Shkruaj porosin tėnde!

Gjithėsejt nė Librin e Mysafirėve janė 661 porosia tė vizitorėve.
 
Faqet
1 » 2 » 3 » 4 » 5 » 6 » 7 » 8 » 9 » 10 » 11 » 12 » 13 » 14 » 15 » 16 » 17 » 18 » 19 » 20 » 21 » 22 » 23 » 24 » 25 » 26 » 27 » 28 » 29 » 30 » 31 » 32 » 33 » 34 » 35 » 36 » 37 » 38 » 39 » 40 » 41 » 42 » 43 » 44 » 45 » 46 » 47 » 48 » 49 » 50 » 51 » 52 » 53 » 54 » 55 » 56 » 57 » 58 » 59 » 60 » 61 » 62 » 63 » 64 » 65 » 66 » 67

AVDUL VEISELI

DUA PO JU MUNDENI TE ME GJENI KETE FAREFISIN ETJ NE GREQI.JU LUTEM
 
PALAIOXORI  14.02.2009

hysejn

Durimi !!!!

Durimi ėshtė pėrballim i qetė kundrejt dhembjes apo ēfarėdo lloj ngacmimi tjetėr. Ai nėnkupton kėmbėngulje, vetėpėrmbajtje, po edhe pritje tė qetė e gjakftohtė pėr ndonjė gjė. Thėnė mė shkurt, durimi ėshtė specifikė e tė qenėt imun ndaj vuajtjeve qė na vijnė, qofshin ato punė tė vėshtira, pengesa nė rrugė, bezdisje e kėshtu me radhė.

Durimi, pėr mė tepėr, ėshtė atribut vetėm i njerėzve e jo i kafshėve a egėrsirave tė cilat janė vartės ndaj instikteve e epsheve. Durimi nuk pėrkufizohet vetėm me tregimin e rezistencės gjatė vėshtirėsive, varfėrisė, sėmundjeve, fatkeqėsive, agresioneve nga jashtė, torturave e telasheve tjera fizike, por, gjithashtu, ka tė bėjė edhe me rezistencė ndaj joshjes si dhe kontrollit mbi epshet e tendencat imorale e dėmtuese. Pėr tė pėrmbledhur, e para konsiderohet si durim fizik, gjersa tė dytės, rrjedhimisht, do t'i themi durim shpirtėror.

Meulana Fezlul Kerimi citon ibėn Abasin (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij) i cili thoshte se mund tė gjejmė tri lloje tė durimit nė mėsimet kur'anore, edhe atė: durim nė zbatimin e urdhėrit tė detyrueshėm, i cili sjell njė shpėrblim; durim ndaj padrejtėsive (qė vijnė (sh.p.)) nga ana e Allahut tė Lartėsuar, i cili (durim) sjell dy shpėrblime; dhe durim nė goditjen e parė ndaj fatkeqėsive, i cili sjell tri shpėrblime [Nga Ihja-ja e Gazalit]. Kėto shpėrblime, pra, janė vetėm pėr tė treguar shkallėn e epėrsisė sė llojeve tė durimit.
Megjithkėto, nga ithtari i vėrtetė i Islamit nuk pritet qė tė tregojė durim nė rast tė keqbėrjes apo kur sulmohet a pėrqeshet feja islame. Nė kėtė rast, pra, nga ai kėrkohet qė tė reagojė dhe ta ndalojė atė ligėsi, qoftė me dorė, me gojė apo, tė paktėn, ta urrejė me zemėr.

Kur'ani Famėlartė admiron durimin e Ejubit, alejhi selam, dhe pėrmend shpėrblimet qė ia jep Allahu i Lartėsuar si rezultat i durimit: "(Pėrkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit tė vet me lutje: "Mė gjeti belaja, e Ti je mė Mėshiruesi ndėr mėshiruesit!". Ne iu pėrgjigjėm atij nga mėshira Jonė, ia hoqėm ato vėshtirėsi qė i kishte, i dhamė familjen e tij dhe aq sa ishin ata dhe e bėmė pėrkujtim pėr tė devotshmit!" (Kur'an, 21: 83-84).

Argumente nga Kur'ani

1) "Kėrkoni ndihmė (nė tė gjitha ēėshtjet) me durim dhe me namaz! Vėrtet, ajo ėshtė e madhe (vėshtirė), por jo edhe pėr ata qė kanė frikė (Zotin)!" (Kur'an, 2: 45).
2) "O ju qė keni besuar, kėrkoni ndihmė me durim e me tė falur, se vėrtet Allahu ėshtė me durimtarėt!" (Kur'an, 2: 153).
3) "Ne do t'ju sprovojmė me ndonjė frikė, me uri, me ndonjė humbje nga pasuria, nga jeta e edhe nga frytet, po ti jepu myzhde durimtarėve! Tė cilėt, kur i godet ndonjė e pakėndshme thonė: "Ne jemi tė Allahut dhe ne vetėm tek Ai kthehemi"!" (Kur'an, 2: 155-156).
4) "Ju patjetėr do tė sprovoheni si nė pasurinė tuaj, si nė vetėn tuaj, madje do tė dėgjoni ofendime tė shumta prej atyre qė u ėshtė libri para jush, e edhe prej idhujtarėve, po nė qoftė se duroni dhe ruheni, ajo ėshtė gjėja mė vendimtare!" (Kur'an, 3: 186).
5) "O ju besimtarė, bėni durim, bėhuni tė qėndrueshėm kundėr armikut, rrini tė pėrgatitur dhe, qė tė shpėtoni, ruajuni dėnimit tė Allahut!" (Kur'an, 3: 200).
6) "Dhe respektojeni Allahun e tė Dėrguarin e Tij, e mos u pėrēani mes vete, e tė dobėsoheni e ta humbni fuqinė (luftarake). Tė jeni tė durueshėm se Allahu ėshtė me tė durueshmit!" (Kur'an, 8: 46).
7) "E nėse pas tė keqes qė e pati goditur atė Ne dhurojmė tė mira, ai do tė thotė: "Kaluan tė kėqijat prej meje!". Vėrtet, ai ėshtė i shfrenuar dhe mendjemadh. Pėrveē atyre, tė cilėt kishin durim dhe bėnin vepra tė mira, tė tillėt kanė falje (tė gabimeve) dhe shpėrblim tė madh!" (Kur'an, 11: 10-11).
8) "Dhe ti, ji i durueshėm, se Allahu nuk ua humb shpėrblimin bamirėsve!" (Kur'an, 11: 115).
9) "Nė qoftė se doni tė merrni hak, atėherė ndėshkoni nė atė masė sa jeni ndėshkuar ju; e nėse duroni, pa dyshim qė ajo (gjė) ėshtė mė e mirė pėr ata qė durojnė!" (Kur'an, 16: 126-127).
10) "Ti, pra, duro me njė durim (tė mirė) pa ankesė!" (Kur'an, 70: 5).
11) "Pasha kohėn! Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurt! Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri-tjetrin t'i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri-tjetrin tė jenė tė durueshėm!" (Kur'an, 103: 1-3).

Argumente nga Sunneti

1. Ibėn Mes'udi tregon: "Po mė duket sikur tė isha duke e shikuar fytyrėn e Pejgamberit, alejhi selam, i cili, njė herė, pati treguar njė tregim rreth njė tė Dėrguari prej tė Dėrguarve. Populli i atij e kishin kishin fshikulluar [fshikulloj – rrah fort me kamxhik (sh.p.)] dhe kishin bėrė qė t'i rrjedhė gjaku. Sidoqoftė, gjersa ai po e fshiente gjakun nga fytyra, kishte thėnė: "O Allah! Fale popullin tim, sepse ata me tė vėrtetė janė injorantė!". [Transmeton Buhariu dhe Muslimi]
2. Ebu Sejidi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgmberi, alejhi selam, ka thėnė: "Nuk ka njeri tė durueshėm qė nuk posedon fuqi dhe nuk ka njeri tė urtė qė nuk ka pėrvojė!". [Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu (hadith i rrallė)]
3. Ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi, alejhi selam, u ka thėnė fisit Abdul Kajs, pjesėtarėt e tė cilit ishin tė plagosur, si vijon: "Me tė vėrtetė, nė ju janė dy tipare tė cilat i do Allahu i Lartėsuar – durimi dhe frenimi (i vetes (sh.p.))!" [Transmeton Muslimi]
4. Ibėn Mes'udi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi, alejhi selam, ka thėnė: "Durimi ėshtė gjysma e fesė!" [Transmeton ebu Nejimi]

 
prizren  07.02.2009

muhamed

Selamu Alejkum
pershendetje deri te stafi i webit elhamdulilah prej zotit qe njeriu mund te gjej edhe ksi webe ne net se koheve te fundit eshte bere problem per webe fetare ....inshallah zoti ju ndihmon ne te ardhmen me suksese
Para disa ditesh e shoh ktu motra Igballe e ceku se kishte derguar vajzen e saj ne kolegjin iranian ne shqiperi(inshalla zoti e ndihmon ne te ardhmen) , un desha ta di qe a ka ne shqiperi apo ndonje vend ballakanik Universitet Iranian ...?
kush mund te ndihmoj mund te shkruaj edhe ne emailin tim ... muhamed_tdh@hotmail.com
Selamu Alejkum
 
shkup  07.02.2009

MEXHID YVEJSI




Dita e Shėn Valentinit



Dita e tė dashuruarėve apo

dita e tė mashtruarėve?



”E vėrteta nuk drejtohet nga ne,

por ne duhet tė drejtohemi nga e vėrteta”

- M. Klaudius



Ja, na erdhi sėrish, edhe sivjet, 14 shkurti - Dita e Shėn Valentinit – Dita e tė dashuruarėve…!

Shtypi, radiot e ndryshme, televizionet lokale, kombėtare, ndėrkombėtare, miliona faqe nėpėr internet po e pėrhapin kėtė tė “vėrtetė”…

E vėrteta, siē thoshte Klaudiusi, nuk drejtohet nga ne, por ne duhet tė drejtohemi nga e vėrteta.



E vėrteta rreth Ditės sė Shėn Valentinit



Festa, Dita e Shėn Valentinit – Dita e tė dashuruarve, edhe pse ka emėr e ngjyra kristiane, ajo ėshtė njė festė mė e vjetėr, me prejardhje, me rrėnjė pagane…

Ka filluar tė kremtohet nė Rromėn e lashtė, nė Perandorinė Romake… Nė atė kohė nuk ishte festė kristiane, por kremtohej si njė festė pagane…

Kremtohej si njė festė pagane me 14-15 shkurt, me pėrkushtim, nė pėrkujtim, me shumė nderim, ndaj hyjneshės Juno…

Juno ishte hyjneshė – mbretėreshė…Mbretėreshė hyjnore, mbretėreshė qiellore, ishte hyjneshė e mirėsisė dhe kjo ditė quhej: ”Dita e pjellshmėrisė”…

“Dita e pjellshmėrisė” nė Perandorinė Romake me shekuj ėshtė kremtuar si njė festė pagane, por kur Perandoria Romake e pranoj Krishterimin, atėherė kjo festė pagane u shndėrrue nė festė kristiane, Dita e Shėn Valentinit, pra tashmė me njė emėr tė ri , por qė s’ka lidhje me dashuri…



Kush ishte Shėn Valentini?





Shėn Valentini ishte gjithkushi, por nė tė vėrtetė ai ishte askushi…!

Shėn Valentini nuk ėshtė njė person i dėshmuar historik, por ėshtė njė personash i krijuar mitik…

Sipas librit monumental: ”Hollmark Historical Collection” sė paku janė tetė Shėn Valentina…

Kurse, sipas Enciklopedisė Katolike (Catholic Encyclopedia) sė paku janė tre Shėn Valentina, tė tretė tė ndryeshėm, tė tretė martirė, tė cilėt pėrmendėn nė disa shėnime, ku shkruan se janė ekzekutuar nė tė njėjten ditė: me 14 shkurt 269…!

Prej tre Shėn Valentinėve, sipas Enciklopedisė Katolike, i pari pėrshkruhet si njė prift me shėrbim nė Rromė, tjetri si njė ipeshkėv i qytetit Interamna, sot ky qytet njihet me emrin Terni, Itali, kurse i treti ėshtė Shėn Valentini nė Afrikė, i cili u ekzekutue, sikur dy tė parėt, nė tė njėjtėn ditė, por nė vende tė ndryshme…

Kėto shėnime, sipas Enciklopedisė Katolike, nuk kanė asnjė vlerė historike…

Meqė kėto personazhe janė tė imagjinuara, tė sajuara, janė mitike, pra, nuk kanė vlera tė dėshmuara historike, pėr kėtė arsye, Kisha Katolike e ka largue Ditėn e Shėn Valentinit nga Kalendari Zyrtar Kishtar …





Kush e krijojė mitin pėr Ditėn e Shėn Valentinit, si Dita e tė dashuruarve?





Deri nė shekullin e XIV-tė, Dita e Shėn Valentinit kremtohej nė Evropė si njė festė kristiane, me rrėnjė pagane, qė nuk kishte asnjė lidhje, siē ka sot, nė shekullin e ri, me dashuri…

Por, nga shekulli i XIV-tė kėsaj feste iu shtue edhe njė risi, pėr t’i dhėnė pakėz gjallėri, atė e lidhėn me dashuri…!

Ndėrtuesi i kėtij miti tė ri, i cili e lidhi kėtė festė me dashuri ishte Geoffrey Chaucer.



Kush ishte Geoffrey Chaucer?



Geoffrey Chaucer (1343-1400) ishte shkrimtari, diplomati, filozofi, poeti anglez, ai i cili njihet e pranohet nė Angli si Babai i Letėrsisė Angleze…

Nė kohėt e lashta, popujt evropianė, kur ishin paganė, besonin nė shumė mite, pėrralla…Evropianėt besonin se nė fund tė javės sė dytė, tė muajit tė dytė, qė ėshtė mesi i muajit shkurt, zogjėt, shpezėt, fillojnė tė ēiftohen…

Filozofi, diplomati, shkrimtari, poeti anglez Geoffrey Chauver, Babai i Letėrsisė Angleze, ishte ai cili i njihte shumė mirė mitet e lashta, ėshtė i pari qė kėto mite i shrytėzoj si brum letrar nė veprat e tij, nė veēanti nė poezi… “Kur zogjėt, shpezėt, ēiftohen – pse tė mos ēiftohen edhe njerėzit, gjithė kjo rini, me dashuri…”



Dita e tė dashuruarėve apo

Dita e tė mashtruarėve ?





Mendoni mirė pėr kėtė ditė. A ėshtė kjo ditė: Ditė e tė dashuruarėve apo ditė e tė mashtruarėve? Ajo ēka mendojmė ne ndikon te vetė pikėpamjet tona dhe tė trajtimit qė u bėjmė ne tė tjerėve dhe botės. Bota ka njė sundues. Kush e sundon botėn? Siē thoshte Aristofani, dashuria pėr pėrfitime sundon tėrė botėn…

Pra, edhe kjo festė, Dita e Shėn Valentinit, ėshtė njė ditė e pėrfitimit, ėshtė njė ditė e mashtrimit…!

Kjo nuk njė ditė dashurie e dashuruesve, por kjo ėshtė njė ditė mashtrimi e mashtruesve…!

Besimtarėt e tri besimeve monoteiste, tė cilėt besojnė nė njė Zot, hebrenjtė, krishterėt dhe muslimanėt, kanė njohuri tė mjaftueshme nga Burimi, pėr tė mos u lėkundur nga mashtrimi…

Mashtrimi vjen nga dreqi, shejtani, kėtė e dėshmon Bibla, e dėshmon Kur’ani…

Dashuria nuk ėshtė krijesė njerėzore…

Dashuria ėshtė Dhuratė Hyjnore…



Rumiu shprehet kėshtu:



“Mendja s’ka fuqi

M’u shpreh pėr dashuri.

Vetėm Dashurisė

I ėshtė dhuruar

Tė vėrtetėn e saj

Pėr t‘a zbuluar… “



Nė Bibėl shkruan:



”Zoti ėshtė Dashuri”



(Bibla, 1 Gjoni,4:16)



Po, kėtė tė vėrtetė, Zoti, Kur’ani, na rikujton:



”Vėrtetė, Zoti ėshtė shumė i dashur”


(Kur’an, 11:90)





Dhe mė nė fund, nė mes tė kėtij pshtjellimi kulturor botėror, ndoshta mė shumė se kurdoherė mė parė, ne, nė veēanti, si shqiptarė, kemi nevojė pėr aftėsinė e tė menduarit nė mėnyrė kritike… Pa kėtė aftėsi, ne besojmė lehtė, mashtrohemi shpejt…!

Mexhid YVEJSI,
Gjakovė, 1 Shkurt 2009










 
Gjakovė, Kosovė  01.02.2009

kajtaz fazlia

Pershendetje,ka koh qe e lexoj kete faqe dhe me te vertet eshte web faqe me material te bollshem ama e kam ni verejtej posaqerisht nga shkrimi i "motres" Igballe e cila e periu leshin pak tu thane qe nuk ja kan lan qiken ne shkolle me mbulese ne Pr ,une ju kisha pergjigje ma mir kish me qen me u kthy perseri ne Prizren e me e shkollu qiken se sa ku e ka qu atje ne dreq te mallkum.Ju lutem mos u mundoni veq me akuzu institucionet.
 
Prishtine  28.01.2009

MEXHID YVEJSI

Selam,
Alban Lulaj, gjakovarit nė Oslo...,

Libri i mysafirėve ėshtė pėr vėrejtje apo pėrshtypje rreth librave, studimeve ose shkrimeve qė janė tė publikuara nė kėtė Web Faqe...
Por, ju po kėrkoni edhe njė koment rreth Kėngės Popullore, e cila i kushtohet Abedin dhe Ganimete Terbeshit...
Abedin dhe Ganimete Terbeshi, vėlla e motėr nga Gjakova, kanė qenė veprimtarė tė Lėvizjes Komuniste, kundėr Fashizmit-Nacizmit, gjatė Luftės sė Dytė Botėrore...
Abedin Terbeshi sė bashku me Mazllum Lakucin janė vra nga fashistėt nė Mahallėn e "Haxhi Ymerit" nė Gjakovė, kurse Ganimete Terbeshi, me dhjetė komunistė tė tjerė, janė varur nė Namazgjah tė Gjakovės, nga fashistėt...
Ata luftuen nėn parrullen : "Vdekje Fashizmit - Liri Popullit"...
Fashizmi vdiē, por populli shqiptar nuk u lirue...
Gjatė pushtimit fashisto-nacist, Kosova, kryesisht, ishte e bashkueme me Shqipni... Kurse sot, janar, 2009, Kosova me Pavarėsi tė Mbikqyrur, jo vetėm qė me kushtetutė e ka tė ndaluar m'u bashkue me Shqipni, por Kosova e shkretė nuk ka as sovranitet nė teritorin e vet, siē ėshtė Graēanica, Mitrovica, Brezovica, Ēagllavica...
Abedinin e Ganimeten, si edhe tė tjerėt qė u vranė, u varėn, n'atė kohė, nga fashizmi, Zoti i mėshiroftė....
Por, nuk duhet harruar se komunizmi ishte edhe mė gjakatar, mė barbar se fashizmi, nė veēanti pėr shqiptarėt...
Alban, si edhe tė tjerė, mos u merrni me literaturė partizane-komuniste, por lexoni mė tepėr libra fetarė, tė cilėt tė ndriēojnė mendjen, zemrėn dhe shpirtin...
Me ka po e pėrfundoj,
Pėrshėndetje me selame dhe du'a,

Mexhid Yvejsi,
Gjakovė, 24 Janar 2000




 
Gjakovė, Kosovė  24.01.2009

Bani_gjk

Selam baca Mexhid, shpresoj qe jeni mir ju dhe gjithe te dashurit tuaj. Desha te pershendes perzemersisht dhe te falenderoj per sqarimin qe i keni ber kenges (poezis) "Ura e Shejte".
Me te vertet ishte shum e nevojshme aj sqarim qe i keni ber.
Shpresoj qe do te na sqarosh dhe komentosh edhe poezin e Ganimet Terbeshit.

Shfrytzoj rastin qe ti pershendes te gjithe antaret e kesaj veb faqe dhe t`ju uroj sukses ne cdo aspekt te jetes.
Poashtu pershendes stafin e dielit.net , me te vertet jeni nje faqe e mrekullushme perplot me Urtesi dhe dashamirsi.
Allahu ju ndimoft dhe ju lehtsoft punen qe po e beni.

Selam
 
Oslo  23.01.2009

Minoritari

selamun aeljkum
Redaksi e nderuar vizitor,motėra e vėllezėr nji pershendetje tė perzemėrt,posaqerisht motres Igballe,pasi qe pak u qetėsuam nga ato masakra te Gazes nė palestin,siq kem edhe vet deshimtar, dhe e ter bota! se qpo ndodh me 1,5miljard Musliman,kunder 2 mil.. hebrejve!!, me preku shum rasti i vajzės sė motres Igballe,nuk me jet tjeter vetem se tė them Allahu ju'a dergoft SABRIN,deri metani kam mbet ne heshtje dhe vetem kam lexuar ket faqe te mrekullueshme,disa kohė mė par kishim po ket tem,se qka i dhuroj Kosoves Amerika,disa bile kan ururar me te madhe po ketu ne ket faqe ndersa mua me quajten edhe me shum terme pėrbuzės!!nuk dua ti ceki se kush,sa i perket ketyre rasteve qi i ndodhi motres Igballe,ne duhet tekem nji SABUR te rezervuar se qka do tendodhme neve nė tė ardhemen!!kur kemi rasitn e wehabijve edhe pse jan te sektes mete rrezikshme dhe devijuese,ata financohen pa asnji rezerv,i mbushin gjepat me dollar simbas deshires,athua perse?? nuk eshtė per tu quditur fakti se me at raste siq tha motra,aj Jahudi me kapuq del e shetit me biciklet ma lirshem se nji qytetar i rendomt,marr rastin tek un personalisht,edhe familjarėt emi,aj ka ma shum prioritet ne qdo lėmi!se sa un dhe minoriteti im!!edhe pse un jam ilindur aty me shekuj!! pse ndodhin athua kėto?? ėshtė qudi se nė flamurin e kreut te LDK-sė gjindet nji shenj MASONITE pra shkurt ylli Hebre!! ne falmurin e Policis sė Kosovės, mund tė vreni kjartė dhe haptas flamurin HEBRE me dy traka te kaltėrta tė qelta,dhe ma e keqja qe do polic ne krahėrorin e tij mban amblemen me njė "sy" dhe yllin e hebrejve,ku qendron faji!!! kush mban fajin per kėt!! njė pjes te fajit na jet edhe neve,sepse ne vet ishim ata qe i zgjodhem ata per te na diskriminuar!!
 
  20.01.2009

Ardiana

pershendetje te gjithve vllayen e motra muslimane, me preku ne ndjenja kjo leter e motres Igballe, dhe spo muj me besu se edhe keto gjana po ndodhin ne kete Kosov te vogel 2 qytete me ligje te ndryshme,,, nje gja e di se ligji duhet te vlej per te gjith e jo per qefet e ministrave te kosoves trathtrve te vendit qe po pasurohen per vete e popullit po jo stilojn jeten e perdhunshme...

pajtohem me tz moter Ikballe qe mitrovica do ti gjasoj palestines, sepse ne pjesen veriore, ka egyistuar xhamija e tash nuk mund ta dish se ku gjendet eshte rafshume token, e ku jan keto qeveritar qe kan dhan nga buxheti i kosoves rregullimin e kishave qe u ban nga tollovina e marsit te pasluftes, nder kesaj xhamije nuk mund ta shoshish asnje gur mbi tok, eshte bere rafsh me tok,,
pershendetje te gjithve,,
qenka faqe shum interesante, do te vayhdoj te lexoj, falenderoj motren Igballe me kete leter qe me shtzri te shfletoj dhe shpresoj se me dielli web do te jem e knaqur,,, qenka interesant...

 
Mitrovic  19.01.2009

Bekim Latifi

Selam alejkum!
Un mendoj se edhe per Qeverisjen e nje popullit ne Kuran ka spjegime ne disa ajete, dhe ata spjegime neve si popull na tregojn qe si mos ta ndrrojm qendrimin ton dhe ti zavendsojm kesi Politikan, na jena prej popullave te cillat Allahu i fshin prej tokes.
Si osht qendrimi i bashksive islame ne trojet shqiptare?
Cfar Demonstrata kan organizue Naim Terrnava me kolegt e tina??
Ju kush jetoni atje mundeni me na tregu neve jasht, saper lajmave nuk i besoj se edhe disa redaksija dhe gazetar e kan sexhden drejtuar ka perendimi, ka israeli eudhubillah.

Selam Alejkum
Bekim
 
Wuppertal, D  19.01.2009

Faqet
1 » 2 » 3 » 4 » 5 » 6 » 7 » 8 » 9 » 10 » 11 » 12 » 13 » 14 » 15 » 16 » 17 » 18 » 19 » 20 » 21 » 22 » 23 » 24 » 25 » 26 » 27 » 28 » 29 » 30 » 31 » 32 » 33 » 34 » 35 » 36 » 37 » 38 » 39 » 40 » 41 » 42 » 43 » 44 » 45 » 46 » 47 » 48 » 49 » 50 » 51 » 52 » 53 » 54 » 55 » 56 » 57 » 58 » 59 » 60 » 61 » 62 » 63 » 64 » 65 » 66 » 67
copyright © dielli.net. All rights reserved.