje pėr ta definuar terrorizmin dhe pėr ta vėnė atė nė njė perspektivė mė tė gjerė.

Rezoluta 20/5-P (1.5) i Samitit tė Pestė Islam pėrkrahu idenė e mbledhjes sė njė konference internacionale nėn mbrojtjen e Kombeve tė Bashkuara pėr tė diskutuar subjektin e terrorizmit ndėrkombėtar dhe pėr ta dalluar atė nga lufta e popujve pėr njohjen e ēėshtjeve tė tyre kombėtare dhe lirimin e territoreve tė tyre.

Nė kėtė takim, duhen marrė nė konsideratė hapat e mėposhtme:

(I) Sė pari, t’u referohemi burimeve Islame pėr tė vendosur kriterin kryesor, pėr tė identifikuar parimet sipas tė cilave qėllimet dhe veprimet njerėzore do tė vlerėsoheshin dhe pėr t’i bėrė parimet e tilla bazėn e gjykimit tonė nė raste tė ndryshme.

(II) Pėr ta egzaminuar natyrėn e vėrtetė njerėzore, pa tė metė me ēdo konsideratė tė interesave tė ngushta, pėr tė identifikuar rregullat njerėzore qė mund tė vehen pėrpara nė nivel ndėrkombėtar si kriter i pėrgjithshėm njerėzor. Pėr kėtė arsye, rezultatet e studimeve tona duhet tė mbulojnė sfera tė ndryshme tė skenės ndėrkombėtare dhe ndėrtojėn njė kornizė veprimi tė pergjithshme.

(III) Prej kėtyre parimeve Islame dhe njerėzore, ne nxjerrim njė pėrfundim tė pėrgjithshėm tė gjithanshėm dhe ekskluziv, duke rrethuar tė gjitha atributet e terrorizmit qė nuk mund tė trajtohet si i tillė nga parime tė larta.

(IV) Pastaj, ne duhet tė zbatojmė kriterin e vėnė pėrpara tė gjitha rasteve kombėtare dhe ndėrkombėtare tė terrorizmit tė deklaruar. Ne duhet tė ekzaminojmė secilin prej tyre nga afėr nė dritėn e rezultateve, pastaj tė vėmė pėrpara njė gjykim tė pėrshtatshėm dhe tė saktė qė ėshtė i lirė nga ēdo dykuptimsi apo mbyllje e syve dhe ti japim ēdo veprimi mbiemrin e tij tė vėrtetė.

Nėn dritėn e kėsaj hyrjeje, do ta kufizojmė studimin tonė nė pikat e mėposhtme:

Pika e parė:


Ai shkon pa thėnė se ēdo bllok ndėrkombėtar, ēdo shtet ose nė tė vėrtetė ēdo komunitet ka armiq dhe kundėrshtarė qė kėrkojnė ta eliminojnė atė dhe kur konflikti bėhet dhunues, ēdo parti pėrpiqet ta shkatėrrojė reputacionin e tjetrit duke i atribuar epitete shtytėse tė neveritshme, siē janė: “anarkist”, “kriminel”, “i jashtėligjshėm”, “jonjerėzor”, “terrorist” dhe tė tjera.

Madje ne mund tė gjykojmė se secila nga tė dyja partitė pėrmbajnė deklarime tė tilla pėr tė zbatuar njė plan qė pėrfshin privimin e partisė tjetėr nga tė drejtat e saj me pretekst tė bashkėpunimit me armikun ose komplotimin kundėr interesave tė ligjshme.

Pėr ta materializuar kėtė proēes, ēdo parti e pėrdor ndikimin e vet ndėrkombėtar pėr tė fituar partitė e tjera nė anėn e vet ose me veprim ose me kusht tė pėrkrahjes nė planin ndėrkombėtar. Kėshtu ēėshtja supozon njė karakter politik dhe fitorja nė atė rast ėshtė ēėshtje e shtypjes, ndikimit dhe forcės sė bindjes sesa njė ēėshtje llogjike.

Pėr kėtė arsye, ndjenjat ndikohen dhe sentimentet shfrytėzohen pėr implementimin e planeve tė tilla tė motivuara nga interesi vetijak, nėn parullėn pėr shembull tė “anti-terrorizmit”. Pėr tė qenė i sigurtė, terrorizmi ėshtė humanisht i qortueshėm (nėse i shpėrfillim motivet dhe objektivat e tij) dhe askush pėr mendimin e tij nuk do tė pranonte asnjė kėrcėnim tė dinjitetit njerėzor, lirisė, pronės, nderit, sigurisė, punės etj. Kjo ndjenjė ėshtė instiktive, e vėrtetė dhe e pa kontestueshme.

Pika e dytė:


Nėse pėr sa i pėrket kuptimit tė fjalės “terrorizėm” nė njėrėn anė, rrėnjėt e tij dhe gjyrmėt e lėna nė jetėn njerėzore nė tjetrėn, vėrejmė se terrorizmi mund tė kryhet nė nivele tė ndryshme. Ka njė terrorizėm qė kėrcėnon sigurinė, nderin, pronėn dhe tė tjera; ka terrorizėm kulturor qė ndan identitetin njerėzor dhe ēon nė humnerėn e shkatėrrimit dhe kotėsisė; ka njė terrorizėm informator qė privon njeriun nga liria e tij pėr tė marė frymė nė njė atmosferė tė pandotur. Ne mund tė citojmė tipe tė tjera terrorizmi siē ėshtė terrorizmi ekonomik, terrorizmi shkencor, terrorizmi diplomatik, terrorizmi ushtarak etj.

Sidoqoftė, ekziston njė ndarje e bazuar nė tipin e fajtorėve qė duhet tė merret parasysh. Ėshtė ndarja nė terrorizmin zyrtar dhe jozyrtar. Terrorizmi zyrtar – qė ėshtė mė i rrezikshėm – pėrbėhet nga tė gjitha veprimet qė pėrkrahen nga njė qendėr ose shtet i njohur ndėrkombėtarisht, ose nga ushtria e kėtij shteti ose elementė individualė ose nė formėn e njė operacioni pėr tė mirėn e qendrės sė thėnė. Nė kundėrshtim tė kėtij tipi tė terrorizmit ėshtė terrorizmi jozyrtar.

Pika e tretė:


Ne mund tė fokusohemi, nė ēdo veprim ose akt, nė dy faktorė pėrcaktues:

1. Motivet e fajtorit.

2. Pranimi njerėzor i vetė aktit.

Kėto nuk janė aspekte tė pandara. Motivet personale tė fajtorit mund t’i duken njerėzore atij por jo popullit. Nė tė kundėrtėn fajtori mund tė mos ketė qėllim njerėzor nė mendje ose nė tė vėrtetė mund tė ketė njė qėllim qė ai e percepton si jo njerėzor por pėr nga pikėpamja e popullit konsiderohet si akt njerėzor.

Kėshtu, pikėpamjet mund tė ndryshojnė nė gjykim ėshtė apo jo njė veprim i tillė i mirė apo i keq (usulistėt kanė bėrė njė punė tė madhe tė kėrkimit tė vlefshėm nė bazėn racionale tė dallimit mes veprave tė mira dhe tė kėqia, por ky nuk ėshtė vend pėr tė). Ēfarė duhet tė deklarohet kėtu ėshtė se asnjė prej faktorėve, marrė ndarazi, nuk ėshtė i mjaftueshėm pėr tė pėrcaktuar pranimin ose qortimin e njė akti ose pėr tė gjykuar njė akt tė tillė pozitivisht ose negativisht. Njė vlerėsim i tillė pozitiv nė lidhje me tė dy faktorėt duhet tė kryhet pėr tė gjykuar dhe vepruar.

Rrjedhimisht, ne duhet tė sigurojmė objektivitetin nė investigimin tonė pėr tė gjetur njė kriter pėr tė identifikuar pranimin dhe njerėzishmėrinė e njė akti nga pikėpamja e tė dyve Islamit dhe njerėzimit nė pėrgjithėsi.

Nė lidhje me pikėpamjen Islame, ne duhet t’i referohemi parimeve, koncepteve dhe gjykimeve qė lidhen me ēėshtjen e terrorizmit – nė kuptimin tekstual – pėr tė dhėnė njė definicion tė pėrgjithshėm tė terrorizmit tė dėnueshėm, terrorizmit qė ėshtė refuzuar nga Islami si kundėrshtar me proēesin e pėrsosjes sė qenies njerėzore tė pėrcaktuar nga Zoti i plotėfuqishėm pėr njerėzimin pėrmes natyrės njerėzore dhe tė porositur pėrmes zbulimit. Kur u referohemi mėsimeve Islame gjejmė se Islami ėshtė shumė i pasur nė kėtė fushė dhe vėrejmė se juristėt Islam kanė gėrrmuar nė aspekte tė ndryshme qė lidhen me subjektin.

Kemi gjykimet pėr al-baghy, revolta e armatosur e njė grupi kundėr njė qeverie tė drejtė dhe tė legjitimuar, kėrcėnimi i popullit nė pėrgjithėsi dhe ndjekja e qėllimeve ndarėse politike qė shkatėrrojnė bashkimin kombėtar.

Ne kemi gjithashtu gjykimet pėr al-harabah-un qė pėrcaktohet si “pėrdorimi i armėve, nė tokė ose det, ditėn ose natėn, pėr t’i frikėsuar njerėzit, nė qytet ose diku tjetėr, nga njė mashkull ose femėr, i fortė ose i dobėt”. Zoti i Plotėfuqishėm deklaron nė Kuran:

Dėnimi i atyre qė luftojnė Allahun dhe tė dėrguarin e Tij dhe bėjnė shkatėrrime nė tokė, nuk ėshtė tjetėr vetėm se tė pėrmbyten ose tė gozhdohen, ose tė gjymtohen, tu priten duart dhe kėmbėt e tyre tė anėve tė kundėrta, ose tė dėbohen nga vendi. Kjo masė ndėshkuese ėshtė poshtėrim pėr ta nė dynja, dhe nė botėn tjetėr ata do tė kenė dėnim tė madh. (5:33)

Siē vėrehet, vargu pėrmend subjektin dhe qėllimin, luftėn e caktuar kundėr shoqėrisė dhe pėrhapjes sė korrupsionit nė tokė. Ai pėrmend gjithashtu dėnimin e egėr qė do tu bėhet fajtorėve, qė tregon angazhimin e Islamit pėr subjektin.

Janė gjithashtu ligjet pėr vjedhėsin dhe vrasėsin qė mund tė pėrmenden nė lidhje me kėtė. Gjithashtu, hasim nė tekstet Islame terme qė lidhen me ēėshtjen e dorės, siē ėshtė vrasja (al-fatk), mashtrimi (al-ghilah) dhe komploti kryengritės (al-itimar).

Ka gjithashtu tekste qė i kushtojnė mė sė shumti respekt konventave dhe marėveshjeve edhe nėse janė zbuluar mė vonė, sesa e favorizojnė partinė tjetėr. Pėr sa kohė u pėrmbahen provizioneve tė tyre kėto duhet tė vėzhgohen.

Mė tej, ne kemi kėrkesat e sistemit etik Islam qė pėrbėhet nga koncepte tė panjohura pėr ligjin pozitiv, por janė tė rrėnjosura thellė nė kėtė sistem. Gėnjeshtra, pėr shembull, mund tė arrijė shkallėn e mėkatit tė madh dhe po ashtu shpifja. Kėshtu ne gjejmė se Islami kėrkon fuqishėm tė mbrojė tė gjitha llojet e lirive tė vėrteta njerėzore dhe pėr tė mbrojtur dinjitetin e individit dhe shoqėrisė, si dhe kohezionin e shoqėrisė dhe integritetin e familjes, duke konsideruar se ēdo sulm ndaj tyre si krim mizor nė pėrputhje me dėnimin e egėr qė mund tė shkojė deri nė ekzekutim, kryqėzim e tė tjera.

Islami mbron parimin e pėrgjegjėsisė personale dhe e konsideron ēdo sulm mbi njerėzit e pafajshėm si krim tė madh. Ai frikėsohet nė mbrojtjen e tė dobėtit, tė pėrvuajturit dhe tė shtypurit dhe urdhėron xhihadin pėr mbrojtjen e tyre:

Ē’keni qė nuk luftoni pėr Zotin, pėr t’i shpėtuar tė paaftit ndėr burra e gra... (4:75).

Muslimanit i kėrkohet qė gjithmon tė ngrihen pėr tė shtypurit derisa tė fitojnė tė drejtat e tyre. Imam Aliu (A) ua dha kėtė kėshillė dy djemve tė tij: “Bėhuni kundėrshtarė tė shtypėsve dhe mbrojtės tė tė shtypurve.” Ai gjithashtu tha: “Pėr mua tė ultit janė fisnik derisa t’i fitoj tė drejtat e tyre pėr ta dhe tė fuqishmit janė tė dobėt derisa unė ua marr tė drejtat e tilla atyre.” Ndoshta pėrmendja nė Kuranin e Shenjtė e bekimit tė sigurisė “I Cili i ushqeu pas urisė dhe i siguroi prej ēdo frike” (106:4) ėshtė prova mė e mirė pėr rėndėsinė e sigurisė.

Megjithatė, do tė na merrte shumė kohė pėr tė elaboruar tė gjitha ēėshtjet pėrkatėse. Po ashtu ne dėshirojmė tė deklarojmė se kriteri i qartė pėr identifikimin e njerėzimit ėshtė qėllimi i fajtorit dhe pranimi i pėrgjithshėm i aktit tė tij ėshtė Dini me tė gjitha konceptet, ligjet dhe shpirtin e tij.

Duke kthyer vėmendjen tonė nė kornizėn e dytė, pikėrisht nė kornizėn e pėrgjithshme njerėzore ne mund t’i pranojmė kėto parime qė janė unanimisht tė respektuara nga njerėzimi siē prezentohet nga organet e tij zyrtare, organizatat e saj popullore, vetėdija dhe ndjenjat e saj, si njė komplet tjetėr kriteresh pėr tė pėrcaktuar praninė e njerėzishme ose tė kundėrtėn e saj nė qėllimin e fajtorit dhe pranimit tė pėrgjithshėm tė lartė pėrmendur (edhe pse besojmė qė dy kriteret pėrputhen).

Si shembulli i mėparshėm, mund tė vėrejmė unanimitetin e tanishėm tė njerėzimit duke i konsideruar ēėshtjet e mė poshtme si jonjerėzore:

• prostitucioni dhe dizintegrimi i marrėdhėnieve familjare;
• narkotikėt dhe dizintegrimi i personalitetit racional individual;
• kolonializimi dhe shkatėrrimi i dinjitetit tė njerėzve dhe plaēkitja e burimeve tė tyre;
• racizmi dhe dizintegrimi i vėllazėrimit njerėzor;
• dhuna e tė gjitha tė drejtave tė njohura dhe thyerja e konventave;
• bombardimi i zonave tė populluara, pėrdorimi i armėve kimike, sulmi mbi aviacionin civil, hekurudhat nacionale, anijet tregėtare dhe turistke dhe metoda tė ngjajshme qė janė kryer nė gjithėsi nė luftė.

Nuk ka asnjė lloj divergjence pėr sa i pėrket natyrės anti-njerėzore tė shembujve tė lartėpėrmendur. Kėshtu, kėto dhe dhuna tė ngjajshme sygjerojnė kriterin e pranueshėm qė duhet tė formojė bazėn e definicionit tonė dhe ēdo akt pėr tė eliminuar dhe kundėrshtuar ata ėshtė njė akt njerėzor qė duhet tė pėrkrahet nėse jo vetė, i shoqėruar nga dhuna e vlerave tė tjera njerėzore.

Pika e katėrt: definicioni i terrorizmit.


Nėn dritėn e asaj qė pėrmendėm mė lartė, mund tė arrijmė njė nė definicion tė pėrgjithshėm tė veprimeve terroriste, njė definicion qė ėshtė unanimisht i pranueshėm dhe mbi tė cilin mund t’i bazojmė qėndrimet tona. Kurse para se ta vemė pėrpara definicionin tonė tė sygjeruar, mund tė kujtojmė se duhet t’i vėrejmė elementet e mė poshtėm:

• shkatėrrimi dhe dhunimi i sigurisė sė ēdo lloji;
• prania e qėllimit dhe motivit jo njerėzor;
• papranueshmėria e pėrfundimit, qėllimit dhe vetė aktit nga njerėzimi.

Prandaj, definicioni ynė mund tė jetė si mė poshtė:
Terrorizmi ėshtė njė akt qė kryhet pėr tė arritur njė objektiv jo njerėzor dhe korruptues (mufsid), duke pėrfshirė kėrcėnimin e ēdo lloj sigurie dhe dhunimin e tė drejtave tė njohura nga feja dhe njerėzimi.

Pėr hirė tė qartėsimit, mund tė shtojmė pikat e mė poshtme:

1. Ne kemi pėrdorur termin ‘njerėzor’ nė vend tė ‘ndėrkombėtar’ pėr hir tė konsensusit mė tė gjėrė zyrtar ose e kundėrta, ashtu qė pėr tė theksuar karakterin e pėrgjithshėm njerėzor tė deklaratės.

2. Ne kemi paraqitur epitetin ‘i korruptuar’ (mufsid) pėr tė plotėsuar tiparin qė shoqėron objektivat jonjerėzore, pėrhapjen e korrupsionit nė tokė dhe pėr tė pėrfshirė domosdoshmėrinė pėr tė shmangur objektiva tė tilla.
3. Ne u jemi referuar tipareve tė ndryshme tė terrorizmit me shprehjen: “Sigurimi i ēdo lloji”.

4. Ne kemi pėrmendur dy kriteret, fetar dhe njerėzor, sė pari pėr tė qenė nė pėrputhje me besimin tonė dhe pastaj pėr ta gjeneralizuar kriterin.

5. Siē mund tė vėrejmė, fakti se njė veprim ėshtė i dhunshėm nuk pėrbėn njė kusht pėr ta konsideruar atė njė rast terrorizmi.

Nėn dritėn e definicionit tė lartėpėrmendur, ne do tė mund tė pėrcaktojmė natyrėn e njė veprimi ose njė tjetri dhe tė pėrcaktojmė nėse ėshtė rast terrorizmi apo jo. Ne do tė provojmė se definicioni nuk i drejtohet kėsaj mė poshtė:

a. Veprimet e rezistencės kombėtare tė ushtruar kundėr forcave okupuese, kolonizatore dhe uzurpuese.

b. Rezistenca e njerėzve kundėr klikave kundėrshtare ndaj tyre me forcėn e armėve;

c. Refuzimi i diktaturave dhe i formave tė tjera tė despotizmit dhe pėrpjekjet pėr shkatėrrimin e instituteve tė tyre;

d. Rezistenca kundėr diskriminimit rracial dhe sulmeve ndaj kėshtjellave tė mė vonėshme;

e. Shpagimi ndaj ēdo agresioni nėse nuk ka alternativė tjetėr.

Ngjajshėm, definicioni nuk i drejtohet asnjė veprimi demokratik tė pa shoqėruar nga terrorizmi edhe nėse nuk ka njė objektiv njerėzor. Ai as nuk i drejtohet veprimeve destruktive individuale nėse nuk kanė ndikime shoqėrore.

Megjithatė .definicioni i mė sipėrm i drejtohet pikave tė mė poshtme:

a. Aktet e piratėrisė nė tokė, ajėr dhe det;

b. Tė gjitha veprimet kolonialiste duke pėrfshirė luftrat dhe ekspeditat luftarake;

c. Tė gjitha veprimet diktatoriale kundra popujve dhe tė gjitha format e mbrojtjes sė diktaturave, jo pėr tė pėrmendur imponimin e tyre tek kombet;

d. Tė gjitha metodat ushtarake nė kundėrshtim me praktikėn njerėzore, siē ėshtė pėrdorimi i armėve kimike, bombardimi i vendeve tė populluara civile, bombardimi i shtėpive, zhvendosja e civilėve etj;

e. Tė gjitha tipet e ndotjes sė ambjentit gjeografik, kulturor dhe informativ. Nė tė vėrtetė, terrorizmi intelektual do tė jetė njė nga tipet mė tė rrezikshme tė terrorizmit;

f. Tė gjitha lėvizjet qė shkatėrrojnė nė mėnyrė armiqėsore ndikojnė gjendjen e ekonomisė ndėrkombėtare ose kombėtare nė mėnyrė armiqėsore ndikojnė gjendjen e tė varfėrve dhe tė privuarve, i zhytin kombet me prangat e endeqeve socio-ekonomike dhe i lidhin kombet me prangat e borxheve tepėr tė larta;

g. Tė gjitha veprimet konspirative me qėllim tė shkatėrrimit tė pėrcaktimit tė kombeve pėr liri dhe pavarėsi dhe duke u imponuar pakte tė pandershme pėr ta.

Lista e shembujve qė pėrshtaten me definicionin e sygjeruar ėshtė gati e pafund.

Pika e pestė:


Edhe pse janė mbajtur shumė takime dhe janė bėrė shumė pėrpjekje pėr tė luftuar terrorizmin, ato kanė dėshtuar pėrgjithėsisht pėr shkak tė arsyeve tė mė poshtme:

- Ata nuk bazoheshin nė angazhimet njerėzore ndėrkombėtare por kishin pėr qėllim primar arritjen e interesave tė ngushta.

-Ata nuk merreshin me rrethanat qė lindin terrorizmin, as nuk kėrkonin motivet e vėrteta tė terrorizmit.

Nė tė vėrtetė ėshtė qesharake qė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, qė ėshtė nėna e terrorizmit ndėrkombėtar dhe autor i tė gjitha rrethanave tė shtypjes dhe nėnshtrimit tė njerėzve duke forcuar regjimet diktatoriale dhe duke pėrkrahur okupimin e territoreve dhe sulmet e egra mbi zonat civile etj. duhet tė kėrkojė tė mbledhė simpozium pėr luftėn ndaj “terrorizmit”, ēdo akt qė kundėrshton interesat imperialiste.

Tė vrasish njė person nė pyll ėshtė njė mėkat i pafalshėm,

Por masakrimi i njė kombi paqėsor ėshtė njė ēėshtje e debatueshme.

Nė ēdo rast shėrimi i vėrtetė i tėrrorizmit – veēanėrisht aktet e terrorizmit individual – sipas pikėpamjes sonė, qėndron te largimi i kushteve qė e kanė sjellė atė.

Islami, nė trajtimin e tij tė tė gjitha rasteve tė devijimit, e thekson fuqimisht kėtė aspekt. Fillimisht ai kėrkon tė reformojė atmosferėn shoqėrore dhe tė eliminojė tė gjitha shtytjet pėr krim. Ai gjithashtu thekson vetėpėrmbajtjen pėrmes edukimit tė shpirtit tė brendshėm dhe pėrmes dhėnies sė kėtij tė fundit njė formė unike njerėzore qė i shkakton asaj tė shmang spontanisht ēdo shkelje tė normave tė rekomanduara njerėzore dhe ligjeve tė Sheriatit.

Gjithashtu Islami nuk lė jashtė njė kod fleksibil realist dhe tė pėrgjithshėm tė sanksioneve qė kanė tė bėjnė me faktet nė lidhje me efektet e tyre shopėrore.

Duke u kthyer pas nė realitetin tonė tė vazhdueshėm, ne duhet tė kėrkojmė mbizotėrimin e njė sistemi tė pėrshtatshėm dhe tė ndalojmė sulmet dhe marrjen nėpėr kėmbė tė tė drejtave tė tjera tė njerėzve. Nėn rrethana tė tilla kur njė person e lejon veten tė nėnshtrohet pėr tė kryer terrorizėm ose sulm, i gjithė njerėzimi do tė ngrehet kundėr tij.

Megjithatė, nėse ne dėshtojmė ta pėrmbushim kėtė kriter, tė gjitha shtjellimet tona do tė jenė lokale dhe qetėsuse; edhe pse ata mund tė shkaktojnė dhimbje, ato nuk do tė zhdukin shkakun e smundjes.
Vizitori